Ata jo vetėm nuk njiheshin me njėri- tjetrin,
por, tek shkėmbyen mesazhin e parė, e kuptuan qė ishin nė emigrim.
Arturi jetonte me familjen nė Greqi dhe
Melpomeni nė Itali. Qė tė dy kishin hyrė nė moshėn e tretė (Arturi
figurativisht e quante "zonė e minuar") dhe Melpomeni qe afro nja 10 vjeē mė
e re. Sidoqoftė, tanimė me fėmijė tė rritur (Arturi, i famshėm pėr
eufomizma, i lakonte fėmijėt e rritur me njė titull shumė simbolik tė kohės
sė tij: "Beni ecėn vet"), pothuajse i kishin mbyllur "portat" pėr njė
kujdes tė posaēėm dhe kėtė kohė tė mbetur, - ngulmonte ai, - ta jetojmė pėr
vete dhe si tė na pėlqej.
Edhe Melpomeni nuk e hante thatė, se, tek i
shkruante nė njė nga e-mailet e saj, thoshte: - Miku im! Mirė e ke ti, por
nga anėt tona (ajo ishte nga jugu), thonė: - Po tė lanė pėr prift, bėhesh
dhe dhespot. Arturi i kish eufomizmat sikur i nxirte nga xhepi dhe zjarr
pėr zjarr, i shkroi:
- Dėgjo, moj zonjė e nderuar! Nėse edhe kėtė
copė jetė qė na ka mbetur, do ta harxhojmė me hallet e nipėrve dhe mbesave,
atėherė dihet qė zėre se nuk kemi jetuar. Hallet e tė gjallit, - shkruante
ai, - janė si puna e atij thesit me miell, qė, sado ėshtė i zbrazėt, po ta
rrahėsh me shkop, vetėm tym nxjerr. Dhe, si pėr t'i dhėnė tė drejtė vetes
dhe ca mė shumė, pėr ta bindur atė, i shkroi: - Dėgjo, moj mikja ime! E di
se si ka thėnė njė i moshės sime? Dyzet kėrriē rrita dhe, mezalla, se m'u
hoq samari nga kurrizi!!!
Dhe, kėshtu, me hidh e prit, pak nga pak,
mesazhet sa po zgjateshin, aq dhe linin vend pėr dykuptime.
Nga kjo anė, atij nuk ia hante qeni shkopin dhe,
ngaqė nė afrodiozakun e tij kish shenjėn e "luanit", i jepte vetes
"lincencėn" e sulmit, se kish mė shumė nevojė pėr fre, se sa pėr shtyrje.
Por hapat i hidhte me kujdes dhe ky kujdes e
rriti pak amplitudėn e tij, kur mori vesh se Melpomeni kish shenjėn e
"gaforres". "Gaforrja", - hamendėsoi ai, - ka nevojė pėr shtyrje. Tek i
bėnte hesapet pa e pyetur hanxhinė, mendoi: - Unė pėr "fre", ajo pėr
"shtyrje". Dy tė kundėrta nė fizikė tėrheqin njėra- tjetrėn. Po, - i bėri
qejfin vetes, - zaret u hodhėn: "luani" do niset pėr sulm. Mesazhet u
dėndėsuan dhe, kur edhe "gaforrja" nisi tė eci revan, ai po i hiqte
rrotullat dhe thonjėzat nga fjalėt dhe, tek ndiqte mesazhet e saj, mend
lėshoi njė britmė gėzimi.
Pritej qė tė vinte ēasti. Qėlloi, qė tė dy me
bashkėshortėt e tyre, nė verė do vinin nė Shqipėri. Lanė njė ditė takimi
(sa pėr njė kafe dhe pėr t'u njohur me njėri-tjetrin). Qysh nė takim,
"luani" gati hungėroi dhe mezalla se ia ndante sytė. Ajo, fillimisht, bėri
tė pafajshmen, por tė linte ai!!!
* * *
Sa vuri re ai, Melpomeni ishte njė grua
tėrheqėse, nė pjekuri tė plotė. Sado me fėmijė tė rritur dhe sado qė po
shkonte drejt gjashtėdhjetave, ajo kishte njė vėshtrim tė gjallė sysh dhe,
tek buzėqeshte, befas fytyra bėhej paparunė, sikur tė kish frikė se mos
kalonte masėn e njė takimi tė parė dhe ca mė tepėr: tė linte vend pėr ndonjė
keqkuptim. Arturi, si fshatar qė qe, tek e kish vėnė nė "optikėn" e tij, e
mendonte mysafiren me atė frutin e pjekur, qė, megjithėse ka rėnė nga pema,
megjithatė jo vetėm e ruan freskinė, por veē freskisė, edhe shijen. Kur
mendoi pėr "shijen", ai shkonte dhe mė tej. Kur ndodh kėshtu me gratė, -
tirrte ai shtėllungėn e mendimeve, - ato marrin njė hijeshi tė tillė, sa tė
duket se nuk kanė pėr tė vdekur kurrė.
