Sikundėr Iliada, edhe Odisea fillon me njė figurė retorike, me
njė apostrofė. Nė tė dyja poemat, poeti thėrret hyjneshėn, muzėn pėr ti
dhėnė frymėzim tė kėndoj nė tė parėn, mėrinė e Akilit, ndėrsa nė tė
dytėn, bredhjet e pafund e plot rreziqe tė Odisesė.
Epopeja luftarake Iliada ka 24 kėngė (sipas numrit tė shkronjave tė
alfabetit grek) dhe 15.696 vargje, heksametra. Nė tė pasqyrohet viti i
dhjetė, i fundit i luftės para mureve tė Trojės midis heronjve grekė dhe
trojanė. Vepra jep edhe njė pasqyrė tė ngjeshur pėr tė kaluarėn e largėt tė
jetės shoqėrore. Studiuesit thonė se poeti i madh gjenial,
Homeri, Iliadėn e shkroi nė tė ritė e vet, ndėrsa Odisenė kah fundi i
jetės sė tij.
Edhe Odisea ka 24 kėngė dhe 12.103 vargje, heksametra. Nė tė pasqyrohen
bredhjet dhjetėvjeēare tė kryeheroit Odisesė, kthimi nė shtėpi nė ishullin e
Itakės ku e priste gruaja besnike Penelopa dhe i biri Telemaku, si dhe
ndėshkimi i rreptė i atyre qė donin tia merrnin gruan. Poeti flet njėherazi
edhe pėr rreziqet e shumta me tė cilat u ballafaqua gjatė rrugės heroi i
shumėvuajtur dhe mendjemprehtė.
* * *
Lidhur me fatin e Trojės dhe tė heronjve qė morėn pjesė nė luftė, kanė
shkruar edhe autorė tė tjerė, por veprat poetike tė tyre, nuk kanė arritur
deri nė ditėt tona.
Njė prej krijuesve tė panjohur i ka kėnduar dinakėrisė, me ndihmėn e tė
cilės grekėt ia dolėn ta pushtojnė Trojėn. Kėta ndėrtuan njė kalė vigan prej
druri nė tė cilin u fshehėn disa prej luftėtarėve mė trima. Grekėt e lanė
kalin para mureve tė Trojės dhe me anijet e veta u larguan nė ishullin
Tenedos.
Nė njė vepėr tjetėr flitet sesi trojanėt e soditin njė kohė tė gjatė kalin e
drunjtė dhe bisedojnė ndėr vete se ēduhet tė bėjnė me tė. Ndėrkohė,
falltari Laokoon del para turmės dhe u thotė se kali duhet shkatėrruar pa
hamendje. Mbrojtėsja e grekėve, Atena, u thotė trojanėve se kali ėshtė njė
dhuratė e grekėve, duke shtuar se Laokooni gėnjen. Si ndėshkim, ajo i dėrgon
atij dy gjarpėrinj tė llahtarshėm tė cilėt e mbysin atė bashkė me dy fėmijėt
e tij. Nga skena qė panė, trojanėt u tmerruan. Ishin tė bindur se falltari
Laokoon u dėnua si gėnjeshtar, ndėrsa kalin e futėn nė qytet. Natėn, tė
gjithė kishin rėnė nė gjumė tė thellė. Grekėt qė ishin fshehur nė barkun e
kalit tė drunjtė, dolėn qė aty, i vranė rojet dhe ia ēelėn portat ushtrisė
greke. Me tė hyrė nė qytet, grekėt vranė, dogjėn dhe rrėnuan gjithēka. Troja
u mbyt nė gjak dhe u shkrumbua. Disa qė shpėtuan, mezi ia dolėn tė largohen.
Midis tyre, ishte edhe Eneu, djali i hyjneshės Afroditė dhe i Ankisit, njeri
i rėndomtė.
Nė rapsodi tė tjera tė ciklit epik qė kanė tė bėjnė me legjendėn trojane,
flitet pėr luftėn e Akilit kundėr mbretėreshės sė Amazoneve, Pentesilesė, qė
kishin ardhur tu ndihmonin trojanėve. Flitet edhe pėr vrasjen e Akilit nga
Paridi, pėr grindjen ndėrmjet Odiseut dhe Ajaksit se kujt i takonin armėt e
Akilit, pėr vrasjen e Agamemnonit nga gruaja e tij, Klitemnestra dhe nga
dashnori i saj, Egisti. Shumė nga kėto ngjarje u trajtuan mė vonė edhe nė
tragjeditė e tragjedianėve tė mėdhenj grekė.
