Mesviteve '50-tė, familja jonė rronte nė njė
qytet qė, po ta matėsh me syrin e sotėm, ishte vetėm njė qytezė dhe aq. Nė
kėtė shtėpi banoja unė me tri motrat e mia dhe, po t'i shihje banorėt e
kėsaj shtėpie nga seksi, qemė si njė shtėpi ku dominonin femrat. Meshkuj
qenė vetėm imatė dhe vėllai i vetėm qė ishte i martuar. Pra, tri motra,
nėna, gjyshja nga babai dhe nuse e vėllait. Shkurt: njė shtėpi femrash.
Vėllanė sapo e kishin marr ushtar dhe barra, pėr tė mbajtur kėtė familje,
binte mbi prindėrit. Imatė qe makazinier dhe nėna punonte me hope nė
lulishten e qytezės. Sa pėr nusen e vėllait, babi mendonte se nuk ishte nė
nderin e njė familjeje tė mirė qė, nusja tė punonte, ndėrsa burrin e kishte
ushtar. Pra, kishim tė ardhura tė pakta dhe rrisku i keq vinte dhe rritej,
se, pikėrisht nė atė kohė, u hoqėn dhe triskat.
Jetonim si nė zgrip. Motra e madhe punonte nė
rrobaqepsi dhe, ato pak lekė qė merrte nuk i dilnin as pėr vete. Sapo qe
fejuar dhe, kur thonė, u rrokullis tenxherja dhe gjeti kapakun. U mpleks me
dashuri me njė oficer qė nuk kish as plangė dhe as shtėpi. Kėtė oficerin, po
ta shihje nga "kashta" (epo kėshtu thoshte gjyshe Lena, de!), tė merrte nė
qafė. Qe bukurosh, flokun tė zi; me njė trup atleti, por qe birbollan. Nuk
ka njė shtėpi ku tė fusė kokėn,- ankohej gjyshja. Kishte nuk kishte shtėpi,
po u sevdallis me motrėn tonė dhe shkoi e vajti kjo punė. Ēupa, - thoshte
gjyshe Lena,- nderin e ka nė shtėpinė e burrit. Thoshte gjyshja dhe mirė e
kishte, po Sandri, ai oficeri, mbeti nė shtėpinė tonė. Pra, shtrėngo
dhėmbėt, o karkalec! Unė nuk merrja vesh shumė nga kėto punė, por dėgjoja
gjyshe Lenėn, kur shkėmbenin shpoti o me timatė, Komin, o me nėnėn time tė
mirė, Katen. Isha apo nuk isha 15-vjeē. Njė ditė dėgjova timatė qė tė mė
thotė: - Dėgjo, shkollėn e mbarove (flitet pėr shkollėn unike qė ishte
7-vjeēare), kam biseduar me njė mik qė me njė karrocė si ato tė "gegėve", tė
dalėsh nė qytet e tė shesėsh kuleēė, pipra apo dhe petulla e byrekė kur tė
ketė. Njėherė u tremba se vallė a do t'ia dilja dot? Po, kur mendoja atė
varfėri qė kish hapur gojėn dhe sa nuk thėrriste nė shtėpinė tonė, pranova.
Qė tė nesėrmen, me babanė u paraqita tek makazina dhe, pasi mė furnizuan dhe
mė njohėn me ēmimet, mė uruan punė tė mbarė.
*
* *
Ditėn e parė e shtyta karrocėn si me turp. Mė
dukej sikur ta kisha karrocėn mbi kurriz, por, pak nga pak, sikur ia mora
dorėn dhe turpi mė doli. Kur shita kulaēin e parė, trrak ma bėri zemra!
Ndieva njė gėzim. Lekėt qė do fitoja ishin sipas shitjes. Sidoqoftė, zura
dhe po "rritesha" ca dhe nga ca. Po tė shihja njerėz tė njohur, tak dhe ulja
kokėn: si struci qė fut kokėn nė rėrė! Se, gjasme, kjo qė po bėja unė, tė
ishte turp!
Mė keq e kisha kur takoja nga ata "xhagajdurėt"
e klasės sime. Se kish prej tyre qė nuk mė linin rehat kur isha nė shkollė
dhe jo tani qė jam bėrė e "madhe!". E madhe se po punoja. Mė vinte turp, po
tė linte Lashi, ai kokėbardhi i lagjes, qė nuk linte dy gurė bashkė. Sa mė
pa, sikur dha "alarmin!":- Pa shif, shif: Qukja! Qukja qenka ba tregtare!
