Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - LISI I PRERĖ TEK "ARA E GJATĖ"

Shkruan: Pėrparim  HYSI

Tregim

LISI I PRERĖ TEK "ARA E GJATĖ"

        Tafil Alushi ka katėr  djem. Tė katėr kanė ngritur "furrikun" nė vendet e botės. Vėrtet pėr tė mirėn e tyre, por Tafil Alushit sikur i hanė brirėt pėr sherr! Tė ikėsh nga vendi yt, sipas Tafilit, ėshtė gjynah i madh. Ikjen Tafil Alushi e quan prishje. Prishje e shtėpisė, e familjes dhe, pak nga pak, dhe vendit.



 

            Tafil Alushi, plak qė sapo ka kaluar tė shtatėdhjetat, sot ėshtė ngritur mė herėt se zakonisht dhe, tek i ra vėrdallė oborrit, kapėrceu lesėn e kopshtit dhe hyri atje. U hodhi njė sy merakliu pemėve, sikur  do  t'i pyeste pėr shėndetin, dhe, tek mori tė kthehej pėr nė shtėpi, u pushtua nga njė mendim. Me kėtė mendim ngarkuar, u zbraz tek e shoqja. Nga ato anė qė ėshtė Tafil Alushi, sidomos ky brez i sėrės sė Tafilit, edhe sot e kėsaj dite  nuk i thėrresin gruas me emėr, por "Ajo".

            "Ajo",- bėri sikur thirri Tafili,- dhe, kur pa qė"Ajo" u dha qiri nė kėmbė, tha: - Mė gjej atje tek depoja atė sėpatėn e madhe se do shkoj atje tek "Ara e gjatė" qė tė pres atė lisin.
Qyqja, - lėshoi ulėrimėn e shoqja. Ē'ne tek "Ara e gjatė"? Ku ke mė ēapok pėr tė prerė atė lis? Po prit se mos vjen ndonjėri nga djemtė? - ndėrhyri si pėr ta zbutur ankesėn e saj.

            - Qeshė, sa u gdhi, nė kopsht dhe a e di se ē'pashė? Ftoi ngarkuar sa mend rrėzohej nga kokrrat dhe ėshtė njė  mė njė, qė do tė bėjė dimėr i madh. Se vėrtet qė Zoti ėshtė lart, por kėtu poshtė i ka lėnė shėnjat qė ne qė kemi sy e shohim, t'i shohim ato porosi. Kėshtu qė bėj si tė thonė. E nxori  tėrvaēin e duhanit, i mori erė si teriaki me pėrvojė, e drodhi si me terezi dhe, po nga xhepi i xhamadanit nxori masatin, gurin-urof dhe, mbasi shkrepi, tymosi tėrė qejf. Tek po e nxirrte nga hundėt, gati iu akrrye tė shoqes: - Moj po dėgjova qė zure nė gojė djemtė? Pėr ē'djem mė flet? Ku janė? Kanė  marrė arratinė si zogjtė e korbit dha na kanė lėnė karkaxhuall qė tė dyve.

            - Po nga e keqja ikėn, - sikur u mbrojt ajo.

            - Pse, moj, ē' e keqe i zuri? Mos erdh gjė tartari nga Tartaria dhe u lemerisėn.

            - Ikėn pėr fėmijėt. Pėr tė mirėn e tyre.

            - I bėnė furrik bythės, - shfryu Tafil Alushi.

            E shoqja ia njeh huqet dhe, tek shkoi nė depo, e ndjeu lotin e dhimbjes jo vetėm pėr djemtė, por, sidomos, pėr nipėrit e mbesat. E, - tha  me vete, - veē tė jini mirė, po unė dhe ai, korbi, do bėjmė si do bėjmė. E mori sėpatėn dhe, tek ia zgjati tė shoqit, i tha: - A tė vė gjėkafshė me vete, se dhe rruga ėshtė pak larg, por dhe do zgjasė prerja e atij lisi tė madh?

            -Helm! -  dhe, pasi mori sėpatėn, bėri tatėpjetė pėr tek "Ara e gjatė".


