Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Imagjinata V

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

 

            "IMAGJINATA V"

            8 mars...

 

           E tash unė do ta shumėzojė kėtė, nga kjo dhuratė unė do t'i bėjė dikujt njė dhuratė, nga kjo ndjesi qė e kam marrė unė do ta transmetoj tek tjetri... pse mos tė zgjatet ky zinxhir i dhurimit, pse  tė mos e gėzojmė dikė me njė fjalė tė ngrohtė, tė ėmbėl, me njė buzėqeshje tė ēiltėr, me njė lule, me njė letėr, pse? kur me kėto vetėm rritemi...

       

 

            Duke ecur rrugės nė dorė e mbaja njė lule, njė lule tė bukur, me ngjyrė jashtėzakonisht tė bukur, qė herė-herė e ndjeja atė aromėn qė vetėm njė lule mund tė ta dhurojė dhe, sa mė shumė e ndjeja aq mė shumė shtohej etja ime pėr atė aromė. E mora si dhuratė, bashkė me lulen, bukurinė, aromėn  e saj. E mora edhe ndjenjėn e pastėr tė miqėsisė, e mora edhe ndjenjėn e kujdesit, e mora edhe njė buzėqeshje qė u pėrhapė e erdhi edhe tek unė... M'u dukė se unė dhe ajo lule ishim miqėsuar moti, sepse atė e kam kudo tė vizatuar nė librat, fletoret, letrat qė mė rrethojnė.          

            Eh, duke ecur mu kujtua njė dhuratė tjetėr... Qė sa kohė unė dhe njė “dhuratė” rrimė tė heshtura. Duket sikur ndėrmjet nesh e kemi lidhur njė marrėveshje dhe atė pa fjalė, pa shkronja, pa obligime dhe tė drejta tė dyanshme, pa nėnshkrime, mirėpo prodhon efekte tė vlefshme. Heshtja kėtu flet mė sė shumti. Ajo ėshtė dėshmitare, ajo e vulos kėtė. Por, kjo gjuhė e heshtjes funksionon vetėm nė mes nesh. Sa mirė qė kuptohemi! Sikur tė ekzistonte ky mirėkuptim nė tė gjitha marrėdhėniet nė mes tė njerėzve, sa mirė do tė ishte...sa ndjesi tė mira qė do tė merrnim dhe tė jepnim.

            Sa herė qė ndalem dhe e shikoj ashtu nė heshtje, mė bėhet sikur e dėgjoj njė zė tė harruar, e ndjej njė thirrje nga brenda, e ndjej njė frymėmarrje, e dėgjoj njė fjalė tė pathėnė, e kam tė gatshme atė pikėpyetjen, atė pyetjen pa pėrgjigje…dhe nė mesin e saj e shoh tė formėsuar, e tė vizatuar njė pikėpyetje edhe mė tė madhe!!!

            Nė atė tabelė, nė atė dėrrasė  i shohė tė derdhėn ngjyra tė zbehta vjeshte. E ndjej se si lehtė gjethet e zverdhura heshtazi bijėn njė nga njė, njė shushurimė, njė puhi e lehtė ere i lėkund edhe ato pak gjethe qė kanė mbetur nė degė. Njė qiell me plot re e vranėsira, njė vetėtimė shkreptinė pėr ta zbardhur e errėsuar njėkohėsisht kėtė imazh, dhe papritmas, disa pika shiu ranė pėr ta pėrzier kėtė pamje e pėr ta humb kuptimin e saj! E pas kėsaj ngjyrėn nuk mund t’ia definoj, dhe kėshtu pamjet vazhdojnė tė ndėrrohen - pas kėsaj vjeshte vije njė vjeshtė tjetėr… E unė me njė shikim herė tė mjegulluar e herė tė kristaltė, prapė dalė jashtė pėrmbajtjes sė asaj dhurate, dalė ashtu shpejt e krejt spontanisht, ashtu siē mė iku ajo pėrmbajtje e asaj vjeshte e mbetur me titull "Vjeshtė e artė, vetėm nė Imagjinatėn V". Kėtu iku edhe njė shkronjė....dhe dalė nė kornizat e saj, dalė nė motivin e dhurimit. Dua tė depėrtoj, tė zhytem nė spektrin e ngjyrave tė atij emocioni, mundohem ta ndjej, pa i pėrzier. Dua t'i lė ashtu, krejt natyrshėm si janė derdhur, dhe mundohem brenda vetes t’i gjej ato ngjyra me ato nuanca, por, ato tek unė mungojnė, kanė ikur apo nuk kanė ekzistuar kurrė. Pėr mua kjo ėshtė e panjohur…tė paktėn pėr vetėdijen time! Ndoshta ndėrdija thotė diē tjetėr?!!!

