Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Dija kur (shpėr) ndahet rritet...

Intervistoi: Blerim RRECAJ

             Intervistė me Adnan Abrashin -NANDA        

 

             DIJA KUR (SHPĖR) NDAHET RRITET...

 

           Nuk mund tė lavdėrohem se jam ndonjė ekspert i profilit tė lartė, por kėto tema i kam si pasion dhe njė pjesė mė tė madhe tė kohės sime (mė se 30 vite) ia kushtoj kėsaj sfere. Pranoj se kėto janė nga pak tema tė ndjeshme dhe pėr nivelin e kulturės sė popullit tone, ende tė pa kapshme sa duhet, andaj, shpeshherė, e posaēėrisht nga fanatikėt religjiozė, ato edhe keqkuptohen dhe keqinterpretohen.

 

    
            Adnan Abrashi ka lindur dhe jeton nė Prizren. Eshtė jurist i diplomuar. Qė nga shkolla e mesme e edhe sot vazhdon tė merret me hulumtime dhe trajtime teorike tė fenomeneve tė ndryshme metafizike, parapsikologjike, mistike dhe dukurive tė tjera tė natyrės paranormale. Deri tash ka botuar veprat “Parathėniet e Nostradamusit” dhe “Nė vorbullėn e jetės” (pjesėn e parė dhe tė dytė). Eshtė mjaft i pranishėm nėpėr shtypin tone tė shkruar me komente, analiza...qė kanė tė bėjnė me aktualitetin politik tė Kosovės dhe shqiptarisė nė pėrgjithėsi... Udhėhiqet nga parimi: “Kurrė mos i besoni atij qė thotė se e kam gjetur tė vėrtetėn, por i besoni atij qė thotė se e kėrkoj tė vėrtetėt”


            1. Pyetja ime e parė dhe fillestare: Ku ishte, ku ėshtė dhe ēfarė bėn Adnan Abrashi?


            Kam lindur mė 21.12.1957 nė Prizren. Shkollėn fillore dhe atė tė mesmen e kam kryer nė vendlindje, ndėrsa mė 1982 kam diplomuar nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės. Me tė diplomuar u punėsova si sekretar i ndėrmarrjes grafike-botuese “RAMIZ SADIKU” nė Prizren. Pėr shkak tė bindjeve tė mija, sikur i cilėsuan atėbotė, nacionaliste dhe irredentiste, nė vitin 1992 pėrjashtohem nga puna si i papėrshtatshėm politikisht. Qė nga vitet e shkollės sė mesme, por edhe sot e kėsaj dite, jam marrė dhe vazhdoj tė merrem si amator me hulumtimin dhe trajtimin teorik tė fenomeneve tė ndryshme metafizike, parapsikologjike, mistike dhe dukurive tjera tė natyrės paranormale. Nė kėnaqjen e kėtij pasioni tim, kam bashkėpunuar me shumė revista. Kam qenė njėri prej themeluesve tė parė tė revistės mujore nė gjuhėn shqipe “Astra”, qė botohej nė vitet e 96 -97 nė Prizren, e vlerėsuar si revistė e parė gjithėshqiptare e specializuar pėr trajtimin e temave tė kėsaj natyre ... Njė kohė tė gjatė, me mjaft sukses kam bashkėpunuar edhe me revistėn “Horoskopi”, qė botohej po ashtu, pas lufte nė Prizren ...

            Aktualisht jam nė marrėdhėnie tė rregullt dhe tė pėrhershme pune. Jam i punėsuar nė cilėsinė e sekretarit nė ndėrmarrjen “Kosovavera” me seli nė Krushė tė Vogėl –Prizren, por, pėr shkak tė pritjes sė privatizimit tė kėsaj ndėrmarrjeje qė e ka statusin shoqėror tė pronėsisė, sė bashku me gjithė punėtorėt tjerė tė punėsuar aty, mė se tri vite lajmėrohemi nė punė vetėm kur paraqitet nevoja. Si me honorar, mė se 6 vite jam i angazhuar nė cilėsinė e producentit nė Tv “Opinion” me seli nė Prizren (njė TV lokale qė shikohet nė tėrė Rrafshin e Dukagjinit dhe pėrmes rrjetit kabllorė, ėshtė e shikueshme edhe nė tėrė territorin e Kosovės)

