Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - KOHA “NUK ĖSHTĖ” MĖ

Pėrshtatur ne shqip nga www.bota.al

      

KOHA “NUK ĖSHTĖ” MĖ

 

Plakemi. Shohim orėt tė kalojnė. Por, pėr fizikanėt “ajo gjė” qė matet me orėt ėshtė njė iluzion. Ajo qė njė pjesė e fizikės bashkėkohore arrin tė na sugjerojė sot ėshtė e vėshtirė tė pranohet, po aq sa ishte e vėshtirė tė pranoheshin hipotezat e Kopernikut nė kohėn kur u shfaqėn. Ėshtė ideja qė koha, thjeshtė nuk ekziston.

 

 

Pas disa shekujsh, ndoshta dikush do tė lexojė artikuj si ky dhe do tė shkrihet sė qeshuri. Sa tė paditur ishin nė fillim tė shekullit XXI, do tė mendojė, ende nuk e dinin qė koha nuk ekziston. Pak a shumė siē qeshim ne me paraardhėsit tanė qė mendonin qė Toka ishte ndoshta e sheshtė, apo qė Dielli rrotullohej pėrreth saj. Sepse ajo qė njė pjesė e fizikės bashkėkohore arrin tė na sugjerojė sot ėshtė e vėshtirė tė pranohet, po aq sa ishte e vėshtirė tė pranoheshin hipotezat e Kopernikun nė kohėn kur u shfaqėn. Ėshtė ideja qė koha, thjeshtė nuk ekziston. Qė ajo gjė tė cilėn ne tė gjithė besojmė se e njohim, qė matet me orėt, ajo qė ndan tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen, ėshtė vetėm njė iluzion. Ashtu si lėvizja e Diellit pėrreth Tokės.

Kėtė na thotė sot fizika pėr “kohėn” e saj. Pastaj ėshtė ajo e filozofisė, e psikologjisė dhe e artit, ajo e evolucionit dhe ajo e rrėfimit. E ardhmja dhe e kaluara janė reale si e tashmja? A kalon koha kur asgjė nuk ndryshon? A ėshtė e mundur tė udhėtosh nė kohė? A ekzistonte koha pėrpara Big Bang-ut? Cilat mekanizma neuronalė shpjegojnė eksperiencėn tonė tė kohės? Koha ėshtė e pafundme? A e perceptojmė kohėn tė gjithė nė tė njėjtėn mėnyrė?

“Nė historinė e fizikės ka ndodhur shumė herė qė na ėshtė dashur tė heqim dorė nga koncepte tė zakonshėm pėr tė pėrshkruar botėn nė nivel mė elementar”, shpjegon Carlo Rovelli, i Qendrės sė Fizikės Teorike nė Universitetin e Marsejės, njė prej fizikanėve teorikė mė tė mėdhenj bashkėkohorė. “Pėr shembull ne e shohim botėn me ngjyra, por atomet nuk janė me ngjyra. Ėshtė vetėm reagimi ynė ndaj frekuencės sė valėve elektromagnetike. Apo ngrohtėsinė. Njė herė e njė kohė mendohej qė ishte ndoshta njė substancė, mė pas u kuptua qė ėshtė vetėm njė masė e shpejtėsisė sė ngacmimit tė molekulave. “Substanca” ngrohtėsi ėshtė zhdukur nga perceptimi ynė. Mendoj qė nė tė njėjtėn mėnyrė do tė zhduket edhe koha”.

Kjo nuk do tė thotė qė mund tė udhėtojmė sipas dėshirės mes tė kaluarės dhe tė ardhmes: nuk do tė ketė makinė kohe, tė paktėn jo nė pjesėn e universit dhe nė shkallėn ku jetojmė ne. Por do tė thotė diēka edhe mė radikale: qė kur shpėrbėhet universi nė pjesėt e tij mė elementare, koha thjeshtė zhduket, ashtu si dhe ngjyrat. “Por nė shkallėn tonė cilėsitė e dukshme tė kohės mbeten tė pandryshuara”, sqaron Rovelli. “Zbulojmė qė nė shkallė shumė tė vogėl koha nuk ekziston, por kjo nuk ndryshon asgjė pėr faktin qė ne plakemi”. Rovelli ėshtė njė prej themeluesve tė Loop Quantum Gravity. Ėshtė normale qė emri tė tremb. Mjafton tė thuhet qė ėshtė njė prej teorive kandidate pėr tė zgjidhur problemin e madh tė fizikės bashkėkohore: tė vėsh nė njė linjė relativitetin e pėrgjithshėm dhe mekanikėn kuantike, dy kėshtjellat teorike qė gjatė shekullit tė njėzetė kanė shpjeguar Universin nė shkallė tė ndryshme (pafundėsisht i madh dhe forcėn e gravitetit e para, pafundėsisht i vogėl dhe forcat e tjera, e dyta), por qė nuk kanė njė terren tė pėrbashkėt. Dhe natyra e kohės ėshtė pikėrisht njė prej pengesave pėr t’i ribashkuar.

