Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - KALENDARĖT E SHQIPTARĖVE  (2)

Shkroi: Genc KASTRATI

KALENDARĖT E SHQIPTARĖVE  (2)      

       Festa kryesore nė kalendarin e lashtė ishte Kryet e Motmotit apo Kryeviti, qė nė krishterim mori emrin Shėngjergji. Ėshtė lehtė tė gjendet data sepse gjendet 45 ditė pas ditės sė pranverės dhe 45 ditė para solsticit veror. Kjo festė luante tė njėjtin rol sikurse sot Viti i Ri. Zgjaste tri ditė, mė 6, 7 dhe 8 maj.

 

 

            Nė favor tė origjinės ilire tė emrave tė ditėve tė javės flet bestytnia e fortė qė kanė shqiptarėt nė lidhje me ditėt e javės. Robert Elsie tregon se dita e martė konsiderohej si dita mė terse ndėr ditėt e javės, se tė enjteve ishte zakon tė bėheshin dasmat; dikush parapėlqente tė priste thonjtė nė kėtė ditė por askush nuk guxonte tė qepte ndonjėgjė sepse mund tė verboheshin nga krijesa tė mbinatyrshme. Profesor Ukė Xhemaj tregon pėr "tri tė enjte tė bardha" para Shėngjergjit, gjatė tė cilave nuk punonte askush; kėto mbaheshin si ditė pushimi. Spiro Shkurti thotė se konsideroheshin terse ato ditė jave qė pėrmbanin shkronjėn 'r' brenda emrit tė tyre si e martė, e mėrkurė dhe e premte. Sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit, kumbaria dhe vėllazėrimi nuk mund tė lidheshin as tė martėn as tė premten vetėm nė ditėt tjera tė javės. Mark Tirta citon relatorin e Papės, Kerubinin tė ketė shkruar mė 1638: "... nė ēfarėdo dite tjetėr qė u ndodhte ndonjė rrezik, po n'atė ditė mbanin dhe mbajnė festė, dhe thonė: nė kėtė ditė mė ka ndodhė kjo e keqe etj; dhe kėshtu shumė ditė tė tjera tė javės i mbanin dhe i mbajnė festė si tė martėn, tė enjten etj". Edhe Anton Ēetta ka vjelur nė Drenicė njė legjendė me "tri tė Martet" dhe "Martin e madh", tė cilėt shitojnė ata qė punojnė ditėn e martė. Kėta ishin vetėm pak shembuj qė ne sollėm kėtu. Njė pasuri kaq e madhe me tradita dhe misticizėm nė lidhje me ditėt e javės, lė tė hapur mundėsinė pėr njė origjinė pellazgo-ilire (ballkanike) tė emrave tė ditėve tė javės. Edhe Edvin Zhak (Edwin Jacques) ua mvesh pellazgėve shpikjen e emrave tė ditėve tė javės nė shqip. Po kėta emra tė ditėve tė javės kanė arritur edhe nė Indi gjatė periudhės helenistike ku janė pėrkthyer nė gjuhėn vendėse (E. Zerubavel).

 

            Emrat e muajve 45-ditėsh qė janė ruajtur nė popull, kanė kėto kuptime: "Korrik", do tė thotė muaji i tė korrave; "Djegagur", shpjegon vapėn e madhe qė bėhet gjatė kėtij muaji, sidomos nė gjysmėn e parė tė tij, vapė qė djeg gurin; "Vjeshta", vje nga fjala tė vishtat, tė vjelat; "Brymsi" nga fjala brymė; "Ngrijsi" nga ngricat; dhe "Pranvera" apo siē quhet nė formėn origjinale 'prendvera' ėshtė "vera e Prendės", muaji i hyjneshės sė dashurisė.

 

            Nga tė dhėnat e Rrok Zojzit del se i kemi tetė festa kryesore dhe disa festa tė tjera mė tė vogla. Kėto tetė festa i nxjerrim nga fakti qė viti kishte tetė muaj dhe siē dėshmon Rrok Zojzi, secili fillonte e pėrfundonte me ndonjė festė apo me ndonjė datė tė caktuar astronomike, ashtu qė tė parėt e shqiptarėve festonin nė intervale tė barabarta kohore, prej 45 ditėsh.

