Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - PRIZRENI DHE  KROJET SHUMĖ SHEKULLORE (2)

Shkruan: Argjira (ARI) UKIMERI

PRIZRENI DHE  KROJET SHUMĖ SHEKULLORE

(PJESA E DYTĖ)

 

     Prizreni, qė njihet ndėr qytetet mė tė vjetra jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon, njihet edhe pėr stilin arkitektonik dhe rolin historik qė e ka. Pėrveē objekteve kulturore, Prizreni njihet edhe pėr krojet e shumta qė u ndėrtuan gjatė shekujve.

 

 

 

KROI I DESTAN AGĖS

 

I ndėrtuar nė vitin 1898, KROI I DESTAN AGĖS gjendet nė oborrin e shtėpisė sė tij. Sipas fletės poseduese qė ekziston, tregohet qė nė tė njėjtin vit janė ndėrtuar kroi dhe shtėpia. Ky krua gjendet nė pjesėn historike tė Prizrenit, gjegjėsisht nė pjesėn veriore. Vlen tė pėrmendet se Kroi i Destan Agės ėshtė ndėrtuar pėr nevojat e pronarėve tė shtėpisė dhe gjatė gjithė ditės ėshtė pėrdorur edhe pėr nevojat e qytetarėve. Qė nga koha e ndėrtimit, ky krua ėshtė i vetmi qė nuk ėshtė lėvizur nga vendi, por qė ka pėsuar disa ndryshime tė vogla nė ndėrtim.

Nė aspektin e ndėrtimit, ky krua ėshtė ndėrtuar sipas formave dhe teknikave artistike. Kjo tregon qė Kroi i Destan Agės dallohet pėr formėn e ndėrtimit. I pėrbėrė nga dy pjesė kryesore si: Vaska ėshtė e punuar nga guri gėlqerorė monolit, me njė trajtė ovale, e cila karakterizohet me linja harkore tė cilat janė tė gdhendura me mjeshtėri dhe hapėsirat pėr rrjedhjet e ujit. Po ashtu, pjesa ballore ėshtė punuar nga guri gėlqeror monolit, qė ka bazė drejtkėndėshi dhe njė maje harkore. Rol tė rėndėsishėm luan edhe guri ballor qė dallohet me trajtimin e lartė artisti. Vlen tė theksohet dekorimi me motive florale, qė ėshtė i punuar me teknikė tradicionale tė gurgdhendjes. Ndėrsa sot, KROI I DESTAN AGĖS, paraqet njė shembull tė rrallė dhe tė veēantė tė krojeve familjare tė ndėrtuara nė fillim tė shek. XX nė Prizren.

 

 

KROI I FAMILJES PEROLLI

 

Familje Perolli ėshtė ndėr familjet mė tė njohura nė Prizren, si pėr kontribut nė ēėshtjet kombėtare, po ashtu dhe nė fusha tė tjera. Sikurse shumė familje, edhe familja Perolli, posedon kroin e saj. Kroi i familjes KROI I FAMILJES PEROLLI, gjendet nė oborrin e shtėpisė sė tyre, gjegjėsisht nė veri tė zonės historike tė Prizrenit.

Sipas dorėshkrimeve dhe tė dhėnave, qė gjenden tė gdhendura nė pjesėn ballore tė gurit, dėshmohet se ky krua u ndėrtua nė vitin 1846. U ndėrtua nga Fejzullah Spahiu, i biri i Shuaip Pashė Spahiu (udhėheqės i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit). Nga koha kur ėshtė ndėrtuar, ky krua ka shėrbyer pėr nevoja familjare dhe mė pas edhe tė qytetarėve. Vlen tė pėrmendet se Kori i Perollėve pėrbėhet prej dy pjesėve kryesore: Vaska e punuar nga mermer i bardhė, nė formė ovale, e cila karakterizohet pėr linjat harkore tė gdhendura me mjeshtėr dhe hapėsirat pėr rrjedhje tė ujit si dhe pjesa ballore, e punuar gjithashtu nga mermer i bardhė, me bazė drejtkėndėshe dhe maje nė formė tė valėzuar harkore. Po ashtu, edhe guri ballor dallohet me trajtimin e lartė artistik, ku vlen tė theksohet dekorimi floral dhe gjeometrik qė pėrfundon me njė tufė gjethesh tė stilizuara, tė punuara nė reliev. Pėrveē dekorimeve nė gurin ballor, ėshtė gdhendur mbishkrimi kaligrafik nė gjuhėn osmane, ku janė shėnuar tė dhėnat pėr donatorin dhe vitin e ndėrtimit.

