KURSE PAGA E JUAJ
Sonte ėshtė vonė . Bisedojmė nesėr .Bisedojmė nė njė kohė tjetėr,
pėr problemet e ditės dhe pėr gjumin tėnd . Ti mos u friko kur fle , makthi
nuk tė ngacmon deri sa bisedon me ėndrrėn...
Nesėr do tė jetė dita e re ,nafaka e re, tepėr herėt pėr tu
zgjuar sot kurse shumė vonė pėr tė fjetur nesėr.
Mė kujtohet dhoma e fjetjes, e errtė, pėrplot me myk.
Sa herė mė zė nata, mė ikėn gjumi, nuk kam kujt ti ankohem, vetėm
njė muzikė e vjetėr e ēon kokėn nga njė qoshe e dhomės, ku kam fjetur dikur
si fėmijė dhe dėgjohet gjėma e tingujve, gjėma qė tė ēon peshė, stė lė
rehat as ti ēelėsh e as ti mbyllėsh sytė.
Njė hije nuk mė lė tė qetė, mė ngacmon, mi prek me gishtat e saj
tė ftohta fijet e flokėve , tani mė tė thinjura.
Kam tė ftohtė . Mė ngrihen eshtrat . Dimri hyn dhe del nga gjumi
im , si nga baladat e lashta, me njė fjalė nuk mė lė tė qetė.
Dielli i skuqur si saēi i gjyshes kur gatuante pėrpeq kurse mua po
mė shndėrron nė acar ky dimėr i mallkuar.
Mi prek ėndrrat, deri sa loti hyn nė shtrat, dhe del nga shtrati.
Ēka tė bėjė me duart e ngrira? Si mund ta pėrqafojė pranverėn kur e ndjej
etjen e acarit?
Pėr ēudi nuk e dua atė dhomė, ku nuk mė zė gjumi, por edhe nuk
mundem pa tė, ēpo ndodh kėshtu me ėndrrat e mia..?
Unė kthehem kėtu pėr tu takuar me fėmijėrinė, me lodrat qė mi
mbaronte im atė, me tė gjitha ato gjėra qė mė mungojnė.
Disi mbrėmė i shpėtova gjumit, kurse sot mė duket tepėr herėt pėr
tu zgjuar.
Kėndesi ende nuk ka zbritur nga ēatia e djegur, kurse ti Zotėri i
fėrkon duart e tua tė pėrlyera.
Kėndelluni nga kjo pije e fortė. Nuk dehet ajri i ndotur nėse bie
shi nė pėrparėsen e ditės, ne do tė mendojmė pak mė esėll pėr tė korrat,do
tė ketė bukė edhe pėr disa vite. Pastaj shohim e bėjmė...
Nuk mbyllen tė gjitha dyert nė jetė, nėse mbyllet njė derė hapet
tjetra, thoshte im at. Ti mos hezito miku im shko tė flesh, gjumin e natės
nuk e zėvendėson ky i ditės, sikurse shtreza qė se zėvendėson shiun..
Kjo dritė qė po ju zgjon nė kohė e pa kohė, kjo energji e
brendshme, nuk buron thjesht nga dėshira e jote ose e imja, ajo e ka diku
tjetėr burimin, zbret nga syri i diellit dhe futet nė vetėdijen tonė deshėm
ne apo nuk deshėm, kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė galaktika komunikon me
qeniet njerėzore, e vetmja mėnyrė qė na mban tė tendosur pėr tė nesėrmen
.
Vetmia nuk ėshtė vetėm e imja, ajo i takon ēdokujt kush ka nevojė
pėr vetmi, hyn nė gjumin e saj dhe me varkėn e etjes i tejkalon tė gjitha
detet qė i dalin pėrpara.
Kur i humb shpresat, fillon tė qajė ose tė bisedojė me pasqyrėn
konkave , pas bisedės sė parė, vjen e dyta, e treta dhe kėshtu me rrallė
pėrfundon ditėn , veshur me njė kėmishė tė bardhė si dėbora e ngrirė e
Sharrit idhnak.
Zotėri , kjo dritė nuk ėshtė drita e juaj, por as e imja, pyete
bretkosėn ajo tė tregon me kėngėn e saj.
Nė ēdo refren mund ta takosh vetveten tė lagur nė shi si njė mace e
ngordhur.
Sot herėt dikush trokiti nė gjumin tim kur isha nė dhomėn e
fėmijėrisė mė besoni, pėr herė tė parė mė zuri gjumi, dhe ja, mė zgjoi njė
trokėllimė e trishtuar, mu kujtuan trokėllimat e dikurshme,
kur vinin ushtarėt e huaj dhe na i grabitnin pulat nėpėr kotece.