 

            Me festat ka njė problem, e qė ėshtė zhvendosja e tyre nė data tė ndryshme. Pėr shkak se mungonte kalendari i shkruar, mungonte njė elitė priftėrinjsh qė do t'a mbanin gjallė kalendarin, mungonte praktika e shtimit tė njė dite ēdo katėr vjet siē ėshtė sot 29 shkurti, herė pas here festat loznin nga fenomeni qė pėrfaqėsonin. Thuaja ēdo krahinė ka njė datė mė vete, e si tė mos mjaftonte kjo, kanė ndėrhyrė edhe fetė e ndryshme, kishat e tarikatet, duke krijuar edhe kėto variantet e veta, kryesisht duke  vendosur festat pagane nėpėr datėlindjet e shenjtorėve. Kėshtu detyrė tjetėr e jona nė kėtė shkrim ėshtė tė gjejmė datat e vėrteta tė festave tė lashta. Kėtė do t'a bėjmė lehtė duke u bazuar nė faktin qė ēdo muaj 45-ditėsh fillonte e mbaronte me njė festė. Ne vetėm i numėrojmė nga 45 ditė nga festa nė festė.

 

            Festa kryesore nė kalendarin e lashtė ishte Kryet e Motmotit apo Kryeviti, qė nė krishterim mori emrin Shėngjergji. Ėshtė lehtė tė gjendet data sepse gjendet 45 ditė pas ditės sė pranverės dhe 45 ditė para solsticit veror. Kjo festė luante tė njėjtin rol sikurse sot Viti i Ri. Zgjaste tri ditė, mė 6, 7 dhe 8 maj. Si dukuri kryesore tė Shėngjergjit po numėrojmė: pėrrsheshi me tamėl (qumėsht), flijimi i qengjave, flijat nė saē, dy penjtė e dredhur njėri i bardhė qė shėnon pastėrtinė dhe tjetri i kuq qė shėnon shėndetin dhe forcėn, larja rituale me hithra e gjethe tė ndryshme, kėngė e valle, etj. qė ne po i pėrmendim jo aq pėr informim se sa pėr tė pėrkujtuar lexuesin ngapak. Tri ditėt e Kryevitit nuk bėjnė pjesė nė asnjėrin muaj, por ndahen veēmas dhe sė bashku me 2 ditėt e mesit tė vitit, bėjnė 5 ditė epagomenale qė i plotėsojnė tetė muajt duke bėrė njė vit tė plotė 365 ditėsh.

 

            Dyzetė e pesė ditė pas Kryevitit ėshtė Dita e Verės, apo solstici i verės, kur ėshtė nata mė e shkurtėr e vitit dhe dita mė e gjatė, pra 22 qershori. Njė formė origjinale e kėsaj feste e mbijetuar deri nė ditėt tona ėshtė "festa e tė korrunave" qė e pėrmend Robert Elsie, qė i bie mė 22 qershor. Festa ėshtė krishterizuar nga ana kishės duke marrė emrin Shėn Gjon Pagėzori dhe ėshtė zhvendosur mė 24 qershor. Festa tjera krishtere qė mund tė kenė huazuar ndonjė gjė nga kjo festė janė Shna'Ndou mė 13 qershor, dhe Rrėshajėt qė sillen brenda qershorit, jo nė datė fikse. Pėr Shna'Ndue malėsorėt e veriut bėnin pelegrinazh treditor nė maja malesh, kurse Rrėshajėt kanė marrė emrin nga fjala shqipe rrėshajė qė dmth "gjarpėr i madh" (me etimologji nga fjala rrėshqas) meqenėse qershori ėshtė kohė kur gjarpėrinjtė shumohen. Kjo festė siē do duhej tė ishte nė zanafillė, fillon nė mbrėmje mė 22 qershor, ashtuqė natėn mė tė shkurtėr tė vitit njerėzit e presin nė majė mali, duke festuar pranė zjarreve, me tė ngrėna e tė pira, me kėngė e valle deri sa tė lindė dielli tė nesėrmen mė 23 qershor.

