Nga malet e Ēiēavicės, pasi kanė pirė qumėshtin e zanės,
Muji dhe Halili kanė bėrė garė se cili mund tė gjuajė gurė mė larg se
tjetri. Natyrisht ata gurė kanė qenė tė pėrmasave shumė tė mėdha, por
qumėshti i zanės u ka dhėnė atyre njė fuqi mbinatyrore. Dhe gara kishte
pėrfunduar pikėrisht nė fshatin Marinė, ngase gurėt qė janė gjuajtur prej
tyre, janė pėrplasur nė tokėn qė sot quhet Marinė.
Pėrshkrimi i personazheve ėshtė i mbinatyrshėm; ata flasin
me orėt, luftojnė me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lumė, i kanė
mustaqet nga njė pash, e hedhin topuzin me aq forcė sa ngrihet pluhur nėntė
pashė lart etj. Heronjtė e kėtyre legjendave janė tė shumtė, por kryesorėt
janė Muja e Halili.
Vėrtetėsinė e Mujit dhe Halilit nė fshatin Marinė nuk e
konteston askush. Gurėt e kėtyre kreshnikėve, qė gjenden nė kėtė fshat, janė
krenaria dhe njėkohėsisht burimi i njė frike tė vjetėr. Sipas banorėve, ata
qė janė munduar tė ndryshojnė vendin apo formėn e gurėve tė Mujes dhe
Halilit, sot nuk jetojnė mė.
Legjendat Muji dhe Halili, tė cilėt kanė jetuar vetėm nė
imagjinatėn e shkrimtarėve, janė ringjallur nė njė fshat tė Drenicės.
Nė telin e Lahutės, ata edhe mė tutje shkulin lisa dhe
peshojnė shkėmbinj. Muji dhe Halili kanė qenė dy malėsorė qė kanė pasur fuqi
mbinatyrore. Ata, sipas legjendės, ishin shtatgjatė, muskulorė dhe me
mustaqe tė gjata.
Madje, fshati Marinė i Drenicės ka njė lidhje shumė tė
veēantė me kėta dy malėsorė. Kėtė lidhje e bėjnė mė tė fortė dhe tė prekshme
tre gurė tė mėdhenj, tė cilėt qėndrojnė afėr shkollės sė fshatit.
Brez pas brezi nė Marinė me rrethinė tregohen legjenda se si
kėta gurė janė peshuar nga duart e Mujės dhe Halilit. Ndėrsa profesorėt e
shkollės fillore nuk kanė nevojė tua vizatojnė nxėnėsve madhėsinė e gurėve
nė dėrrasė tė zezė. Ata i kanė vetėm pak metra larg shkollės dhe fėmijėt
kanė mundėsi edhe ti shohin nga afėr.
Sė pari kur i kanė gjuajtur gurėt Muji dhe Halili, si ka ra
kėtu njerėzit kanė menduar qė ėshtė tėrmet, por kur ka ra ka shpėrthye uji,
rrėfen Kushtrimi i cili ėshtė nė klasėn e tretė.
Marinasit kėta tre gurė i ruajnė si sytė e ballit. Ata
besojnė se kush i prek gurėt, mund ti ndodhė ndonjė fatkeqėsi nė familje.
Nė kėtė mėnyrė, gurėt janė ruajtur nga dėmtimi.
Nuk kanė guxu, kush e ka prek atė janė domtu tė gjithė.
Kush e ka prek iu ka kajt nana, thonė njė banor i fshatit
Marinė.Vėrtetėsinė e tyre nuk e konteston askush nė Kosovė. Madje as tė
rriturit.
Ata besojnė se kėta tre gurė janė hedhur nga duart e Mujės
dhe Halilit nga fshati Gradicė, i cili gjendet tri kilometra larg Marinės.
Para 150 vjetėve kėta gurė janė kėtu, dy kėtu e njė qatje. Thonė qė i kanė
gjuajt prej Qyqavice, Tali e Muja kėta e Halili atė, rrėfen Metush Hoti nga
fshati Marinė, duke treguar me gisht gurėt e mėdhenj.

Madje edhe mėsuesit besojnė fort nė legjendėn e kreshnikėve.