Ishin ato kohėra , qė kur mė kujtohen, mė zė frymėn vreri ,zverdhohem
si muret nė lagjen e evgjitėve, diabeti udhėton nėpėr ēdo plagė qė mė ka
mbetur prej asaj kohe...
Pranė portave tė mėngjesit, gjeta njė zarf tė kaltėr , ishte i
kaltėr si qielli i qytetit tim, kaltėrsia qė ta zgjon dashurin e fjetur, ti
ngacmon ndjenjat, qė kanė humbur rrugėn nė kokėn tėnde, kaltėrsia e cila kur
bashkohet me energjinė e trupit tėnd pėrvėlon hemisferėn , ti djeg
flokėt...
Ju ende nuk jeni zgjuar Zotėri, akoma jeni duke fjetur nė retė e
purpurta tė begatisė,kurse unė fle mbi gjethet e fishkura tė skamjes.
Zotėri, mendoni pak mė esėll, pensioni im po tepron nė fund tė
muajit, nuk kam fuqi tė eci deri nė barnatore e tė blejė barėra,kurse ju e
helmoni edhe ajrin e qytetit me automjetet e Juaja,i keni hipur djersės tonė
dhe po na kalėroni,mos harroni Zotėri se njė ditė ju deshėt apo nuk deshėt
do ta dėgjoni hingėllimėn e skamjes, do fillojnė tė gjėmojnė muret, nė tė
katėr anėt e hemisferės...
Boll mė, jemi lodhur,na ka dėrmuar mjerimi,keni hyrė nė gjakun
tonė dhe jeni duke na e thithur palcėn e kurrizit si ushejza,
Mos harroni, pensioni i jonė po na tepron nė fund tė muajit,
kurse paga e Juaj Zotėri po i tejkalon kufijtė e durimit...
GJUMI
Mbi komodinėn e vjetėr i paskan hequr tė gjitha gjėrat e pa nevojshme,
spaska mbetur asgjė kėtu pėr ēka mund tė flasim .
Njė hije e rėnd hyri nė dhomėn e fjetjes deri sa nusja i krihte flokėt
e saja tė shprishura. Mė duket se kjo hije ka njė qėllim jo tė mirė, sa herė
qė hynė nė dhomė zbehen muret, zbehet ēarēafi ,jo nga ndonjė frikė por nga
aroma e padurueshme e saj.
Mė kujtohet kur nė kėtė dhomė kanė fjetur kuajt e drunjtė , ato
lodra fėmijėsh qė na i gdhendte gjyshi me njė biēak tejet arkaik, me dorezė
nga briri i dhisė , sa qė ti lėndonte gishtat nėse gdhendje njė kohė tė
gjatė .
Me xhelozi e ruante gjyshi briskun e tij tė vjetėr,sepse thoshte se
e ka kujtim nga gjyshi i tij,e kam me ja dhėnė edhe babait tėnd nipēe ti mos
u merakos. Ky biēak me qindra vite shkon prej njė gjyshi deri te gjyshi
tjetėr, qė ende nuk ka lindur.
Ruaju mos tė tė mbyten mendimet sepse nuk mundesh me ndalė vrapin e
gjuhės sė etjes , ato pėrherė shkojnė bashkė, kudo i sheh tė strukur nė njė
trastė dhe nuk ndahen askurrė.
Nėse ndoll pėrmbytja e mendimeve, ti mos e lodh kokėn, ēdo
pėrgjigje kėrkoje nė hingėllimėn e ditės, nėpėr xhepat e tua kėrkoje tė
nesėrmen, nėse e kėrkon domosdo do ta gjesh e nėse nuk e kėrkon ti qė nė
start ke humbur ēdo pjesė tė trupit tėnd.
Sot pėr herė tė parė e pamė ekstazėn e eklipsit ,hėna ekzaltohej e
pėrdjegur, fundosej nė gjumin e vetėtimave dhe qante si njė kėrthi.
Ēka do tė bėja unė po mos tė kisha pasur ty,e vetmja gjė qė mė ka
mbetur nga koha e fėmijėrisė ,je ti kali im i drunjtė.
Fli , fli , nata ėshtė pėr gjumė, nėse tė kafshon vetmia, ti shko
deri te fanari, bisedo me dallgėt e detit, mund tė flesh edhe nė djepin e
varkave tė thyera, nėse ke mundėsi hyrė nė ėndrrėn e fijeve tė holla tė
koraleve, aty mund ta gjesh tė kaluarėn e hingėllimės sė kuajve tė egėr,
nėse jo, atėherė, po atė hingėllim, kėrkoje tė kuajt e kuq tė luftės, jam
shumė i bindur se te ato kuaj fshihen edhe hingėllimat e ditės kur e dhunuan
djajtė.
