"Nė vendin e tė varurit, mos kujto
litarin!"
Popullore
Ndodh qė je mirė e bukur dhe, papritur, ndesh me
njė hall shėndetėsor qė, sado nė dukje ėshtė i vogėl, befas bėhet i madh. Ky
"befasim" i kėsaj rritjeje ėshtė, pa dyshim, subjektiv. Por, sidoqoftė,
bėhet sa agravues, aq dhe acarues. Mandej, ky hall, zė e rrit peshėn e
tij relevante sa tė duket si mal qė e mban mbi shpatulla. Shto, pastaj
zakonin tonė tė keq qė "hallin" tonė ua transmetojmė tė tjerėve, atėherė;
"vil mendime nga njėri e nga tjetri, e pak nga pak, ja "tek u mbars malli
dhe polli njė mi". Se vėrtet kėshtu ka ndodhur. Hallin e kam unė mbi
shpatulla dhe, nėse e bie si shkrim pėr ju, e bėj enkas: mos t'i ndodhė
askujt siē mė ndodhi mua.
* * *
Kam patur prej kohėsh njė "nishan" apo puēėrr
mbi shpinė. As e trazoja dhe as mė trazonte. Kurrė dhe, nė ndodhte qė mė
kruhej, as qė guxoja ta bėja njė gjė tė tillė, se psikologjikish, por dhe
shkencėrisht, thuhet qė duhen lėnė nė "punė tė tyre". E lashė unė, por nuk
mė la "nishani". Duket i ngjau njė "vullkani tė fjetur", qė, befas, zė e
ēliron magmėn qė ka pėrbrenda dhe "zgjohet". Unė nuk e pashė qė u "zgjua",
por ndjeva njė si dhimbje tė lehtė qė mė shponte shpinėn. Kėrkova ndihmėn e
time shoqeje dhe qe ajo qė vėrejti: "vullkani" qe zgjuar. Natyrisht, qė,
fillimisht, u mundova ta ktheja nė atė "gjumin" e dikurshėm, me mjekime
ambulatore, por nuk mė njohu pėr zot. Atėherė trokita tek mjeku specialist.
Kirurgja konstatoi qė kish nevojė pėr ndėrhyrje mikrokirurgjikale dhe, me qė
mjekėsinė e kem "falur", mė dėrgoj qė tė blija ca medikamente qė duheshin. I
bleva ato dhe bėri ndėrhyrjen e duhur. Mjekimi pėr tė mbyllur "erupsionin e
vullkanit tė heshtur mbi trupin tim", vazhdon edhe ca ditė. Por, nė e
shkruaj kėtė skicė, e bėj enkas. E kam quajtur humoristike, se me tė
vėrtetė ėshtė pak me tė qeshur, sidomos pėr tipa si unė qė i marrim dhe
"thagmat" me sportivitet.

Me qeskėn e farmacisė nė dorė, takova ca shokė
qė, sado rrallė, tė paktėn njė herė nė javė ulem nga njė copėherė me ta.
Duke mė parė me qeskėn e farmacisė nė dorė, lindėn dhe bisedat e mė poshtme:
-Ē' e ke kėtė qeskė?
-Vajta nė farmaci dhe bleva kėto ilaēe.
Dikush (epo sa kurioz qė bėhemi) e hapi qeskėn
dhe, tek i pa, mė thotė: -Ore, mos ka filluar Sika dhe bėn gjėlpėra aty tek
rri, se paske blerė "betadinė", njė pomadė, garza, leoko-plast dhe
shiringa. Tė lumtė, -e mbylli, -zanati nuk vdes kurrė.
-Jo, mor mik, -u mbrojta unė, -Sika (ėshtė fjala
pėr time shoqe, infermiere me profesion), ka njėzet e pesė vjet qė ėshtė
pėrciell me gjėlpėrat, po i kam blerė unė. Dhe fillova tė tregoja pėr
"vullkanin" tim mbi shpinė qė qe "zgjuar".
-Ou, -bėri ky qė hapi qeskėn. Po ē'ke bėrė
kėshtu, more ditėzi? Po a e di ti qė Hamzai i Merjemės, pse doktori i hoqi
njė puēėrr tė tillė, pas 6 - muajėsh iku nga kjo botė.
Tek dėgjoja kėtė "leksion" kaq tė qėlluar, u
mundova me politesė, po ku mė la radhė njė tjetėr.
- Ore, po ku e pati ai "merhumi" Hamza atė
"puērrėn"?
-Po ja, kėshtu si Papi. Tohidho: mbi kurriz e
kishte. Pastaj Papi e ka nga halli, se iu "zgjua", po ajo "puērra" e
"merhumit" Hamza flinte pėr qejf tė saj, por Hamzai i shkretė na paskej mik
njė kirurg dhe ky, pasi ia kish parė, i kish thėnė: -Hajde, o Zake, tė ta
heqim. Shkoi e hoqi dhe, pas gjashtė muajėsh, iku nga kjo botė. Ja, para njė
jave, i bėmė tė dyzetat. Bobo! Ta gjesh, nga nuk e pandeh.
Natyrisht, qė nuk mė erdhi aspak mirė, sa
dėgjova seē bloi "kuriozi", por nuk qe me kaq. Pėr fat tė keq, timin me
domosdo, ata hynė aq thellė tek halli im, sa, secili po mundohej tė mė jepte
"kurajo".
-Mirė nė shpinė, se nuk e sheh dot me sy dhe,
tek lahesh, zė e ngacmon, por ti, -m'u drejtua "kurajozi" tjetėr, -e njihje
Danen e Azbiut.
-Po si nuk e njihja?- u pėrgjigja unė.
-Epo qy, Dania, atė tė shkretė nishan ma kish nė
krah. Ē'e kam? Pse e kam? Dhe, kėshtu si ti, frymėn tek doktori. Ky po tak
thikėn dhe m'i thotė: - Ta hoqa dhe shpėtove. Shpėtove, por "nishani" mė
paskėsh atė avazin e qemanes sė Nastradinit, tak "u zgjua", siē thotė Papi
dhe gjithė ai Dane brenda njė muaj erdh dhe u fal pak nga pak, siē bėn
kandili kur i mbarohet vaji.
Sado me sportivitet qė dėgjoja kėta miqtė e mi,
qė po mė mbanin me "kurajo", sikur po mė hipnit kacabujtė, sado qė
"lektorėt" qenė njerėz me tė cilėt kam tė bėj dhe, pėr t'i bėrė bisht,
ndonjė bisede tjetėr tė "nxehtė", u ndava nga ata dhe po bėj kėtė shkrim qė
besoj diēka thotė.
Tiranė, 7 nėntor 2015
|