Hė, po nuk jua kam thėnė tė tėra. Fytyrėn unė e
kisha mu si vezė pulėdeti: me quka. Epo nuk ėshtė se e "vizatova",de! Lashi
vėrtet qė ishte trazovaē, por qe dhe i dashur. Nuk e kalonte masėn. Po, pėr
kėtė, Lashin, ndoshta ju flas pastaj. Qeshi Lashi dhe m'u afrua aq afėr, sa
mendova: kur do ma rrėmbejė tė tėrė krarrocėn?!
Moj Quke,- foli ai,- don me u ba tregtare?!
Pastaj, tak nxori njė pesė lekėsh dhe mė tha:- Mė jep njė kulaē! Unė u
skuqa se jo vetėm pse Lashi qe blerėsi i parė, por kisha dėshirė t'ia jepja
pa pare. Por kisha dėgjuar tė mėdhenjtė qė thonin:- Pa pare, nuk ka ēajre!
Ia mora lekėt Lashit dhe ky, para se tė ikte, ma nduku njėrėn prej
gėrshetave. Sa e hutuar qė jam! Nuk ju kam thėnė: kisha gėrsheta si ato tė
Pipi Ēorapegjatės! Them tani se atė kohė as unė dhe as Lashi nuk kishim
dėgjuar pėr kėtė Pipin!
* *
*
Pak nga pak, u bėra shitse. Kontratėn me
ndėrmarjen e kisha kėshtu: po tė mos e shisja tė gjithė mallin, karrocėn e
merrja nė shtėpi. Kėshtu dhe bėja. Aq u dhashė pas punės, sa, ndonjėherė, as
qė shkoja nė shtėpi pėr drekė. Doja qė ta shisja tė gjithė mallin. Do tė
thoni: nuk tė merrte uria? Natyrisht, po, pėr tė thyer urinė, xhėku haja
ndonjė kulaē dhe e shoqėroja me ndonjė pipėrr. Vetėm kaq, ama. Mė tej, nuk
ma mbante. Se vaj nė lakra do tė binte. Ē'haje, do ta paguaje. Ndonjėherė,
merrja dhe motrėn time tė vogėl, Lumen. Kjo qe 7-vjeē dhe sa u gėzua kur e
mora me vete. Imemotėr as e kish mendjen nė shisja a nuk shisja? Ajo mbeti
me gojėhapur kur ia bėnin me sy petullat qė qenė tė ngrohta-valė. Gjyshja
ime thoshte:- Fėmijėt, po panė diēka qė u hahet, duhet ta hanė, se, ndryshe,
sjellin tėrmet! Dhe unė i zgjodha Lumes njė petull e njė pipėrr! Sa u gėzua!
Epo, fėmijė Lumja! Po edhe mua ma bėnin me sy petullat e ngrohta, po unė jam
e "rritur" tanimė dhe tė rriturve nuk u kanė lezet tė ngrėnėt sheshit! Se,
po vajti ēupa 15-vjeē,- thoshte gjyshe Lena,- ėshtė me kėmbė nė yzengji. E
kam dėgjuar me kėta veshė unė. Po kur po kėshtu thoshte dhe imeėmė, Katja.
Je rritur, Moza,- mė thotė njė ditė,- se ja i mbushe 15 vjeē dhe aq kam qenė
kur mora tėt atė! Mua seē m'u duk vetja dhe e preva tė ngrėnėt nė shesh.
Sikur edhe tė vdisja urie, nuk vija dorė tek karroca,
* *
*
Ne banonim nė njė shtėpi me qera. Rrinim nė
katin e dytė. Para se tė ngjiteshe atje, qe njė koridor i gushtė dhe nė fund
tė koridorit ishte banjoja. Aty, nė koridor, lija karrocėn me gjithė mallin
e pashitur. Bėja kujdes qė t'i numėroja njė pėr njė tė gjithė mallrat qė
kisha. Kėtė veprim e bėja nė mbrėmje dhe nė mėngjes, para se tė nisesha pėr
nė pazar. Sigurohesha, veē tė tjerėve, qė dera hyrėse tė mbyllej me ēelės se
nuk dihej: mund tė hynte ndonjė hajdut. Nisesha me qejf pėr punė, por mos
kujtoni se fitimi qe kushedi ēė?! Kur mė dhanė rrogėn e javės prej treqind
lekė, mend u hodha pėrpjetė nga gėzimi. Nuk harrova t'i ble Lumes, si mė e
vogėl, dhe gjyshes nga dy pufka pėr shoq. Lumja qe fėmijė, por dhe gjyshja-
copė pleqėri. Pleqėria,- thonė,- ėshtė si fėmija! Kur ua dhashė, qė tė dyja
mbushėn sytė me lot. Pėr vete, nuk bleva asgjė. Po, kur pashė atė gėzim tė
madh nė sytė e atyre, zemra m'u bė mal. M'u duk vetja si njė ėngjėll qė di
tė bėjė vetėm tė mira! Apo nuk jam dhe e "bukur" tani?" Pse mė duket sikur
mė kanė ikur dhe ato qukat? Ju kujtoni se po flas kot?! Po ja ai Lash
trazovaēi nuk mė thėret mė "Quke". Se vjen ble vazhdimisht dhe, ndėrsa pres
tė mė thotė "Moj quke me gėrsheta", jo vetėm s'mė thotė, po rri pak gjatė
(unė e ndjek me bisht tė syrit, xhanėm, se jam 15-vjeē dhe nuk i thonė
shaka) dhe, ndoshta nuk besoni, ky, Lashi, i ka lyer flokėt me brilantinė!