                                       *     *    *

            Tafil Alushi ka katėr  djem. Tė katėr kanė ngritur "furrikun" nė vendet e botės. Vėrtet pėr tė mirėn e tyre, por Tafil Alushit sikur i hanė brirėt pėr sherr! Tė ikėsh nga vendi yt, sipas Tafilit, ėshtė gjynah i madh. Ikjen Tafil Alushi e quan prishje. Prishje e shtėpisė, e familjes dhe, pak nga pak, dhe vendit. Aha, - arsyeton ai, - ik tė ikim se na zunė, pėr mua ėshtė si ajo "vidhisja" nė njė arė tė madhe. Fillon pak nga pak dhe, kur tė shohėsh, gjithė atė "arė tė madhe" e ka pėrpirė dheu. Nėse je bujk i mirė, kur sheh vidhisjen, nuk e bėn sehir dhe lėre mos e nga, por merr masa qė ta mbysė vidhisjen njėherė e mirė. Po le qė ikėn, por vallė a do kemi ndonjė tek koka ditėn e kiametit? Ditė kiameti, pėr Tafil Alushin, ėshtė ajo dita e fundit. Dhe tek molloiste tė gjitha kėto, pa se kish mbrritur tek "Ara e gjatė". Hodhi sytė mbi atė arė qė i thoshin: e gjatė, se nė gjithė atė terren malor, kjo kish sipėrfaqen mė tė madhe dhe pėr pjesė i kish rėnė babait tė Tafilit, Alushit. Mu nė mes tė kėsaj are, bėnte hije dhe sikur kaprdisej njė lis shekullor. Me kėtė lis do fillonte "luftėn" Tafil Alushi. Mbrriti atje dhe, si u unj nė hije, e nxori sėrishmi tėrvaēin dhe e ndezi. E piu me nge dhe e lėshoi veten nė hamendėsira tė kota. Po, nė fund tė fundit, njė mendim e shponte keqas. Po pres kėtė lis qė, sa herė lodheshim tek kjo "Ara e gjatė", na bėnte hije e na freskonte pėr mos ta ndjerė lodhjen. Epo tani, - i dha fund mendimit Tafil Alushi, - nuk mban mė ujė pilafi. Deri kėtu ke qenė mirė e bukur, po nuk do "mbretėrosh" tėrė jetėn. Mua po mė vjen fundi, por dhe ty po tė vjen fundi. Fliste kėshtu duke e konsideruar lisin si njė tė gjallė qė flet me tė gjallė. Se, kėshtu, donte tė zbuste pak dhėmbjen qė po priste atė lis shekullor.

 

 

            U ngrit, hoqi pallton dhe e la larg, se, siē llogariti me sy, kur tė binte lisi, mos e zinte pallton nėn tė. Dhe iu pėrvesh punės. Kishte nja dy orė qė priste lisin dhe, kur e pa qė u lodh, bėri njė pushim. Pėrsėri e ndezi dhe, pėr t'u rimbushur me fuqi, ia mori njė kėnge. Ka qenė kėngėtar i madh Tafil Alushi dhe, nėse sot pėr tė nuk gjen njė kasetė, ka ndodhur nga mospasja e asaj kohe. Tani qė "kasetat i gjen  rrugės", ėshtė vonė pėr Tafil Alushin. Se kėsaj, - tha, - i thonė: ngrehu, o i vdekur, qė tė hashė pulė tė pjekur!. Ia tha njė kėnge pėr tė nxjerr gjithė atė mllef qė kishte nė shpirt.

            "O ju male me dėborė!

            Pse s'qani hallet e mia?

            Kėta djem qė janė sot

            Harram qoftė dashuria...

            Ia tha vet dhe, pasi i mbaroi kėto vargje, sikur u "ngop" dhe nxorri dertet qė tėrė natės, sikur maste detin me lopatė.

            Se jo vetėm e bėnte gjumin copa-copa, por ngrihej sa mė i malluar pėr djemtė e ikur, aq dhe me mllef qė nuk mund t'i mbante pranė vetes.