* * *
Nė Kėngėn I tė poemės sė dytė tė Homerit Odisea bėhet fjalė pėr kuvendin e
perėndive. Ata janė tė shqetėsuar pėr Odisenė, i cili ndonėse kishin kaluar
dhjetė vjet nga mbarimi i luftės sė Trojės, ende nuk po kthehej nė atdhe.
Pas luftės sė Trojės, shumė luftėtarė grekė u kthyen nė atdhe. Por, Odiseu,
me njė grup luftėtarėsh bredh dhjetė vjet rresht nėpėr dete dhe vende tė
ndryshme. Ai ndiqet nga zoti i detit, Poseidoni i zemėruar, tė cilit Odiseu
ia kishte verbuar tė birin ciklopin Polifem. Kėshtu poeti, duke
gėrshetuar fantastiken me realen, poezinė me dramėn, ka krijuar njė roman
madhėshtor nė vargje. Janė vargje tė freskuara nga aroma e njelmėt e detit,
tė ndriēuara nga dritat dhe ngjyrat e bukura tė agimeve dhe tė muzgjeve
mesdhetare.
Subjekti i poemės Odisea ndėrtohet nė tri linja: Bredhjet e pafund dhe
plot rreziqe tė Odiseut; pritja e gjatė dhe plot shqetėsime e Penelopės;
rravgimet e Telemakut pėr tė kėrkuar dhe pėr tė gjetur tė atin. Me
kompozicion qė ka, poema vazhdimisht e mban gjallė kureshtjen e lexuesit.
Nėpėrmjet kėtyre tri linjave hapet njė botė e gjerė, e pasur me ngjarje,
episode dhe tablo tė bukura tė natyrės.
Odisea ėshtė poemė e pritjes sė njė kthimi, qė ska tė sosur. Midis
pritjes dhe kthimit shtrihet ura vigane e mallit dhe e ankthit. Ėshtė malli
dhe ankthi i Odisesė, i Penelopės dhe i Telemakut. Odisea ėshtė poemė
e ėndrrės sė dashurisė. Ėshtė dashuria e Nausikės. Ėshtė poemė e pendimit tė
thellė tė gruas qė rrėmbehet nga pasioni dhe lė vatrėn familjare. Ėshtė
pendimi i Helenės.
Heroi nuk ka mundur tė kthehet nė Itakė, ngase nė ishullin Ogigia, e mbante
rob nimfa Kalipso, e cila kishte rėnė nė dashuri me Odisenė. Mė nė fund, me
urdhrin e Zeusit, ajo e liron heroin.
Nė anėn tjetėr, i biri i Odisesė, Telemaku, vazhdon tė bredhė nėpėr qytete
tė Greqisė pėr tė mėsuar prej luftėtarėve tė tjerė nė dinė gjė pėr babanė e
tij.
Pas ndarjes nga Kalipsoja, Odiseu, i pėrndjekur nga Poseidoni, e vazhdon
udhėtimin e tij nėpėr det. Ngjarjet e sipėrthėna pasqyrohen nė pesė kėngėt e
para tė poemės. Pėr ndodhitė pėrpara episodit me Kalipson, mėsojmė nga
rrėfimi i vetė Odisesė, tė bėrė nė formė digresioni.
Nė kėngėn e gjashtė valėt e detit e flakin heroin nė vendin e feakėve ku
sundon mbreti Alkino. I lodhur dhe i rraskapitur, sapo del nė breg, Odiseu
bie nė njė gjumė tė thellė. E zgjojnė britmat e vajzave tė cilat dėfreheshin
dhe i lanin rrobat nė grykėn e lumit. Midis tyre ishte edhe Nusika, e bija e
mbretit Alkino. Ajo e merr Odisenė dhe e shpie nė pallat ku shtrojnė pėr tė
njė darkė madhėshtore. Rapsodi i oborrit, Domodoku, u kėndon heronjve tė
luftės sė Trojės dhe bėmave tė tyre. Odiseu mėson prej tij se grekėt ia kanė
dalė ta shtinė nė dorė qytetin vetėm me dredhi, duke futur brenda mureve tė
tij kalin e drunjtė, tė njohur me emrin kali i Trojės. Kėnga qė kėndoi
Demodoku e preku thellė Odisenė, autorin e kėsaj dredhie. Atij iu ngjallėn
kujtime tė vjetra, e pushtuan dhembje e brenga, nga faqet i rrėshqitėn lot.
