Galileo Galilei, mėsonjės i matematikės nė Padua,
do tė demonstrojė doktrinėn e re tė Kopernikut mbi gjithėsinė.
Dhoma e varfėr e Galileut nė Padua. Mėngjes. Njė
ēunak Andrea i biri i zonjės sė shtėpisė, i sjell Galileut njė gotė me
qumėsht dhe njė franxhollė.
Galilei (lahet ėshtė xhveshur lakuriq gjer nė
brez, turfullon, ėshtė nė qejf).
Vėr qumėshtin mbi tryezė, por mos i prek librat.
Andrea - Nėna thotė qė duhet tė
paguajmė shitėsin e qumėshtit. Ndryshe do pritet, zoti Galile, kur tė bėjė
njė rreth e rrotull shtėpisė sonė.
Galilei - Duke qeshur duhet tė
thuash prit kur tė pėrshkruaj njė Andrea.
Andrea - Makar dhe ashtu, si tu
pėlqejė, vetėm se, siē tė thuash po tė mos e paguajmė, atėherė ai zoti
Galilei do tė pėrshkruajė njė rreth rrotullim.
Galilei - Sa kohė qė pėrmbaruesi i
gjyqit, zoti Kambion do tė vijė nga ne si ndonjė fill pe, di tė mė thuash
Andre ēlargėsi do tė zgjedh ai vallė mes dy pikave?
Andrea - (Duke u skėrmitur) atė mė
tė shkurtrėn.
Galilei - Mirė diē kam pėr ty. Ja
vėshtro atje pas tabelave tė yjeve.
Andrea - Nxjerr nga pas tabelės sė
yjeve njė model tė madh prej dėrrasave tė sistemit tė Ptolemeut.
Andrea - Ēėshtė kjo?
Galilei - njė astrolab, kjo plaēkė
tregon sikundėr mendonin tė vjetrit se qysh lėvizin yjet rreth tokės.
Andrea - po qysh?
Galilei - po ja ta shikojmė. Dhe
si punė e parė fillo pėrshkrimin.
Andrea - nė mes ėshtė njė gur i
vogėl.
Galilei - Toka
Andrea - Rreth e rrotull janė
njėra mbi tjetrėn ca guaska
Galilei - sa?
Andrea - tetė
Galilei - sferat e kristalta
Andrea - mbi guackat janė ngulur
ca rruzuj...
Galilei - yjet
Andrea - ka edhe ca rripa mbi tė
cilat janė shkruar ca fjalė
Galilei - ēfarė fjalėsh?
Andrea - emra yjesh
Galilei - pėr shembull?
Andrea - rruzulli i poshtėm, qėnka
hėna. Kėshtu shkruan kėtu. Ai nė majė Dielli.
Galilei - Hė dhe tani vėre diellin
tė lėvizė.
Andrea - (i lėvizi sferat) qėnka
gjė e bukur fort. Vetėm se kėshtu sikur u mbyllėn brenda.
Galilei - (duke u fshirė) po kėtė
ndjeva edhe unė kur e pashė kėtė plaēkė pėr herė tė parė. Kėtė ndiejnė,
kėshtu si ne edhe ca tė tjerė (I vėrvit Andreas peshqirin qė ti fshijė
kurrizin). Mure sfera dhe palėvizshmėri. Pėr dy mijė vjet me radhė njerėzimi
ka besuar qė dielli si edhe tė gjitha yjet e qiellit vėrviteshin rreth tij.
Papa, kardinalėt, princat, dijetarėt, kapidanėt, tregtarėt, e gjer edhe
shitėsit e peshkut dhe nxėnėsit e shkollave kujtonin se qėndronin mbi kėtė
rruzull tė kristaltė pa lėvizur. Po tani ne do tė dalim, Andrea qė andej.
Sepse koha e vjetėr vajti e shkoi dhe ēatisi njė kohė e re. Ka njė shekull
qė njerėzimi sikur diē po pret.
Pjesė nga drama: "Jeta e Galileit"
|