Nė mekanikėn kuantike, e cila pėrshkruan sjelljen e thėrrmijave elementare, ekziston njė kohė absolute, njė lloj ore universale qė vė nė njė linjė ngjarjet. Mund tė thuhet gjithmonė nėse njė gjė ndodh mė herėt a mė vonė, mund tė matet me siguri kohėzgjatja e njė ngjarje dhe koha ecėn gjithmonė nė njė drejtim tė vetėm. Pra, koha me tė cilėn jemi mėsuar. Por nė relativitetin e Albert Einsteinit, gjėrat janė ndryshe: koha nuk ėshtė absolute, por mund tė tkurret dhe fryhet sipas shpejtėsisė me tė cilėn ecėn. Sa mė e lartė shpejtėsia, aq mė ngadalė ecėn koha. Ėshtė paradoksi klasik i dy binjakėve: ai qė bėn njė udhėtim me njė anije kozmike hipotetike e cila udhėton afėrsisht me shpejtėsinė e dritės, kur kthehet ėshtė mė i ri se sa ai qė ka qėndruar nė Tokė. Por edhe graviteti e shtrembėron kohėn, aq sa ėshtė e pamundur tė mbash tė sinkronizuar nė pėrsosmėri dy orė atomike, s’ka rėndėsi sa tė sakta janė, sepse mjafton njė ndryshim nė lartėsi mund tė sjellė dallime tė vegjėl.

 

 

Si mund tė dilet? Sipas Rovellit, duke u hedhur vendosmėrisht nė anėn e Einsteinit, dhe duke e sjellė teorinė e tij nė pasojat ekstreme. “Pas njėqind vitesh suksese tė relativitetit, ėshtė koha tė marrim seriozisht idenė qė koha ėshtė vetėm njė strukturė dytėsore qė shfaqet nga fushat e fizikės”. Nė mėnyrė tė veēantė nga forca e gravitetit, protagonistja e vėrtetė e teorive tė Einsteinit, tė cilave tė gjitha ua shohim efektet nė njė shkallė tė madhe, por tė cilave nuk u gjendet asnjė gjurmė nė nivelin e grimcave elementare. Pėr tė kuptuar se nga vjen, sipas Rovellit, duhet shkuar nė shkallė edhe mė tė vogla, shumė mė tė vogla se sa vetė ato grimca (dhe tė pakapshme nga ēdo instrument matės, pėrveē hipotezave matematike), ku do tė zbulohej njė realitet i pėrbėrė nga “unaza”, “loop-e” pra, njėsi shumė tė vogla graviteti, tė ndėrlidhura mes tyre si nė njė rrjet.

Praktikisht tė pamundura pėr t’u kuptuar pa matematikėn, por ēėshtja ėshtė qė nga ekuacionet e kėsaj teorie, qė duhet tė pėrshkruajnė gjithēka qė ndodh nė univers, koha zhduket. Nė shkallė shumė tė vogėl, tė gjithė cilėsitė qė ne i lidhim me kohėn zhduken, shpjegon Rovelli: nuk ka mė njė drejtim tė ngjarjeve dhe ėshtė e pamundur tė matet jetėgjatėsia e tyre. Do tė gjendeshim pėrballė ligjeve tė fizikės qė nuk bėjnė dallimin mes tė kaluarės, tė tashmes dhe tė ardhmes, tė treja njėsoj “reale”.

Fizikani italian nuk ėshtė i vetmi qė do tė mbyllė njė herė e mirė hesapet me kohėn. Tre vjet mė parė, Foundational Questions Institute, njė fondacion amerikan qė financon kėrkimet nė nivele mikro, lanēoi njė konkurs pėr studime mbi kohėn, me pjesėmarrjen e mė shumė se 130 akademikėve nga e gjithė bota, mes tė cilave disa prej emrave mė tė spikatur tė fizikės teorike. Propozimi i Rovellit ishte ndėr mė radikalėt, por edhe shumė tė tjerė luanin me idenė qė koha nuk ekziston. Propozime tė tjerė kėrkonin njė ripėrcaktim tė kohės mė shumė se sa njė shkatėrrim tė saj. Por tė gjithė binin dakord nė njė pikė: pėr tė mbėrritur nė njė teori qė tė shpjegojė mė nė fund tė gjithė fenomenet e Universit, fizikanėt do tė jenė tė detyruar tė kthejnė mbrapsht konceptin e kohės si njė ēorape.