 

            Mė 6 gusht ėshtė Festa e Maleve apo Mesvera sepse gjendet mu nė mes tė stinės sė verės (K. Halimi). Kjo njihet me emra tė ndryshėm sipas krahinave, si: festa e Gjallicės, festa e Runės, festa e Tomorrit; ėshtė krishterizuar si festa e Shėn Mėrisė, dhe ėshtė islamizuar si Aligjyni ndėrsa nė Krujė si festa e Sari Salltėkut. Kjo festohet nė data tė ndryshme, 15 gushti ėshtė ndikim romak sipas Mark Tirtės, Sari Salltėku mė 22 gusht, ndėrsa Aligjyni festohet mė 2 gusht. Data e saktė pėr kėtė festė siē ka qenė nė zanafillė ėshtė mbrėmja e 6 gushtit ndėrsa mė 7 gusht ėshtė dita. Gjashtė ditė para kėsaj feste dhe gjashtė pas kėsaj janė 12 ditėt mė tė nxehta tė vitit, kur njerėzit frikėsoheshin se janė ditė kur dalin fantazmat mė tepėr, apo besohej se siē merrte moti nė kėto 12 ditė ashtu do tė merrte moti nė 12 muajt e ardhshėm. Me kalendarin e sotėm kėto i bien 12 ditėt e para tė gushtit. Kjo festė festohej gjatė natės nė maja malesh, ku ndizeshin zjarre tė vogla sa pėr tė pjekur mishin, merrnin avdes te krojet, i faleshin diellit, flijonin dhi, etj. Karakteristike pėr kėtė festė ėshtė edhe tė sjellurit e masės sė njerėzve pėrreth majės sė malit pėr tri orė rresht nė mesnatė, secili me nga njė qiri nė dorė, qiri i gjatė sa vetė njeriu qė mbarte. Qiriu duhet tė jetė zėvendėsim nga ana e kishės i pishtarit qė pėrdorej mė parė nė paganizm. Kjo festė nė tė kaluarėn u kushtohej zanave dhe ndonjė perėndie tė rrufeve, pasiqė njihet edhe me emrat Festa e Zanave dhe Festa e Bubullimave.

 

            Mė 20 shtator (nata) dhe 21 shtator (dita) i bie festa e Vjeshtės nė kalendarin e lashtė. Kjo del nga llogaria qė bėhet kur masim 45 ditė nga 6 gushti. Kjo ėshtė njė festė qė ka bjerrur shumė, madje duke mos u pėrmendur nė kėtė datė. Ėshtė krishterizuar si dita e Shėn Mėrisė, duke u festuar mė 21 shtator, por njihet dhe si Dita e Bletėve, meqenėse nė kėtė ditė bėhej shitblerja e bletėve (R. Elsie). Njihet edhe si "tė vjelat", siē e pėrmend Rrok Zojzi.

 

            Mė 5 dhe 6 nėntor janė dy ditėt e Mesit tė vitit, qė njihet nė popull si Shmitri. Kjo ka qenė festė shumė e rėndėsishme po aq sa Shėngjergji, por edhe kjo ka bjerrur shumė, duke u ruajtur shumė pak rituale. Kjo festė i kushtohej hyjnisė sė kopeve, qė i ruante ato nga ujqit, dhe ėshtė krishterizuar nga kisha duke i ndėrruar datėn mė 8 tetor nga kisha katolike dhe mė 24-26 tetor nga kisha ortodokse. Pėr kėtė festė ktheheshin bagėtia nga bjeshka, mbilleshin pemė e trėndafila, ndėrsa nė shtėpi gatuheshin dollma dhe ėmbėlsira. Shmitrit i ndizej qiri qė t'ua ruante kopetė nga dėmi i bishės. Dy ditėt e Mesit tė vitit nuk bėjnė pjesė nė asnjėrin muaj, por janė tė ndara veē (ditė epagomenale).