Kroi i Perollėve me formėn, pėrmasat, teknikėn e ndėrtimit dhe trajtimin e lartė artistik qė ka, paraqet ndėr objektet mė tė veēanta dhe njė shembull pozitiv tė objekteve kulturorė nė Prizren nė shek. XIX.

 

 

KROI I SHPIRTRAVE TĖ MIRĖ

 

Prizreni, qė njihet ndėr qytetet mė tė vjetra jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon, njihet edhe pėr stilin arkitektonik dhe rolin historik qė e ka. Pėrveē objekteve kulturore, Prizreni njihet edhe pėr krojet qė u ndėrtuan gjatė shekujve dhe gjatė sundimit tė Perandorisė Osmane kėtu.

Nė Prizren, aktualisht janė 25 kroje. Shumica prej tyre janė aktual dhe nė gjendje tė rregullt. Ndėrsa njė pjesė e tyre janė shkatėrruar pėr arsye tė ndryshme. Ndėr krojet mė tė famshme nė Prizren ėshtė edhe KROI I SHPIRTRAVE TĖ MIRĖ. Ky krua u ndėrtua nga humanist, nė shenjė respekti pėr shpirtrat e njerėzve qė kanė dhėnė kontributin e tyre pėr ēėshtjen kombėtare apo edhe pėr ēėshtje tė tjera. Sipas gojėdhėnave nuk dihet saktė se nga kush u ndėrtua ky krua, por nė bazė tė dorėshkrimeve dhe gojėdhėnave tė ndryshme, mendohet se ndėrtuesit e kėtij kroi kanė lėnė amanet qė burimet e kėtyre kojeve mos tė shterojė asnjėherė. Sipas disa hulumtimeve dhe gojėdhėnave, uji i kėtij kroi kishte veti shėruese, dhe si i tillė pėrdorej nga tė gjithė.

 

 

KROI I BELEDIJES

 

Prizreni ėshtė i njohur pėr  objektet kulturore nė vend. Pėrveē monumenteve kulturore dhe fetare, njė vend tė veēantė e zėnė edhe krojet (shatėrvanėt). Njė ndėr krojet mė tė njohura nė qytet ėshtė edhe KROI I BELEDIJES. Kroi ėshtė i ndėrtuar nga gurėt gėlqeror tė latuar. Gjatė pėrpunimit, blloqeve tė gurėve u ėshtė dhėnė forma e katrorėve me madhėsi tė ndryshme. Nė pjesėn e sipėrme, nė tė katėr anėt e tij, ngrihen harqe e mbi to ėshtė vendosur njė gur gjysmė sferik. Nė pjesėn ballore tė kroit ėshtė njė profil i cekėt, nė formė kornize, ku brenda saj duhej tė ishte mbishkrimi me tė dhėna elementare pėr tė, por kjo mungon!

