Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Kryengritja antiosmane e malėsisė sė madhe

Shkruan: Mehmet BISLIMI

         KRENGRITJA  ANTIOSMANE  E  MALĖSISĖ  SĖ  MADHE

        Kryengritjes sė Malėsisė sė madhe u caktuan t’i prijnė: Dedė Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Nikė Gjelosh Luli, Marash Gjeloshi, Dedė Luli etj. Kryengritja e Malėsisė sė madhe nė gjirin e vet kishte gati 10 mijė luftėtareØtė cilėt kishin ēliruar Tuzin, Koplikun dhe po ofroheshin drejt Shkodrės.  Luftėtarėt shqiptarė, mbajtėn pozitat e zėna pėrgjatė lumit Cem dhe majat e Selcės, pėr muaj me radhė, kėtė luftė e karakterizon edhe pjesėmarrja e gruas shqiptare nė luftime, krahas burrave me armė nė dorė.

        

 

            Nė vazhdėn e kryengritjeve tė shumta pėr ēlirimin e bashkim kombėtarė tė popullit tonė, pa dyshim sė meriton tė veēohet kryengritja e Malėsisė sė madhe e cila shpėrtheu me 23 mars 1911. Kryengritja e Malėsisė sė madhe, pati njė shtrirje tė lakmueshme dhe gjithėpėrfshirėse si nė anėt veriore qė pėrfshiu viset e Hotit, Grudės, Kelmendit, Shkodrės dhe Vermoshit, ashtu edhe nė verilindje atė tė Shalės, Kastratit dhe Kuēit, kėshtu edhe nė jugperėndim, kryengritja u shtri deri tek qafa e Pejės me rrethinė.

            Karakteri ēlirimtar i kryengritjes, kryesisht ishte i drejtuar kundėr regjimit Otoman xhonturk. Me kėtė kryengritje, popullata shqiptare e kėtyre viseve tronditi pėrfundimisht themelet e dhunshme tė Perandorisė Otomane pesė shekullore, qė po jepte gėrhimat e fundit, pikėrisht nga goditjet e pa ndėrprera tė kryengritjeve shqiptare. Vet Shefqet Pasha ishte detyruar qė tė pohonte, me anė tė njė shkrese para padronėve tė tij se:  “Edhe pėrkundėr ashpėrsisė sonė tė vazhdueshme, nė mėnyrėn mė tė vrazhdėt, pėr tė mbytur zėrin e kryengritėsve shqiptar, ata i kanė dalė zot ēdo shtėpie e ēdo shkėmbi. Ata, po na habisin pėr ditė e mė shumė me gatishmėrinė e tyre pėr tė rėnė kurban pėr lirinė e vatanit tė tyre!”.

            Me fitoren e xhonturqve, disa nga krerėt shqiptarė, sikur kishin shpresuar se politika antishqiptare e Otomanėve do tė pushonte! Por, jo xhonturqit, vetėm sa thelluan edhe mė shumė masat e egra kundėr shqiptarėve, prandaj pikėrisht mbi kėtė bazė u shtuan edhe mė pakėnaqėsitė, duke ngritur edhe mė lartė ndėrgjegjen tonė kombėtare dhe gatishmėrinė tonė pėr kryengritje e sakrifica tė reja pėr liri. Veprimet e hapura antishqiptare tė xhonturqve, qė i ndėrmorėn duke i ndaluar tė gjitha klubet politike shqiptare, duke e futur forcėrisht nė pėrdorim alfabetin arab, duke mbyllur tė gjitha shkollat shqipe, duke kėrkuar tatime tė reja mė tė larta, duke shpallur ligjin mbi regjimin e ri ushtarak e shumė masa tė tjera ndėshkuese.  Nėnė kėtė masa, jeta e shqiptarėve u bė e pa durueshme, kėshtu qe, pashmangshėm u bashkuan tė gjitha komitetet e fshehta tė cilat vepronin brenda dhe jashtė tokave shqiptare nė njė udhėheqje tė vetme. Kryengritjes sė Malėsisė sė madhe u caktuan t’i prijnė: Dedė Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Nikė Gjelosh Luli, Marash Gjeloshi, Dedė Luli etj. Kryengritja e Malėsisė sė madhe nė gjirin e vet kishte gati 10 mijė luftėtareØtė cilėt kishin ēliruar Tuzin, Koplikun dhe po ofroheshin drejt Shkodrės. Pas rezistencės disa mujore tė kryengritėseve, kishte filluar qė tė mungonte municioni. Xhonturqit, kishin dėrguar Shefqet Turgut Pashėn me rreth 45 mijė trupa pėr tė shuar kryengritjen. Luftėtarėt shqiptarė, mbajtėn pozitat e zėna pėrgjatė lumit Cem dhe majat e Selcės, pėr muaj me radhė, kėtė luftė e karakterizon edhe pjesėmarrja e gruas shqiptare nė luftime, krahas burrave me armė nė dorė. Malėsoret e kryengritjes shqiptare tė prira nga Tringa e Grudės dhe Nora e Hotit, fuqishėm po dėshmonin vullnetin shekullor tė popullit tonė pėr liri.    

