Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Harta e mendjes (2)

Shkruan: Tony BUZAN & Barry BUZAN

Pėrktheu nga origjinali: Valdet FETAHU

          HARTA E MENDJES (2) 

      Prej momentit kur qeniet njerėzore e kanė kuptuar se mund ta shprehin “imazhin mendor” tė brendshėm, zhvillimi ėshtė shpejtuar. Shenjat e para kanė evoluar nė vizatime, duke filluar nga vizatimet e para tė Aborxhinėve australian nėpėr shpella. Me zhvillimin e civilizimit, vizatimet janė bėrė simbole, e mandej nė alfabete dhe shkrime, siē janė shenjat kineze, apo hieroglifėt egjiptiane.

 

 

Si tė pėrdoret maksimalisht Mendimi Brilant

Potenciali i pashfrytėzuar i trurit tuaj

 

Kėtė libėr ia kushtojmė zgjerimit tė lirisė sė inteligjencės njerėzore

 

 

 

            Nė dimėr tė vitit 1973, profesori Pjotr Kuzmiē Anokin nga universiteti i Moskės ka botuar dėshmitė mė tė reja pėr rezultatet e hulumtimit tė tij gjashtėdhjetėvjeēar mbi natyrėn e qelizave cerebrale. Konkludimi i tij, i publikuar nė veprėn Krijimi i inteligjencės natyrale dhe artificiale, ka qenė ky:

 

        “Mund ta tregojmė se gjithsecili, prej 10 miliard neuronesh nė trurin e njeriut, ka mundėsi bashkimi barabartė me numrin njė me njėzet e tetė zero prapa! Po qe se vetėm njė neuron e ka kėtė kualitet tė potencialit, vėshtirė mund ta imagjinojmė se ēfarė mund tė bėj i gjithė truri. Kjo do tė thotė se numri i tėrėsishėm i kombinimeve tė mundshme nė tru, po tė shkruhej, do tė dukej si njėshe e pėrcjell me vargun e zerove tė gjata 10.5 milionė kilometra! Ende nuk ka qenie njerėzore qė do tė mund ta shfrytėzojė gjithė potencialin e turit tė vet. Pėr kėtė arsye mos ta pranojmė kurrfarė vlerėsimi pesimist mbi kufizimin e trurit tė njeriut. Ai nuk ka kufij!”

 

Si arrihet e gjithė kjo? Me “bashkimin” mė tė madh tė njohur nė univers – me bashkimin nė mes vete tė qelizave tuaja cerebrale. Ēdo qelizė cerebrale, veē e veē, ėshtė nė gjendje tė vė kontakt dhe lidhje me 10.000 e ma tepėr qeliza cerebrale nė fqinjėsi nė tė njėjtėn kohė.

 

         Pikėrisht nė kėto kontakte shndritėse dhe tė pandėrprera, krijohen, kultivohen dhe rriten, forma tė pafundme tė hartave tė mendjes suaj. Pėrsiatja brilante reflekton strukturėn dhe procesin e brendshėm tuajin. Harta e mendjes ėshtė pasqyrė e jashtme e pėrsiatjes suaj brilante dhe ua mundėson qasjen nė kėtė gjenerator gjigant tė mendimeve

 

 

(Korteksi cerebral i trurit i paraqitur frontalisht. Shkathtėsitė e  paraqitura  kortikale krijojnė gjeneratorin e mundėsive intelektuale tė cilat mund tė pėrdoren gjatė shkrimit dhe pėrsiatjes)

 

 

hemisfera e djathtė                          hemisfera e majtė

 

             ritmi                                                  fjalėt

            orientimi hapėsinor                            logjika

            tredimensionaliteti                             numrat

            Geshtalt(i tėrė imazhi)                       vargjet

            imagjinata                                          lineariteti

            ėndėrrimi                                            analiza

            ngjyrat                                                listat

 

 

            Hemisferat cerebrale tė trurit tuaj

 

            Nė tė 60-tat e vona tė shekullit XX, profesori Rogjer Speri (Roger Sperry) nga Kalifornia, i cili mandej e ka fituar shpėrblimin Nobel pėr hulumtimet e tij, ka publikuar rezultatet e hulumtimeve tė tij pėr pjesėn mė tė zhvilluar tė trurit, korteksit cerebral (korteksi – cipa e trurit apo korja e trurit).

            Zbulimet e para tė Sperit kanė treguar se dy pjesėt, apo hemisferat, tė korteksit anojnė qė nė mes vete t’i ndajnė funksionet intelektuale. Hemisfera e djathtė duket se dominon nė kėto fusha intelektuale: ritėm, orientimin hapėsinor, geshtalt (tėrėsinė), imagjinatėn, ėndėrrimin, ngjyra dhe dimensione. Hemisfera e majtė ėshtė, siē duket, dominante nė aftėsitė tjera mendore: fjalė, logjikė, numra, vargje, linearitet, analiza dhe lista.

