Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISĖ SHQIPTARE AMERIKANE

Shkruan: Flori BRUQI

       

LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISĖ SHQIPTARE AMERIKANE

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi "LEKSIKON ENCIKLOPEDIK..." mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin dhe Akademinė

Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe Arteve)

 

 

 

 

 

PĖR LEKSIKONIN ENCIKLOPEDIK TĖ AKADEMISĖ SHQIPTARE AMERIKANE TĖ SHKENCAVE DHE ARTEVE

 

NĖ VEND TĖ HYRJES

 

Botimi i parė i “Leksikonit enciklopedik” pėr akademikėt dhe Akademinė Shqiptare Amerikane tė Shkencave dhe Arteve shpresojmė qė do t'i plotėsojė zbrazėtirat nė zhvillimin e shkencės, kulturės dhe letėrsisė shqiptare, ngase njė leksikon i tillė nuk ka ekzistuar derimė sot.

Pas tranzicioneve demokratike nė trojet shqiptare dhe diasporė, zhvillimi i shkencės, letėrsisė, artit etj., mori hov si kurrėmė parė.

28 Nėntori i vitit 1995 shėnoi njė kthesė historike, pasi qė me kėtė datė u themelua edheAkademia e Shkencave Shqiptare Amerikane nė NewYork. Themelues tė Akademisė janė Prof. Dr. Skėnder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr.Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj.

Akademia nė fakt ėshtė njė institucion mbarė kombėtar, ngase ka anėtarė nga Prishtina, Peja dhe Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Ēamėria e Malėsia dhe nga Diaspora.

Bashkėrisht nė kėtė Akademi organizuam njė sėrė aktivitetesh shkencore dhe kombėtare si fjala vjen; Konferenca kushtuar 600 vjetorit tė lindjes sė Heroit kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeut, 70 vjetorit tė lindjes sė shkrimtarit tė shquar Ismail Kadare. Konferenca pėr gjuhėn e njėsuar shqipe, ku senatori i gjuhės dhe kulturės kombėtare prof. Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rėndėsinė historike tė Kongresit tė Drejtshkrimit nė Tiranė 1972, kundėr qėndrimeve subjektive, politike dhe antishkencore tėArshi Pipės.

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane nė Nju Jork punimet e veta shkencore i ka botuar nė revistėn shkencore tė Akademisė “Dituria” dhe revista tjera prestigjioze. Ndėrsa nė vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe pėruroi nė Prishtinė dy libra tė autorėve nga Kosova: Dibran Fylli ”Tokė e mbjellė nė Varre”(Krimet Serbe nė Kosovė 1998-1999), si dhe librin e Jahja Llukės “Pėrmbledhje shkrimesh”.

Ėshtė pėrgatitur pėr botim libri i parė “Leksikoni enciklopedik”, i cili sadopak do t'i plotėsojė zbrazėtirat qė janė hetuar nė zhvillimin e shkencės, letėrsisė, artit, kulturės etj, ngase njė leksikon i tillė biografik dhe bibliografik derime tash nuk ka ekzistuar.

Shkencėtarėt, shkrimtarėt dhe artistėt tanė, edhe pse jetuan dhe krijuan nė rrethana tė caktuara, ata identitetin kombėtar e dėshmuan me veprat e tyre, me pėrmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edheme deklaratat e tyre se janė shqiptarė.

Gjatė shkrimit tė kėtij leksikoni, pėr 4 vjet pandėrprerė na kanė pėrcjellė edhe probleme tė ndryshme nė grumbullimin, verifikimin dhe sistemimin e tė dhėnave.

Rritja nė numėr e anėtarėve tė Akademisė Shqiptare Amerikane tė Shkencės dhe Artit me seli nė Nju Jork, Tiranė, Prishtinė e Shkup, ka sjellė prej kohėsh nevojėn e njė enciklopedie, ku tė pasqyrohet kontributi i anėtarėve tė kėsajAkademie qė jetojnė nė trojet shqiptare dhe nė diasporė.

Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si njė kontribut i ēmuar i kėsaj akademie, qė nga themelimi i saj nė vitin 1995 e derimė sot.

Pas njė pune tė mundimshme dhe tė suksesshme, autori mė bashkė- punėtoret e tij ka arritur qė t`i japė lexuesit Enciklopedinė biografike dhe bibliografike tė akademikėve tė Akademisė Shqiptare Amerikane tė Shkencės dhe Artit, si dhe disa intelektualėve tjerė qė kanė lėnė gjurmė nė shkencė, letėrsi dhe art.

Nė kėtė mėnyrė kemi njė tablo tė plotė tė kėtyre autorėve dhe veprave tė tyre nė Shqipėri dhe Kosovė, Maqedoni dhe Malin e Zi, nė Luginėn e Preshevės, Medvegjės, Bujanocit, Ēamėrisė dhe nė Diasporė. Autori sė bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe pėrku- shtim nė mbledhjen e kėtyre biografive dhe bibliografive tė njerėzve tė shquar tė trojeve shqiptare dhe tė diasporės.

Shumė prej tyre nuk rrojnė mė, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vėshtirėsi. Mirėpo kėmbėngulja e stafit tonė ka bėrė qė asnjė prej anėtarėve tė Akademisė Shqiptare Amerikane tė Shkencave dhe Arteve tė mos mungojė, madje tė mos mungojė asnjė vepėr e tyre. Kjo tregon seriozitet dhe pėrgjegjėsi, kur merr pėrsipėr tė shkruash vepra tė pėrmasave tė tilla madhore.

Nuk kanė hyrė nė “Leksikon enciklopedik” ata qė nuk kanė vepra shkencore, letrare etj., tė botuara, si dhe ata qė nuk i kanė dėrguar mė kohė biografitė dhe bibliografitė e tyre.

Njerėzit e interesuar do tė kenė mundėsinė tė njihen, jo vetėm me shtrirjen gjeografike ku veprojnė kėta autorė, por edhe me prurjet shkencore qė ata kanė sjellė nė tė gjitha fushat e dijes njerėzore.

Ky libėr enciklopedik do t`u vijė nė ndihmė mėsuesve dhe nxėnėsve, pedagogėve dhe studentėve, kėrkuesve tė rinj shkencorė dhe gjithė atyre qė janė tė interesuar tė thellojnė dijet e tyre...

 

Akademik Flori Bruqi

mars 2020