Ky qe takimi i parė dhe, si tė pjekur qė ishin, nuk ėshtė se bėn ndonjė
veprim tė pamatur.
"Luani" e kish provuar veten nė aq e aq beteja
tė tilla dhe, sado qė nė ndonjėrėn prej tyre kish thyer hundėt, tek po
ndaheshin, ia shtrėngoi dorėn aq fortė, sa ajo vetėm nga turpi nuk bėrtiti.
U ndanė dhe ajo, pėr etikė apo politesė, e puthi cektas nė tė dy faqet. Ai,
ngaqė turpin, prej kohėsh, e kish ngrėnė me bukė, i tha:
-Mikja ime, fėmijėt nė fshatin tonė i puthin nė
faqe!!!
Ajo e mori "batutėn" e tij si njė shpoti dhe aq,
por, megjithatė, si njė sfidė qė e priste.

Nė takimin e dytė (pėr "luanin" qe njė fshat qė
dukej dhe nuk donte kallaus), u takuan pa hyrė tek ashensori. Kafen do ta
pinin nė katin 13. Dėgjo, - i foli hapur ai, - nėse nė ashensor nuk ka
njeri tjetėr, unė do tė puth. As qė vuri re, nė i pėlqeu propozimi i tij,
por, pėr fat (shpesh, - thoshte ai, - fati ėshtė me guximtarėt), nuk kishte
njeri tjetėr dhe ai, mend, e kullufiti tė tėrėn. Ajo njėherė u step, por,
pastaj, e lėshoi veten "lisho", sa, kur hynė nė klub, "pakti" qe vulosur me
"vulė noteri".
Porositėn, si zakonisht, kafe "expres" dhe, tek
e kish pėrballė, ai sikur po i merrte matėn.
E kish fituar tė drejtėn e plotė tė kundrimit
dhe, kur qėndroi tek dekolteja aq e hapur, ua nguli vėshtrimin harkut tė
gjinjėve tė saj dhe, pėr ta bėrė dhe atė si "pjesėmarrėse", i tha:
- E di se si ka thėnė Picasso?
Ajo mblodhi supet dhe ai, ngaqė thėnia e shpinte
ujėt nė mullirin e tij, i tha: - Picasso ka thėnė: "Harku i hijshėm i gjirit
tė femrės, mė bėri piktor!". Ajo e rroku aluzionin dhe, pėr ēudi, ndjeu njė
afeksion apo njė ledhatim, si njė ftesė mė intime.
* * *
Tanimė qė tė dy, i hoqėn "maskat" dhe flisnin
lirshėm. Sado qė ajo tentoi qė tė mbrohej, se "gjasme" jemi familjarė dhe
kėto "intimitete" nuk kanė lezet pėr moshat tona, "luani" as qė dėgjonte mė
me atė vesh.
Kur u rikthyen pėr tė dalė nga klubi, nuk u eci
mbarė. Qe njė ēift tjetėr qė zbriti me ta. Kur u ndanė, qe "luani" qė e
puthi, por edhe ky nė faqe, se rruga qe me njerėz.
* * *
Takimin e tretė nuk e bėnė nė klub, por tek njė
shtėpi e njė miku tė tij. Miku kish ikur me pushime dhe ēelėsat ia kish lėnė
Arturit. Hynė nė shtėpi, i pari Arturi dhe, pa u mbyllur dera mirė, hyri dhe
ajo. Nuk kėmbyen asnjė fjalė mes tyre, por si nė "filmat pa zė", si nė atė
garėn "mė i shkathti, mė i shpejti", u zhveshėn kollopan dhe ai e udhėhoqi
tek dhoma e gjumit. Aty e pėrfshiu nė "krahėt e tij prej luani" dhe, pasi e
shtriu nė krevat, as qė priti tė shkėmbente qoftė dhe njė fjalė me tė.
Sulmin e filloi nga buzėt dhe, kur arriti tek
gjiri, pėrsėriti: - Mė duket se Picasso ėshtė bėrė piktor nga harku i
gjinjėve tė tu!!! Ajo, pothuajse, u kėndell dhe e tėrhoqi mbi vete. Ia
nguli, fillimisht gishtrinjtė e saj, mbi krifėn e ashpėr tė flokėve dhe, kur
ai zuri t'ia fėrkonte ato indet e buta, lėshoi nė fillim njė psherėtimė,
pastaj dhe njė tjetėr dhe, mandej, si njė alivan nė gjendje: edhe e gjallė,
po edhe e "vdekur".
Unė tė dua, - tha ai. Edhe unė..., - i tha ajo.
Tiranė, 13 janar 2017
|