            Pėrballė njė situate tė tillė, pėrfaqėsuesit e kryengritėsve u mblodhėn nė Gerēė me 23 qershor 1911, ku miratuan memorandumin e Gerēės mė kėrkesat pėr njohjen e Shqipėrisė autonome.

            Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, hartuan memorandumin tė cilin ia paraqiten qeverisė xhonturke dhe fuqive tė mėdha, madje e shtypėn si broshurė nė vete tė cilėn e quajtėn:”libri i kuq!”. Memorandumi pėrfshinte 12 kėrkesa tė hartuara mirė, qė shqiptarėt kėrkonin qė tė plotėsoheshin si: Autonomi autoriale dhe administrative tė Shqipėrisė, njohja e plotė e kombit shqiptarė, bashkimi i tė gjitha viseve shqiptare nė shkallė vendi, shkolla, administrata, shėrbimi ushtarak, gjyqet etj. Tė lejohen shqip dhe tė ushtrohen nga vet shqiptarėt e kėrkesa tjera. Mirėpo Porta e lartė Turke as qė denjoi t’i marrė parasysh kėrkesat e shqiptarėve. Prandaj kryengritėsit shqiptarė ishin tė shtanguar, qė tė vazhdonin kryengritjen dhe ta zgjeronin atė nė Vlorė, Drashovicė, nė Qafė tė Sinjės, madje deri nė Korēė. Xhonturqit, duke e vėrejtur pamundėsinė e tyre pėr tė rezistuar luftėtarėt shqiptarė, u detyruan qė tė rinisnin bisedimet me shqiptarė, por si gjithmonė, edhe kėsaj radhe me dinakėri, duke biseduar veē e veē me jugun dhe me veriun, respektivisht me pėrfaqėsuesit e kryengritjes, me prapavijėn e shmangies sė plotėsimit tė kėrkesave tė kryengritėsve, pa dyshim edhe me qėllimin qė tė krijojnė pėrēarje tek radhėt e kryengritėsve. Veē me forcat xhonturke, kryengritėsit shqiptarė u pėrballėn edhe me shantazhet dhe intrigat e Austro- Hungarisė, si dhe tė monarkėve fqinjė Serbo-malazez. Shtetet fqinjė tė cilat zbatonin njė politikė tė hapur anti-shqiptare, tani mė ishin tė njohura. Me 1910, pėrmes Kral Nikollės, qeveria e Malit tė Zi i bėri thirrje Dedė Gjo Lulit me kėrkesėn, qė tė futeshin nė flamurin serbo-malazias dhe gjoja, bashkėrisht ta sulmonin Turqinė! Mirėpo, fati ishte nė anėn tonė, ngase krerėt Shqiptare e njihnin me kohė politikėn gllabėruese tė shteteve fqinje. Kėsaj thirrje Dedė Gjo Luli iu pėrgjigj qartė: “Jo besa, pa ju e kemi fillua luftėn dhe pa ju do ta mbarojmė, se nuk duam qė lirinė tė ia kemi borxh kėrkuat, duam me e fitua me gjak e me e gėzua vet besa!”...

