Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Hysen Kėqiku

HYSEN KĖQIKU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

HYSEN KĖQIKU

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Hysen Kėqiku, u lind mė 7 qershor 1944, nė Velegllavė tė Dardanės - ish  Kamenicė. Shkollėn fillore e nisi nė vendlindje dhe e mbaroi nė Vaksincė dhe Llojan tė Kumanovės,  gjimnazin nė  Preshevė, kurse gjuhėn dhe letėrsinė shqipe e studioi nė Shkup dhe nė Prishtinė.

            Ėshtė anėtar i Lidhjes sė  Shkrimtarėve tė Kosovės dhe anėtar nderi i Akademisė Evropiane tė Arteve.

 

 

            Veprat:

 

            Poezi pėr tė rritur:

            1. “Nėpėrkėmbėsi” , 1994,

            2.“Dritė mbi Lotin” , 1999

            3. “Melodi e pritjes”  , 2005,

            4. “Vegim i pėrflakur” , kurorė sonetesh, 2009,

            5.  “Nė ty e kam shpirtin”, 2010

            6. “Nė prehėr tė idilit” ,  2013

 

            Dramė:

            1. “Kufij qė preken”, pėr tė rritur, 1997,

 

            Poezi pėr fėmijė:

            1. “Ti dil nga loja”, 1995,

            2. “Ujėvarė e patharė”, 2000,

            3. “Qėndresė me besa-besė”, poemė, 2000,

            4.  “Kujtim malli pėr shkollėn time I”, 2004,

            5. “Kujtim malli pėr shkollėn time II”,  2007,

            6. “Njė atdhe me dashuri”,  2008

            7.  “Rreze pėr ylber” ,  2011

 

            Vepra monografike:

            1. “Velia Glaua ėndėrr e ripėrtėrirė I”,  - monografi, 2001,

            2. “Velia Glaua ėndėrr e ripėrtėrirė II, - gjenealogji 1720-1996”, 2001,

            3. “Psherėtimė pėr tokėn” I, - panoramė letrare, 2004,

            4. Psherėtimė pėr tokėn II, Panoramė letrare, 2015

            5. “Nazif  Pėrlepnica hero nė mes tė heronjve”, monografi, 2008,

            6. “Demir Behluli”, monografi,” 2008,

            7. “Etje e pashuar”,  panoramė letrare, me bashkėautorė, 2010

            8. “Tė tjerėt pėr Demir Behlulin” – pėrzgjedhje shkrimesh, 2011

            9. Kosovė ėshtė deri te Molla e Kuqe” monografi , Kurora Gjilan  2015

 

            Nė gjuhėn rumune:

            ”Melodia e pritjes”, pėrkthyer nga Baki Ymeri, Bukuresht, 2009.

            Ėshtė i pėrfshirė  nė librin me kritika letrare “Kosova literara” tė  Monika Mureshan-kritikė, e botuar nga SHB “Rafet” Bukuresht, 2010

            Me disa krijime letrare ėshtė i pėrfshirė nė antologjinė  “Nuset e fjalės” tė Baki Ymerit, po ashtu nė gjuhėn rumune, nė antologjinė e Luan Malokut:  ”Antologji poetike”, Bukuresht, 2009.

            Hysen Kėqiku jeton dhe vepron nė Gjilan.

 

 



 

 

HULAJĖ E COPĖTUAR

 

Mundimeve nga pagjumėsia

mė vijnė trokitje ritmike

tė zemrės sė pėrgjumur

 

Buklore e dengosur me ngrohtėsi              

dole rreshkėpėrcėlluar 

nga urė e ndezur                             

 

Edhe rrėnja

mplaku relievin

e qėndisur nė fytyrė

 

Nė brendinė

e ndjenjės

e le tė prangosur

ēuditėrisht

 

Pėr t’u shkrehur

nė valė flokėt

e davaritura  erėngriturave

 

Nga hijet e hijesinave

intimiteti i drynosur

kotet nė ėndrrėn e shprishur

 

 

QĖNDISĖ PUTHJET E SKUQURA

 

Ajo sykaltėra

rreshku im

mbetur nė hullinė

e cunguar ligatinave

 

Heq ndryshkun

shtresuar nė shtresime

 

Pėr tė rrezatuar

me ngrohtėsinė

dalė nga afshi

 

Sot

kur nga perėndimi

na vjen

njė fresk i ri

 

-Ai nė mua ka depėrtuar

pėr t’mė  joshur miklimin

 

E Ajo

sykaltėra

qėndisė puthjet

e skuqura 

tė harrimit

 

 

NĖN HIJEN E IDILĖS

 

Nė venerim tė vrojtimit             

rreshku m’ėshtė rreshkur

 

Nėn hirin e zjarrit

flaka

kahmot ėshtė pėrgjumur

 

Afroja  urėt

tė puqen

tok me ngrohtėsinė e fashitur

 

Buklore moj                                      

mė zgjon ndėr valė

e ndėr mote tė bjerrė

 

Atėherė

kur lėbyrem

nga vetėtima

mė vjen ngacmimi

si njė dridhje

vorbull gumzhimi

 

Nė prehėr

si nė djepin e ngrohtė

idili  numėron yjet rreth hėne

 

 

SI LOTI DO TĖ PIKĖ

 

Andej

prapa kodrave tė humbura

nga mjegulla e tretur

shoh ėndrrėn e shprishur

 

Flakė moj

luan me emrin tėnd tė ngrohtė

 

Ruaje  mallin

nė ashkun  brenda   grushtit tė mbyllur

 

Ruaje

tė lutė edhe reja e rrezeve hyjnore

e amshimit

 

Pastaj

le tė rrjedhė  rrjedha

mes lakesave

me katarakte tė etura

 

 Tė ta fal dhurimin

 e blozuar nga skėterra e nxirė

 

 nė maje gjethi

 tok mė pikėn e shiut

 si loti do tė pikė

 

 

NDJENJĖ DHEMBJEJE

 

Zgjimi i larė me djersėn

buluar Lotinave

 

Le ta shuaj etjen

e harlisur nė shkretėtirėn

e gurėve tė blertė

 

Natėn do tė lind

tok me brejtjen

e ofshamave tė zgjuara

 

Pluhuri  i kuq

vegimeve  tė pėrflakura

e mori theqafjen

 

E ti flakėro me flakėn e shpirtit

pėr njė pinjoll

ndjellamirė

 

Bėhu ndjenjė dhembjeje

edhe pėr reliktet e xhubletave

 

Edhe pėr emra tė importuar

pa etimologji tė ēdoganuar...