Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Luan Ēipi

LUAN ĒIPI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

LUAN ĒIPI

 

 

 

 

         

 

           Hyrje

  

          Ka lindur mė 14 Korrik 1934 nė qytetin e Vlorės dhe pėrfundimisht ka kryer Fakultetin Ekonomik tė Universitetit Shtetėror tė Tiranės nė vitin 1959.

            Ka punuar ekonomist nė shtet dhe nė disa ndėrmarrje tė Vlorės.

            Ka shkruar qysh herėt dhe ka botuar 9 libra, nga kėto 6 me tregime dhe 3 me poezi.

            Ėshtė anėtar i Klubit tė Shkrimtarėve “Petro Marko” Vlorė dhe ėshtė shpėrblyer nga Bashkia e Qytetit me titullin “Mirėnjohja e Qytetit tė Vlorės”.

           

            Librat e botuara deri tani janė:

            MARRĖDHĖNIE TĖ SHENJTA

            TREGIME PĖR TĖ QARĖ DHE PĖR TĖ QESHUR

            TREGIME VLORA, DIELL NĖ SYTĖ E MI

            POEZI MOS MĖ HARRONI

            POEZI PORTRETE MIQSH

            PROZĖ NGA LLOGORAJA NĖ NIAGARĖ

            PROZĖ KOHA E ARTĖ E DASHURISĖ

            POEZI PORTRETE, KOMENTE DHE PĖRSHKRIME

            PROZĖ RRĖFENJA DHE TREGIME

 

 

 

 

POROSIA E ALI PASHAIT

 

Ē’ėshtė ajo dorė e shtrirė,

Katėr gishtat tė shpalosur?

Porosi, ta dini mirė,

Ali Pasha ka vendosur:

 

“Vilajetet, qė tė katėr,

Tė bėhen njė Shqipėri:

Janinė, Shkup, Ohėr dhe Shkodėr

T’i rrethojmė me njė kufi!”

 

Pirroja dhe Aleksandri

Do tė ndjenin krenari,

Skėnderbeu te altari

Do prehej nė qetėsi”.

 

Dhe deti “do merrte flakė”

Atlantida, “do rishfaqej”,

Dardanė, Molos e  Trakė ,

Shqiptaria, do kėnaqej!

 

Vlorė, mė 25.07.2015

 

 

POROSI PĖR DIELLIN

 

Dielli flakė, po perėndon,

Po udhėton afėr Sazanit

Mos e dini ku po shkon?

Do piqet diku me Anin?

 

  Linditėn do ta takojė,

Turin, Delėn, nipa e mbesa?!

O sa shumė qė kam nevojė

T’i ndihmojė, kur i lag vesa.

 

Jam nė breg i merakosur

Diellin e shoh flakėrim

Fluturon, rrugės pasosur

Nga lindja nė perėndim.

 

Guximtar nė mugė e terr,

Jetė e dritė mban nė gji,

Po mua, pse nuk mė merr

Tė mė ēoj te bijtė e mi?

 

Rri i qetė nė breg menduar,

Babė e gjysh i pėrmalluar,

Sodis diellin nė tė shuar,

Pėrmbi det ka kalėruar.

 

Ndizet zjarr, merr hov, rilind  

Larg, ku mėrzen grigja jonė,

I mbulon njėsoj si prind

I ngroh, i puth e i pėrqafon!

 

Vlorė, 05.06.2015

 

Shėnim: Emrat janė tė bijve tė mi, emigrantė nė perėndimin e largėt.

 

 

ISMAIL QEMAL VLORA NĖ PRISHTINĖ

 

Njė grupim burrash me vlerė nga Vlora

E morėn guximshėm njė nisėm

Dhe pa u kursyer, ja bėnė fora,

Sa mendjendritur, aq dhe tė fisėm:

 

U bėnė bashkė e dhanė njė premtim

Mblodhėn fonde e me ngulmė punuan,

Njė ide tė madhe e bėnė vendim,

Njė pėrmendore nė qiell ēuan.

 

Plakun e menēur me zemėr det,

Ismail Qemalin e Vlorės kreshnike,

Nė bronc e derdhėn si monument

Dhuratė pėr Prishtinėn tonė heroike.

 

Krenar rri Burri i Kombit nė Kosovė,

Si Isa Buletini, madhėshtor nė Vlorė.

Po jepet sėrishmi e njėjta provė:

Shqiptarėt shtrėnguar dorė pėr dorė.

 

Vlorė, 23.05.2015

 

 

BUKURITĖ E NATYRĖS SHQIPTARE DHE UNĖ, POETI

 

Lule e borė, Baba Tomori,

Shenjtėri e mirėsi,

Mendjen me vete ma mori

Shqipėria, Jug - Veri.

 

Udhėtoja nga Llogoraja,

Kujtoj Grykėn e Kėlcurės,

Emocionet dot s’i mbaja:

Meditoj Liqejt’ e Lurės!

 

Kur sodis nė perėndim

Diellin, qė zhytet nė det,

Mbushem ajėr dhe gėzim:

S’ka si Vlora nė bregdet!