            Me temat nga kjo fushė, qė nga viti 2004 dhe sot e kėsaj dite, bashkėpunoj me revistėn dyjavore qė editohet dhe botohet nė Prishtinė por edhe shpėrndahet nė diasporė, “Kosovarja”. Aty e udhėheq njė shtojcė speciale nga fusha e mistikės qė quhet syri3. Deri mė tashti kam tė botuar kėto vepra: “Parathėniet e Nostradamusit” dhe romanin “Nė Vorbullėn e Jetės” (Pjesa I dhe II ).

            Edhe pse njėra prej veprave ėshtė prezantim, dhe tjetra e zhanrit artistik roman, pa marrė parasysh se si ato do t’i vlerėsojė kritika e mirėfilltė , gjithnjė nė to kam tentuar ta ruaj njė stil origjinal dhe tė mvetėsishėm. Shkrimet e ndryshme ne formė tė analizave dhe komenteve tė aktualitetit politik kosovar dhe gjithėshqiptar nė pėrgjithėsi, me tė cilat paraqitem shpesh nėpėr disa media tė ndryshme shqiptare, janė vetėm pasion i imi amatoresk dhe asgjė tjetėr. Sikur mund tė vėreni edhe ju vetė, nė to dominon njė stil origjinal i rebeluesit pėrherė opozitar. Shpesh ato duken si kolumne, ndonjėherė analiza, pastaj komente, editoriale... e nė tė vėrtetė ato janė tė gjitha nga pak.


            2. Jeni njėri prej atyre qė jeni marrė edhe me tė ashtuquajturėn filozofi e jetės ose tė ashtuquajturat rryma pozitiviste jetėsore nėse mund tė shprehem kėshtu. Nė kėtė lėmi kontribut kanė dhėnė edhe Daut Demaku, Adem Demaēi e ndonjė tjetėr. Duke pasur parasysh thėnien se "qysh ėshtė vendi bėhet kuvendi" a kemi tė bėjmė me shkrime e trajtesa origjinale apo mė shumė kemi tė bėjmė me "importim" ideshė nga kjo sferė?

 
            Po dhe ky ėshtė pasioni i im mė i madh jetėsor. Pajtohem me vlerėsimin e juaj pėr kėtė lėmi si “rryma pozitiviste jetėsore”, por unė mė me ėndje e quaj si “njohuri ezoterike” apo edhe ndryshe, “metafizika e anės shpirtėrore tė qenėsisė sonė”. Nuk mund tė lavdėrohem se jam ndonjė ekspert i profilit tė lartė, por kėto tema i kam si pasion dhe njė pjesė mė tė madhe tė kohės sime (mė se 30 vite) ia kushtoj kėsaj sfere. Pranoj se kėto janė nga pak tema tė ndjeshme dhe pėr nivelin e kulturės sė popullit tone, ende tė pa kapshme sa duhet, andaj, shpeshherė, e posaēėrisht nga fanatikėt religjiozė, ato edhe keqkuptohen dhe keqinterpretohen. Nga ana tjetėr, po ashtu pranoj se pikėrisht pėr shkak tė mosekzistimit tė njė qasjeje shoqėrore mė racionale ndaj kėtyre temave, shumė sharlatanė praktikė, si gjoja shėrues alternativė, pėr qėllime tė pėrfitimeve personale materiale, me tė madhe e keqpėrdorin kėtė zbraztėsirė tė njė njohjeje tė mirėfilltė. Nė fakt, ata me sharlatanizmin e vetė, qė patjetėr demaskohet dikur si mashtrim, ndikojnė qė tek masat tona tė gjera popullore, kjo lėmi tė kompromentohet. Nė fakt, EZOTERIA, apo sikur e quajtėm ne, “metafizika e shpirtit”, nuk ėshtė vetėm bėrje apo shėrim nga magjia e zezė, shtruarje hajmalish, apo ndonjė budallallėk tjetėr bestyt, ajo ėshtė njė njohuri shumė mė sublime, komplekse, fisnike dhe tejet sublime. Ėshtė inteligjencė dhe intuitė, e cila , pėr tė kuptuarit tonė, kapet si dije me mendje dhe logjikė, por mė tepėr me intuitė. Shprehur mė thjeshtė, ėshtė njė pėrndritje nė formė tė njohjes sė fuqishme qė buron si e vėrtetė nga brendia e qenėsisė sonė hyjnore. Pėrvetėsimin e kėsaj dijeje, apo, thuaja shkathtėsie, nuk ta mundėson vetėm leximi dhe mėsimi i literaturave tė ndryshme nga kjo lėmi, por edhe eksperienca e arritur me kohė dhe pėrmes aplikimit si ushtrim edhe tė disa metodave praktike tė trajnimit tė vetėngritjes shpirtėrore.

