Leximi tė zgjat jetėn. Ky ėshtė mėsimi mė i madh qė na ka lėnė Umberto Eco
nė njė rubrikė qė nisi nė faqen e fundit tė LEspresso nė marsin e vitit
1985, dhe vazhdoi ēdo javė deri nė marsin e vitit 1998. Ajo u quajt Zaefi i
Minervės, dhe reflektimet qė ka bėrė intelektuali i famshėm janė
pėrmbledhur nė njė libėr me tė njėjtin emėr tė botuar nė vitin 2002. Ja
cilat janė fjalėt e Umberto Eco-s mbi fuqinė e leximit:
Ėshtė e vėrtetė qė kur nuk ndodh asgjė, ne themi qė koha nuk kalon kurrė.
Kur kemi kaluar orė apo ditė emocionuese themi se koha ka ikur sa hap e
mbyll sytė. Por kjo na ndodh vetėm kur jemi tė mėrzitur apo emocionuar.
Ndėrkohė, pėrpiquni tani tė mendoni pėr njė ditė ose javė tė mėrzitshme qė
keni pasur disa kohė mė parė.
Ju do tė mbani mend shumė pak prej tyre, dhe ato orė apo ditė qė janė tė
gjitha tė njėjta do tė krijojnė njė hapėsirė shumė tė shkurtėr nė kujtesėn
tuaj. Ka njerėz qė pasi kanė arritur nė fundin e jetės sė tyre, pasi kanė
bėrė ēdo ditė tė njėjtat gjėra, kthejnė kokėn pas dhe as qė u duket sikur
kanė qenė edhe ata nė kėtė botė.
Gjithė jeta u iku tepėr shpejt. Ndėrkohė mendoni pėr njė dite apo njė jave
nė tė cilėn ju kanė ndodhur shumė gjėra emocionuese, njėra pas tjetrės,
(qofshin gėzime, gjėra tė bezdisshme, apo dhimbje): do tė mbani mend orė apo
ditė tė plota, do tė keni pėrshtypjen se keni jetuar shumė.
Unė besoj se kjo ėshtė njė nga arsyet se pėrse njerėzit i janė pėrkushtuar
gjithmonė rindėrtimit tė sė kaluarės, si pėrmes tregimeve gojore tė mė tė
moshuarve qė na rrėfenin histori rreth vatrės sė zjarrit, po ashtu edhe
pėrmes historive tė shkruara nė libra.
Dikush qė sė bashku me kujtimet e tij personale, ka edhe kujtimin e asaj
dite kur u vra Jul Cezari, ose tė betejės sė Vaterlosė, kujton mė shumė
gjėra sesa dikush qė nuk di asgjė mbi atė qė u ka ndodhur tė tjerėve. Ndėr
kujtimet e mia, unė kam disa tejet emocionale, pėr gjėra qė nuk mė kanė
ndodhur mua, por babait, nėnės ose gjyshes, qė mi kanė treguar (madje shumė
herė) ndaj ato janė bėrė pjesė e kujtesės time personale.

Duke kujtuar mė shumė, mua mė duket sikur kam jetuar mė gjatė. Mendoj se kjo
ėshtė njė arsye e mirė pėr tė lexuar libra, pavarėsisht nga arsyet e tjera,
estetike apo edukative, qė thuhen zakonisht. Natyrisht, nėse dikush lexon i
detyruar (siē ndodh ndonjėherė nė shkollė), pėrvoja ėshtė e mėrzitshme, dhe
pėr rrjedhojė ajo nuk lė gjurmė nė kujtesėn e tij.
Por ėshtė ndryshe nėse lexon pėr pasion. Botuesi i madh Valentino Bompiani
tha dikur: njė njeri qė lexon vlen sa pėr dy. Kjo thėnie ka kuptimin qė
lexuesi ėshtė mė i kulturuar, di mė shumė gjėra se tė tjerėt, dhe mund tė
jetė mė i suksesshėm nė jetė.