Mbreti Alkino, me tė parė lotėt e heroit, i lutet tė tregojė se kush ishte
dhe ēkishte ndodhur me tė. Odiseu filloi tė tregojė pėr tė gjitha ato qė
kishte pėrjetuar dhe vėshtirėsitė me tė cilat ishte ballafaquar rrugės sė
kthimit pėr nė atdhe, derisa valėt e rrėmbyeshme tė detit tė trazuar e
nxorėn nė ishullin Skeria tė feakėve. Ėshtė njė rrėfim fantastik pėr vende
dhe qenie pėrrallore, si: lestrigonėt njerėzngrėnės, ciklopėt, nimfat,
sirenat. Ai tregon pėr popuj dhe fise tė ndryshme tė pellgut tė Mesdheut,
pėr doket dhe zakonet e tyre. Me plot ngjyra tė gjalla dhe tė larmishme, ai
tregon pėr njė botė mesdhetare, qė nga brigjet e Azisė sė Vogėl deri nė
brigjet greke, qė nga ishujt e Egjeut dhe tė Jonit deri nė Spanjėn e largėt.
Aty shndrit bardhėsia e velave qė rrėshqasin mbi kaltėrsinė e qetė detare,
ngryset qielli, shfryjnė stuhitė dhe trazojnė detin, ndėrsa valėt frikėsuese
duket se do ta pėrpijnė pėr njė ēast lėvozhgėn e drunjtė me tė cilėn
lundronte Odiseu.
Midis dritės dhe errėsirės, midis shpresės dhe vdekjes qė i ngre kurthe
heroit nė ēdo hap tė lundrimit tė tij nėpėr detin e pafund, qėndron pezull
ankthi i pritjes dhe i kthimit. E kanė quajtur poemė tė detit, por
edhe poemė tė pritjes. Pret heroi tė zbret nė brigjet e Itakės, pret i biri
tė atin, gruaja burrin e vet.
Rrėfimi i Odisesė pėr tė gjitha qė kishte pėrjetuar gjatė udhėtimit plot
rreziqe e fatkeqėsi, i preku tė gjithė qė e kishin dėgjuar nė darkėn tė
shtruar pėr nder tė tij. Mbreti Alkino urdhėron qė ta pajisin heroin me
gjithēka tė nevojshme dhe me lundrat e tyre tė shpejta ta shpijnė nė Itakė.
Me tė mbėrritur nė atdhe, Odiseu sė pari takon bariun plak Eumeun. Aty vjen
edhe i biri Telemaku. E bėjnė planin e hakmarrjes dhe nisen pėr nė pallat ku
hanin e pinin bijtė e parisė sė Itakės. Ata i kishin rėnė nė qafė Penelopės
pėr ta detyruar tė martohej me ndonjėrin prej tyre. Pas dhjetė luftimesh tė
pėrgjakshme para mureve tė kėshtjellės trojane dhe dhjetė
vjet odiseade nėpėr dete, sa tė qeta aq edhe tė trazuara, heroi i luftės sė
Trojės iu kthye gruas dhe tė birit. Nga largimi i burrit tė saj, kishin
kaluar plot njėzet vjet. Penelopa nuk e njohu luftėtarin trim, derisa nuk ia
pa vragėn qė kishte pasur nė kėmbė. Poema merr fund me vrasjen e atyre qė
kishin tentuar tia cenonin ndrin trimit.

Veprimi nė Odise zhvillohet brenda dyzet ditėve. Por ngjarjet pėr tė cilat
mėson lexuesi nėpėrmjet rrėfimeve tė luftėtarit trim nė formė digresionesh,
i japin poemės njė hapėsirė tė gjerė kohore dhe hapėsinore. Nė krahasim me
Iliadėn, stili i Odisesė ėshtė mė i shtruar dhe mė i qetė. Kjo bėhet mė
e qartė po tė hiqet njė paralele midis dy heronjve tė tė dy poemave, Akilit
dhe Odisesė.
I pari, Akili, me zemėrimin e tij, ėshtė njė ortek qė lėshohet sė larti dhe
shkatėrron ēdo gjė qė i del pėrpara. Pasi ngihet me hakmarrje, ai qetėsohet.
