Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
HASAN
QYQALLA
Hyrje
Hasan Qyqalla u lind mė 8 janar 1961 nė Bardh, Komuna e Fushė Kosovės.
Shkollėn fillore e mbaroi nė vendlindje, tė mesmen nė Prishtinė, ndėrsa
studimet universitare, pėr Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, kreu nė Fakultetin e
Filologjisė nė Prishtinė.
Poezinė filloi ta shkruaj qė nė bankat e shkollės fillore, mė
1976, kur botoi poezinė e parė nė revistėn Shėndeti, ku hapi rrugė
bashkėpunimi tė vazhdueshėm me tė gjitha revistat e gazetat letrare nė
Kosovė e mė gjerė. H. Qyqalla ėshtė i pranishėm edhe nė medien audiovizive
si Radio Prishtina, TV Prishtina, etj. , njėherit ka qenė edhe themelues e
Kryetar i Klubit Letrar Naim Frashėri tė Bardhit, anėtarė i Klubit Letrar
Lulėkuqet e KEK-ut nė Obiliq, anėtarė i Klubit Letrar tė Fushė Kosovės,
Fakultetit Filolozofikė nė Prishtinė, etj.
Nga viti 1993 jeton dhe vepron nė Brol, afėr Bonit nė Gjermani.
Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, anėtarė (prej Themelimit,
2006) dhe Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, Artistėve e Krijuesve Shqiptar
nė Gjermani (qershor 2012-dhjetor 2013), ideator dhe bashkėthemelues i
Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė, ku nė Kuvendin themelues (mė 23 e
24 nėntor 2013, nė Koblenz tė Gjermanisė), zgjidhet Kryetari i parė i
Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė.
Fitues i disa konkurseve e festivaleve poetike, si nė Malishevė,
Ēmimi i parė me rastin e Ditės sė Dėshmorėve dhe Ditės sė Ēlirimit tė kėtij
Qyteti, 2009; Ēmimi i dytė Azem SHKRELI nė Konkursin letrar pėr librin e
vitit 2012; Ēmimi i Diasporės nė Festivalin e poezisė nė Podujevė, 2014,
pastaj bartės i shumė Mirėnjohjeve e Dekoratave.
Ka botuar kėto libra:
Dua tė vdes shqip, SPEKTRI, Prishtinė 2004 (ribotim 2011);
Robi i lirisė, MĖRGIMI A&B, Biblioteka Salloni Poetik,
Tiranė-Prishtinė- Gjenevė 2007
Prekja e ėndrrės, Shtėpia botuese Globur R, Tiranė 2009;
Arkeologji e shpirtit, Shtėpia botuese Shkėndija, Biblioteka
Shkreli Prishtinė 2010;
Meshari modern, Shtėpia botuese ADA,Tiranė 2011;
Albumin poetik Trinomi i lirisė(me N. Lulaj), Shtėpia botuese
Jeta e Re, Biblioteka Poezi, Prishtinė 2012;
Buzėqeshje e trishtė, Shtėpia botuese ADA, Tiranė 2013.
Autor i Antologjisė Njė shekull dritė (100 poetė, 100 poezi),
Shtėpia botuese ADA, Tiranė 2012;
Pėrmbledhjen me poezi nga krijuesit e botės mėrgimtare
Promenadė Mėrgimtare , botues LKSHM, Prishtinė - Koblenz 2014, dhe
Shpirti i fjalės , Shtėpia botuese EDLORA, Tiranė 2015
KUJTES
Ju besoja syve me ngjyrėn e diellt
besoja diebėn qė mzuri fare befas!?
Besoja shkėndijat nga imazh i kristaltė
Buzėqeshjen e motit ngulfat nė maraz.
Besoja dhe yjet kur loznin gjithė magji
Besoja dhe retė ku strehonim nė palė
Dėgjoja pėshpėrimėn skenar pa regji
Besoja psherėtimėn buzėdridhur n vaj.
Nmesnatė e besoja dhe ditėn me rreze
Nmesditė e besoja dhe natėn me hėnė
Nga mall i zhuritur lėvarem nkujtesė
... e drama shekspiriane qė ngeli peng.
...apo do truajnė motet bekimin e kot
Kėnga zverdhon npentagramin e ngrirė
Do shuaj kujtesėn nė kupėn me lot
Zgjohem me imazhin agut pagdhirė...!
DHIAT
!