Kamber Hoti kėtė bindje ēdo ditė ia transmetohen edhe fėmijėve nė shkollėn
fillore nė Marinė. Ai tregon se si kanė ardhur kėta gurė nė fshatin e tyre.
Ėshtė kap guri me dy duart, edhe ėshtė hulat edhe ėshtė hedh sa ka pas fuqi
nė lartėsi shumė tė madhe. Kėsaj loje i kanė thėnė gurapeshė, tregon ai.
Ndryshe nga banorėt, sociologu Shemsi Krasniqi thotė se
legjenda qė ėshtė thurur pėr kreshnikėt Mujin dhe Halilin ka njė mesazh
tjetėr. Mesazhi i vėrtetė i saj ėshtė se fuqia njerėzore ėshtė shumė e
madhe, dora e njeriut ėshtė shumė e fuqishme, mundet tė bėj ēudi, mund tė
bėj mrekulli, vlerėson Krasniqi.
Pavarėsisht kėsaj, mėsuesit dhe banorėt e fshatit Marinė e
kanė ndėrmend ti ruajnė kėta gurė, nė mėnyrė qė legjenda pėr Mujin dhe
Halilin tė mos vdesė kurrė. Si punėtor i arsimit kam propozuar qė t'iu
sigurohet njė bazė, tė ruhen, por ku me gjet njerėz qė do ta kryejnė atė
punė, rrėfen Sejdi Mziu, mėsues i vjetėr nė kėtė fshat.
Kėta tre gurė janė krenaria dhe njėkohėsisht burimi i njė
frike tė vjetėr tė fshatarėve. Ata qė janė munduar tė ndryshojnė vendin apo
formėn e gurėve tė Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnė mė.
Njė person e ka shpinė qatje, ia ka hek njė copė pėr me
zidu njė bunar, atė dite iu ka sėmur njė djalė , i ka mbet sakat, tash ka
vdek, por gjatė gjithė jetės u kanė sakat, rrėfen Metush Hoti, banor i
kėtij fshati.
Ndėrsa, mėsuesi Kamber Hoti di edhe njė rrėfim po kaq tė
errėt pėr fuqinė mistike tė gurėve. Njė shtėpi nė lagjen time atje ka bė
thyerjen e gurit tė madh, por ajo shtėpi e atij personi qė e ka thye gurin,
ėshtė shuar, vetėm njė djalė prej asaj familjeje ka mbijetuar, tregon
mėsuesi.
Ndėrsa sociologu Shemsi Krasniqi vlerėson se frika
qindravjeēare e banorėve ėshtė e natyrės psikologjike. Sipas tij,
mosrespektimin e kultit e lidhin me fatkeqėsi. Fatkeqėsitė gjithmonė
ndodhin, por bashkėsia, popullata e projekton fatkeqėsitė si pasojė e njė
veprimi qė nuk e ka respektuar kultin apo vlerėn qė e ka krijuar bashkėsia,
shton Krasniqi.
Ndėrsa kryeimami i Kosovės, Sabri Bajgora, ėshtė mė i
drejtpėrdrejt. Ai thotė se banorėt e Marinės janė duke bashkėjetuar me njė
frikė tė paarsyeshme, qė nuk ekziston nė realitet.
Ky ėshtė njė besim i kotė, njė besėtytni, qė nuk ka tė bėjė
absolutisht me tė vėrtetėn. Kėto janė vetėm trillime djallėzore qė janė
ngulitur nga imagjinata tė sėmura tė njerėzve se nėse lėvizet ky guri do t'i
ndodhė dikujt diēka nė familje, thekson ai.
Edhe Don Shan Zefi nga Kisha Katolike e Kosovės mendon po
ashtu se kjo ėshtė thjesht njė legjendė. Ėshtė shumė e qartė se kemi tė
bėjmė me njė mitologji. Fuqia e Zotit mund tė bėjė mrekulli, por nė kėtė
rast, nė kėtė fshat, mendoj se kjo ėshtė thjesht njė legjendė dhe nuk ka tė
bėjė asgjė me tė vėrtetėn, thotė Zefi.
