Nė humanizėm njeriu nuk ka nevojė pėr klerikė, as pėr organizata fetare. As
pėr nėnshtrim. Nė fakt nevojitet vetėm dija e intelektualėve dhe filozofėve
tė mėdhenj humanistė: tė djeshėm dhe tė sotshėm. Humanisti ėshtė njė fakt i
pranishėm, i dukshėm, i prekshėm, i ndjeshėm, me intelekt tė zhvilluar dhe
mund tė besojė vetėm nė fakte tė dėshmueshme.
Jo nė gojėdhėna ku kafshėt flasin, ku gruaja krijohet nga burri, ku burri
pastaj marton vetveten, ku njeriu jeton deri nė 1000 vjet, kur askush, gati
askush nuk dinte as shkrim e as lexim, e as sa ditė i kishte java, muaji apo
viti. Ku vėllai martohet me motrėn. Ku njeriu i pasur, i fuqishėm i blen tė
varfėritė si lopėt e gomarėt!
Ishin pėrralla shumė interesante pėr njeriun e dikurshėm dhe humanisti nuk
ia ndalon askujt ta shndėrrojė trurin nė pajisje memorizimi (USB) pėr
legjendat e Epokės sė Bronzit. Nėse unė sot them se po shkėmbej mendime me
zotin apo me disa perėndi, do tė mė dėrgonin me forcė nė psikiatri pėr
mjekim. Kaq.
Humanizmi nuk lejon cenimin e dinjitetit tė njeriut. Pa marrė parasysh
gjininė, ngjyrėn e lėkurės, origjinėn, gjuhėn, besimin fetar apo vendin e
lindjes. Arsyeja? Njeriu nuk zgjedh asnjėrėn prej tyre vetė. Prandaj
humanisti nuk poshtėron apo urren njeriun pse ėshtė ashtu si ėshtė: unik nė
kėtė univers dhe i papėrsėritshėm.
Nuk ėshtė e lehtė tė jetė njeriu humanist: duhet luftuar brenda vetes edhe
urrejtjen dhe paragjykimet e mėsuara, qė janė kristalizuara nė fėmijėri apo
rini. Pėrpjekja pėr ti mėnjanuar ato ėshtė fisnike, mėnjanimi ėshtė vepėr
intelekti sipėror e njeriut shumė tė urtė.
Racizmi ėshtė rezultat i injorancės sė madhe. Pėr ta luftuar atė, pikė sė
pari duhet pėrmirėsuar arsimin. Pėr rrjedhim, nga arsimi i dobėt vjen edhe
mizogjinia, homofobia dhe shovinizmi. Urrejtja nė pėrgjithėsi ėshtė njė
patologji, e cila dėmton mė shumė urrejtėsin sesa tė urryerin.
Humanizmi si religjion nuk mund tė bėhet kurrė dogmė sepse zhvendoset
pėrpara me pėrparimin e njerizimit. Ai nuk ka nevojė pėr profetė qė
ndihmojnė zotin pėr tė shkruar libra, por ai ka nevojė pėr intelektual tė
mėdhenj, sepse intelektuali humanist, lufton pėr mėvetėsi, drejtėsi, barazi
ku ēdo njeri bėhet autori i jetės: profet e zot i vetvetes pėrmes mirėsisė,
dashurisė, empatisė dhe altruizmit.
Unė nuk kam mundur tė besoj asnjė fe. Ato ndalonin apo ndalojnė edhe sot
dashurinė me njerėz tė feve ndryshme. Dashurinė! Emocionin mė fisnik qė
ekziston. Ata krijojnė grupe, predikojnė veēimin, pėrjashtimin, urrejtjen,
paragjykimin dhe pėrligjin luftėn. Vrasjen e njeriut. E predikojnė tė
besuarit, jo tė menduarit. Jo mėsimin e pėrhershėm, por nėnshtrimin e
pėrgjithmonshėm.
E pastaj, djalli i feve nuk ėshtė aq mizor sa vetė zoti, qė pjek e zien
njerėz nė ferr. Sidoqoftė, ata kanė tė drejtė tė besojnė, humanistėt kanė tė
drejtė tė flasin, tė mendojnė e tė shkruajnė. Ti ndihmojnė edhe ata me
guximin dhe rezultatet e veta. Kėtė ekzistencė, qė po e jetojmė sot, ėshtė
prurje e humanistėve, qė ēliruan shtetin dhe shoqėrinė nga ngufatja e
klerikėve obskurantistė.
Unė nuk kam mundur tė bėhem kurrė pjesė e njė grupi, qė mbyll njeriun nė njė
shpellė si ajo e Platonit, ku mbahet i lidhur si kafsha nė grazhd. Humanisti
ėshtė i lirė, i lirė tė mendojė, tė veprojė, tė dashurojė, tė mėsojė, tė
mėsojė edhe nga gabimet. Tė dashurojė e ridashurojė. Tė ndahet kur nuk ndien
dashuri, por jo tė traumatizojė.
Kam bėrė mjaftė gabime edhe unė nė jetėn time, por jam pėrpjekur tė mėsoj
prej tyre. Prandaj nuk i shoh mė si gabime, por si provime tė kaluara dhe
pėrvojė.
