Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė -  HĖNA HUMB SHKĖLQIMIN, PLAKET DHE ZVOGĖLOHET

http://gazetaonline.net

       HĖNA HUMB SHKĖLQIMIN, PLAKET DHE ZVOGĖLOHET

       Ato qė i vunė re “rrudhat” e para tė Hėnės ishin misionet “Apollo 15, 16, 17” nė fillim tė viteve ‘70, por nė atė kohė shkencėtarėt nuk u dhanė shumė rėndėsi atyre shenjave. Njė nga arsyet ishte se vėzhgimet e tyre u kufizuan vetėm nė njė tė pestėn e sipėrfaqes, pra pranė Ekuatorit.

 

 

 

            Ashtu si njeriu edhe Hėna plaket, zvogėlohet dhe mbushet me rrudha. Edhe pse tė padukshme pėr syrin tonė, me kalimin e viteve shenjat e para tė plakjes kanė filluar tė duken qartė. Sipas shkencėtarėve, kjo ėshtė njė nga arsyet qė ajo humbet shpesh nga sytė tanė. Pėr tė parė ngushtimin e rrezes sė saj (njėqind metra nė njė total prej 1700 kilometrash), nevojitej njė mision i NASA-s. Njė mision i studiuar mirė pėr tė mbledhur ēdo detaj tė pėrmasave tė njė metri mbi sipėrfaqen e satelitit. Aparaturat nė bordin e “Lunar Reconnaissance Orbiter” (sonda “Lro” e cila prej qershorit tė vitit 2009 ndodhet nė orbitė pėrreth Hėnės) kanė vėnė re se ngushtimi i rrezes prodhon njė efekt dytėsor mbi sipėrfaqe.

            Shkarjet nga tė cilat pėrbėhet sipėrfaqja e Hėnės gjendjen shumė pranė njėra-tjetrės, fillojnė tė shtyjnė dhe krijojnė kėshtu disa tė ngritura qė tė sjellin ndėrmend pamjet e murit tė madh kinez tė marra nga satelitėt tonė artificialė.

            Ato qė i vunė re “rrudhat” e para tė Hėnės ishin misionet “Apollo 15, 16, 17” nė fillim tė viteve ‘70, por nė atė kohė shkencėtarėt nuk u dhanė shumė rėndėsi atyre shenjave. Njė nga arsyet ishte se vėzhgimet e tyre u kufizuan vetėm nė njė tė pestėn e sipėrfaqes, pra pranė Ekuatorit.

            Tani sonda e NASA-s ka zbuluar edhe 14 “gunga” tė tjera – tė gjata disa dhjetėra kilometra dhe tė larta njėqind metra – tė shpėrndara pėrgjatė gjithė sipėrfaqes sė satelitit. “Janė efekt i ftohjes sė bėrthamės sė Hėnės dhe kėto shenja kanė filluar tė shfaqen kohėt e fundit”, shpjegon Thomas Watters, shkencėtari i “Smithsonian Institution”, i cili sė bashku me disa kolegė ka kryer studimin, qė e ka publikuar mė pas nė revistėn “Science”.

            Kur pėrdor fjalėn “janė tė freskėta”, Watters nuk arrin tė pėrcaktojė me saktėsi datėn e shfaqjes sė rrudhave tė para “nė fytyrėn” e Hėnės. Megjithatė, ai nuk heziton tė thotė se kjo gjė ka ndodhur para njė milion vitesh (rreth njė tė pestėn e moshės sė satelitit), epokė kur ftohja e vazhdueshme e bėrthamės sė Hėnės ndaloi tė gjitha aktivitetet vullkanike.

 

 

            Prej atij momenti, vetėm pėrplasja me meteorėt e ka ndryshuar pamjen e jashtme tė Hėnės. Fakti qė relievet janė bėrė tė dukshme pėr sytė e sondės sė NASA-s me gunga tė mprehta e tė thepisura, si edhe fakti qė nuk ka asnjė shenjė pėrplasjeje me trupa tė tjerė qiellorė, i ka shtyrė shkencėtarėt t’i quajnė rrudhat si shumė “tė freskėta”.

            Kalimi nga njė fazė e lėngshme dhe e valuar nė njė ftohje tė vazhdueshme, gjė qė ka sjellė edhe zvogėlimin e pėrmasave, nuk ėshtė njė fenomen i cili ndodh vetėm nė satelitin tonė. Edhe Marsi e Mėrkuri e kanė sipėrfaqen me valėzime, njėsoj si ato qė janė zbuluar sė fundmi nga sonda “Lro” nė Hėnė, por me njė ndryshim, qė janė pak mė tė larta: arrijnė deri nė njė kilometėr lartėsi.

            Mbi njėrėn nga kėto kreshta, rezultat i shtytjeve tektonike dhe njė Hėne qė vazhdon tė plaket, u ngjitėn edhe dy astronautė tė “Apollo 17”, Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt. Ishte viti 1972, kur u krye edhe vizita e fundit e njeriut mbi yllin e bukur. Qė nga ajo kohė, pėrveē tkurrjes, ftohjes dhe plakjes, Hėna po largohet nga ne me njė ritėm prej 4 centimetrash nė vit.