 

Butrinti, shkėlqim antik,

Durrėsi, Argjirua, Berati,

N’ Pogradec, kush vete mik,

I bulon shpirti dhe shtati.

 

Shkodra Loce dhe Rozafa,

Kalaja e Gjergjit nė Krujė,

Thethi, Valbona dhe Razma,

Ma bėjn’ vetėdijen rrėmujė.

 

Mrekullitė, rri admiroj:

Shalė e Shosh e Dukagjin,

Osum, Dardhė e Voskopojė

Qė nga Jala nė Shėngjin.

 

Rruga e Kombit, e artė,

Rrug’ e Arbrit po na grish;

Gjirokastėr, Vlorė, Sarandė

Me avion..., mos do tė vish?

 

*

S’ka ē’mė duhet Gjermania,

Jeta, zgjat fare pak,

As Greqi e Italia.

Bukuritė i kam pėrqark!

 

Tiranė, mė 15.05.2015

 

 

FLAMURMBAJTĖSET E TETOVĖS

 

Njė foto pash nė fejsbuk

Kuq e zi, sheshi mbuluar.

Festė madhėshtore mu duk,

Ditė e rrallė e pėrmalluar.

 

Flamurmbajtėset e Tetovės,

Njė varg i gjatė, i pafund,

Krahėt e lehta tė shqiponjės

Flladi i freskėt i pėrkund.

 

U mbusha besim e shpresė:

Kombi mbarė i gjallėruar,

Shqipėria kurrė nuk vdes

 Zoti vetė e ka bekuar!

 

28 Nėntor 2014

 

 

GJIGANDI THEOFAN NOLI

 

Linde larg, nė Ibrik Tebe,

Emrin pate Theofan,

Po Ti, ishe “Skėnderbe”

Shqipėtar - tej e ndan.

 

Nė kėrkim tė sė vėrtetės,

Shqipėrisė pa ju ndarė,

I munduar gjithė jetės

“Pranė lumenjve, i palarė”.

 

Tė vlonte gjaku arbėror.

Nė Egjipt e nė Greqi

Idetė t’u bėnė kurorė,

N’Amerikė thure lavdi,

 

 “Vatrėn” shtrove mėmėdheut,

Gazetėn “Dielli” ngrite,

“Historinė e Skėnderbeut”

Mbi legjendat pėrgatite.

 

Shkrimtar, pėrkthyes i rrallė

Servantes, Kajam botove,

Shekspirin nxore nė ballė,

Longfeler edhe Bethoven.

 

Poet i ndjerė, me vlerė

Kumtove nė breng e mall

Trimave u bėre nder,

Vegjėlisė i qave hall.

 

Kurdoherė ishe paqėsor,

Prijės, poet dhe prift,

I butė, i urtė, njerėzor,

Me besim te Jezu Krisht.

 

Dhurata tė ēmuara fale:

Bėma, vepra, si asnjė,

Kishėn Autoqefale,

Shqipėrinė nė OKB!

 

Tiranė, mė 13.03.2015

 

 

ELEGJI PĖR GJUHĖTARIN SHABAN DEMIRAJ

(Nė motivin popullor)

 

Nga krahu, o shokė, mė mbani,

Mė  mbėrtheni fort nga dora,

Shumė mė pikėlloi Shabani

I Demirajve, nga Vlora.

 

Doktor profesor nė grada,

Me karrierė akademike,

Hulumtues nė shumė dekada,

Studiues gjuhėsh ballkanike,

 

Shqipen ėmbėl pėrpunoi

Me sintaksė e gramatikė,

Gjini, emra e pėrcaktor.

Dhe leksik e fonetikė,

 

Historian i gjuhėsisė,

Pėr Shqipėri dhe Ballkan

Lidhjet, pleksjet e miqėsisė

Gjurmė indoevropian.

 

Zbuloi rrėnjėt Pelazgjke,

Trakishte dhe Ilirishte,

 Albanologjinė antike,

Ishujt gjuhėsor qė kishte.

 

Iku, na la, menēuria,

Shkencėtari, gjuhėtari,

I veēantė nga dituria

Nga urtėsia, i pari.

 

Vlorė, mė 31.08.2014

 

 

NAIM FRASHĖRI, IDHULLI IM

 

-A s’ mė thua, ē’ ke me mua

O i ėmbli Naim:

-Jam dhe unė, pėr ditė mė thua,

Je, a s’je ti, miku im?

 

-Mik jo, nuk tė arrita,

Ishe shumė larg nga kjo botė,

Te njė idhull i shenjtė mbėrrita,

 Nga mendja nuk tė heq dot.

 

Tė kam mėsuesin e parė

Pėrulem pėrdhe, pėr Ty.

Shpesh, ngashėryer e qarė,

 Thur e shkruaj poezi.

 

Si besnik i pėrbetuar,

Nuk harroj ca porosi,

Dhurata me vlerė dėrguar:

 Besė, trimėri, bujari,

 

Respekt pėr nėnė e babė,

Paqe, drejtėsi, liri.

Skėnderbeun prure, prapė

Tė luftojė pėr Shqipėri.

 

“Prijėsin” patėm midis nesh;

 “Bagėti e Bujqėsi”.

