Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Kėshtu ecėn njeriu

Shkruan: Kim MEHMETI

      

KĖSHTU ECĖN NJERIU

Monografi kushtuar akademikut Ali Aliu

 

 

 

 

Libri i autorit Kim Mehmeti "Kėshtu ecėn njeriu", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

„Literaturė“

 dhe

www.kmehmeti.com

 

 

 

 

            BUKURI E BRAKTISUR

 

            Ato dhjetėra fshatra tė bregut lindor tė liqenit tė Prespės, sot sikur banohen veē prej heshtjes. Titėrima e saj i ka pllakosur si njė mbulojė e padukshme, nėn tė cilėn fshihen pėrplot fate njerėzorė dhe takim-ndarje qė kanė mbetur tė shėnuara nė thellėsitė e sė kaluarės. Ajo heshtje i ngėrthen nė vete lotėt margaritarė tė nėnave tė pėrmalluara pėr pjellėn e tyre, shtegtuar matanė oqeaneve, por edhe gjithė britmat gazmore tė prindėrve dalė nė oborr tek pėrqafojnė djemtė qė kthehen nga kurbeti. Tė bėhet se heshtja, e jo gurėt, ėshtė ajo qė i mban nė kėmbė ato kulla tė vjetra dhe shtėpitė tė porsandėrtuara buzė liqenit tė Prespės. Kjo heshtje molisėse qė rri varur mbi fshatrat e kėsaj ane tė Prespės, nė tė vėrtetė ėshtė rrėfimi i trishtueshėm pėr tė parėt qė banuan kėto hapėsira, nė njė si pushim tė shkurtėr, qė pasardhėsit e tyre tė niseshin mė tej dhe gjaku i tyre tė degėzohej anembanė botės. Andaj edhe kėto fshatra ngjajnė si vendbanime tė shtegtarėve tė palodhshėm, tė atyre qė kanė ardhur kėtu vetėm pėrkohėsisht dhe sa tė bėhen gati tė vazhdojnė kėrkimin e qetėsisė mė tej; janė ndalur thuajse vetėm sa tė pėrtėrijnė gjakun e fisit qė do tė duhet pastaj tė degėzohet nėpėr shtigjet e botės. Ato kulla tė vjetra dhe pallate moderne, tė porsandėrtuara, por tė mbetura zbrazėt, janė kujtim i largėt i atyre qė foletė familjare i kanė atje ku i ka zėnė muzgu i mbijetesės, atje ku i ka ēuar kali i padėgjueshėm i ngarkuar me ėndrrat pėr ardhmėri mė tė mirė, duke e ndėrlidhur kėshtu zinxhirin jetėsor, qė nga rrėnjėt e tė parėve e deri te presparėt e vegjėl qė tani rriten e jetojnė matanė oqeaneve, nė Amerikė dhe Australi, zinxhir edhe pėr banorėt e rrallė qė nuk kanė shkuar nė kurbet, qė kanė mbetur si rojtarė tė mallit pėr ata qė shkuan, rojtarė, tė cilėt mund t’i takoni rrugėve tė fshatrave tė banuar me shqiptarė buzė liqenit tė Prespės, qė jetojnė tė dyzuar: trupin e kanė kėtu, por shpirtin atje ku shkuan tė dashurit e tyre.

            Fillimshekulli njėzet e njė nė kėto hapėsira ėshtė mė i heshtur se shekujt e mėparshėm, pėrplot luftėra tė pėrgjakura dhe ideologji, qė donin ta shndėrronin njeriun nė numėr, ngjashėm me atė tė tė burgosurve tė pashpresė. Presparėt qė shkuan dhe u shpėrngulėn nėpėr metropolet e botės, kthehen nė kėto hapėsira si shpendė shtegtarė qė duan tė ringjallin kujtesėn pėr foletė e veta, vijnė pėrkohėsisht thuajse vetėm sa tė shijojnė freskinė e mėngjesit, e cila pėrkėdhel kullosėn mbi varrezat e tė parėve tė tyre. Dhe ngulazi ndėrtojnė shtėpi tė reja nė tė cilat askush nuk jeton, pėrpos mallit dhe shpresave tė atyre qė i kanė ndėrtuar, e tė cilėve asnjėherė nuk u vdes ėndrra qė tė kthehen aty ku kanė parė sė pari herė lindjen e diellit dhe rrezatimin e hėnės. Kėto fshatra janė vendbanime tė ēuditshme. Kullat e kėtushme ngjajnė si nyje ku ėshtė ngatėrruar malli i tė mbeturve me tė atyre qė kanė shkuar nė kurbet; ato janė pika ku pėrballen ėndrrat e tė mbeturve me ato tė tė shkuarve dhe ku shpesh pėrzihen lotėt e atyre qė presin t’u kthehen tė dashurit dhe tė ėndėrrimtarėve qė mezi presin tė shohin pėrsėri vendlindjen. Si rrallėkund nė hapėsirat e tjera shqiptare, fshatrat e rrethinės sė Prespės rrėfejnė fatin e shqiptarėve tė mbetur jashtė kufijve tė mėmėdheut tė tkurrur qė mban emrin Shqipėri, mėmėdhe, i cili nga tė katėr anėt kufizohet me shqiptarėt e mbetur jashtė kufijve. Hapėsira prespare rrėfen trishtueshėm pėr shqiptarėt qė kufizohen me vetveten, pėr shqiptarėt qė me dekada kanė jetuar tė ndarė, si ujdhesa tė largėta mbi tė cilat janė pėrplasur valėt e tė njėjtit det kohor. Kėto hapėsira rrėfejnė pėr kohėt kur shqiptarėt nuk kanė mundur tė shohin se ē’ndodh nė brigjet matanė kufirit, ku e ēojnė kombin anijet ideologjike tė Enver Hoxhės, dhe si janė katandisur kėta tė Jugosllavisė sė Titos, ku pas Luftės sė Dytė Botėrore mbetėn edhe presparėt, thuajse veē sa ta plotėsonin atė dymilionėshin shqiptar tė mbetur kėtej arės etnike, tė ndarė sipas vullnetit tė atyre qė vizatonin hartat e pasluftės. Presparėt edhe sot shprehin ndjesinė se sa vrasėse ėshtė pėr njė komb afėrsia e largėt qė e ndan nga rrėnjėt dhe sa e pambrojtur ėshtė bima e rritur nėn hijen e drurit tė huaj. Andaj edhe sot tek ata vėren njė dyshim tė heshtur ndaj asaj qė ndodh nė kohėt e demokratizimit tė shteteve tė porsalindura tė Ballkanit, si edhe nė shpresėn qė bulėzon se kurrė mė nuk do tė rimurohen muret e dikurshėm shtetėrorė qė ndanin vėllanė nga motra dhe nusen e ardhur kėtej nga familjarėt e vet tė mbetur matanė kufirit.

 

            Pjesė nga libri "Kėshtu ecėn njeriu"