 

            Buzmi ndėrkaq ishte njė festė e madhe qė nuk mjaftohej me njė ditė. Mė 22 dhjetor ėshtė dita e parė e "Brymsit", e njėkohėsisht solstici dimėror, apo nata mė e gjatė e vitit. Pėr tri ditė rresht mė 22, 23 dhe 24 dhjetor, dielli ndalon zbritjen e tij nė horizont, pra lind ēdo ditė nė tė njėjtėn pikė, ndėrsa mė 25 dhjetor ėshtė ajo qė popujt e lashtė e pėrjetonin si "ringjallja e diellit", ndėrsa nė shqip si kullona apo kolendra. Mė 23 bėhej agjėrimi, pra barinjtė fusnin njė guri tė vogėl nė gojė nė mėngjes dhe gjatė gjithė ditės nuk hanin as nuk pinin, deri nė mbrėmje kur ktheheshin nė shtėpi. Mė 24 dhjetor ndizej buzmi nė vatėr, njė cung i madh i prerė enkas pėr kėtė festė. Buzmi festohet me flijime kafshėsh, dhe njė pjesė e madhe e mishit jepet lėmoshė pėr tė varfėrit e njerėzit nė hall.

 

            Mė 4 shkurt pėrfundon "Brymėsi", dhe mė 5 shkurt fillon "Ngrijėsi". Siē e pėrmendėm mė lart njė legjendė u mvesh kėtyre ditėve nė fillim tė ngrijėsit, atė ngrirjen e famshme tė plakės e cila e shau dimrin, pra nė kėto ditė i bien tė ashtuquajturat "plakat"; marsi dhe prilli nė kėtė legjendė janė shtesa tė mėvonshme pas pranimit tė kalendarit julian.

 

 

            Nga ana tjetėr nė mitologjinė shqiptare pėrmenden 12 netėt e dhjetorit e janarit, qė i bien nga 25 dhjetori e deri mė 5 janar. Kėto janė dymbėdhjetė netėt kur sipas besimit dalin ujq-njerėzit (werewolves) nėpėr rrugė. Kėta dreēėn u bien nė qafė grave, shqetėsojnė bagėtinė,.dhe fryma e tyre sjell vdekje sipas besimeve. Por pėr nga vetė natyra ky besim nuk i pėrket aspak kėtyre ditėve. Sepse buzmi ka mė tepėr frymėn e ringjalljes e tė gėzimit, dhe s'kanė tė bėjnė me ujq e me dreēėn, e aq mė pak me frymė tė vdekjes e tė frikės. Duket se ka patur dhe kėtu zhvendosje tė kėsaj date. Kjo traditė pėr mendimin tim, nė zanafillė duhet tė ketė qenė rreth 6 javė mė vonė, pra nė fillim tė shkurtit, e kjo pėr kėto arsye:

            a) sepse fillimi i muajit shkurt ėshtė pjesa mė e ftohtė e vitit, dhe ujqit janė agresivė atėherė kur ėshtė mė ftohtė, prandaj pritet qė ata tė dalin rrugėve a nė vende tjera publike mė tepėr nė kohėn e acartė,

            b) sepse kur zhvendosen kėto "12 ditė tė ujq-njerėzve" nė fillim tė shkurtit, krijojnė njėfarė simetrie me 12 ditėt e gushtit qė i pėrmendėm mė parė; simetria ėshtė dukuri e zakonshme nė kalendarin e lashtė e cila vėrehet lehtė, sepse shumica e dukurive janė simetrike duke pasur nga gjashtė muaj ndėrmjet p.sh.: verė-dimėr, Shėngjergj-Shmitėr, "Djegagur"-"Ngrijės"; ka ngjashmėri edhe nė pėrmbajtje: nė 12 ditėt e dimrit dilkan ujqit, kurse nė 12 ditėt e gushtit dilkan fantazmat!

            c) sepse duke u bazuar nė mitologjinė krahasuese, shohim qė romakėt, njė popull me ndikim tė fortė ilir, dhe me prejardhje nga vetė trojet ilire (Panoni), kishin njė festė ujqish tė quajtur Luperkalia qė i binte mė 15 shkurt, pra edhe festa e kalendarit tė lashtė shqiptar mė 5 shkurt (nata) dhe 6 shkurt (dita), me kėto data i bie mė afėr datės sė lashtė.