Nuk di pse rrjedhė loti ditėn me Diell
Me Hėnėn fjalos kokėvarė tek parmaku
Mbyllė me shtat kyēe kalėron nė dell
Nat e zbrazėt ēprafullon zjarr oxhaku.
Heshtė kur flet apo flet me heshtjen tej
Kurrė mos vdis me fjalėn e pathėnė
Dhe krojet e lotėve tė kthehen nė liqej
Ters i Pojanit sa nata-dita pengzėnė
!
Sodit copėplagėn mesnatėn Hije trishtė
Nvrushkull lotėsh nxjerr helm gjarpri
Eh
pse truan motin pėr ēastin e brishtė
Dhiat e vjetėr, gjoksnjom mėrgimtari
!
NJOHJA ME ELIN NGA ĒAMĖRIA
Jam molisur nga udhėtimet e gjata,
N'pritje t'kėngės Ēamėria shurdhėr fle
Unė thyej kufi shtetesh e futem n'atllase
Mė thuaj ku tė lashė? Tė pyes ku mė le?
Me vizėn e kuqe n'indeksin e kaftė
Pėr disa muaj do ēmallemi nė valė
Ty ēame e njomė vesa mos te raftė
Shqip kur mė pyete:_"Si tė thonė,or djalė?"
Unė emėr Orienti, ti paksa Helenase
Gjurmonim rrėnjėt nė buzė tė detit,
-Jam deg'e degdisur,-the,-s'jam Kretase
-Shikim' i parė si goditje e tėrmetit!
Tok takuam Nolin ne teatrin antik
Dramė arvanitase luante ēuditėrisht
Loti i vakėt mbi faqe tė rrėshqet
Kodi i gjakut tuaj foli arbėrisht.
-Ēke zemėr tė pyeta me qetėsi
-Duke ndjerė tėnden zbrazėtirė-hon
-Fjala zemėr, si nė shqip u gjegje
-N'asnjė gjuhė BESA nuk tingėllon!
U njohėm qė tė vuajmė,apo kush na ndau?
Ti ngele nė ishull,unė kthyer n'atdhe
U dogjėn dhe letrat,syri shqip qau
S'mė kujtohet ku tė lashė? e di ku mė le!?
Nė fillim tė kthimit e mora disi lehtė
Madje s'thosha dot as fjalėn "dashuri"
Por tėrėsisht i qullur nga stuhia jote
Thellė nė zemrėn time po ndjeje mėrdhi!
Mbaje premtimin me forcėn e dėlirėsisė
Letrat e malluara si rėrė e zhuritur
Ruaje emrin tėnd Eli e Ēamėrisė
E yllta ime arbėreshė gjakshprishur!
Nėse mė pret diku, pse kėtė s'ma the
Nuk di qė tė lashė,nuk di qė mė le
Nėse mė lexon, tė lus pėr njė Ftesė
Ēamėrisht mė fto kurrė tė mos vdes.
Atje do tė vij prapė nė njė ditė gushti
Trageti i fundit do mė sjellė nė Kretė
Tė tė gjej gjurmėt nė hirin nga prushi
Apo vetmin tė zgjoj nė plazhin e shkret.
DO KTHEHEM PĖRSĖRI
Nė majat e bjeshkėve
Nė fushat e blerta
Nė ēdo konak
dhe nė rrugė
Gdhendim emrin Kosovė
Kryedashurinė tonė
As veriu kur fėrfėllinė
Germat e emrit si luan dot
Nė rrapet e lashtė ēdo germė ka rrėnjėt
Nė shqotat e kohėrave qėndruam fort.
Fėmijė a plak
NAtdhe a mėrgim
Nė varr, a gjallė
Japim kumtin krenarė:
Jam SHQIPTAR!.
Nuk tretet etnia
Boshti i gjuhės
Gjaku i Jasharajve
Derdh shqip
Ligjėroj arbėrisht
Dasmė me Flamur
Lehonėn e bartėm mbi supe
Me gjoksin e zbėrthyer.
Nė ēdo vend ku qėndruam
Pas shtegtimit biblik pėr njė strehė liri
Si ritual-lutje para prekjes sė bukės:
Kosovė do kthehem pėrsėri.
Vitet kalojnė shpejt
Unė mėrgimtari i huaj-busull e mbetur
Njė biletė kthimi si hajmali nė xhep
Si fėmija Nėnėn, Kosovė kam pėr tė rigjetur!