            Hulumtimet e Ornshtejn (Ornstein), Zajdel (Zaidel), Bloh (Bloch) dhe tė tjerėve, tė cilat kanė pasuar, i vėrtetojnė kėtė zbulime. Ėshtė zbuluar edhe kjo:

 

        Edhe pse ēdo hemisferė ėshtė dominante pėr aktivitetin e caktuar, nė esencė te dyja janė nė gjendje t’i mbulojnė krejt fushat, dhe aftėsitė mendore tė cilat i ka identifikuar Rogjer Speri nė tė vėrtetė ato janė tė distribuara nėpėr gjithė korteksin

 

Moda momentale qė njerėzit tė emėrohen qoftė si majtak total apo djathtak ėshtė kontra-produktive. Siē e ka cekur Majkl Bloh (Michael Bloch) nė njė vepėr tė tij: “Po qe se e quajmė veten ‘hemisferist tė djathtė’ apo ‘tė majtė’, do ta kufizojmė mundėsinė tonė pėr zhvillimin e strategjive tė reja”.

            Tė thuhet “keq po mė shkon” apo “nuk kam X aftėsi intelektuale” shprehet e pavėrteta dhe e pakuptuara. Po qe se dikush ėshtė i dobėt nė cilėndo lėmi, pohimi i saktė do tė kishte me qenė: “mė duhet edhe ma shumė ta zhvilloj aftėsinė intelektuale X. E vetmja pengesė nė shprehjen dhe zbatimin e tė gjitha aftėsive tona mendore paraqet niveli i njohurisė sonė se si t’i qasemi atyre.

            Vėllimi i aftėsive tė cilat na ofrohen tė gjithėve inkuadrojnė tė gjitha ato aftėsi tė cilat mė herėt u janė pėrshkruar, qoftė hemisferės sė majtė, apo tė djathtė:

 

1          Gjuha

·                    Fjalėt

·                    Simbolet

 

2          Numri

 

3          Logjika

·                    Vargu

·                    Listat

·                    Lineariteti

·                    Analiza

·                    Koha

·                    Asociacionet

 

4                    Ritmi

 

5                    Ngjyra

 

6                    Imagjinata

·                    Fantazia

·                    Visualizimi

 

7                    Orientimi nė hapėsirė

·                    Tredimensionaliteti

·                    Gjestalt (e tėrė fotografia)

 

            Mendimi Brilant dhe Hartimi i Mendjes llogarisin, i marrin parasysh, tė gjitha kėto elemente.

 

            PSIKOLOGJIA E MĖSIMIT DHE KUJTESĖS

 

            Hulumtimet kanė treguar se, derisa mėson, truri i njeriut nė mėnyrė primare i mbanė nė mend kėto:

·                    Shėnimet kur fillon perioda e mėsimit(“efekti i parėsisė”)

·                    Shėnimet kur pėrfundon perioda e mėsimit(“efekti i pėrfundimit”)

·                    Ēdo fakt tė ndėrlidhur me nocionet apo leksionet tė cilėt veē janė tė deponuar apo nė lidhje me aspektet tjera tė asaj qė mėsohet;

·                    Ēdo fakt qė ėshtė i theksuar pėr shkak tė vlerės sė vet apo veēantisė;

·                    Ēdo fakt tė cilin nė veēanti e josh njėra prej pesė shqisave;

·                    Faktet tė cilat nė veēanti kanė tė bėjnė me personin.

 

            Lista e kėtyre njohurive, sė bashku me grafikun nė faqen tjetėr, ju ofron informacione tė cilat kanė qasje kritike pėr ta kuptuar se si punon truri juaj.

Gjithsesi se kėto njohuri (e jo “teoria mbi hemisferėn e majtė apo tė djathtė tė trurit”, siē kanė supozuar shumė) kanė ndikuar nė zhvillimin e Hartimit tė Mendjes. Viteve tė gjashtėdhjeta, kur nė universitete tė ndryshme mbaja ligjėrime mbi psikologjinė e mėsimit dhe tė mbajturit mend, kam filluar tė vėrej dallim tė madh nė mes teorisė tė cilėn e ligjėroja dhe asaj tė cilėn me tė vėrtetė e bėja.

Shėnimet e mia pėr ligjėrime kanė qenė shėnime tradicionale lineare, tė cilat kanė siguruar sasinė tradicionale e tė harruarit dhe sasinė tradicionale tė jokomunikimit. Shfrytėzoja shėnime tė tilla si bazė pėr ligjėrime mbi kujtesėn nė tė cilat kam theksuar se pėr rikujtim dy faktor janė vendimtar: potencimi dhe lidhshmėria. E pikėrisht kėta dy element kanė munguar nė shėnimet e mia personale!