 

            Me kėtė festė si duket lidhet edhe festa e krishterizuar e Shėn Vlashit (3 apo 11 shkurt), qė ėshtė mbrojtės i tufave tė bagėtive (R. Elsie), siē duket pikėrisht pėr shkak tė frikės sė pėrhershme nga ujqit. Njė ritual qė mund tė ketė lidhje tė vjetėr me kėtė festė ėshtė edhe Todorja, e cila mbahet nė fund tė shkurtit, tek shqiptarėt e krishterė tė Rekės sė Epėrme (R. Elsie).

 

            Nė fund festa e pranverės qė i bie mė 21 mars (nata) dhe mė 22 (dita). Kjo ka pėsuar zhvendosje tė shumta, mė 1 mars, 14 mars, mė 25 mars, tė njohura me emrat: Dita e verės, Vangjelizmoi, Sulltan Nevruzi, Dita e Zojės, etj. Edhe kjo festė nė zanafillė ka qenė nė datėn e lart-cekur. Kjo festė ka rėndėsi tė madhe nė trevat mesdhetare shqiptare (Shqipėria politike, Opoja, Maqedonia etj), ndėrsa nė Kosovė vetėm kanė kujdes qė tė mos presin drurė nė kėtė ditė sepse ėshtė mėkat, ndėrsa nuk njihet ndonjė festim.

 

            Po japim dhe njė listė tė periudhave tė vitit:

 

            Kryet e Motmotit - 6-8 maj (tri ditė)

            Veror - 9 maj deri 22 qershor.

            Korrik - 23 qershor deri 6 gusht

            Djegagur - 7 gusht deri 20 shtator

            Vjeshtė - 21 shtator deri 4 nėntor

 

            Mesi i Vitit - 5-6 nėntor (dy ditė)

            Dimror - 7 nėntor deri mė 21 dhjetor

            Bryms - 22 dhjetor deri mė 4 shkurt

            Ngrijs - 5 shkurt deri mė 21 mars

            Pranverė - 22 mars deri mė 5 maj

 

            Vėrejtje: Gjatė kėtij punimi keni vėrejtur se emrat e muajve tė kalendarit tė lashtė i kam shkruar me shkronjė fillestare tė madhe dhe i kam futur nė thonjėza, me qėllim qė tė dallohen emrat e muajve tė kalendarit tė lashtė nga emrat e kalendarit tė ri, si p.sh. korrik, djegagur, qė janė nė tė dy kalendarėt, si dhe pranverė e vjeshtė qė janė njėkohėsisht edhe stinė nė kalendarin e ri.

 

 

            Kalendari maqedon

 

            Ky ishte njė kalendar i maqedonėve tė lashtė, qė nė periudhėn helenistike, adoptuan strukturėn e kalendarit babilonas nė mbretėrinė e Seleukėve (W. W. Tarn), dhe strukturėn e kalendarit egjiptian nė mbretėrinė e Ptolemejve, ndėrsa ruajtėn emrat e muajve maqedonė (L. Depuydt).  Kalendari maqedon ka qenė kalendar i pastėr diellor, njė variant lokal i kalendarit tė lashtė shqiptar, por gjatė shekujve IV p.e.s., tok me helenizimin sipėrfaqėsor tė elitės maqedone, ndodhi dhe helenizimi i kalendarit, duke e futur nė pėrdorim edhe ciklin hėnor (lunar), kėshtu kalendari u kthye nė luni-solar (E. Greswell). Ndikimi helen shihet edhe nė emrat e disa muajve si artemision sipas hyjneshės Artemida, muaji panemos qė gjendet edhe nė kalendarėt e ndryshėm tė poliseve helene, etj. Pėrshtatja me kalendarėt aziatikė ka ndodhur ende mė vonė pas pushtimeve tė Lekės sė Madh. Neve na interesojnė emrat e muajve, njė pjesė e tė cilėve gjejnė shpjegim nė shqip ose me emrat e muajve tė kalendarit shqiptar.

