Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen pėrmes
shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime,
mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė
cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim
dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e
Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės,
duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik
tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e
shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u
bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi...
nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni,
Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė
kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė
nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra
mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė
jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do tua
prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e
plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
ILIAZ
BOBAJ
Hyrje
Iliaz Bobaj u lind nė fshatin Lazarat tė Rrethit tė
Gjirokastrės, nė njė familje me tradita atdhetare dhe kulturore.
Shkollėn fillore e filloi nė vendlindje, por e
vijoi dhe e pėrfundoi nė qytetin e Delvinės, ku u shpėrngulėn familjarisht.
Nė qytetin e Delvinės pėrfundoi edhe shkollėn e mesme.
Ka kryer studimet e larta pėr matematikė dhe
fizikė nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Shkodrės dhe nė Universitetin ''Eqerem
Ēabej'', nė Gjirokastėr, po nė kėtė degė.
Ka punuar mėsues nė rrethet e Sarandės,
Delvinės, drejtues shkolle nė qytetin e Delvinės, drejtues i Shtėpisė sė
Pionierit Delvinė dhe gjatė viteve 1992-1997 ka kryer detyrėn e Sekretarit
tė Kėshillit tė Rrethit te Delvinės. Prej vitit 1997 ka emigruar sė bashku
me familjen e tij nė qytetin e Patrės, (Greqi), ku jeton edhe sot. Ėshtė i
martuar dhe ka dy fėmijė.
Me krijimtari letrare ėshtė marrė qė nė bankat e
shkollės, duke botuar nė organet e shtypit tė kohės fabula, poezi, (pėr tė
rritur dhe pėr fėmijė), epigrame, tregime, (pėr tė rritur dhe pėr fėmijė),
pėrkthime dhe publicistikė.
Ėshtė poet, shkrimtar, fabulist, humorist,
eseist, publicist dhe pėrkthyes.
Ėshtė autor i librave:
1. Dora dhe faqja (fabula).
2. Dhelpra dhe gjyqtari (fabula),
3. Jetėn e pres si tė vijė (poezi).
4. 501 fjalė tė urta (fjalė tė urta).
5. Molla e sherrit (fabula).
6. Legjenda e Syrit tė Kaltėr (legjendė pėr
fėmijė).
7. Tregu i fjalės (epigrame).
8. Dino Buzzati ndalohet nė doganė (tregime
satirike).
9. 777 fjalė tė urta (fjalė tė urta).
10. Testamenti i bukurisė (poezi).
11. Rrėfimet e njė nate kthimi (esse).
12. Kali i pushtetit (fabula, poezi satirike,
epigrame).
13. Poezitė e fqinjėve tė jugut (antologji
poetike).
14. Zogjtė e ballkonit tim (poezi pėr fėmijė).
15. Ditėn e artė e shkoj me ty (poezi).
16. Legjenda e Butrintit (legjendė pėr fėmijė).
17. Bota ėshtė e madhe shumė...(poezi pėr
fėmijė).
18. Ėshtė pikėrisht kėshtu (tregime satirike).
Ėshtė autor i disa pėrkthimeve:
1. Ezopi (vepra e plotė,fabula).
2. Harta e grisur (Ali Podrimja, poezi,
greqisht).
3. Plaga e dhjetė me hėnėn (Kalosh Ēeliku,
poezi, greqisht).
4. Nė detin e bukurisė (Panajota Zalloni, poezi,
shqip).
5. Etje pėr qiell, (Panajota Zalloni, poezi
shqip- greqisht).
6. Dashuri nė Butrint (dramė, Dino Kubatis,
shqip).
7. Kėpucėt e Van Gogut, (tregime, Kostas Valetas,
shqip, libėr fitues i Ēmimit Letrar Ndėrkombėtar: Kepi i Shpresės sė Mirė-
Fahredin Gunga, pėr vitin 2011, Prishtinė).
8. Drita e Lesbos (tregime, Kostas Valetas,
shqip).
9. Nėna Shqipėri (dramė, Dino Kubati, shqip)
10. Agim Gjakova (poezi, greqisht).
11. Agim Vinca (poezi, greqisht).
12. Mujo Buēpapaj, (poezi, greqisht).
13. Gjėrat e harruara, Jeton Kelmendi, (poezi,
greqisht).
14. Abedin Pasha Dino, poezitė e tij dhe Dinot e
tjerė (Niko Stylos, studim, shqip).
15. Kavafis- Seferis- Elitis ( antologji
poetike, shqip).