Por, pas kėsaj ndjen dhimbje pėr fatkeqėsinė e tė tjerėve.
I dyti, Odiseu, nė ēdo situatė vepron ngadalė dhe me menēuri dhe u bėn ballė
fatkeqėsive qė ia shkaktojnė tė tjerėt. Dallimet qė kanė tė bėjnė me
subjektet e poemave kanė pėrcaktuar edhe dallimet nė stilin e shtjellimit tė
ngjarjeve, nė mjetet shprehėse dhe nė karakteret e personazheve.
Odiseu ėshtė njė figurė mjaft reale dhe tokėsore, mė pak e idealizuar se
personazhet e Iliadės. Forcė lėvizėse e bredhjeve tė tij tė gjata dhe plot
rreziqe ėshtė kureshtja, tė cilėn poeti i madh italian i kapėrcyellit tė
Mesjetės dhe shekullit tė ri, Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321) e
ka kėnduar bukur nė veprėn e tij Komedia hyjnore (1307-1321). Dante
thotė: Odiseut, as dashuria pėr tė birin dhe pėr gruan e tij Penelopėn, nuk
mundėn tia shuanin dėshirėn e flaktė pėr tė njohur botėn, vende e njerėz tė
ndryshėm me veset dhe me virtytet e tyre.
Krahas guximit dhe trimėrisė, Odiseu dallohet edhe pėr mendjen e tij tė
mprehtė dhe dinakėrinė. Kjo e ndihmon atė pėr tė krijuar me fantazi situata
dhe mjete rrethanore pėr tu bėrė ballė kurtheve qė i ngrenė nė ēdo hap,
natyra e egėr dhe armiqtė e tij, njerėz dhe hyjni. Pėrvoja jetėsore e ka
shtyrė atė qė tė jetė i kujdesshėm dhe i vėmendshėm ndaj mjedisit qė e
rrethon.
Njė figurė qė tėrheq me bukurinė morale tė saj ėshtė gruaja e
Odisesė, Penelopa, simbol i besnikėrisė bashkėshortore. E menēur,
madhėrisht e qetė dhe plot dinjitet para bijve tė parisė sė Itakės qė i
vardiseshin, ajo qan natė e ditė pėr tė shoqin qė ska tė kthyer.
Megjithėkėtė, si humb dot shpresat se njė ditė burri i saj do tė kthehet.
Pėr besnikėrinė ndaj dashurisė sė saj, ajo e thuri dhe e shthuri pėlhurėn
plot 20 vjet.
Helena e bukur shkaktoi njė luftė pėr dashurinė, ndėrsa Penelopa, me
besnikėrinė e saj, e ka magjepsur ndėr shekuj mbarė njerėzimin.
Njė frymė magjepsėse dhe tė kaltėr si deti, nė thellėsitė e tė cilit
jetojnė, sjellin nė poemė edhe qeniet e mbinatyrshme siē janė sirenat,
Kalipso, Cirēe. Ato kanė rėnė nė dashuri me Odisenė, ndaj pėrpiqen ta mbajnė
rob tė tyre. Kėtė tablo lirike e plotėson sidomos figura shumė njerėzore e
vajzės sė mbretit Alkino, Nausika. Ajo jeton nė njė botė tė pastėr ėndrrash
qė marrin dritė nga ndjenja e dashurisė pėr Odisenė.
Figura tė tjera nė poemė janė edhe djali i Odisesė, Telemaku i cili sla
vend pa kėrkuar pėr ta gjetur tė atin. Figurė e dashur ėshtė edhe skllavi
besnik Eumeu, dadoja plakė dhe e dhembshur Euriklea.
Sa i pėrket anės morale, nė poemė njerėzit qėndrojnė mė lartė se hyjnitė.
Hyjnitė janė plot vese dhe synojnė tu bėjnė njerėzve vetėm tė kėqija.
Cirēja ėshtė e pabesė, ciklopi Polifem egėrsirė qė ha njerėz, sirenat
joshėse dhe tinėzare. Ndaj tyre, poeti mban njėfarė qėndrimi kritik.
Forca e artit tė Homerit qėndron nė gėrshetimin e botės fantastike tė
hyjnive me botėn reale tė njerėzve, nė shkrirjen e tė mbinatyrshmes me
njerėzoren. Kjo ndikon qė tė gjitha ngjarjet tė rrjedhin natyrshėm dhe tė
bėhen tė besueshme e bindėse.