            Duke ia bė vetes gjithmonė pyetjen e njėjtė: “Ēfarė ėshtė ajo qė nė shėnimet e mia do tė mė ndihmoj t’i theksoj dhe t’i lidhė mendimet dhe idetė?”, kam ardhur, viteve tė vona tė 60-tave, dhe tė 70-tave tė hershme, deri tek koncepti embrional i Hartimit tė Mendjes (pėr diskutim mė tė detajizuar pėr rikujtimin gjatė kohės sė mėsimit, shikon librin Pėrdorni te dy hemisferat e trurit). Hulumtimet e mia pasuese tė natyrės sė procesit tė pėrpunimit tė informacioneve, strukturės dhe funksionimit tė qelizave cerebrale, si dhe hulumtimi i korteksit cerebral, kanė vėrtetuar dhe kanė pėrkrahur teorinė origjinale, dhe kėshtu kanė lindur Hartat e Mendjes.

 

 

            GJESTALT (TĖRĖSI)

 

            Truri ynė anon pėr tė krijuar modele dhe pėrkufizime tė tėrėsisė. Pėr shembull, shumė njerėz, duke i lexuar fjalėt “Njė, dy, tre…” do t’iu duhet t’ia dalin me impulsin pėr ta thėnė fjalėn “katėr”. Ngjashėm, nėse dikush thotė: “Kamė njė tregim fasicinues pėr t’jua rrėfyer…Oh! Mė falni, pikėrisht m’u kujtua se pėr kėtė askujt nuk guxoj t’i flas”, mendja e juaj do tė vajtojė pėr ta plotėsuar informacionin! Kjo tendencė e lindur e trurit pėr tė kėrkuar plotėsim mbetet e kėnaqur me strukturėn e Hartės sė Mendjes. Harta e Mendjes ju lejon vargun e pakufishėm tė “sondazheve” asociative tė cila nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse e hulumtojnė ēdo ide apo pyetje qė ju intereson.

 

            TRURI SI MENDIM BRILANT MAKINĖ ASOCIATIVE

 

            Kjo makinė e mrekullueshme, truri juaj, ka pesė funksione themelore- pranimin, deponimin, analizėn, hulumtimin dhe kontrollin – shpjegimet nė mėnyrė vijuese:

            1          Pranimi

            Mbresat e pranuara nga cilado shqisė e juaja.

            2          Deponimi

            Kujtesa juaj, e cila ndėrlidhė edhe deponimin (aftėsia e deponimit tė informacioneve) dhe rikujtimi (aftėsia pėr t’iu qasur atij informacioni).

            3          Analiza 

            Njohja e leksioneve dhe pėrpunimi i informacioneve.

            4          Shprehja

            Ēdo formė e komunikimit apo vepėr kreative, duke inkuadruar edhe pėrsiatjen.

            5          Kontrolli

            Ka tė bėj me tė gjitha funksionet mendore dhe fizike.

 

            Kėto pesė kategori nė mes vete pėrforcohen. Pėr shembull, mė lehtė pranohen informatat, po qe se jeni tė informuar apo tė motivuar, edhe nėse procesi i pranimit ėshtė kompitabil me funksionet cerebrale. Pasi qė suksesshėm e keni pranuar informatėn, mė lehtė do ta keni ta depononi dhe analizoni. Dhe anasjelltas, deponimi dhe analizimi i efikasshėm do ta rrisė aftėsinė e juaj pėr ta pranuar informacionin.

Nė mėnyrė tė njėjtė, analiza e cila inkuadron sistemin e ndėrlikuar tė detyrave gjatė redaktimit tė informacioneve, kėrkon aftėsinė e deponimit (tė ruhet dhe tė lidhet) ajo qė ėshtė pranuar. Kualiteti i analizės me siguri do tė varet nga aftėsia juaj pėr tė pranuar dhe deponuar informacionet.

Kėto tre funksione janė konvergjente me tė katėrtėn – shprehja apo paraqitja pėrmes hartave tė mendjes, bisedės, gjesteve etj. tė asaj qė ėshtė pranuar, deponuar dhe analizuar.

Kategoria e pestė, kontrollimi, ka tė bėj me pėrcjelljen gjenerale te tė gjitha funksioneve tuaja mendore dhe fizike nga ana e trurit, duke ndėrlidhur edhe shėndetin e pėrgjithshėm, qėndrimin dhe faktorėt e mjedisit. Kjo kategori ėshtė shumė e rėndėsishme sepse mendja e shėndosh dhe trupi i shėndosh janė me vlerė esenciale po qe se katėr kategoritė tjera: pranimi, deponimi, analiza dhe shprehja duhet tė funksionojnė me kapacitet tė plotė.