            Sikur tė madhin baca Adem, ashtu edhe z. Daut Demakun, i njoh mirė dhe jemi miq tė mėdhenj nė mes vete. Z. Demaku, ėshtė njė krijues i madh letrar shqiptar dhe ai nė Prishtinė me shumė sukses e udhėheq njė shkollė tė veten tė ngritjes shpirtėrore qė quhet “Qendra e Mendimit Pozitiv”. Baca Adem, sikur e dimė tė gjithė, nė rend tė parė ėshtė njė atdhetar dhe njė intelektual i yni i madh; njė i persekutuar politik i ndėrgjegjes qė mė se 28 vite i ka kaluar nėpėr burgjet famėkeqe tė Jugosllavisė sė atėhershme. Sikur tregonte edhe vetė, nė kohėrat dhe momentet mė tė vėshtira tė qėndrimit tė tij nėpėr kazamate, ai shpirtėrisht ju ėshtė kthyer vetes dhe fuqive tė pashtershme tė njė inteligjence hyjnore qė fshiheshin nė tė si qenie, tė cilat fuqi praktikisht fshihen tek ēdo njeri. Ai, si i burgosur, kurajėn pėr kėtė persekutim tė gjatė, pa dyshim, e ka gjetur tek Zoti dhe kontakti hyjnor qė ka pasur rregullisht dhe pandėrprerė pėrmes meditimit dhe lutjeve qė ka bėrė.
            Kėtė mund ta arrij ēdo njeri normal. Vetėm duhet tė di se si duhet t’i ndali mendimet e veta dhe tė qėndroj sa mė gjatė pa menduar nė qetėsi tė plotė. Nė atė gjendje mentale, apo shpirtėrore qė quhet Meditim, nuk funksionon ligji i kauzalitetit. Aty dhe nė atė gjendje tė “ariut” me vetėdėshirė, nuk ke hapėsirė dhe nuk ekziston koha si pėrjetim. Pėrmes kėsaj mėnyre, Baci Adem nė burg e ka zbuluar Zotin nė vete dhe ka kontaktuar rregullisht me tė. M’u kjo ėshtė fshehtėsia e arritjes sė lumturisė sė pėrhershme jetėsore, dhe, mbase Baca Adem, e ka arritur atė nė vete.

             Ndoshta m’u ky kuriozitet ka qenė qė unė me tė ta gjejmė gjithnjė njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr kėtė lėmi, por edhe tė mėsoj mjaft nga eksperienca e tij e dėshmuar praktike.
E sa i pėrket, pjesės sė fundit tė pyetjes suaj se, ne qė e trajtojmė teorikisht kėtė fushė, a kemi tė bėjmė me shkrime e trajtesa origjinale apo mė shumė kemi tė bėjmė me "importim" idesh nga kjo sferė, nė kėtė pjesė tė fundit tė pyetjes suaj do t’ ju pėrgjigjem me njė urtėsi tė lashtė kineze e cila thotė: “Malli dhe paraja kur ndahen, ato gjithmonė zvogėlohen, ndėrsa dija kur ndahet ajo rritet”.