Humanizmi si religjion nuk lejon diskriminimin, as dėmtimin e dikujt; me pak
fjalė, nuk duhet cenuar dinjiteti i tjerėve. I askujt. Humanisti nė fakt
ėshtė Homos Sapiens Superior. Homo Sapiens Plus. Humanisti respekton
dinjitetin e njeriut, kurrė nuk urren. Ai gjithashtu nuk pretendon dominim
dhe posedimin e njeriut.
Thėnia Respekto dinjitetin e njeriut" mė duket si njė fe e plotė, njė fjali
sa njė religjion i pėrkryer, qė nuk ka ekzistuar ndonjėherė nė botė. Kur
respektohet dinjiteti, nuk mund tė keqtrajtohet dikush, as tė sulmohet, as
tė mashtrohet, as tė vidhet, as tė tradhtohet, as tė poshtėrohet, as tė
urrehet, as tė vritet. Thjeshtė nuk mund tė kryhet asnjė vepėr dėmtuese.
Shpesh mė kanė quajtur ateist, edhe pse kurrė vetė nuk e kam thėnė. Nuk
arrija ta pėrkufizoj veten, as ta fusja nė njė kallėp apo kategori, thjesht
sepse nuk e dija se ēfarė feje kisha. Isha dhe jam i lirė. Kur mė quante
dikush ateist, thosha vet me vete, po mė njohka mė mirė se unė vetveten.
Pyetja e kolegut gjerman pardje mė bėri tė pėrsias dhe vėshtroj brenda vetes
pėr tė kuptuar ēfarė feje po mundohesha tė besoj. Ky reflektim ėshtė
pėrgjigje shtesė asaj pyetje, tė cilėn e pashė nga shumė kėnde dhe pasi e
pėrimtova mirė, erdha nė pėrfundim se religjioni im ėshtė vetėm humanizmi
dhe mė mjafton pėr tė jetuar i lumtur.
E profetėt? Humanizmit nuk i duhen profetė, por vetėm humanistė tė mėdhenj.
Ja disa: John Locke, Denis Diderot, Jean-Jacques Rousseau, Voltaire,
Montesquieu, David Hume, Immanuel Kant e shumė tė tjerė. Ata dijetarė janė
udhėrrėfyesit, qė e mundėsuan kėtė epokė digjitale, qė po e jetojmė sot. Te
ne ishin Naim Frashėri, Abdyl Frashėri, Sami Frashėri, de Rada, Fishta,
Konica, Noli dhe Rilindėsit tjerė
Mundesh edhe pa ta. Mjafton ti respektosh postulatet e tyre si parimet
themelore tė humanizmit si religjion: Dinjitetin e Njeriut, Barazinė
Gjinore, Lirinė e Mendimit dhe Besimit, Lirinė e Orientimit Seksual.
Humanizmi demaskon frymėn negative qė shfaqet nė shoqėri pėrmes:
patriarkalizmit, mizogjinisė, homofobisė, racizmit, shovinizmit dhe ēdo lloj
ekstremizmi tjetėr, fetar apo politik.
Moto e humanizmit duhet tė jetė: Liri, Barazi, Vėllazėri, Tolerancė, Empati,
Altruizėm
Feja ime do tė mbetet humanizmi pėr sa kohė perėndia ose perėnditė nuk
shkruajnė personalisht nė gjuhėn time. Nė gjuhėn e huaj, nuk do tė jetė pėr
mua, sepse, nėse ai ekziston, duhet ta dijė se ēfarė jam dhe pse jam ai qė
jam. Nėse nuk e di, atėherė nuk mund tė jetė zot. Nėse nuk shkruan vetė,
atėherė nuk ėshtė.
Uroj tė mos mė flasė e tė mos mė shfaqet mua, pėrndryshe si thashė mė lartė,
sot pėrfundohet nė psikiatri.
Pa monoteizmin kėtė epokė do ta kishim pėrjetuar para 1300 vjetėve, apo edhe
mė herėt. Nga René Descartes (1596 - 1650) deri nė kėtė epokė, kanė kaluar
mė pak se katėr shekuj. Ja ku kemi mbėrri. Te Inteligjenca Artificiale.
Aq pak ėshtė dashur pėr tė arritur kėtu ku jemi. Nga shekulli IV deri nė
shekullin XVIII Europa qe zhytur nė errėsirė tėrėsore. Obskurantizėm quhej
ai terr. Ishin shekujt kur kleri ndalonte tė menduarit dhe prandaj, pėr 13
shekuj sė bashku, kemi mė pak filozofė e dijetarė, (nė fakt asnjė me vlerė)
qė studiohen sot, sesa pesė shekujt e fundit para Epokės sė Krishtit.
Nga shekulli IV, kur krishterimi bėhet fe zyrtare e Romės, deri te Descarti,
shekulli XVII - me tė cilin rilindet filozofia,- kemi dy filozofė kishtarė
qė pėrmenden, por nuk studiohen askund. Pos nėpėr fakultete tė teologjisė.
Thomas von Aquin dhe Anselm von Canterbury.