 

            Emrat e muajve maqedonė (Calendars in Antiquity...):

 

            Hyperberetaios

            Dios

            Apellaios

            Audnaios

            Peritios

            Dystros

            Xanthikos

            Artemisios

            Daisios

            Panemos

            Loos

            Gorpiaios

 

            Nga kėta emra po veēojmė ata qė mund tė lidhen me shqipen:

 

            Hyperberetaios ėshtė kompozitė ku pjesa e dytė beretaios ka lidhje etimologjike me emrin shqip britmi (C. Malte-Brun). Nė kalendarin e ri shqiptar pėrdoren muajt britmi i parė (shtator), britmi i dytė (tetor) dhe britmi i tretė (nėntor). Muaji hyperberetaios i bie nga fundi i shtatorit deri nė fund tė tetorit.

 

            Dios ėshtė njė emėr i lashtė ilir pėr Zeusin (Aristidh Kolja e lidh me fjalėn shqipe ditė). Kjo shihet edhe tek emri Diona, grua e Zeusit, kulti i sė cilės nė Epir ishte kult shtetėror, dhe shihet nė faktin qė Dios ishte njė muaj autokton nė kalendarin e fisit ilir tė Perrhebėve (A. E. Samuel).

 

            Peritios i bie nė janar-shkurt. Edhe ky ėshtė njė variant i emrit britėm (C. Malte-Brun).

 

            Dystros ėshtė njė muaj qė nuk figuron tek kalendarėt grekė, prandaj mund tė ketė lidhje me shqipen "dyst" = rrafsh apo shesh, por se tani nuk mund tė japim ndonjė shpjegim pėr kėtė emėrtim.

 

            Daisios (maj-qershor) ėshtė emėr mjaft i pėrhapur ndėr ilirė, dhe ka kuptimin "dash". Ndoshta ka lidhje me flijimet e bėra nė atė kohė.

 

            Loos (korrik-gusht), sipas Malte-Brunit shpjegohet me emrin Lonar qė e pėrdorin shqiptarėt pėr korrikun nė kalendarin e ri.

 

            Gorpiaios (gusht-shtator), duhet tė ketė lidhje me fjalėn shqipe 'gjarpėr', 'gjarpij'.

 

            Malte-Bruni pėrmend dhe njė shprehje tė fshatarėve maqedonė 'Krios' tė cilėn ai e lidh etimologjikisht me muajin shqip 'qershor'.

 

            Kalendari iliro-epirot

 

            Ky ishte varianti iliro-epirot i kalendarit lunisolar grek. Ky kalendar pėrdorej nė Ilirinė jugore, Epir dhe nė ishullin e Korfuzit. Mekanizmi mė i vjetėr llogaritės i quajtur "mekanizmi i Antikytherės" nga shekulli I p.e.s. qė shėrbente si kalkulator mekanik pėr njehėsimin e kohės, i gjetur nė detin Egje, punonte sipas kėtij kalendari. Muaji i parė ėshtė emėrtuar sipas qytetit epirot Phoinike (sot Finiqi afėr Sarandės).

 

            Lista e muajve:

            1. Phoinikaios

            2. Kraneios

            3. Lanotropios

            4. Machaneus

            5. Dodekateus

            6. Eukleios

            7. Artemisios

            8. Psydreis

            9. Gameilios

            10. Agrianios

            11. Panamos

            12. Apellaios

 

            Nė regjionin ku pėrdorej ky kalendar, gjendej dhe Dodona, ku mbaheshin ēdo katėr vjet lojėrat sportive tė quajtura Naa (R. Hannah).