            Dija nuk ka kufi dhe ajo si proces brez pas brezi i bartet gjeneratave tė ardhshme kudo qė ata janė. Ajo nuk ėshtė privilegj vetėm e njė populli mė tė ngritur apo mė inteligjent, por ėshtė nevojė dhe pronė e gjithė njerėzimit. Ndėrsa, ne si shqiptar qė merremi teorikisht me kėto njohuri nė Kosovė, kėtė abstraksion, tentojmė t’ia sqarojmė nė mėnyrė sa mė tė kapshme shtresave tona tė gjėra popullore. Nuk di se sa kemi arritur nė kėtė drejtim, por nga shumė letra elektronike qė mė vijnė nga anė e kėnd botės shqiptare, mund tė them se ndjehem tejet i kėnaqur.

            Mė bėhet e paevitueshme qė nė kėtė kontest t’ju them se, pėr kėtė punė qė bėj, kurrė deri mė sot nuk kam kėrkuar para si kompozim material, por shpėrblimi mė i madh pėr mua ka qenė dhe mbetet kėnaqėsia e brendshme qė ndjej nė vete se i kemi ndihmuar dikujt, apo se e kam mėsuar dikė pėr diēka tė mbarė. Sė paku vetėm njė njeri....

 


            3. A besoni shumė nė Zot, dhe a ėshtė Zoti streha e vetme e drejtė dhe e vėrtetė?

            Po, po, patjetėr! Unė kam lindur nė njė familje tradicionale myslimane prizrenase. Nga prindėrit e mij, qė nga fėmijėria e hershme kam marrė mėsimet e para tė etikės islame, por edhe njė mėsim si edukim bazė, se nuk ka fe tė keqe nė botė por ka vetėm besimtar tė kėqij, tė padijshėm dhe injorantė. Gjatė jetės sime, nuk jam kėnaqur vetėm nė mėsimet fesė sime, por me ėndje iu jam pėrkushtuar njohjes sa ma tė madhe edhe tė besimeve dhe feve tjera qė ekzistojnė nė botė. Pra, me pėrpikėri nė vete e kam aplikuar atė sure tė parė nga Kur’ani qė i ka ardhur pejgamberit tonė, Muhamedit a.s., sa qėndronte nė shpellėn “Hira”, qė thoshte: “IKRE” (sė pari mėso, merr dije sa mė shumė dhe tek atėherė bindu dhe beso)

            Unė, besoj nė Zot si: Univers, Inteligjencė e paskajshme, si Dritė hyjnore, si Ligjshmėri e pėrsosur universale harmonike e tė gjitha ekzistencave tona materiale dhe shpirtėrore tė kėtij realiteti qė ne si gjallesė me vetėdijen tonė e pėrjetojmė.

            “Zoti e krijoj njeriun nga dheu dhe ia dha shpirtin si shkėndija e dritės sė vet." Kėshtu thuhet nė librat e vjetra religjioze. Figurativisht konstatimi i shprehur ėshtė plotėsisht me vend, sepse njeriu si krijesė fizike racionale ėshtė njė KOSMOS nė miniaturė dhe nė pėrbėrjen e vet ka tėrė strukturėn substanciale tė botės materiale, prandaj, shpeshherė nė literaturėn ezoterikė, ndryshe emėrtohet edhe si "MAKROKOSMOS", ndėrsa pjesa tjetėr irracionale e trupit, ndryshe cilėsohet si shkėndi hyjnore, frymė, potencial i pastėr, dritė...etj.

            Unė besoj fuqishėm se shqisat tona na nevojiten qė ta njohim Zotin jashtė si materie, kurse shpirti ynė na lidh me Zotin si Frymė. Pėr mua, Zoti ėshtė kudo, e nė rend tė parė nė vetė ne.