Kij kujdes kur dallgėt tunden nė djepin e detit, ėshtė pak rrezik tė
jesh nė breg i papėrgatitur, tė presin tė papriturat. Sa ora dalin sirenat,
tė marrin me kėngėt e tyre dhe tė fusin nė djepin e shkėmbit.
Ti po harron se sdi not, nė qytetin tėnd nuk ke pasur asnjė lumė,
ke mundur tė notosh vetėm nė grimcat e pluhurit ose tė mbytesh nė djersėt e
diellit kur si saē i pėrskuqur na rrinte mbi kokė...
Sdi a mund tė paramendosh se si mbytet uji . Ajo ėshtė njė mbytje e
tmerrshme , varka fundoset si deti nė ėndrrėn time dhe mė mbytė pa dalė nė
breg.
Disa ditė tė prita nė brendinė e shkumės sė kripu r. Tė prita kur
nuk kisha kohė , kur mė mungonte energjia diellore, kur e dija se ti kurrė
mė nuk do tė kthehesh.
Unė sėrish tė pritja, mė pėlqejnė pritjet kur nuk vjen askush,
vetėm nė ato ēaste mendoj pėr vetveten time, pėr ekzistimin e ajrit qė jam
duke e thithur me mushkrit e mia qė nuk kanė aftėsi as tė marrin frymė, ti
ikėn me shkumėn e mua ma lė vetmin e kripur tė thahem nė kėtė shtrojerė tė
pritjes si peshku i papjekur nė hedhin e diellit.
Asnjė pulėbardhė nuk u kthye nė atdhe . Kjo gjeografi e bredhjes, i
vrau fluturimet e zogjve. Ti mbete fjala e fundit e gjėmės, mbete
mollė sherri nė kujtesė , mbete i vetmuar me vetmin e trokut tė ikur diku nė
hapėsirė.
Mė kujtohet kur i preknim krifat e prera tė kuajve,dita qeshte me
ne, kurse hija qė na pėrcillte nė ēdo hap mbante njė sekret dhe nuk na
tregoi asnjėherė asnjė fjalė.
Flinte nė pluhur duke thithur ajrin nga njė qeskė najloni dhe
kėshtu e mashtronte ditėn .
Kur e kėrkuam gjilpėrėn e merimangės qė e thuri rrjetėn nė
imagjinatėn e shkretėtirės era na tha qė kot po e kėrkojmė etjen , ajo fle
nė gjumin e shkretėtirės, vetėm njėherė nė jetė duket nė bregun e majtėt
lumit dhe e pėrjeton ekzaltimin e dehjes.

Ademi Zaplluzha me bashkėshorten Sulltana nė ekspozitėn e 109 librave tė
botuar deri mė tani.
POR TI NA ERDHE
Humba ēdo interesim se si merr frymė frika . Ishte ditė e hėnė, mė
duket se do tė fillojė mbarė kjo javė.
Nuk prisja se do tė hasja nė shumė pengesa. Mė zuri kolla e keqe dhe
gati se sma nxori shpirtin nga hunda .
Mu duk se ja filloi njė ditė e mbarė dhe ja se ēmė doli si nusja,
dreq me bisht. Erdhėn disa hije dhe na hynė nė shtėpi,dikush i priu deri te
pragu i derės por ishte i padukshėm,erdhėn dhe na e lėnė sherrin pėrpara
dyerve.
Tė hymė apo tė dalim nga beteja . Nuk gjetėm tjetėr rrugė , u
bashkuam me armikun, si ēdo herė edhe kėsaj radhe i dorėzuam armėt dhe e
rrokėm sharkinė e lahutėn, filluam tė vrasin e tė presim koka nė imagjinatėn
tonė tė sėmurė.
Tė hymė dhe tė dalim nga beteja, apo tė mbetemi kėshtu si jemi tė
mjerė , tė pafuqishėm deri nė pa skajshmėri.
Ishte ditė e diel kur tė pash nė kishė apo xhami nuk mė kujtohet
mė, por e diela ka mbetur peng nė kujtesėn time , kur atė ditė dole nė
bejleg i thirre burrat dhe djemurinė tė dalin nė shesh, e dolėn...
Nusja rinte e qėndisur si ēdo nuse . Ti qėndroje i patundur si
lisi, mora vesh se tė kishte kafshuar xhelozia kur kaloje nėpėr flokėt e
ditės .
Atė ēast me mijėra vite u ktheve mbrapa , i zgjate duar kah drita ,
nuk e preke , ece e nuk tė bartėn kėmbėt, tė mundonin lėvizjet e plogėshta
tė frymėmarrjes, tė rrinte nė qafė faji i vjetėr, tė mundonte vetvetja qė
nuk je mė ti nė lėkurėn tėnde por dikush tjetėr kishte hyrė dhe e lėronte...