Ka pėrkthyer nė shqip pjesė nga veprat e
autorėve tė mėdhenj botėrorė, (midis tyre edhe nobelist), si: Azis Nesin,
Mark Tuein, Gi Dė Mopasan, Anton Ēehov, Krillov, Sabiel, Xhovani Soresi,
Klod Arno, Jorgos Seferis, Odiseas Elitis, Konstandinos Kavafis, Sapfo, Qiqi
Dhimulla, etj.
Ka pėrkthyer nė gjuhėn greke pjesė nga
krijimtaria e poetėve tė njohur shqiptarė: Ali Podrimja, Agim Gjakova, Agim
Vinca, Mujo Buēpapaj, Kalosh Ēeliku, Jeton Kelmendi, Muharrem Kurti, Mentor
Hoxha, etj.
Krijimtaria e tij letrare ėshtė pėrfshirė nė
disa antologji poetike brenda dhe sidomos jashtė atdheut.
Po ashtu krijimtaria e tij ėshtė botuar nė shqip
dhe nė gjuhė tė tjera nė disa vende tė botės, si nė Angli, Rumani, SHBA,
Greqi, Kosovė, Spanjė, Suedi, Turqi, Itali, Mali i Zi, Maqedoni, Maltė,
Meksisė, Kinė, etj, ku ka marrė edhe ēmime tė ndryshme letrare.
Disa nga librat e tij janė rekomanduar pėr
programin mėsimor nė degėt e gjuhės shqipe nė Universitete brenda vendit dhe
nė degėt e Albanologjisė jashtė vendit.
Boton nė shumė organe (shqip dhe nė gjuhė tė
huaja), brenda dhe jashtė vendit.
Pėrkthen nga gjuhėt :greke, ruse, italiane, angleze.
Ėshtė fitues i mjaft ēmimeve letrare,(brenda dhe
jashtė vendit),pėr krijimtarinė e tij letrare dhe pėr pėrkthime.
Ėshtė organizator dhe pjesmarrės aktiv nė
veprimtari letrare-artistike, si brenda vendit, ashtu edhe nė ato
ndėrkombėtare.
Ėshtė veēanėrisht i lidhur me vendlindjen e tij,
Lazaratin, me atdheun, me hapėsirėn mbarėshqiptare dhe me problemet e
emigracionit shqiptar nė Greqi, duke qenė njėherėsh edhe njė zė i fuqishėm
nė pėrkrahje tė tyre dhe tė problemeve qė ata kanė dhe njė ndėr publicistėt
mė tė njohur dhe mė tė lexuar aty.
Ėshtė Anėtar i Redaksisė sė Gazetės LAZĖRATI dhe
i Plus Gazeta Athina, (gazeta mė e madhe shqiptare nė Greqi).
Ėshtė Anėtar i Shoqatės sė Intelektualėve
Shqiptarė ''FJALA E LIRĖ'',(Londėr).
Ėshtė Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė
Shqipėrisė.
Ėshtė Anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve pėr
Fėmijė dhe tė Rinj tė Shqipėrisė.
Ėshtė Anėtar i Shoqatės sė Gazetarėve
Profesionistė tė Shqipėrisė.
Ėshtė Reporter i Radio Sarandės nė Greqi.
Ėshtė Anėtar i Shoqatės Botėrore tė Shkrimtarėve
(W.P.S).
Ėshtė Anėtar i PEN-CLUB tė Greqisė (nėn kujdesin
e UNESKO-s).
Ėshtė Anėtar Nderi i Shoqatės sė
Shkrimtarėve Shqiptarė Dega e Blertė, Selanik.
Ėshtė Kryetar Nderi i Shoqatės sė
Shqiptarėve tė qytetit te Patrės, Greqi.
Disa nga Ēmimet Letrare tė fituara nga ky autor
janė:
1. Medalje e Artė e UNESKOS, Aleksandri i
Madh, Dega e Greqisė, 2013 dhe nga Shoqata Kulturore Ndėrkombėtare
Kafeneja e Ideve, Salaminė, pėr kontribut tė shquar nė fushėn e
letėrsisė.
2. Ēmimi Special: Leka i Madh, i Lidhjes sė
Shkrimtarėve Shqiptarė tė Maqedonisė, 2010 (Medalje Argjendi).
3. Ēmimi pėr kontribut nė pasurimin e letėrsisė
shqipe, dhėnė nga Lidhja e Botuesve Shqiptarė (2003).
4. Ēmimi i Dytė Kombėtar pėr libret tablloje
muzikore, dhėnė nga Televizioni Shqiptar (1989).