            4. Jeni i pranishėm edhe me shkrime autoriale nėpėr shtypin tone tė shkruar dhe nėpėr web-faqe elektronike. Nga ky pasion pėr tė shkruar e pėr tė publikuar?


            Pranoj se nuk jam ndonjė analist profesional apo publicist i orientuar. Shkrimet e mia nė formė tė analizave politike tė situatės aktuale nė Kosovė dhe shqiptari nė pėrgjithėsi, i shkruaj thjesht kur mė teket. Si amator, nuk kam obligim profesional qė nė to tė jem formalist dhe rreptėsisht t’ju pėrmbahem standardeve rregullative tė eseistikes, kolumnės, apo ndonjė forme tjetėr tė artikullshkruarjes gazetare. Shkruaj nga zemra dhe me fuqinė e frymėzimit qė mė del aty pėr aty diku nga brendia ime. Shpesh mė duket se dikush tjetėr flet nė mua e unė vetėm daktilografoj. Nga natyra jam rebelues i papėrmirsuseshėm dhe gjithnjė nė kėrkim tė sė vėrtetės. Shpesh, miqtė dhe rrethi i tė njohurve tė mi mė akuzojnė se, gjoja unė nuk i nėnshtrohem autoriteteve tė caktuara , por ju them unė atyre se, pėrkundrazi, nėnshtrimi ndaj autoritetit tė mirėfilltė ėshtė dobėsia ime e sjelljes, por, fatkeqėsisht deri mė sot, shumė pak kam has nė sosh.

 
            5. E thoni atė qė keni pėr ta thėnė, apo ndonjėherė tregoheni pak mė i "kujdesshėm"?


            Po, e them gjithmonė atė ēfarė duhet tė them, por ndonjėherė pranoj se ka momente kur jam nga pak mė i “kujdesshėm”, sikur thoni ju.

            Shpesh ndodh qė nė shkrimet e mia mė vjen t’i shaj edhe banalisht disa politikanė tanė aktual, por, pėr hir tė respektit ndaj lexuesve dhe hapėsirės publicistike tė medieve ku i botoj ato, e pėrmbaj veten....


            6. Njė ditė e juaja e zakonshme, shėtisni, lexoni…?


            Patjetėr, ēdo ditė kah ora 8 e mėngjesit shkoj ta pi kafenė e mėngjesit expresso nė lokalin tim tė preferuar tė lagjes, ku gjej dhe shfletoj me kureshtje tė gjitha gazetat tona ditore; shumė orė kaloj nė internet, sepse jam administrator i njė faqe time personale www.syri3.com; pas dite lexoj ndonjė libėr apo material interesant, ndėrsa prej orės 18,oo – 23,oo, shkoj nė Tv “Opinion”, ku punoj si producent.


            7. Cili jeni ai i "jashtė" letrave si njeri, si bashkėshort, si prind, si gjysh?


            Gjatė tėrė jetės sime kam pasur vetėm njė femėr dhe tė dashur, e ajo ėshtė gruaja ime tė cilėn e kam ende dhe mbase do ta kem deri nė vdekje ...ha, ha, ha...

            Jam babai i dy djemve dhe njė vajze. Tė gjithė ata janė studentė nė Prishtinė.Do tė jem krenar qė, nė rend tė parė, pėrveē dashurisė sė sinqertė dhe njė edukate tė shėndoshė familjare dhe shpirtėrore, asgjė pas vdekjes sime materiale nuk do t’u lė pėr trashėgim. Me fėmijė e mi, kjo dėshirė si duket po mė plotėsohet.


            8. Diēka pėr fund tė kėsaj bisede… ndonjė kėshillė tė urtė e tė vlefshme…

 
            “Kurrė mos i besoni atij qė thotė se e kam gjetur tė vėrtetėn, por i besoni atij qė thotė se e kėrkoj tė vėrtetėt...” Kjo ėshtė edhe parimi im bazė me tė cilin unė udhėhiqem nė jetė...

 

            INTERVISTA integrale e dhėnė revistės dyjavore TUNG.CH, e cila botohet nė Zvicėr.