Nė Odise ka shumė motive folklorike qė janė tė njohura edhe nė epikėn
popullore dhe nė pėrrallat shqiptare, si ai i djalit qė niset tė kėrkojė
babanė, motivi i rinjohjes nga ndonjė shenjė e veēantė, ai i verbimit dhe i
vrasjes sė pėrbindėshave qė gllabėrojnė udhėtarė, i sirenave qė i magjepsin
udhėtarėt pėr ti shpėnė drejt vdekjes, i burrit qė i qėllon tė ndodhet nė
dasmėn e tė shoqes etj.
* * *
Poemat homerike janė vepra qė dėshmojnė pėr gjeninė krijuese tė popullit.
Ato kanė edhe rėndėsi historike tė madhe. Janė pasqyrė e gjallė e mėnyrės sė
jetesės, e marrėdhėnieve midis njerėzve dhe e epokės kur kanė ndodhur
ngjarjet e pėrshkruara. Eposi homerik paraqet tablonė e rendit fisnor nė
periudhėn e shpėrbėrjes sė tij. Nė krye tė ēdo fisi qėndronte mbreti
apo vasileusi, siē quhej nė greqishten e vjetėr. Mbreti kishte pushtetin
politik dhe ushtarak. Me autoritet tė plotė, ai i printe ushtrisė nė luftė.
Tė tillė ishin mbreti i Argosit dhe i Mikenės Agamemnoni, mbreti i Spartės
Menelau, mbreti i Itakės Odiseu.
Burim pasurimi i aristokracisė fisnore kanė qenė luftėrat grabitqare dhe
kusaria nėpėr dete, gjė shihet edhe nė poemat e Homerit. Etja pėr plaēkė e
pasuri ishte forca lėvizėse qė i shtyri fiset greke drejt mureve tė Trojės.
Akili i zemėruar me komandantin e pėrgjithshėm tė ushtrisė greke,
Agamemnonin, i cili pa tė drejtė ia rrėmbeu skllaven e bukur, Briseidėn, i
thotė kėtij: Si kryekomandant i ushtrisė, tė takon ty pjesa mė e madhe e
plaēkės, ndonėse barra e luftės sė egėr bie mė tepėr mbi mua.
Nė epokėn qė pėrshkruan Homeri, puna ēmohej nga tė gjithė. Por, pėr
shoqėrinė homerike ideal mė i lartė ishte lavdia dhe trimėria nė fushėbetejė
pėr tė mbrojtur atdheun, familjen dhe nderin. Kur Hektori e sheh vėllain e
vet Paridin tė tėrhiqet dhe tė fshihet pas shokėve kur pikas Menelaun qė i
sulet, e fyen me fjalėt mė tė rėnda. Fjala e dhėnė,
mikpritja dhe miqėsia konsideroheshin detyrė e shenjtė dhe ēmoheshin ndėr
breza. Trimi i ēartur grek, Diomedi, e ul shpatėn dhe nuk e vret
kundėrshtarin e tij, Glaukun, kur mėson prej tij se etėrit e tyre ishin miq.
Nė mbretėrinė e feakėve ku e hedhin valėt e detit, Odiseu gjen
njė pritje bujare.
Nėpėrmjet Iliadės dhe Odisesė mėsojmė jo vetėm pėr epokėn dhe pėr
shoqėrinė, por edhe pėr artin e tyre tė fuqishėm me tė cilin poeti ka
paraqitur tablo realiste tė gjalla. Aty qarkullojnė njerėz, sa legjendarė aq
edhe realė, me veprimet, ndjenjat, gėzimet dhe fatkeqėsitė e tyre. Paraqitja
artistike e tyre ėshtė e rrallė nė letėrsinė botėrore.
Qė nė lashtėsi, Homerin e kanė quajtur mjeshtėr tė tė gjitha arteve.
Nė Poetikėn e vet, Aristoteli e ka thėnė prerazi se nė poezinė e tij
gjendet burimi i tė gjitha gjinive letrare tė mėvonshme. Nė poemat homerike
kemi njė lirizėm tė hollė, dialog tė shkathėt, konflikte tė fuqishme,
karaktere monumentale tė heronjve, thurje tė pėrkryer tė ngjarjeve, analizė
tė botės sė brendshme tė personazheve, forcė retorike dhe ligjėrim tė bukur.
