Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Hyjnore ėshtė tė jetosh pėrherė nė tė tashmen!

Shkruan: Adnan ABRASHI

www.syri3.com

   HYJORJA ĖSHTĖ TĖ JETOSH PĖRHERĖ NĖ TĖ TASHMEN!

                                

           E kaluara ėshtė histori, e ardhmja ėshtė fshehtėsi, e tanishmja ėshtė dhuratė qė na prezantohet. Ose, tė jetosh nė tė kaluarėn, ėshtė kotėsi, tė jetosh nė tė ardhmen ėshtė paqartėsi, ndėrsa tė jesh nė tashmen ėshtė hyjnorja dhe realiteti absolut tė cilės i pėrkasim si qenie mė e pėrsosur nė natyrė.

 

        

 

           

Ndėrtimi i qenėsisė sonė si triadė: trup, mendje shpirt, tanimė as kė nuk e venė nė dyshim. Jemi trup sepse eksitojmė si materie nė realitetin objektiv, jemi mendje sepse mendojmė dhe kjo na formon si qenie racionale, por jemi edhe shpirt, sepse ndėrrohemi nga substanca hyjnore.

           Ndėrtimin tonė si trup, as qė do ta shtjellojmė nė kėtė rast, sepse, shumė njohurit tona ekzakte, atė e kanė studiuar dhe sqaruar nė pėrpikėri. Edhe qenėsia e jonė si mendje, nga njohuria e jonė ekzakte ėshtė prekur pak sa, por ende mbetet si lėmi tė cilės duhet pėrkushtuar edhe mė tepėr.

           Dhe sė fund shpirti: kategoria e pėrkatėsisė sonė qenėsore, e cila pėrpos nė literaturat teologjike dhe atyre tė fshehta tė mėsimet mistike, pėr njohuritė tona bashkėkohore, ende mbetet si njė hapėsirė e errėt dhe racionalisht e pakapshme.

           Sido qoftė, ajo ėshtė prezent dhe njė realitet absolut. Jemi qenie shpirtėrore dhe krijesa tė Zotit. S'ka dyshim pėr kėtė!

           Nė mes tė qenėsisė tonė fizike dhe asaj hyjnore, pėrmendėm mendjen, veprimtarinė e arsyshmėrisė dhe vetėdijesimit pėr ekzistimin tonė. Menja jonė si aktivitet kreativ dhe racional, nė pėrbėrjen e saj ka tė instaluara dy pjesė themelore tė ndėrtimit. Mendjen racionale, apo tė arsyeshme objektive, dhe mendjen irracionale apo tė pavetėdijshme subjektive. E para, gjithnjė ėshtė afėr realitetit fizik objektiv, kurse e dyte, pėrkatėsisė hyjnore. E para vepron me cytjen kah veprimet konkrete aktive tė trupit dhe pjesėve tė saj, ndėrsa e dyta reagon pėrmes intuitės, apo ndryshe parandjenjės si njė sinjal qė buron nga thellėsia e brendisė sonė.

           Mendja jonė si proces aktiv i veprimit, nuk ėshtė e thjesht por tejet e ndėrlikuar dhe nė vete ngėrthen njė sėrė procesesh dhe aktivitetesh tė ndryshme operative vepruese. Qendra fizike e saj ėshtė truri dhe sistemi nervor, ndėrsa vetė procesi i veprimit tė saj tė ndėrlikuar, pėr ne na ėshtė i njohur si proces i tė menduarit.

           Tė ndalemi kėtu, pa hyrė nė detajet komplekse tė ndėrtimit dhe funksionalitetit tė kėtij procesi. Themi se jemi tė arsyeshėm dhe mendojmė? Po!

           Por nėse thjesht pėrqendrohemi nė mendimet tona dhe i bėjmė njė analizė pėrmbajtjes sė tyre, ēfarė do tė vėrejmė? Si e shfrytėzojmė ne kėtė proces? Ta zėmė, ēka mendojmė tani dhe aty pėr aty?

           Patjetėr se mendojmė pėr diēka qė ka ndodhur, ose pėr diēka qė presim tė na vije. Pra, mendojmė pėr tė kaluarėn dhe tė ardhmen. Por, e kemi pyetur veten ndonjėherė, ku ėshtė e tashmja? Jo, jo sigurisht se jo!. Ajo, gati fare nuk ėshtė prezentė nė ne!