Kroi ishte ndėrtuar nė objektin e Beledijes nė Prizren, nė shekullin XIX. Kroi i Beledijes, gjendej ndėrmjet objektit tė Besėlidhjes dhe Xhamisė sė Mustafa Pashės. Nga koha e ndėrtimit tė kėtij objekti e deri nė vitin 1962, kroi e kishte kryer funksionin e tij tė zakontė. Mes viteve 1952-1962, lagja e Beledijes pėsoi ndryshime tė mėdha. Xhamia e Mustafa Pashės u rrėnua nė vitin 1952. Nė anėn e djathtė tė lumit u ndėrtua rruga e lagjes Tabak-hane, deri nė Marash (Lagja Ralin). Vlen tė pėrmendet qė kroi, si rrjedhojė e ndėrtimit tė aksit rrugor mė 1963, u dislokua nė “Sheshin e Dėshmoreve”, i cili gjendet nė pjesėn qendrore tė qytetit, ndėrmjet urės e Xhamisė sė Arastės dhe Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Kroi ėshtė me njė sylynjarė, ku ujin e merr nga ujėsjellėsi i qytetit. Hapėsira e Kroit tė Beledijes ėshtė ndėrtuar nga betoni dhe gurėt janė katrorė. Nė kohėn e ndėrtimit tė kroit nė shesh u ndėrtua edhe kanali i ujit, i cili gjarpėronte nėpėr shesh. Kroi me kanalin plot me ujė paraqiste njė lloj atraksioni.

 

 

KROI I SHATĖRVANIT

 

Prizreni, i njohur pėr pozitėn gjeografike, kulturore dhe ekonomike dhe krijimin e klimės pozitive, tregon edhe njėherė qė nė vete ngėrthen njė oqean tė mbushur me objekte kulture e fetar. Njė rol tė rėndėsishėm e luan edhe Kroi i Shatėrvanit.

Ky krua u ndėrtua nė shek. XVII, pas ndėrtimit tė xhamisė sė Sinan Pashės. Kroi i Shatėrvanit gjendet nė zonėn historike tė qytetit. Baza e kroit ėshtė nė formė katrore me gur tė latuar nga mermeri me ngjyrė tė pėrhimėt. Pjesa e sipėrme e Kroit tė Shatėrvanit, ėshtė nė formė tė tetėkėndėshit, e zbukuruar me ornamente gjeometrike. Po ashtu, nė tė katėr anėt e Kroit, gjenden pipėzat e ujit me lartėsi prej 1 m. Guacat pėr pėrcjelljen e ujit janė prej betoni nė formė harkore tė rrethuar me gurė tė latuar. Uji prej guacave rrjedh nė kanale. Vlen tė pėrmendet qė, nė fund tė shek. XIX mbi kėtė krua, ndodhej vrojtorja e xhandarmerisė turke.

Kroi i Shatėrvanit ndodhet nė qendėr tė qytetit tė Prizrenit (Sheshi Shatėrvan). Tė gjitha karakteristikat, pozitėn e tij dhe dekorimet qė iu bėnė ndėr shekuj, paraqet njė prej simboleve kyēe tė Prizrenit nė veēanti, dhe tė Kosovės nė pėrgjithėsi.

 

 

KROI DHE XHAMIA E YENI MĖHALLĖS (MĖHALLA – LAGJE E RE)

 

I ndėrtuar nė gjysmėn e shek. XVI, gjegjėsisht nė vitin 1571. Objekti fetar gjendet nė lagjen Yeni Mėhalla (Lagja e re), njė lagje e sapo ndėrtuar nė Prizren. Pėr mirėmbajtjen e xhamisė janė lėnė 180.000 akēa (vlerė monetare nė kohėn e Perandorisė Osmane) pėr mirėmbajtjen e xhamisė, dhe njė bibliotekė e pasur me literaturė fetare.

Bazuar nė dhėnave historike dhe fakteve tė tjera shkencore, mendohet qė nė oborrin e xhamisė ėshtė ndėrtuar edhe kroi i saj. Kroi i lagjes sė re, shėrbente pėr nevojat e besimtarėve tė lagjes dhe banorėve tė tjerė qė vinin pėr lutje nė kėtė objekt. Mendohet qė kroin e ndėrtoi Dervish Ēelebiu. Banorėt e lagjes sė re thonė: Xhaminė dhe Kroin e kemi dhuratė nga Dervish Ēelebiu, qė mori dije dhe guxim nga Zoti tė ndėrtoi kėto dy objekte (Xhamin dhe kroin). Pranė xhamisė ėshtė varrosur Xhafer Efendiu, i cili ra dėshmor nė luftė, nė kohėn kur ka lindur Dervish Ēelebiu.

 

 

(1)