Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Hipnoza ndėr shekuj

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

       HIPNOZA NDĖR SHEKUJ

     

       Ndikimi i njė individi mbi tjetrin dhe vėnia nė gjumė  pėr qėllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetėr romak. Shkrimtarėt romakė, Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda pėr t’i vėnė nė gjumė njerėzit, veēanėrisht metodėn  e prekjės sė trupit  me duar, e shoqėruar kjo edhe me lutje e „fjalė magjike“.

 

Hypnoz - Zoti i gjumit nė mitologjinė greke

            Tė gjitha  lėmitė tė definuara  shkencore (empirike), burimin e kanė nė paragjykimet, besėtytnitė etj, me njė fjalė, nė magjitė e ndryshme. Hipnoza  nė kėtė rrafsh, edhe pse e pranuar shkencėrisht, edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė liruar plotėsisht nga  sharlatanizmat, absurditetet dhe keqkuptimet.

            Fenomenet e hipnozės, padyshim  janė tė njohura pėr njerėzimin qė nga kohėt mė tė lashta, pasi  pėr to  ekzistojnė tė dhėna historike dhe zakonisht janė shfrytėzuar pėr nevoja  fetare e mjekėsore.

            Shėnimet e ruajtura nga popujt e lashtė qė jetonin rreth lumenjve Efurat dhe Tigėr, tregojnė se populli mė i vjetėr, i njohur pėr kulturė nė botė - Sumerėt, qysh 4000 vjet p.e.r. e kanė njohur  hipnozėn dhe janė shėrbyer me tė.

            Gjithashtu  ėshtė i njohur edhe miti pėr Eskulapin, i cili te sėmurit i shėronte nė atė mėnyrė, qė sė bashku me barėrat popullore, u pėshpėriste nė  vesh fjalė sekrete magjike.

            Nė Indi, Asiri dhe nė vendet e tjera tė Lindjes sė  Largėt, hipnoza pėrdorej kryesisht pėr tė rritur rolin e fesė nė masat e gjėra  tė popullit. Si klerik pranohej  vetėm ai qė zotėronte nė mėnyrė tė mjaftueshme hipnozėn.  Gjatė ceremonive fetare, predikuesit e fesė  duke folur kryenin veprime tė ēuditshme me anė tė duarve; bėrtisnin kur i lexonin „librat e shenjtė“ dhe nė kėtė mėnyrė arrinin  t’i sugjestiononin  dėgjuesit, apo edhe ta hipnotizonin ndonjėrin prej tyre, i cili pastaj kthehej nė njė kukull qė u nėnshtrohej  verbėrisht urdhrave tė klerikut. Tė tjerėt  mund tė humbisnin zėrin, t’u paralizoheshin kėmbėt etj. Ngjarjet e tilla, natyrisht,  i magjepsnin tė gjithė tė pranishmit, e sidomos ata qė hipnotizoheshin. Nė kėtė mėnyrė  pėrhapej dhe forcohej bindja nė masat e gjėra tė popullit, se klerikėt ishin tė pajisur me  forca tė mbinatyrshme. Njė besim tipik mbizotėron edhe sot nė mesin e  besimtarėve  Sufit.

            Nė Egjiptin  e Vjetėr, gjithashtu ėshtė  pėrdorur hipnoza  si metodė terapeutike. Nė papirusin e vjetėr, 3000 vjet p.e.r., i ashtuquajturi „Papirusi i Ebersonit“, janė pėrshkruar  metoda me tė cilat janė shėruar njerėzit, e qė s‘janė  gjė tjetėr, pos metoda tė hipnozės. Klerikėt egjiptas njėherit ishin edhe si mjekė popullor. Pėr hiponotizimin e tė sėmurėve  ata pėrdornin njė pllakė tė shndritshme metalike, qė ia vinin tė sėmurit  para syve, pėr t’ia lodhur  sytė (kjo metodė e fiksimit pėrdoret edhe sot), si dhe metodėn e tė pėrshkuarit me duar nėpėr trupin e tė sėmurit, tė pėrcjellė me fjalė tė posaēme  „magjike“. Kėshtu ėshtė e njohur thėnia, qė figuron nė    njė dokument tė vjetėr egjiptas: „...vendosi nė tė pėllėmbėt e duarve qė t’ia qetėsosh dhembjet  dhe thuaj se do tė shėrohet“.

            Asokohe kanė ekzistuar edhe faltore, ku tė sėmurit kanė kaluar natėn duke ju lutur Zotit qė t’i shėrojė. Mė e njohura ka qenė faltorja e Serapsit nė Kanape dhe faltorja e Izdinit.