Nga Talesi, shekulli VII para Krishtit, deri te Hypatia e Aleksandrisė,
shekulli IV pas Krishtit, kemi qindra filozofė. (Hypatian e vranė nė kishė
dhe e bėn copa-copa besimtarėt e krishterė: ajo ishte matematikane,
astronome dhe filozofe, e bija e Theonit tė Aleksandrisė). Edhe Krishtin e
kanė gozhduar fetarėt.
Nga ajo zonjė e madhe e shekullit IV, deri te Elena Lucrezia Cornaro
Piscopia 1646- 1684, nė shekulli XVII nuk do tė kemi asnjė grua
intelektuale. Nė vitin 1678, ajo mori titullin e doktoratės nė filozofi nga
Universiteti i Padovės, duke u bėrė kėshtu gruaja e parė nė histori qė
arriti atė nivel akademik, por nuk e lejoi kisha tė ligjėronte nė fakultet.
Ja ku jemi diku katėr shekuj pas René Descartes-it (1596 -1650) dhe diku tre
shekuj pas intelektuales sė parė, Elena Lucrezia Cornaro Piscopia. Sot
fluturojmė dhe pajisjeve ua mėsojmė tė menduarit.
Religjioni ndaloi filozofinė, artin, poezinė, lojėrat dhe garat olimpike,
shkollat filozofike, teatrot dhe arenat. Librat dhe shkrimet qė pėrmbanin
mėsime kundėr doktrinės zyrtare tė krishterimit digjeshin dhe ndaloheshin.
Kleri dogji e poqi edhe njerėz. Kėshtu feja e shndėrroi popullin nė kope,
dhe ēdo mendim ndryshe, e shpallte herezi, prishje, degjenerim. Ua pat
ndaluar arsimin tė gjithėve, burrave dhe grave.

Pėrfundim
Humanizmi nuk ėshtė vetėm njė mėnyrė e tė menduarit, por udhėrrėfyes moral
pėr tė jetuar njė jetė me kuptim dhe pėr tė kontribuar nė mirėqenien e
shoqėrisė; pėr njė shoqėri tė drejtė, tė lumtur dhe paqėsore pėr tė gjithė.
Me mundėsi tė barabarta. Pėr tė gjithė.
Njė karakteristikė thelbėsore e humanizmit ėshtė respektimi i dinjitetit tė
njeriut. Humanisti vlerėson diversitetet si njė pasuri tė njerėzimit.
Racizmi, homofobia dhe diskriminimet tjera janė pėrthyerje tė injorancės dhe
mungesės sė respektit pėr llojllojshmėrinė njerėzore. Humanizmi merret me
vetėdijesimin e njeriut. Ai kundėrshton dhe refuzon ēdo formė tė
diskriminimit.
Humanisti nuk ka dhe nuk ndjek personazhe mitologjike; humanisti beson nė
aftėsinė e njeriut pėr tė ndėrtuar jetėn dhe pėr tė ndikuar pozitivisht nė
botėn rreth tij. Ai ndjek parimet e lirisė sė mendimit dhe barazisė gjinore,
duke kundėrshtuar patriarkatin dhe tė gjitha format e ekstremizmit dhe
shovinizmit.
Vetėm humanizmi mund tė bėhet religjion universal, global. Besime tjera janė
lokale ose kanė mbetur rajonale. Gradualisht po tkurren dhe do tė harrohen
mu si politeizmi.
Jeto dhe dashuro sipas kohės tėnde, kjo ėshtė maksima ime. Zot i jetės tėnde
je ti vetė. Veprat humane, dashuria dhe respekti ndaj njeriut tė dhurojnė
atribute fisnike, humaniste universale. Do tė jenė mirėnjohės fėmijėt tanė,
gratė tona dhe njerėzit me tė cilit jetojmė kėtė jetė.
Ps. Pasi pėrfundova kėtė sprovė dola pėr njė shėtitje nė park. Aty m'u
kujtua se humanizmin si religjion tė ardhshėm e pat parashikuar historiani i
historisė universale Yuval Noah Harari nė librin e tij bestseller, Homo Deus.
E kisha harruar. Pyetja nga kolegu gjerman qe shtruar befasisht dhe pa
menduar i thashė se i besoja humanizmit. Edhe unė, mė tha ai dhe shtoi:
"Mirė se erdhe nė klubin tonė!"
Nė fakt, nuk thashė asgjė tė re. Ndoshta ishte kaq e rėndėsishme pėr mua pėr
tė kuptuar ēfarė besoja vetė, apo mė saktė, ēfarė mundohem tė besoj. Pra,
nuk qenkam ateist, por i besoj humanizmit dhe profetėt e mi janė
intelektualėt e mėdhenj humanistė! Asgjė e re. Gjithė ato parime dihen. Qysh
nga Revolucioni Francez e kėtej. Thjesht duhet ti besojmė dhe ti zbatojmė
nė pėrditshmėri...
Sidoqoftė, titulli i kėsaj sprove mund tė ishte edhe: Humanizmi si fe: njė
vizion pėr barazi, drejtėsi, empati, liri dhe lumturi globale
|