KOSOVĖ, FJALA IME E FUNDIT
Tė takoj nė botėn e Dreqit
Me samar tė thyer
Flladit tė mėngjesit
Ku mrizon Zanė e Malit
Kosovė: Histori nlabirinth
Peng i dashurisė
Gaz i fėmijėrisė
Psherėtimė e nusėrisė
Ofsham e burrėrisė
Kosovė, fjala ime e fundit
Kosovė, Fjalė e bekuar
Burim i pashuar
Kullė, tirq e plis
Kronik e shkruar nė fis
Kosovė, ftesa e unit
Kosovė
Fjala ime e fundit!
MOS
Mos mė thaj sonte lotin e njomė
Ka mall Kosove
Mos ma ndal kėngėn e re
Ka etje Kosove
Mos mė sulmo ėndrrat e natės
Kanė ngjyrė Kosove
Mos mė lėndo samarin e shpirtit
Me tė bartė Kosovėn
Mos mė vrit me maskė nė lak
Shkel gjakun, vret Kosovėn
!
VDEKJA KRENARE
-Familjes Jasharaj-
U
pėrkula para Teje: tmė dėftosh Ti, o Trim
U
gjunjėzova para syve: tthellė sa deti I Arbėrit
U
pėrshėndetėm pa zė: pėr Nder tė fisit tim
U
ndamė nė heshtje: unė nudhėn e mėrgimtarit.
Shqiponjė nė kėngė Kosove
Gjergj epokal i trungut tė ri
Baladė shekulli hyre prore
Kandil kombi i brezit tė ri
Fryj njė ēast puhi marsi: flladit qerpikun e atdhetarit
Ndal rėnkimin lum Prekazi: flakadan pėrtej malit
Zjarr, o trim nga trimėritė: Kosovė djep i Shqiptarit
Ndal! i the dhunės barbare mbi bijtė e Arbėrit.
Kur kėndohen kėngė Lirie
Sjell voglushėt ēdo shkurt e mars
Tė takoj nė tel poezie
Dritė, legjendė,
histori nė laps
!
PREKJA E ĖNDRRĖS
Sot nuk kėrkoj aromė lulesh
As lakmoj retė qiellore
As kėrkoj ndihmė shenjtėrish
Sot le tė mos vijnė yjet
As rrezet e hėnės
Se s'bie mė terr nė Kosovė
PREKĖM ĖNDRRĖN!
Sot Kosovė e Pavarur
Ėshtė vet dielli i rilindur
Dhe unė shtetasi i saj Shqiptar
PAVARĖSI E KOSOVĖS
Prekja e ėndrrės sė brezave
Qarkullim i gjakut tim nė deje...
TA BĖJMĖ SHQIPĖRINĖ ...
Atje ku bebzė e Tokės buron gjak
Atje ku Bes e Flamur narkė, nmiqėsi
Atje ku nbisht ngreh kokė bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokė quhet Shqipėri...
Atje ku janė ndėrtuar kullat Dardane
Bajraqet ngritur lart nė atė Troll
Loja e fėmijėve nė gjuhė Ilirjane
Atje, ajo Tokė quhet Kosovė...
Atje ku fushėmejdanet kundėrmojnė barot
Ku Kali i Trojės merr turr e vrap
Ku loket pėrkundin djepat me kėngė e lot
Ajo palcė Tok e bekuar, Kosovė quhet prap...
Atje ku ėmbėl pėrkdhelen valėt e detit
Ku Nora e Kelmendit shkroi parahistori
Atje ku Oso Kuka nkrye tarbanasėve tė kepit
Derdhi gjakun shqip vetėm pėr Abėri...
Atje ku flasim, qajmė e qeshim edhe sot
Ku u mbajt kongresi nzemėr tė Manastirit
Bilbilat e kombit nakord me gaz e lot
NAbetare tė shkruhet kjo Tokė ėshtė ILIRI...
Atje ku vampirėt sot luajnė lojėn e djallit
Sofrat janė shtruar me bukė, krip e zemėr
Ėshtė kėngė e plumb roje majė lisit tė malit
Luginė e Shqiponjave ju thonė pėr emėr...
Atje ku edhe sot pallen bijtė e Helen usit
Edhe ai Dhe ėshtė i shqipeve Ēamėri
Pėr ne tash po vie (ndoshta) treni i fundit
Unik nė njė Truall, ta bėjmė Shqipėrin SHQIPĖRI.
|