           Ne duke u marrė nė mendimet tona me tė kaluarėn dhe tė ardhmen, krijojmė nė vete njė sėrė synime dhe dėshira, qė pėr nga pėrmbajtja janė tė natyrės sė kapshme, por shumica sosh, edhe tė pakapshme pėr realitetin tonė nė tė cilėn gjendemi. Kjo, pėrherė nė mendjen tonė pėrcillet me: frikė, dyshime, brenga nga mė tė ndryshme, hamendje, konfuzione... E shihni? Ne lodhim mendjen tonė tė shėndosh me diēka tė panevojshme dhe tė kotė, sepse, e kaluara kaherė ka pėrendur dhe nuk mundet tė na kthehet mė si realitet, dhe e ardhmja ėshtė diēka e panjohur e cila krijohet dhe sendėrtohet varėsisht nga trysnitė tė mendjes sonė, tė akumuluara pikėrisht sipas ngjyrės sė emocioneve qė ne i kemi sajuar nė momentin e marrjes me to.

 

           Kur, nėse jo tani?

           Mrekullia ėshtė qė tė jemi pėrherė nė tė tashmen, nė gjendjen e qenėsisė tonė tė vėrtetė dhe absolute. Nė kontaktin me hyjnoren dhe inteligjencėn e paskajshme nė tė cilėn ēdo gjė ėshtė e mundshme.
           Pse ėshtė kėshtu?


           Hyjnorja nė ne ėshtė absolutja dhe gjendje e caktuar e ndjesisė sė pėrhershmes dhe tė pa skajshmes, nė tė cilėn nuk ekziston hapėsira dhe koha. Aty ēdo gjė ėshtė tani dhe vetėm tani. Thėnė nė metaforė: ėshtė ėmbėlsirė, dhe vetėm e ėmbla mund tė tretet tėrėsisht nė tė ėmblėn. Pra, e thjesht! Qė tė kemi qasje nė kėtė hapėsirė duhet tė jemi pjesė e saj. Duhet tė"ėmbėlsohemi" duke menduar pėrherė tani dhe vetėm tani. Kėshtu, ne vetvetiu dhe nė mėnyrė automatike tretemi nė "tė ėmblėn hyjnore" gjithėpėrfshirėse. Thamė edhe mė parė: si triadė konstruktive, ne edhe jemi hyjnor, por ērregullimi qėndron nė shkėputjen "me dashje" tė kėtij kontakti.

 
           Ēka duhet bėrė?

           Tė jemi pak sa mė praktik! Si shembull do t'ia filloja me njė tregim nga njė urtėsi e lashtė indiane:
           Pasi Zoti e krijo njeriun, me kohė vėrejti se ai gjithnjė, lypte diēka, ankohej pa ndėrpre, nuk ėshtė i kėnaqur me shumėēka....dhe ishte mėrzitur seriozisht nga kėto veprime tė krijesės sė vetė.

           Kėshtu, njė ditė, AI vendos qė ta braktis njeriun dhe tė fshihet diku. Po ku se? E dinte Zoti, qė kudo tė fshihe, njeriu do ta gjente. Kėshtu, duke shėtitur njė ditė nė mendime, rrugės e takon njė tė urtė. Ai e pyet:

 
-          "Zoti im i madh, sot ju shoh pak sa tė brengosur dhe nė mendime?

-              Po- i pėrgjigjet Zoti tė urtit, dhe ja shpalosur problemin qė kishte.

-           Mos u brengos Perėndi i madhėruar - ja kthen i urti - unė tė tregoj se ku tė fshihesh. Hynė nė brendinė e zemrės sė njeriut dhe ai kurrė nuk do tė kėrkoj aty.

           Sado metaforik ky tregim, ka njė porosi tejet domethėnėse. Ne, Zotin dhe hyjnoren jemi mėsuar qė ta kėrkojmė jashtė nesh, diku larg nė qiell, e ku ta di se ku tjetėr, e realisht, ai ėshtė nė ne dhe i fshehur nė zemrėn tonė. Por, atė, assesi, nuk mund ta gjejmė duke menduar pėr tė kaluarėn dhe pėr tė ardhmen, por, duke qenė nė mendje me tė tashmen. Sepse, Zoti ėshtė tani dhe pėrherė tani. E kaluara dhe e ardhmja janė ēelėsi i gabuar pėr tė hap kėtė derė. Duke qenė tė koncentruar nė tė tashmen, ne komunikojmė me Zotin pėrmes lutjes sė sinqertė pėr dėshirat dhe synimet tona, ndėrsa, Zoti me ne, komunikon pėrmes sinjaleve qė na vijnė nga intuita e jonė (parandjenja e jonė).

            Edhe kėtė konstatim ta sqarojmė me njė metaforė tė thjesht: t'i lutesh Zotit duke u pėrqendruar me mendje nė tė tashmen, ėshtė njėjtė sikur t'i telefonosh ati, ndėrsa sinjalet qė na arrijnė nė vetėdijen tonė pėrmes intuitės, ėshtė njėjtė, sikur Zoti tė tė telefonoj ty.