Por ne e dimė shumė mirė qė ndonjėherė kanė sukses edhe njerėz pa shumė
vlera dhe qė nuk kanė lexuar asgjė. Jo, nuk duhet lexuar pėr tė pasur
sukses, por pėr tė jetuar mė gjatė. Gjatė fėmijėrisė time mė kanė ndodhur
shumė gjėra, ashtu si gjithė tė tjerėve.
Madje edhe kujtimi i shumė netėve tė kaluara nė vendstrehime gjatė luftės,
ndėrsa atje lart dėgjoheshin shpėrthime, ne luanim me djemtė e tjerė, janė
njė pjesė emocionuese e sė shkuarės sime. E megjithatė kam ndjesinė se kam
pasur njė fėmijėri shumė tė gjatė dhe tė plotė, pikėrisht sepse ėshtė plot
me kujtime qė kam vjedhur nga tė tjerėt.
I kam vjedhur nga Sandokan dhe Yanez teksa ata lundronin nė detet e
Malajzisė me anijen e tyre, nga dArtagnan qė zhvilloi duelin me baronin de
Winter, nga Njeriu me Maskė qė ndoqi pa asnjė shpresė Diana Palmer, madje
edhe me Renzo dhe Lucia qė arratisen nė liqenin e Komos.
Megjithatė, mos u shantazhoni nga ata qė ju thonė se duhet tė lexoni vetėm
libra tė rėndėsishėm. Unė kam kujtime tė forta dhe tė bukura nga librat
ndoshta tė pakuptimtė, por qė mė kanė dhėnė pasdite tė gjata shumė
emocionuese.
Unė i jam shumė mirėnjohės tė gjithė atyre qė duke shkruar pėr mua, mė kanė
dhėnė njė jetė kaq tė gjatė, saqė nuk mund ti kujtoj tė gjitha pėrnjėherė.
Pėr kėtė shpresoj tė jetoj gjatė pėr tė kujtuar gjithēka qė mė thanė.
Ndoshta kur je shumė i ri nuk mendon se ia vlen tė jetosh shumė, por ju
siguroj qė edhe pas tė 30-ave apo 40-ave, tė jetuarit mė shumė nuk ėshtė
diēka qė duhet neglizhuar.
Prandaj leximi tani ėshtė garanci e mirė, nuk e them pėr pleqėrinė, por pėr
njė moshė tė pjekur e cila nuk do tė vonojė tė vijė. Pėrveē argėtimit tė
tanishėm. Nėse ēdo transmetim televiziv ėshtė i njėjtė me atė tė javės sė
kaluar, ēdo libėr, edhe mė idioti, ėshtė i ndryshėm nga njė tjetėr.
Kush ishte Umberto Eco?
I lindur nė Alessandria nė vitin 1932, Umberto Eco ndoqi Liceun Klasik dhe
mė pas Universitetin e Torinos, ku u diplomua pėr filozofinė mesjetare nė
moshėn 22 vjeēare me njė tezė mbi estetikėn e Shėn Thoma Akuinit. Deri nė
vitin 1959 punoi nė programet kulturore tė RAI dhe nė shtėpinė botuese
Bompiani.
Nga viti 1971 u bė profesor i Semiotikės nė Universitetin e Bolonjės. Ka
bashkėpunuar me gazeta dhe revista italiane dhe tė huaja. Nė Itali ishte
ndėr tė parėt qė studioi mekanizmat e artit bashkėkohor dhe kulturės masive.
Nė vitin 1980 botoi kryeveprėn e tij, romanin Emri i trėndafilit, ndėrsa
nė vitin 1999 mori ēmimin e Akademisė Amerikane tė Arteve dhe Letrave. Vdiq
nė vitin 2016. Gjatė jetės sė tij, mori 40 grada nderi pėr kėrkimet dhe
studimet e tij.
|