Disa vite deshėm ta lėrojmė qiellin me dy gishta tė ngritur lartė,
tė nesėrmen zhdukeshin hullitė. Njė nga njė zhdukeshim edhe ne . Zhdukej ēdo
gjė qė e kishte shijen e energjisė qiellore.
Liria na erdhi vetėm atėherė kur filluam ta pėrdorin njėrin gisht .
Ēudi dy gishta kurrė nuk bėnė punė sa bėri vetėm gishti tregues, e shikonte
gishtin dhe e prekte lėfytin e ēezmės qė akoma pikonte njė lloj balsami qė
shėron ēdo plagė.
Uji mė nuk lėrohej as me plor as me lot, ajrin e pastėr tė maleve e
lėronin plumbat, poēari gatuante bukė deltine me lotin e nuseve, loti i cili
ishte shėrues, i cili filloi me na i shėruar plagėt qė ne mendonim se kurrė
nuk do tė shėrohen.
Mendonim ashtu sepse na mungonte uji, na shtrydhėn keq deri sa na e
shterėn palcėn e kurrizit qė nuk lakohej asnjėherė.
Vetėm atėherė, na erdhi nusja jonė krenare, kur u zgjua nga gjumi
shekullor gishti jonė i thyer, kur i hapin sytė vetėdija, qeshėn lisat,
gjethet, qeshi edhe baritė kurrė deri mė atė ēast nuk ja pamė lotin nė vajin
e gurit..
POETI
Kishte kohė qė iku . Nuk la asnjė pinjoll . Ishte , nuk di se sa
vjetori i vdekjes. Ishin mbledhur nė sallėn e teatrit , njerėz tė ēdo
kallėpi, ata tė menēur dhe ata tė tjerė, qė kishin nga njė cilindėr nė kokat
e tyre tullace.
Kjo ditė e diel nuk i pėrngjante ditėve tė tjera tė viti , ishte e
diela e vitit tė brishtė, dita e prerė nė cung me njė sėpatė tė ndryshkur,
dita qė i mbante rropullitė nėn sqetull dhe largohej nga vetvetja.
Salla e teatrit gumėzhinė pėrplot me njerėz mondan . Kishte edhe
nuse sapo tė dala nga duart e floktarit, ose floktari kishte shkuar nėpėr
shtėpia tė klientėve tė rėndėsishėm , po mendoj pėr nga xhepi.
Asnjė re nė qiellin e kristaltė tė Kryeqytetit .
-Sot qenka dita e mrekullueshme zonjė,-i tha njė poet njė gruaje tė
moshuar qė turfullonte si pela e egėr.
Po dita e mirė zotėri, por nuk kemi ardhur kėtu pse ėshtė e
mirė kjo ditė, kėtu jemi as vet nuk di pse, por ja, kemi ardhur njė grumbull
njerėzish tė veshur me leckat e fundit tė modės, e tė ngjeshur me ēmendinė e
paparashikueshme- the zonja nėn hundė dhe u largua pa asnjė fjalė kurse
zotėriu mbeti si njė koēan lakre nė shi.
Pas pak na doli para mikrofonit poeti i dehur,duke folur nėn
hundė vazhdoi nė mėnyrėn e vet tė dikurshėm alla komuniste.
Njė minutė heshtje pėr tė gjallėt nė kėtė sallė se ky poet pėr
tė cilin jemi kėtu nuk ka vdekur, tė vdekur jemi ne, qė nuk kemi as njė
fjalė, jemi njerėz pa fjalė, sepse poetėt nuk vdesin ashtu si nuk vdesin
fjalėt.
Njė heshtje e pllakosi sallėn me zymtėsinė e fjalėve , askush nuk
tha asnjė fjalė, vdiqėn fjalėt para poetit, para se tė dalin nga dhėmbėt
artificialė tė folėsit.
Nuk kishte mė kuptim kjo mbledhje pėrkujtuese, ēdo gjė e humbi
kuptimin, ndoshta ėshtė edhe mė mirė qė ndodhi kėshtu...
Deri sa ishte gjallė poeti, kalonte rrugėve tė Prishtinės pa e vėrejtur
askush, pinte kafen e mėngjesit me vetminė e vet.
Vetėm atėherė kur iku, ne filluam ta ndjejmė boshllėkun qė na la pas.
Filluam ta ndjejmė se edhe ne do tė ikim njė ditė pa pritur e pa kujtuar.
Vetėm nė faqet e fundit tė gazetave do tė lexojmė se vdiq filan
fisteku, poeti i skamjes, i dashurisė sė metropolit, poeti i mjerimit dhe i
gotės, poeti qė pėrpos fjalės qė pat dhe librave asgjė tjetėr nuk la nė kėtė
botė tė pshurrtė, asgjė pėrpos njerėzve mondanė qė bredhin si koēan tė lagur
nėpėr asfaltin me pėrplot shiringa dhe qeska najloni...
|