Pikėrisht pėr kėtė mund tė thuhet se tek arti i madh i Homerit zėnė
fill poezia lirike, drama, romani dhe oratoria.
Iliada dhe Odisea, tė parat kryevepra tė letėrsisė botėrore, shquhen pėr
pasurinė e madhe tė mendimeve dhe tė ndjenjave njerėzore mė tė bukura, pėr
virtytet dhe cilėsitė morale, pėr optimizmin dhe dashurinė pėr jetėn, pėr
ēdo gjė fisnike dhe tė madhėrishme qė gjithmonė mbetet aktuale dhe qė ruan
vlera mbarėnjerėzore.
Poemat e Homerit janė vepra madhėshtore, dėshmi e gjallė e gjenisė krijuese
tė popullit, i cili ndėr shekuj ia ka dhėnė njerėzimit thesaret mė tė ēmuar
tė poezisė sė madhe dhe tė pavdekshme.
EPOSI SHQIPTAR I KRESHNIKĖVE
Trashėgimia folklorike shqiptare mė e hershme eposi i kreshnikėve, njihet
edhe me emėrtimet eposi heroik legjendar, cikli i kreshnikėve, cikli verior,
cikli i Mujit dhe Halilit. Kjo trashėgimi ėshtė studiuar nga autorė
shqiptarė dhe tė huaj, si: studiuesi amerikan Milman Parry (1902-1935),
profesori i letėrsisė krahasuese nė Universitetin e Harvardit Albert Bates
Lord (1912-1991), albanologu austriak Maksimilian Lamberc (Maximilian
Lambertz, (1882-1963), gjuhėtari dhe historiani shqiptaro-amerikan Stavro
Skėndi (1905-1989), figura poliedrike Arshi Pipa (1920-1997) etj.
Profesor Albert Lordi ėshtė autor i veprės tė njohur nė qarqet folklorike
botėrore The Singer of Tales (1960). Bashkė me studiuesin Milman Parry
themeluan atė qė u quajt Parry-Lord Theory qė u bė bazė e shpjegimit tė
origjinės sė poemave tė Homerit, Iliadės dhe Odisesė. Mori pjesė nė
simpoziumin e Shoqatės sė studiuesve tė Evropės Juglindore, tė mbajtur nė
Tiranė nė vitin 1966.
Heronjtė e eposit tė kreshnikėve e quajnė veten trima ose agėt e Jutbinės.
Ata mbrojnė kufijtė e trojeve tė tė parėve. Muji dhe Halili i mbrojnė tė
vetėt prej njė rreziku qė vjen nga veriu, nga brendėsia e gadishullit,
kurse Gjergj Elez Alia ėshtė njė dalzotės i fisit i cili e mbron atė prej
rrezikut qė vjen nga deti. Nė kėngėt epike legjendare jehonat vijnė prej
epokave tė lashta. Kreshnikėt qėndrojnė pėrballė Shkjaut, Osmanit,
Harambashit, Harapit tė Zi etj. Konflikti sundues nė epos ėshtė ai
me krajlitė, ndėrsa antagonistė tė agėve tė Jutbinės janė kreshnikėt e
krajlive. Pėr kėtė arsye, studiuesit mendojnė se eposi duhet tė jetė krijuar
nė kohėn e dyndjes sė sllavėve nė Ballkan. Mu si nė epopenė e lashtė sumere
dhe nė atė greke, heronjtė qendrorė tė eposit tė kreshnikėve janė dy. Muji
zgjedh fuqinė, sikurse Akili, por heroi tjetėr, Halili, shėnjon kultin
e bukurisė, jo tė dijes si Odiseu. Nė eposin shqiptar tė gjitha konfliktet
janė paraosmane. Nė tėrėsinė e tyre kėngėt e kreshnikėve ruajnė njė frymė tė
krishterė. Nė kohėn e mbėrritjes sė faktorit osman nė Ballkan, eposi
shqiptar ishte njė vepėr tanimė e mbyllur. Epopeja sllave ndėrkaq zhvillohet
brenda botės osmane. Nė eposin e kreshnikėve nuk ka hapėsirė dhe kohė tė
pėrcaktuar historike. Jutbina ėshtė njė atdhe shpirtėror i rapsodėve. Kjo
dėshmon se eposi i kreshnikėve ka prejardhje vendase.