E mendon kėshtu edhe Giovanni Amelino-Camelia i Universitetit La Sapienza tė Romės, njė tjetėr italian protagonist i fizikės teorike botėrore me Doubly Special Relativity e tij “relativiteti dyfish i veēantė”. Ėshtė njė evolucion i teorisė sė Einsteinit, bazuar mbi idenė qė pėrtej shpejtėsisė sė dritės ekziston njė tjetėr konstante absolute nė univers, e ashtuquajtura gjatėsia e Planck, njėsia mė e vogėl e mundshme e gjatėsisė. “Kjo teori nuk nisi me objektivin pėr tė vėnė nė diskutim kohėn, por pa dashur jemi gjendur edhe ne duke pėrshkruar njė univers ku ajo nuk ekziston”, shpjegon Amelino-Camelia: “Edhe kamerdarja e fundit e shpėtimit qė ka hedhur Einstein, ideja qė nė kushte shpejtėsie dhe graviteti tė barabartė, mund tė thuhet nėse dy ngjarje janė tė njėkohshme, humbet. Nė realitet nuk ka mėnyrė pėr ta ditur me siguri”.

Atėherė, prej nga buron perceptimi ynė pėr kohėn? Pėr Rovellin, ėshtė vetėm njė efekt statistikor: ashtu si nxehtėsia dhe mėnyra se si shqisat tona masin shpejtėsinė e molekulave, edhe koha ėshtė njė mėnyrė qė kemi ne qeniet njerėzore pėr tė pėrshkruar ndryshimin, nė mėnyrė tė veēantė transformimet e masės dhe energjisė nė botėn ku jetojmė. “Pėr tė pėrshkruar njė turmė manifestuesish qė sfilojnė nė rrugė, ne themi “manifestimi mbėrriti nė sheshin X”, shpjegon Rovelli duke dhėnė njė shembull. “Por nuk ekziston njė objekt unik “manifestimi”. Ekzistojnė vetėm manifestuesit e veēantė. Koha ėshtė njė nocion kolektiv i kėtij lloji, efikas pėr tė pėrshkruar botėn nė shkallėn tonė. Nėse do tė mund tė njihnim me saktėsi tė gjithė variablat fizike, nuk do tė na duhej”. Pa e kuptuar, shpjegon Rovelli, ne grupojmė disa variabla tė botės, nė mėnyrė tė veēantė ato qė pėrshkruajnė gjendjen e saj termike, dhe vendosim t’i pėrdorim si “orė” pėr tė referuar gjithēka tjetėr. Por ėshtė vetėm njė konvencion. Pak a shumė si paraja, qė nuk ka njė vlerė nė vetvete, por qė mundėson pėrllogaritjen e vlerės sė gjithė mallrave tė tjerė.

Sipas Craig Callender, filozof i Universitetit tė Californias qė ia ka kushtuar tė gjithė karrierėn eksplorimit tė filozofisė dhe fizikės sė kohės, perceptimi ynė pėr tė ėshtė mė shumė njė rezultat i evolucionit, se sa i fizikės. Buron nga fakti qė kemi evoluar nė njė qoshe tė Universit me disa karakteristika qė e bėjnė kohėn konstante dhe tė parashikueshme: shpejtėsi shumė mė tė ulėta se sa ajo e dritės, gravitet pak a shumė uniformė, njė burim energjie konstant si Dielli. “Na duket e mirėqenė qė “tani” do tė thotė e njėjta gjė pėr dy persona nė distancė, ndryshe nga “kėtu”, qė tregon dy gjėra tė ndryshme. Por nėse do tė mendonim qė tė lėviznim me shpejtėsi shumė mė tė larta, koha do tė na dukej subjektive si hapėsira”.

Megjithatė, jo e gjithė fizika ėshtė e gatshme tė lirohet nga koha. Nuk ėshtė gati tė lirohet konkurentja tjetėr e madhe pėr titullin e Teorisė pėrfundimtare, teoria e fijeve. Krijuar nga fizikani italian Gabriele Veneziano nė fundin e viteve Gjashtėdhjetė, kjo teori mbėshtetet mbi mekanikėn kuantike dhe pėrshtat relativitetin atje ku ėshtė e nevojshme, pikėrisht e kundėrta e asaj qė bėn Rovelli.

Tė dy teoritė kanė problemin e madh, ndoshta tė pazgjidhshėm, tė gjetjes sė konfirmimeve eksperimentalė. Amelino-Camelia shpreson qė eksperimente, si ata tė LHC (akseleratori gjigand i grimcave nė Cern, nė Gjenevė), mund tė shohin tė paktėn ndonjė efekt tė largėt indirekt tė fenomeneve nė shkallė shumė tė vogėl. Ndėrkohė qė neutrinėt e famshėm, mė tė shpejtė se sa drita, qė janė vėzhguar nė Laboratorėt e Gran Sasso, nėse rezultati konfirmohet, mund tė hapin njė dritare mbi ekstradimensionet hipotetikė si ata pėr tė cilėt flet teoria e fijeve. Ėshtė rasti tė thuhet qė vetėm koha do tė tregojė kush ka tė drejtė.

 

Focus