Por, mėsuesi mė i vjetėr nė fshat, Sejdi Mziu kėmbėngul se
ajo nė tė cilėn besojnė fshatarėt nuk ėshtė e trilluar. Ai thotė se vėrtet
kanė ndodhur raste kur njerėzit kanė vdekur, pėr shkak se janė mundur ti
dėmtojnė kėta gurė. Ai tregon disa raste tė punėtorėve qė kanė punuar nė
ndėrtimin e rrugės. Sipas tij, shumica e atyre qė e kanė lėvizur njėrin gurė
nga vendi tashmė kanė vdekur.
Nuk ėshtė besėtytni, ėshtė fakt se tė gjithė ata qė jo me
qėllime tė kėqija, por edhe me qėllimin mė tė mirė, kanė pėsuar. Prandaj kjo
nuk ėshtė rezultat i besimit, krijimit tė njė bindjeje, por ėshtė e
vėrtetė, rrėfen Mziu.
Rrėfimet pėr gurėt ēdo ditė ushqehen me frikė tė re. Pėr ta
tashmė janė thurur shumė rrėfime. Sipas banorėve, dikur afėr kėtyre gurėve
janė shfaqur edhe krijesa tė papara mė herėt. Sipas tyre, kėto krijesa kanė
shėrbyer si mbrojtės tė gurėve tė Mujit dhe Halilit.
Unė si unė, tash nė moshėn 65 vjeēare e mbaj mend gurin kur
ka qenė sa grushti. Me i thanė dikujt qė guri rritet ndoshta ēuditet, por
kėta janė gurė tė shenjtė, thotė mėsuesi tjetėr Kamber Hoti.

Por, nė kėtė teori nuk beson sociologu Krasniqi. Nuk besoj
qė gurėt rriten, por rriten fjalėt, shtohen besimet, thotė ai, duke
nėnqeshur.
Baca Kamber ka edhe njė rrėfim edhe mė trishtues, qė iu
ėshtė thurur gurėve tė Mujit dhe Halilit, qė marinasit i ruajnė si sytė e
ballit.
Shumė njerėz e kanė pa njė gjarpėr tė madh nė zgavrėn e
gurit tė madh dhe verės prej zhegut kėndon. Ka qenė me njė kaqurotė shumė tė
madhe dhe ka dalė nė kohėn kah 8:00...9:00 e mėngjesit, rrėfen Kamber Hoti.
Por, a del dikush brenda dhe jashtė Marinės qė ka guxim tė
dėmtojė kėta gurė?
Jo, kurrė, se kush i ka dėmtuar, ia ka pa sherrin, thotė
Metushi i bindur nė fuqinė shkatėrruese tė gurėve.
Edhe mėsuesi Kamber thotė se gurėt e Mujit dhe Halilit nuk
bėn ti prekė askush. Sipas tij, ēdo njeri qė i dėmton ata mund tė vdesė nga
mallkimi i gurėve.
Ndėrsa sociologu Shemsi Krasniqi nuk beson nė kėto rrėfime
tė errėta tė banorėve. Megjithėkėtė, ai thotė se as vetė nuk do tė kishte
guxim ti dėmtojė kėta gurė.
Personalisht nuk iu besoj, por personalisht nuk do t'i
dėmtoja nė asnjė rast, as nuk do tė provoja nė asnjė rast ti bindi
popullatėn qė nuk ka nevoje ti besojė kėsaj... Lėri njerėzit le tė mendojnė
nė mėnyrėn ēfarė tė duan, shton ai.
Ndėrkohė, nė oborrin e shkollės sė Marinės vazhdojnė tė
luajnė fėmijėt, derisa rrėfimi pėr mallkimin e gurėve do tė rritet bashkė me
ta. Mė fėmijėt do tė rritet edhe frika e hakmarrjes sė legjendave. Sociologu
Shemsi Krasniqi vlerėson se mitet nė kėtė fshat vėshtirė se do tė zhduken
ndonjėherė.
Pėr faktin qė fshati ėshtė i populluar dhe nuk ka tendencė
tė braktiset, mendoj se ky kult do tė vazhdojė tė mbijetojė edhe nė
gjeneratat e ardhshme, thekson ai. Nė kėtė janė tė bindur edhe marinasit.
Miti pėr paprekshmėrinė e tyre do tė ekzistojė sa tė ekzistojė njerėzimi,
thotė mėsuesi Sejdi Mziu.
|