 

 

            Pse jam kaq e lidhur dhe kaq e heshtur me kėtė dhuratė? Nė njė anė e lidhur e nė anėn tjetėr nuk i ofroj bashkėpunim asaj! Ēfarė kontrasti ėshtė ky qė paraqitet? Interesant, sikurse edhe jeta qė ėshtė shumė interesante, enigmatike nė kthesat e saj dhe e ndėrlikuar. Pikėrisht kėtu unė ėshtė dashtė t’i vendos ngjyrat e zemrės - energjinė pozitive ta transmetoj nga thellėsitė e saj. T'i heq ato kornizat, ato rrethojat e ato ngjyra t’i ngjyej nė paletėn e shpirtit tim, t’i pėrziej e t’i kombinoj me llojllojshmėrinė e ndjenjave, ta harkoj ylberin e ndjesive mė fisnike. Aty ėshtė dashtė ta gėrshetoj mallin e nostalgjinė, dhembjen e gėzimin... me brushėn time t'i kapė skajshmėritė e  t’i ofrojė e t’i shkrij, e tė formėsojnė njė mes tė butė, tė ngrohtė. Tė zbres nga lartėsia drejt shkallėve tė realitetit. Ta pranoj e ta pikturoj aktualen ashtu siē ishte nė tėrėsi, pa zbukurime, pa shkėputje, pa ndarje, pa distancė...

            Sa afėr kemi qenė unė e ajo dhuratė, e sa tė zbrazėt kemi mbetur pėr shumė kohė - unė pa fjalė e ajo pa ngjyra. Krijimi ka mbetur pezull nė hapėsirė duke u lėkundur nėpėr retė e imagjinatės... Apo mos ndoshta ėshtė dashtė ta pikturojė urėn me tė cilėn do t’i lidhė dy kohė - atė tė kaluarėn dhe kėtė tė tashmen? Por, ėshtė bėrė njė shkėputje. Diēka ka ra, ėshtė shkėputė, ka ndodhė njė ndėrprerje dhe  nuk kam arrit tek e ardhmja. E tash jam kėtu, kėtu dhe tash. E nga kjo e tashme, ndoshta edhe unė do ta bėjė njė dhuratė. Sot kam marrė brushėn, letrėn, ngjyrat, vullnetin. I kam bėrė ftesė imagjinatės sime kreative dhe ajo mė ėshtė pėrgjigjur, dhe me ardhjen e saj, jam mbėshtetur duke i hedhė ngjyrat aty, aty ku fillon tė rrjedhė energjia ime, aty ku derdhet gėzimi, entuziazmi, malli, shqetėsimi, trazimi… Me kėto ngjyra i jap fund “pushimit tim tė dhunshėm”, i kthehem prapė dashurisė sime shpirtėrore. Sot brushė prapė t’u kam kthyer; sot tabelė prapė t’u kam kthyer; sot ngjyra prapė do t'ju kombinoj, nuk do tė t'ju lė tė ndara ashtu siē keni ndenjur deri me sot, sepse me "shoqėrimin tuaj", duke u shoqėruar e ngjyrat e jetės, ato tė hapurat do t'i tretin edhe ato ngjyrat mė tė zymta qė janė, do t'i japin shkėlqim edhe atij cepi qė ka mbetur me ngjyrė paksa me tė errėt...

            E tash unė do ta shumėzojė kėtė, nga kjo dhuratė unė do t'i bėjė dikujt njė dhuratė, nga kjo ndjesi qė e kam marrė unė do ta transmetoj tek tjetri... pse mos tė zgjatet ky zinxhir i dhurimit, pse  tė mos e gėzojmė dikė me njė fjalė tė ngrohtė, tė ėmbėl, me njė buzėqeshje tė ēiltėr, me njė lule, me njė letėr, pse? kur me kėto vetėm rritemi...

 

 (Autorja ėshtė juriste e diplomuar)