Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
HAMIT
TAKA
Hyrje
Hamit Taka u lind nė fshatin Vėrvė, bashkia e Konispolit. Nė Konispol ka
mbaruar dhe gjimnazin me rezultate tė shkėlqyera. Pėr arsye biografike, e
drejta e studimit iu dha pas 4 vjetėsh pėr mėsues matematike, profesioni
bazė i jetės sė tij, tė cilin e ka ushtruar nė shkollat 9-vjeēare dhe nė tė
mesme tė pėrgjithshme.
Botimin e poezive dhe tregimeve e ka filluar qė nė gjimnaz nė
gazetėn Zėri i Rinisė, revista Pionieri. Gjatė regjimit komunist,
ndonėse botonte shtypin letrar, nuk pati kurajon tė paraqitej nė shtėpitė
botuese pėr botimin e ndonjė libri. Pas viteve 90, ka botuar vetėm dy
libra: I falem fatit, poezi pėr tė rritur dhe Botė e ēmendur e gėzuar,
poezi pėr fėmijė. Nė shtypin e printuar dhe atė elektronik, ka botuar
dhjetėra tregime e novela dhe qindra poezi.
PORTRET I NĖNĖS SIME
Nėna ime me ēitjane tė gjera,
Nėna ime me shaminė e bardhė,
Si jugė e butė drejt visesh tjera
Nėna ime me jelek ngjyrė allė!
Nėna ime e mpakur, e lodhur
Nė lumin e jetės si avullore
Me pesė djem, pesė universe,
Si pesė gishtat e njė dore!
Nėna ime me njė mijė halle,
E urta, e mira gjer nė dhimbje!
Ēfarė tė na bėnte pėr ditė festash,
Ēfarė tė na vishte pėr ditėlindje!
Pak sheqer e kafe lidhur komb
Nė cep tė qeskės sė lerosur
Nė pritje tė mikut aq tė bujshėm
Ruante nėna e qederosur
I
besonte punės dhe lodrės sė fatit,
I besonte rrėnjės sė thellė tė fisit
Kurorė na donte rreth babait
Si degėt e forta tė njė lisi;
Po babai im kishte gjak tė nxehtė
Dhe ne i ngjajmė atij, pėr dreq,
Tabutė i theu njė Takė rebel
Biografinė na e nxiu, na e prishi keq.
Dhe nėnėshkreta qante nė gjumė
Pėr atė plangprishės, atė shpresprerė
Dhe fatin tonė tė zi pėr lumė
Pa vajza,miq e shokė nė derė.
PERGJIGJE GRUAS
Letrėn, grua, nė gji e ruaj
Dhe shumė herė do ta lexoj;
Dhe po aq herė nėpėr rreshta
Njė kėngė malli do tė dėgjoj.
E
di qė smėsohesh dot pa mua,
Nė tryezė shtron njė pjatė mė tepėr.
Ēe humba fare, nėnės i thua
Pastaj pret nga unė njė letėr.
Ndoshta ėndėrron nga unė njė letėr
Nė njė zarf tė kaltėr luleblirėsh
Me pak para pėr nėnėshkretėn
Pėr ty ca vargje xhevairėsh.
Po unė e di, ti pret mė shumė
Ca fjalė intime, lule malli,
Firma poshtė vėnė me buzė,
Ku tė puthi vajza edhe djali.
E
di se ėshtė njė ngasje e bukur
Nga njė mallė i largėt bashkėshortor,
Qė njė burrė i ėmbėl, njė shpirtvogėl,
Nuk ndjen asgjė nė kraharor.
Po njė burrė si unė, egoist pėr dreq,
Qė i shfryn mendimet si furtunė
Dhe zemra e tij vuan e heq,
Nuk gjen prehje as nė gjumė.
Tė tjera halle e zėnė gjatė ditės,
Pėrmbi dhembjen e pėrmbi mallin,
Sa njė zonjė nga ato tė elitės
Do ti bartte ndoshta me hamallin.
Po mal mbi shpinė kam krenarinė,
Idenditetin tim po gjithashtu,
Sa gėrmuq shėtis nėpėr Athinė,
Kėmbėlidhur me ca tabu.
Se lutjen unė se kam mėsuar
Dhe dorėn kurrė dot se shtri,
Shtėpitė publike, siē u thonė
Dhe kazinotė, oh, kurrsesi.
Mbi gjithēka e ardhmja juaj
Mė mundon e mė sfilit,
Si hutaqi morrat nė dhe tė huaj
Rri numėroj kėtu dhrahmitė.
Dhe nis e shaj Zotin nė shqip,
Atė qė kurrė se njoha dot.
Fatin tim me dhėmbė pėrtyp,
Po zemrėn kurrė se mbys nė lot.