 

 

            Kalendari romak (Kalendari i ri apo i sotėm)

 

            Kalendari qė ne pėrdorim sot ėshtė kalendar romak. Nė bazė tė evoluimit tė disa emrave si april-prill dhe august-gusht, ku shihet rėnia e a-sė nga emrat antikė, dukuri qė ka ndodhur nė gjuhėn shqipe (E. Ēabej), mund tė thuhet se ky kalendar ėshtė pėrdorur nga njė pjesė e popullit shqiptar qė nga koha romake, pa ndėrprerje. Muajt e kėtij kalendari kanė vetėm 28, 29, 30 apo 31 ditė. Nė zanafillė kanė qenė muaj hėnorė dhe zgjasnin 29.5 ditė. Ndryshimet e mėvonshme  gjatė kohės antike, kanė bėrė qė muajt e kėtij viti tė mos kenė paralelizėm tė plotė me ciklin hėnor, duke qenė pėr 1-2 ditė mė tė gjatė (R. Hysa).

 

            Muaji i parė i vitit, janari, nė tė kaluarėn ėshtė quajtur kallnor, kallnduer, qė duhet tė vijė nga fjala 'kalendar' (Rr. Zojzi). Emri kollozhek qė ėshtė ruajtur diku-diku, ėshtė huazim nga bullgarishtja. Emri kallndor ėshtė pėrdorur qė nga koha antike.

Muaji i dytė, ėshtė quajtur gjithnjė fruer, fror, qė rrjedh nga lat. februar. Edhe ky duke gjykuar nė bazė tė evoluimit tė emrit, duhet tė jetė pėrdorur nga koha antike.

           

            Muaji i katėrt, prilli, rrjedh nga emri i Afroditės. Kjo hyjneshė me prejardhje pellazge me kuptimin 'afron-ditėn' (A. Kolja), tek mesapėt dhe etruskėt u quajt Aprodita (N. V. Falaski). Nga kjo muaji u quajt Aprilis nė latinisht (W. O'Neil). Dita e parė (1 prill) i kushtohej po kėsaj hyjneshe dhe quhej Veneralia (W. W. Fowler). Kjo nga ana tjetėr tregon pėr njė lidhje apo ngjashmėri mes kalendarit romak dhe kalendarit tė lashtė shqiptar nė kohėn antike, meqenėse prilli ėshtė i vendosur tėrėsisht brenda periudhės kur ėshtė "Pranvera" nė kalendarin e lashtė, qė ne e shpjeguam se rrjedh nga emri i po tė njėjtės hyjneshė (Prenda). Kjo dhe ngjashmėri tjera qė i pėrmendėm, si p.sh ditėt e ujqve nė dimėr dhe Luperkalia romake mė 15 shkurt, Festa e Zanave mė 6 gusht dhe e Dianės romake mė 15 gusht, janė pėrkime qė flasin pėr njė zanafillė tė pėrbashkėt pellazgjike tė kėtyre kalendarėve, ose nė tė kundėrt pėr njė ndikim tė fortė tė ilirėve mbi kulturėn romake.

 

            Muaji romak 'jun', ose u shqipėrua nga ana e popullit si qershor, nė bazė tė qershive, ose nė tė kundėrt siē mendon Malte-Bruni do tė ketė qenė pėrdorur qė mė parė nga iliro-maqedonėt dhe vetėm i ėshtė mbivėnė si emėr muajit romak.

 

            Muaji romak 'jul' tek shqiptarėt u quajt korrik, sepse hynte i tėri brenda asaj periudhe, qė nė kalendarin e lashtė quhej "Korrik".

 

            Muaji gusht ėshtė derivat fonetik i emrit August. Kjo tregon qė ky muaj ėshtė pėrdorur nga shqiptarėt pa ndėrprerje qė nga koha e sundimit romak. Edhe kėtij iu dha emri shqip djegagur.

 

            Muajt shtator, tetor dhe nėntor, ndryshe quhen edhe britmi i parė, britmi i dytė dhe britmi i tretė. Njė formė tjetėr ėshtė vjeshtė (e parė, e dytė, e tretė).