            Hipnozėn e kanė njohur edhe grekėt e vjetėr si „gjumė i faltores“. Ata, tė cilėt shkonin pėr t’u shėruar (pėr tė fjetur) nė faltore, duhet tė pėrgatiteshin  nėpėrmjet dietave dhe ritualeve tė ndryshme, pėr t’u arritur gjumi hipnotik - Atėherė klerikėt (deri sa ata flinin) u afroheshin dhe u pėshpėritnin atyre sugjestionet  e caktuara, e qė ata, nėn ndikimin e atmosferės sė faltorės dhe besimit nė tė, tė aktivizonin forcėn e tyre shėruese. Para se tė binin  pėr tė fjetur, tė sėmurėt kėshilloheshin, se duhet t’u pėrmbahen  dhe t’i kryejnė tė gjitha veprimet qė „Zoti do t’ua thotė gjatė gjumit“. Tė nesėrmen, kur ata zgjoheshin, klerikėt ua  interpretonin ėndrrat dhe i kėshillonin edhe njėherė seriozisht se duhet t’i pėrmbahen vullnetit tė Zotit, nė qoftė se dėshironin tė shėroheshin.

            Pasi nė atė kohė, sikurse edhe sot,  disa njerėz nuk i nėnshtrohen sugjestionit hipnotik, nė shumė faltore, arritja e gjendjes hipnotike  bėhej nėpėrmjet bimėve tė caktuara narkotike.

            Ndikimi i njė individi mbi tjetrin dhe vėnia nė gjumė  pėr qėllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetėr romak. Shkrimtarėt romakė, Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda pėr t’i vėnė nė gjumė njerėzit, veēanėrisht metodėn  e prekjės sė trupit  me duar, e shoqėruar kjo edhe me lutje e „fjalė magjike“.

            Metoda e hipnozės nė formė tė „gjumit tė faltorės“ u praktikua deri kah  mesi i shekullit tė gjashtė. Mė pas kėtė metodė, gjithnjė e mė shumė, filluan  ta pėrdorin  murgjit kristianė, duke arritur shėrime  tė ēuditshme me  anė tė lutjeve, ujit tė bekuar, prekjes me anė tė duarve e metodave  tjera.

            Me kėto rituale u morėn  edhe  mbretėrit, si dhe vetė Papa. Nė Dhiatėn e Re mund tė lexojmė: „Do t’i  vendos duart nė tė sėmuritė  dhe ata do tė ndihen mė mirė...“

            Hipnoza, posaēėrisht u praktikua nė Indi. Jogistėt indianė, me qėllime tė posaēme religjioze, kanė provokuar nė vetvete gjendje tė njėjtė si tė gjumit. Atė gjendje e kanė arritur duke e vėshtruar njė objekt me shikim tė fiksuar, deri sa u lotonin sytė. Ata, nė fakt, provokonin gjendje autohipnotike, dhe pastaj me forcėn habitėse tė vullnetit tė tyre, demonstronin fenomene tė ndryshme, qė edhe sot e kėsaj dite janė tė pashpjegueshme.

            Nė  mesjetė, shfaqjet e ndryshme tė hipnozės filluan tė shpjegohen nė mėnyrė mistike, metafizike e fetare, si futje e djallit nė trupin e njeriut, dhe nėn kėtė pretekst fillon edhe „gjuetia e shtrigave“. Klerikėt kudo gjurmonin tė „djallėzuarit“ (tė pushtuarit nga djalli); mėkatarėt  qė ia kishin shitur shpirtin djallit. Tė dyshimtėt  torturoheshin nė mėnyra tė ndryshme, qė tė pohonin  bashkimin me frymėn e keqe. Pėr ta vėrtetuar  bashkėpunimin me djallin, tė dyshimtėt (sidomos gratė), hidheshin nė ujė (lumė) me kėmbė dhe duar tė lidhura. 

            Nė qoftė se ata  fundoseshin atėherė ishin tė pastėr, e nė qoftė se rrinin mbi sipėrfaqe, vėrtetohej njė bashkėpunim i tillė dhe pastaj pasonin ndėshkimet duke i djegur pėr sė gjalli, nė mėnyrė qė  bashkė me trupin e mekatarit-ės tė bėhej hi edhe djalli (demoni).

            „Pavarėsisht se ēfarė ėshtė objekti i besimit tuaj, qoftė i vėrtetė qoftė i imagjinuar, do tė arrini rezultat tė njėjtė“. Kėta rreshta qė i ka shkruar natyralisti  dhe mjeku  Theophrastus Bombastus nga Honhenheimi (1493-1541), i njohur me emrin humanitar  Paracelsus, disa shekuj mė parė,  na i vėrteton sot psikologjia moderne. Paracelsusi ndėr tė parėt u mor me ndikimin e poleve magnetike nė organizmin e njeriut. Ai vėrtetoi se agjensi vendimtar i shėrimeve tė pėrgjithshme ėshtė „ mjeku  i brendshėm“, pra vetė besimi.