 

             HISTORIA E ZHVILLIMIT TĖ INTELIGJENCĖS NJERĖZORE

 

            Historia e inteligjencės njerėzore mund tė vėshtrohet si kėrkim i trurit pėr mėnyrat efikase tė komunikimit me vetveten.

            Kur njeriu i parė e ka vizatuar vijėn e parė, revolucioni i vetėdijes njerėzore ėshtė shpejtuar, e Hartat e Mendjes paraqesin zhvillimin mė tė ri tė saj  (Pėr diskutim mė tė thellė, shikone veprėn e Lorence Gil (Lorraine Gill) – Vijėn e ka krijuar njeriu).

            Prej momentit kur qeniet njerėzore e kanė kuptuar se mund ta shprehin “imazhin mendor” tė brendshėm, zhvillimi ėshtė shpejtuar. Shenjat e para kanė evoluar nė vizatime, duke filluar nga vizatimet e para tė Aborxhinėve australian nėpėr shpella. Me zhvillimin e civilizimit, vizatimet janė bėrė simbole, e mandej nė alfabete dhe shkrime, siē janė shenjat kineze, apo hieroglifėt egjiptiane. Me zhvillimin e mendimit perėndimor dhe influencės sė Mbretėrisė romake, transformimi i vizatimeve nė shkronja ėshtė kompletuar. Mandej, gjatė 2.000 vjetėve, jo edhe aq e parėndėsishme forca e shkrimit ka mbajt vrullin evolutiv mbi imazhin momentalisht tė fyer.

 

         Njerėzit e parė tė cilėt kanė bėrė shenjat e para, tekstualisht kanė shėnuar hapė gjigant nė evolucionin e inteligjencės, duke i lėnė gjurmėt e para tė botės mendore. Duke e bėrė kėtė, ata i kanė fiksuar mendimet e tyre nė hapėsirė dhe kohė, gjithashtu duke ua mundėsuar mendimeve t’i kapėrcejnė dimensionet e njėjta. Tash inteligjenca njerėzore ka mundur tė komunikojė mes vete pėrmes hapėsirave tė pafundme tė kohės dhe hapėsirės.

 

Simbolet, pikturat dhe kodet pėrfundimisht janė shndėrruar nė shkrime, e ky pėrparim kryesor ka paraqitur ēelėsin e paraqitjeve dhe zhvillimin e civilizimeve tė mėdha siē kanė qenė ato nė Mesopotami dhe Kinė. Kėta popuj janė kėnaqur nė pėrparėsitė e qarta mbi ata tė cilėt nuk e kanė zhvilluar shkrimin, pėr kėtė arsye nuk kanė mundur tė kenė qasje nė urtitė dhe dijeninė tė cilat kanė rrjedhur nga mendjet e ndritura tė sė shkuarės.

Si lumi i gjerė kur ngushtohet nė kanal tė ngushtė, trendi i mbledhjes sė informacioneve shpejtohet gjatė shekujve, duke shkaktuar sot “eksplodimin e informacioneve”. Nė kohėn e fundit ky “eksplodim” pjesėrisht ėshtė shkaktuar nga supozimi se vetėm shkrimi ėshtė i vetmi mjet i mirė pėr mėsim, analizė dhe pėrhapje tė informacioneve.

 

         Nėse shkrimi me tė vėrtetė ėshtė mjeti mė i mirė pėr marrjen, analizėn dhe dhėnien e informacioneve, pėrse aq shumė njerėz kanė probleme nė fushėn e mėsimit, mendimit, kreativitetit dhe kujtesės? Pėrse ankohen pėr paaftėsinė themelore, humbjen e vetėbesimit, interesimin e zvogėluar dhe fuqinė e dobėsuar tė koncentrimit, memories dhe pėrsiatjes.

        Pėrgjigjet e zakonshme nė kėto probleme ndėrlidhin nėnēmimin e vetvetes, efikasitetin e zvogėluar, apatinė dhe pranimin e rregullave tė ashpra dogmatike, krejt ēka edhe mė tutje pengon funksionimin natyror tė trurit.

Si gur themeli i civilizimit tonė, e kemi marrė fjalėn, fjalinė, numrin dhe logjikėn, duke e detyruar trurin tonė t’i pėrdorė mėnyrat e kufizuar tė tė shprehurit pėr tė cilat konsiderojmė se vetėm ato janė tė sakta.

        Pėrse e kemi bėrė kėtė? Pėr shkak se, nė termet universale evolutive, akoma jemi bebe tė porsalindura. Andaj, ėshtė e kuptueshme se kemi qenė tė detyruar tė “eksperimentojmė me vetveten” duke marrė njė qėndrim tė pakėndshėm tė cilin e pėrshkruan kapitulli vijues, a e shpjegon kapitullin i ardhshėm.

 

 

Kapitulli i parė nga libri "Harta e mendjes"

 

  (1)