5. Ēmimi i Nderit, dhėnė nga Lidhja Europiane e
Kritikės Letrare (2013).
6. Ēmimi i Parė pėr librin humoristik tė vitit
2012, dhėnė nga Lidhja e Shkrimtarėve Shqiptarė, Maqedoni.
7. Ēmimi Kulturor Letrar, pėr kontribut tė
shquar nė fushėn e letėrsisė, dhėnė nga Shoqata Kulturore Mbarėkombėtare
Ismail Qemali dhe Biblioteka Publike Shefqet Musaraj, Vlorė 2011.
8. Ēmimi: Pėrkthyesi i vitit 2010, dhėnė nga
Lidhja e Shkrimtarėve Grekė Ksasteron dhe revista letrare Qeleno.
9. Ēmimi i Parė, dhėnė nga Shoqata Kulturore
Ndėrkombėtare Kafeneja e Ideve, Salaminė, 2011.
10. Mirėnjohje, pėr kontribut tė shquar nė
fushėn e pėrkthimeve letrare, dhėnė nga Shoqata Studentore Shqiptare
Athinė (2011).
11. Ēmimi i parė, dhėnė nga Galaktika Poetike ATUNIS,
2013.
12. Mirėnjohje pėr kontribut tė shquar nė
Mitingun Poetik tė Gjakovės, dhėnė nga Klubi Gjon Nikollė Kazazi,
Gjakovė, 2014.
13. Ēmimi i Parė nė Mitingun e 50- tė Poetik tė
Gjakovės, 2014.
14. Diplomė Nderi, dhėnė nga Shoqata
Ndėrkombėtare Arti pa kufinj, Sarandė 2014.
1. ME TY
Sa ēel mėngjesi, bėhem tjetėr,
smė mban shtėpia kurrsesi,
mė merr nxitimi, mė nxjerr jashtė,
e di, pas portės mė pret ti.
Midis vetmisė e shkove natėn,
duke dihatur ankth e shpresė,
e gjithė nė pritje e shndėrruar,
gjersa tė vijė sėrish mėngjes.
Dita ėshtė jona: njė parajsė,
qė smund tė na i prekė njeri,
nė dehje rrojmė tė dy bashkė,
sa tė vijė mbrėmja pėrsėri.
Aty pas portės sapo mbėrrijmė,
ti shndėrrohesh, pritje bėhesh prapė,
unė brenda hyj, ku tjetra pret,
ta shkoj me tė natėn e gjatė.
Dyzuar si nė njė legjendė,
jetoj me kėtė rregullsi:
me tjetrėn shkoj natėn e zezė,
ditėn e artė e shkoj me ty.
2. EMRI
E mbaroi Farin e famshėm tė Aleksandrisė.
Mbi gurėt e tij,
gdhendi emrin e vet:
Sostrati, i biri i Deksifanit nga Knida.
Gurėt i veshi me pelerinėn e suvasė,
mbi suva,
shkroi me shkronja tė mėdha emrin e mbretit.
Erdhi dita, suvaja ra,
si lėvozhga prej frytit tė pjekur,
bashkė me tė,
ra edhe emri i mbretit.
Nė Far mbeti emri i arkitektit.
3. TROJA
E patundur qėndron nė histori.
Bie atėherė kur duhet tė ringrihet.
Ngrihet atėherė kur duhet tė bjerė pėrsėri.
4. KALI I EGĖR
E ndanė nga tufa e kuajve tė egėr,
i kufizuan rreptėsishtė lirinė
dhe i mėsuan me durim
mjeshtėrinė e nėnshtrimit,
me mjetet e forta tė dobėsisė sė tyre:
litarin, frerėt, thuprėn, samarin.
Kali kujtonte kohėn e jetuar,
kur ēati kishte qiellin,
me varkat e lehta tė reve mbi krye,
hingėllimėn nė telat e violinės sė ajrit,
ritmin e trokut mbi daullen e tokės,
qė nxirrte nga thundrat yje,
pelat flatruese si fluturat e malit,
mbi mozaikun e butė tė lulnajės.
Gėzimit tė jetės sė shkuar,
i thithte me etje pikėllimin,
aty ku liria e kishte harruar,
tė lidhur me prangat e litarit.
Njerėzit, me kėnaqėsinė e tyre,
reklamonin robėrimin e kalit.
5. PARA VARRIT TĖ FAMILJES SĖ ADEM JASHARIT
Pranė njėri tjetrit rrimė tė dy palėt.
Flasin tė vdekurit.
Heshtin tė gjallėt.
|