            Qeveria malazeze, kishte marrė ( nė rrugė kontrabande), nga Italia armatime tė ndryshme, tė holla dhe me kėtė mundohej qė t’i korruptoi edhe shqiptarėt. Kjo hile, kishte mbėshtetjen prapa krahėve edhe nga vet ministri Italian i luftės, ku pėr mes agjentėve tė tij, po bėnte plane pėr hedhjen e hapave tė parė nė Shqipėri, pa dyshim edhe mė gjerė nė rajon, duke kaluar pėrmes Malit t Zi, ku rivalitetit italiane-austro-hungarez dhe Greko- serbo-malazez, do tė vepronin me shpejtėsi pėr tė vėnė thikat e gjakut dhe tė mizorisė pėr copėtimin e tokave shqiptare! Natyrisht, kėto intriga tė kėtyre shteteve gllabėruese, kishin bėrė mirė llogaritė e njė diplomacie lavire e cila, pas shumė tmerri e dhimbje qė do t’i sillte popullit shqiptarė, sė fundi do tė vinte njė ditė, ku gjoja nė emėr tė paqes, do tė nguleshin edhe kufijtė e rinj tė njė marrėveshjes, pa diskutueshėm nė dėm tė tokave shqiptare! Nga ana tjetėr, Qeveria e Serbisė, mbante qėndrim edhe mė tė ashpėr, e cila- sipas  Milanoviqit thotė: “...Ne do tė mbajmė njė qėndrim tė rezervuar, por ne jemi qė moti kohė tė pėrgatitur pėr ēdo eventualitet. Ne jemi kundėr njė Shqipėrie tė bashkuar dhe autonome, kjo do tė ishte fatale pėr shtetin Serb. Shteti Serbė ushqen lakmitė e kahershme, qė popullin shqiptarė ta shkatėrrojmė, ta zhvendosi e ta pėrzė nga tokat e veta dhe t’i uzurpojė mė pas tokat e shqiptarėve!”....

            Kjo ishte pak a shumė, nė dukjet dhe fshehtėsitė e saja, politika e shteteve monarke fqinje tė cilat synonin, qė duke eliminuar ndikimin dhe fuqinė fizike tė Perandorisė Osmane nė rajon tė eliminojnė edhe ēėshtjen shqiptare, duke ia mbytur asaj kėrkesėn e kahershme pėr njė Shqipėri autonome. Zbatimi i dhunės dhe tmerrit, por edhe ai i presionit tė paparė politik mbi popullatėn shqiptare, nga shtetet shoviniste fqinj, nė veēanti mbi krerėt e saj i detyroi ata, qė tė nėnshkruajnė njė marrėveshje e cila u bė nė gusht tė vitit 1911 nė Podgoricė dhe Tepelenė e cila do tė pasonte me njohjen e disa tė drejtave tė kufizuara shqiptarėve. Me gjithė pėrpjekjet, sakrificat, punėn dhe mundin qė ishte bėrė nga organizatorėt, kryengritja nuk arriti majat e njė organizimi ku do tė kishte njė shtrirje gjithėkombėtare, pėr tė cilėn pareshtur kishin bėrė plan organizatorėt e saj. Mirėpo, kjo kryengritje bėri  njė hap mė shumė nė drejtim tė realizimit tė aspiratave tė popullit shqiptarė, ku pasoi kryengritja e pėrgjithshme nė vitin 1912 e kėshtu nė vazhdimėsi, kryengritje pas kryengritjeve e luftė pas lufte, deri tek ditėt e sotme! Mendoi se nuk duhet tė harrojmė as edhe njė herė se: as edhe sot shteti shqiptar nuk ėshtė autonom!, pėrpjekjet vazhdojnė, fati i atdheut ėshtė, ka qenė dhe gjithherė do tė jetė nė duar tė brezit tė ri, e atyre qė do ta jetojnė mė gjatė. Si rrjedhim; kryengritja e Malėsisė sė madhe, ishte dhe mbeti si njė nder kryengritjet mė tė fuqishme tė kohės me tėrė madhėshtinė e saj, qė ka pėrmasat e saja tė pa diskutueshme historike.

 

                                                                                                                        23, mars 2008