Ēdo mė shumė qė tė kesh?

Sollėm paqe dhe liri.

 

Luftuam si tha Naimi,

Krijuam Shtet e Atdhe,

Qė tė triumfojė betimi:

Njė Komb, njė Besė e njė Fe.

 

Kanada, 18 Janar 2014

 

 

SKENDERBEU, KRYEHEROI I SHQIPTARĖVE

 

Njėmijė tituj librash pėr atė janė shkruar,

Nė njėzetenjė gjuhė ėshtė folur pėr Tė,

Si pėr Aleksandėrin dhe Pirron e shquar

Trumbetohen kėngė me zemėr e zė.

 

Kur gjėmonte topi, flakėronte shpata,

Me taborė Osmanėt, sulmonin tėrbuar,

Trimave u prive nė luftėra t’ pėrgjakta,

Dhjetėra pashallarė sprapse turpėruar.

 

Sa nė Domosdovė, sa nė Albulenė,

Nė Krujė, Arbanė, Petrel’ e nė Dibėr

Nė sulm Shqiptarė, kemi Skėnderbeun,

Simbol shekullor pėr bijė e stėrnipėr!

 

Njėzetepesė vjet pa reshtur luftove,

Nė njėqind beteja dole fitimtar,

Dy sulltanė tė egėr munde, shpartallove,

Ndėr pesė strategė luftėrash, je nė vend tė parė.

.

 

 

Papa Piu i Romės direkt tė bekoi

Mburojė e shpatė, liri pėr Evropėn,

Bota e Krishterė shumėfish tė nderoi

Simbol trimėrie, shpėtimtar pėr botėn.

 

Ti, Gjergj Kastrioti, pėrherė je i gjallė

Pėr ēdo shqiptar -  mė e madhja vlerė.

Ne, prej qindra vjetėsh tė kemi nė ballė

Tė vdesim pėr ty -  sikur kemi lerė!

 

Kanada, 17 Janar 2014

 

 

MBRETĖRESHA E KĖNGĖS SHQIPTARE

Kushtuar Vaēe Zelės

 

Kush dėgjoi s’u mrekullua

Nga “Bilbili i Myzeqesė”?

Dhe njė herė ta shoh, e dua,

Pastaj... mė lini tė vdes!

 

Te kėnga “Fėmija i parė”

Nis buēet zėri brilant,

Ish bekim nga Zoti marrė,

Shqiptarėt patėn fat.

 

Kėngėn “Djaloshi dhe shiu”,

Koha na i dha peshqesh,

Ngjitet nė podium gjeniu,

Vaēe Zela, njė hyjneshė!

 

“Gonxhe, nė pemėn e lirisė”

Dhe “Lemza”, “ēmendėn” miletin,

Dridhet “Valsi i Lumturisė”,

“Nėnė moj, do pres gėrshetin”.

 

Pėr ēdo vit njė festival

Shpalos kėngė e melodi,

Kurorat tė ndrisin ballė,

Ti, shkėlqen ndėr yllėsi.

 

Vijnė ēmime e ndere radhė

Shqipėri, Kosovė, mė lart...

“Nderi i Kombit”, “Mjeshtre e Madhe”

Edhe “Mikrofon i artė”.

 

”Disku i artė” nė Amerikė,

“Legjendė kėnge” nė Shqipėri

Nė Botė “Personalitet”, mike,

“Grua e vitit” nė Angli.

.

Nuk kanė tė prerė gėrshetat,

Madhėshtore do tė mbesė

Nė filmat, disqet, kasetat:

Kėngėtare mbretėreshė.

 

Vlorė, mė 10.09.2013

 

 

PO QAJ PER TY, RIZA LAHI

 

Kam ikur larg nė Kanada

Dhe  po kėtu e morra kobin

Poeti pilot, Riza Lahi, na la.

Unė qaj e qaj, s’e mbaj dot lotin.

 

Po, edhe dje u lidha me tė

Mė tha “s’ndahem nga Rumiu dot

Nė Shqip po e sjell, me tjetėr zė

Dhe ndjej sikur po flas me Zot”.

 

Dhe fėt e fėt dy strofa nisi

Pėrkthyer me mund, gjer natėn vonė

“Ta dish Luan, kur ta bitisi

Rumiu do flas me gjuhėn tonė”.

 

S’arriti dot deri nė fund

Fluturoi tė fliste vet me Rumiun

Si ai,”poeti i botės”, u mund

Nga dhimbja, ankthi dhe dėshpėrimi.

 

Si bien dot mė Romėt trumbetave,

Po hesht kėngėtari i kanconetave

Ne shokėt, te Dita, si do tė vemi?

Pa Xaken tonė, ne kot qė jemi.

 

Po qan Prishtina, Prizreni, Tetova

Shkodra, Tirana mbytur nė lot

Poetin botėror, e gjithė shoqata

Po e vajton, kudo nė botė.

 

Tė pėrkthyera nė disa gjuhė,

Kudo lexojnė veprat  e tij,

Ku dallohen tė njėjta gjurmė:

Mall, heroizėm, respekt, drejtėsi.

 

Ottawa, 31.12.2013