Oh, veē njė gjė kuptova mirė
Dhe sot ndihem shumė i pasur,
Sa shumė u dashka larg Atdheu
Dhe po aq ti, grua e dashur.
VAJZAT ĒAME
Gjeshtėr e lulėzuar buzė lumit duket
Shtati juaj i hedhur, vajza tė Ēamėrisė
Nė ujėrat e gjolit nga zilia zanat futen
Kur nė sy ju ndizet shkėndi e dashurisė;
Buzėqeshja juaj, e freskėt e kristaltė
Me gurgullima krojesh djelmoshave u ngjan;
Borė e pastėr duart, tė bardha zambak,
Dy buzėt kur puthin, tė ėmbla koralė;
Njė notė hyjnore puthja juaj e kulluar
Ajo tė magjeps, tė deh ajo aq shumė
Sytė tuaj tė ndezur-dy yje flakėruar
Nė dashuritė tuaja dikur humbisja unė;
Si gjeshtėr qė jepet nga era buzė lumit
Nė valle dridheni, belhollat vajza came,
Djemve qė joshen nga shikimet, parfumet
Fresk e tufane u bėni me ēitjane
AZILKERKUESI
Mbase unė sonte nuk do tė vij
Ti fike dritėn kur tė biesh.
E
di se shtrati tė duket varr
Po sqetullat prapė ti mund ti lyesh.
Mbase as nesėr nė portė sdo tė trokas,
Ti darkėn mos e lėrė tė shtruar
Dhe djalit, kur ta vėsh nė gjumė,
Pėrralla tė frikshme mos ti thuash.
Mbase papritur kaloj kufirin
Si njė skllav i arratisur nga padroni
Dhe nė tokė tė huaj rrėshqas e bie
Buzė njė gremine e buzė njė honi.
Mbase i dehur nė kabare
Ndeshem keqas me njė zezak a bjond,
Mbase diku nė njė skutė tė errėt
Pusi mė zė njė vagabond;
Mbase nė njė sofėr tė pa shtruar
Pėrtyp kotheren e urisė
A
fillikat i vetėm nė njė tren
Rend mesnatės drejt lirisė;
Mban ky kurmi i tė varfrit
Dhe qafė e tij si qafė e djallit
Veē kudo qofsha, nė parajsė a ferr
Unė sonte fle nė shtrat tė mallit.
DO TE NGREJ NE KRAH
Nga shtėpizė e vjetėr
Spo ngroh mė zjarr i nėnės,
Mbi ēatinė me rrasa
Pėrthyhet dritė e hėnės,
Vjen e zbetė tek unė
Rezja nė dritare
Vetmia, thotė zėmekur,
E treti nėnėn fare.
Pranė vatrės nėna
Kėrruset e mėrdhinė.
I nis mallin e thekur
Gėzof tia vesh shtėpinė;
Oh, puthmė, moj nėna ime,
Nė ėndėrr dhe nė gjumė,
Nė gushė e faqe puthja-
Dallgė e bardhė shkumė;
Ke parė, ti, luzma bletėsh
Mbledhur degės nė pyll,
Ashtu i ndjej unė netėsh
Sytė kur i mbyll;
Ah, moj nėnė, nėnė!
Sė shpejti mbėrri atje
Do tė ngre nė krahė
Si era grurin ngre!
ME FAL
Mė fal! Udhėn sta shtrova dot me lule.
Su bėra dot as lider as VIP as ofiqar.
Unė di vetėm tė lėroj atje ku dielli ulet
Mėngjesin tė rrėnjos nė sytė e tu tė larė.
Mė fal! Stė shėtita dot ty nėpėr botė.
Bile unė sdi as ku bie Polinezia.
Lidhjen tonė tė pandarė di ta mbroj fort
Dhe humbas plot besim nė ėndrrat e mia.
Mė fal! Fatin Zoti na e bėn dhuratė.
Horoskopin e yjeve asnjė herė se kam lexuar.
Kujtoj mbrėmjet kur ti ngre kokėn lartė
Trupin ma lėronin duart e tua shtrėnguar.
Mė fal! Stė ēova dot nė Tokėn e Premtuar.
Si Magelani si erdha rrotull botės.
Nėn hijen e agimit vargjet i kam shkruar
Zbathur kam ecur nė zemėr tė tokės.
Mė fal! Pėr ditėt tona rutinė e pa jetė.
Pėr netėt plot trishtim e brenga shumė.
Tė lutem, mos kujto furtunat, lotėt e shkretė,
Mos i kujto mė fjalėt qė tė thoja unė.
Kujto ti ditėt e pakta plot me dashuri!
Gėzimet qė na mbushnin shpirtin i kujto!
Rrugėn tonė ku ecėm plot guxim e gjallėri
Bekoje, e dashur, kurrė mos e harro!
|