            Ēlodhja, - tha, - ėshtė si ajo "droga" qė pėrdorin kėta "lanetėrit" e rinj. Tė bie nė kokė e nuk tė lė tė ngrihesh. Magjistare ėshtė ēlodhja. Tė ledhaton dhe tė bėn pėr vete. Ndaj sikur kėrceu pėrpjetė, kur u ngrit, dhe iu  fut punės. Pas dyorėsh, si qe larguar aq sa i hante syri, dėgjoi uturimėn e rėnies. Sikur ra njė ortek nga mali. Tani, si mbaroi punėn, shkoi atje tek kish lėnė pallton dhe, pasi tymosi mirė e mirė, u shtri  sa pėr ēlodhje. Harroi qė ishte i djersitur dhe mund ta merrte brinjė mė brinjė.  E kish kapluar gjumi. Por dardha kot nuk e ka bishtin prapa.

 

                                                             *    *    * 

            Sa hyri brenda nė shtėpi, "Ajo" i tha: - U bėra merak se sos se u nise nė Tomor! -Po ē'merak zeza, - mė thuaj, - mė mirė njė sahat e mė parė. Se nuk ėshtė rrojtje kjo jona "Ajo", kjo s'ėshtė rrojtje, po  mortje. Se nė sabah seē mė zure gojėsh djemtė? A e ke pyetur veten se ku janė? Po, nė na ndodhtė gjėkafshė, kush, kush prej tyre do  gjindet? Se janė nė anė tė dynjasė dhe, kur tė vejė haberi i keq, ėshtė si puna e saj: e lirė kripa nė Durrės, po e ha qeraja rrugės."Ajo" i nxori bukėn e drekės (sado qė po vinte darka) dhe Tafil Alushi, qė shquhej dhe pėr shaka, i tha: - "AJO!", e di  ti si thonė kėsaj tė sotmes: - O dervish, o rondokop, drekė e darkė i ha tok!!!

            Tė nesėrmen, Tafil Alushi, nuk u ngrit nga krevati. Duket ajo "magjistarja" (ēlodhja) me ledhet e veta e kish bėrė punė e saj. Tek e nanuriste nė grahmat e lodhjes, i dha njė gjumė tė rėndė dhe era e goditi brinjė mė brinjė. Ca nga mosha dhe ca nga ajo "ēlodhje magjistare", u rizgjua njė plevitė e vjetėr dhe Tafil Alushi nuk e ēoi mė kokėn.

            Ata pak vetė qė kishin mbetur nė fshat, shkonin ta shihnin dhe u vinte keq  qė njė plak aq i mirė, sa vinte e bėnte poshtė e mė poshtė.

            Shkova dhe unė njė ditė, - mė tregoi Xhelali.

            E, xha Tafil, si je? - pyeti Xhelali

            - Por ja ē'tė them, o tė keqen xhaxhai. Shih e shkruaj, po mė mbeti merak ai lisi i prerė atje tek "Ara e gjatė".

            Ika, - tregonte mė tej Xhelali, dhe u  them nja katėr burrave tė tjerė. Ky, siē shihet, po bėn poshtė e mė poshtė. Nuk e ka tė gjatė, por mė la si gozhdė tė ngulur nė mur: atė lisin e prerė. Do bėjmė si tė bėjmė dhe do t'ia sjellim, se ka mbetur si njeri pa njeri. Falė Zotit mė dėgjuan. Sosėm tek "Ara e gjatė", ia premė ato degat, tė holla e tė trasha, dhe ashtu trupmadh, sikur mbanim mbi vig njė tė vdekur, ia sollėm mu nė oborr pėrpara shtėpisė. E lamė nė atė vend qė mund ta shikonte qė nga krevati.

            Hyra brenda dhe, kur mė pa , tha: - Prapė erdhe, o  Xhelo?

            - Erdha se e prumė.

            - Kė prutė?

            - Lisin? Atė lisin qė preve  tek "Ara e gjatė"

            Ēoi, paksa kokėn e falur, zgjati sytė e venitur dhe, kur e pan "mikun" qė "preu" nė besė, nga thellėsia e shpirtit tha: -Paēė uratėn e Perėndisė, Xheloooooo!

            Dhe dha frymė.

                               

Tiranė, 3 tetor 2016