Muji (Gjeto Basho Muji) dhe Halili (Sokol Halili, Sokoli iRi)
janė vėllezėr, kryeheronj tė kėngėve tė eposit shqiptar tė kreshnikėve,
shokė armėsh nė tė gjitha bėmat. Tek ata janė ruajtur tė gjitha analogjitė e
lashta ilire tė atij ēifti vėllezėrish heronj qė ndeshen edhe te popujt e
tjerė, si te grekėt (Dioskurėt), gjermanėt, indasit (Aēvins), armenėt
(Sanazar e Aslimelik) etj. Muji ėshtė luftėtari qė jeton e vepron nė
mjedisin tipik tė malėsive shqiptare. Tek ai mishėrohen vlerat e larta
shpirtėrore e fizike tė popullit shqiptar, si besa, burrėria, trimėria,
qėndresa pėrballė vėshtirėsive e armiqve, krenaria, dashuria pėr lirinė e
vendit tė vet. Falė forcės qė i japin Zanat, Muji bėhet i pamposhtur, me
tipare tė jashtėzakonshme. Vėllai mė i vogėl Halili, i bindet autoritetit tė
vėllait mė tė madh, por vrulli rinor e bėn tė shpėrthejė nė veprime tė
papėrmbajtura. Bėmat heroike i japin figurės sė tij njė madhėshti
legjendare, si ajo e heronjve tė luftės trojane, e kėnduar nė poemat e
Homerit tė verbėt.
Krijimet folklorike, poetike dhe muzikore shqiptare u quajtėn me
emra tė ndryshėm: kėngė tė vjetra, tė moēme, trimash, kreshnikėsh, burrash,
kėngė lahute etj. Nė rapsodi kėndohen ngjarje tė mėdha tė sė kaluarės, por
edhe tė sė sotmes. Sipas natyrės sė temave, motiveve dhe formės artistike,
ato mund tė jenė kėngė popullore historike, dashurie, dasme, kurbeti etj.
Rapsodėt i kanė kėnduar nė gjininė letrare epike, lirike dhe liriko-epike.
Poema epike historike Lahuta e Malcķs, Shkodėr 1937 me 15.613
vargje, vė nė qendėr luftėn pėr pavarėsi, e nė veēanti ngjarjet e historisė
sė Shqipėrisė sė veriut nga viti 1858 deri nė vitin 1913. Kjo kryevepėr
letrare, e shkruar nė fillim midis viteve 1902 dhe 1909 dhe e punuar nga
autori gjatė njė periudhe tridhjetėvjeēare, ėshtė e para ndihmesė nė gjuhėn
shqipe pėr letėrsinė botėrore. Autorin e saj, Gjergj Fishtėn (1871-1940) e
quajtėn Homeri shqiptar.
ULIKSI SHQIPTAR BEKIM FEHMIU DHE PENELOPA ARVANITASE IRENE PAPAS
Producenti i famshėm italo-amerikan i filmit Agostino Dino De
Laurentis (1919-2010) ia ofroi Bekim Fehmiut (1936-2010) rolin kryesor nė
serinė televizive Odisea. Seria spektakolare u realizua nė vitin 1968. Nė
kėtė spektakėl, aktori me famė botėrore, Bekimi luajti rolin e
Odisesė (Uliksit). Pėr hir tė kėtij roli, njėrin prej dy djemve tė tij e
pagėzoi me emrin Uliks. Rolin e mbretėreshės sė Itakės, Penelopės, e luajti
aktorja greke me famė botėrore, me prejardhje shqiptare, Irene
Papas (1926-). Nė hapėsirat e Ballkanit, personaliteti i Bekimit mori
pėrmasat e mitit. Pėr interpretimet brilante nė filmin Odisea figura e
Bekim Fehmiut dhe e legjendares Irene Papas, u gdhendėn nė historinė e
kinematografisė botėrore. Nė vitin 1972 Bekim Fehmiu vizitoi Shqipėrinė ku u
prit me nderime. Nacionalistėt serbomėdhenj, pėrkundėr pėrpjekjeve, nuk ia
dolėn ta pengojnė Uliksin shqiptar Bekimin pėr ti dhėnė njė kontribut
artistik kinematografisė botėrore, si Aleksandėr Moisiu (1879-1935) dhe Xhon
Bellushi (John Belushi, 1949-1982) dikur.
|