 

            Tetori, nėntori dhe dhjetori, janė quajtur edhe me emra shenjtorėsh: tetori - shmitri, nėntori - shėmhilli, dhjetori - shėndreu, sipas festave qė mbaheshin nė kėta muaj nga ana e besimtarėve tė krishterė.

 

            Emėrtime tė tjera nė shqip qė janė pėrdorur: pėr dhjetorin - dimėror, nėntorin - brymuer apo brymor, etj.

 

            Pėrfundim

 

            Siē shihet kalendari romak nuk ka ndikuar aspak mbi kelandarin e lashtė shqiptar. Madje kjo shihet edhe nė pėrdorimin e tyre paralel, si kalendari i lashtė me emra burimorė shqip (p.sh. Kryet e motmotit) dhe kalendari romak zakonisht me emra krishterė (p.sh. Shėngjergji). Nė tė vėrtetė kalendari i lashtė, siē e shtjelluam mė lart, ka ndikuar nė kalendarin romak nė pėrdorim brenda Shqipėrisė, duke i dhėnė emra shqip disa muajve. Rrjedhimisht, kalendari i lashtė nė formėn e pastėr siē ėshtė ruajtur ėshtė njė pasuri e madhe e folklorit dhe qytetėrimit shqiptar. Ndėrsa kalendarėt e tjerė, iliro-epirot dhe maqedon, si dhe kalenari romak me ndikime nga folklori shqiptar, paraqesin gjithashtu njė pasuri kulturore tė sė kaluarės iliro-shqiptare.

 

 

            Literatura:

 

            1. "The Seven Day Circle: The History and Meaning of the Week", Eviatar Zerubavel

            2. Buletini i Institutit tė Shkencavet, "Gjurmėt e nji kalendari primitiv nė popullin t’onė", Rrok Zojzi, vj. 1949, Nr. 31, fq. 85-112

            3. "Prozė popullore nga Drenica", Anton Ēetta

            4. "Mitologjia ndėr shqiptarė", Mark Tirta, Tiranė, 2004

            5. "The Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture", Robert Elsie

            6. "Kanuni i Lekė Dukagjinit - varianti i Pukės", Xhemal Meēi

            7. "Tradita bujqėsore tė shqiptarėve", Spiro Shkurti

            8. "Fjalor i Astronomisė", Ramazan Hysa, 1978

            9. "The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present" Edwin E. Jacques

            10. "The Greeks in Bactria and India", William Woodthorpe Tarn (faqe 64)

            11. "Civil calendar and lunar calendar in ancient Egypt", L. Depuydt, (faqe 13)

            12. "Origines kalendarię Hellenicę; or, The history of the primitive calendar among the Greeks", Edward Greswell

            13. "Calendars in Antiquity: Empires, States, and Societies", Universiteti Oksfordit, (faqe 257)

            14. "Greek and Roman Chronology: Calendars and Years in Classical Antiquity", Volume 1, Part 7, Alan Edouard Samuel (faqe 84)

            15. "Time in Antiquity", Robert Hannah (90)

            16. "Universal Geography, Or, A Description of All Parts of the World", Conrad Malte-Brun, (faqe 110)

            17. "Pellazgėt, ilirėt, etruskėt, shqiptarėt", Nermin Vlora Falaski, Prishtinė, 2004 (faqe 169, 170)

            18. "Time and the Calendars", William M. O'Neil, (faqe 82)

            19. "The Roman Festivals of the Period of the Republic" W. Warde Fowler, (faqe 67)

            20. "Fjalor i gjuhės shqipe", Instituti i shkencavet, Tiranė, 1954

            21. "Gjuha e perėndive", Aristidh Kolja

            22. "Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve", Aristidh Kolja

            23. Prof. Dr. Ukė Xhemaj, intervistė, http://www.sa-kra.ch/festashengjergj.htm

            24. "Studime gjuhėsore", V, Eqrem Ēabej, Prishtinė, 1975

            25. "Trajtime dhe studime etnologjike", Kadri Halimi, (faqe 300)

 

             Fund

 (1)