Sytė tani m'i ngul dhe nuk i shqit kollaj. Po ka hak, nė fund tė fundit, se
jam e "bukur" unė! Ma tha gjyshja mua. Kur i thashė gjyshes qė "kėto qukat
mė shėmtojnė", e dini se si mė tha: - Oh, tė tė bėhen kurban! Po ato janė
nishane. Janė si yje nga qielli! Janė pėr tė ndiell miletin. Tė japin bukuri
dhe nur. Po mirė e ka gjyshja ime, se mua shumė gjėra, tani, m'i shikon e
prapta e zverkut: shikoj djem ( disa edhe mė tė mėdhenj se Lashi) qė mė hanė
me sy! Po ē'po dėrdėllis si kot: hane Sham dhe hane Bagdat! Pėr ku u nisa
dhe pėr ku u bitisa?! Njėsoj si tė nisesh pėr Fier e tė sosesh nė Lushnje!

Ditėt e para tė 15-ditshit sikur shkuan mirė.
Njerėzit sa kishin marrė rrogat dhe blinin mė shumė. Mandej, binte pjaca.
Karrocėn me mallin qė tepronte e ēoja nė shtėpi. Inventarin e bėja dhe njė
mėngjes vura re se mungonin katėr kuleēė dhe dy hallva.
Ou,- bėrtita unė! Dikush na ka vjedhur! Graria
(epo tė tėra gra ishim) shihnin njėra-tjetrėn se kush do kish vėnė dorė tek
karroca. Shikonin njėra-tjetrėn po dum nuk i jepnin dot. Mua sa nuk mė
shpėtonin lot nga inati. Dola nė pazar, por qeshė e shqetėsuar. Nė mbrėmje,
kur erdhi babai, mend iu hodhėm nė kokė:
-Erdhe vonė dhe nuk e ke myllur mirė derėn. Ka
ardhur hajduti dhe na ka bėrė "dasmėn".
-Jo,- filloi tė mbrohej ai,- e mbylla, por do
ketė hyrė hajdut.
Atė natė e gdhiva e shqetėsuar. Dėgjova timatė
qė t'i thotė gjitonit:
- Na ka hyrė njė hajdut nė shtėpi. Ju kam thėnė
grave:- Ta zėmė atė hajdut, por gratė si tėrė graria! Ama, po guxoi tė vijė
dhe njėherė, mos mė thėnēin Kozma Starka, po nuk i preva veshėt?!!!
Unė e dėgjova dhe u mbusha me gėzim. Babai im
ishte burrė i zoti. Na donte dhe e donim. Xhėku pinte ndopak, por kjo
ndodhte nė fillim tė 15-ditėshit! Po pėr mos ta humbur fillin: kush tė qe
hajduti, vallė? Mandej, shkoja dhe mė tej: po ja e zumė hajdutin. Po babi im
do t'ia priste veshėt? Kėto qenė pyetjet qė mė mundonin dhe rrija si me sytė
kllap! Sa vinte babi, unė shkoja dhe sigurohesha nė ishte mbyllur dera e
jashtme? Kaloi kėshtu nja njė muaji dhe hajduti sikur nuk po dukej. Dukej
nuk dukej, mua meraku nuk mė linte. Njė natė ndieva babanė qė u ngrit nga
krevati dhe, pa ndezur dritėn siē bėnte zakonisht, zbriti shkallėt. Unė
(Perėndia tė mė ndiejė!) e ndoqa tinėz. Vura re (O Zot po ai nuk shkoi nga
banja) qė u drejtua tek karroca!!! Unė mbajta frymėn. Dėgjova qė pėrtypej.
I shkreti dhe i miri, babai im, duket qe i uritur. Se kjo "vizitė" shkoi pak
gjatė. Unė, e shqetėsuar, gati bėrtita, por e mblodha mendjen. E kė do bėja
me faj? Timatė qė na donte dhe e donim aq shumė. Babanė qė tė gjitha
inventaret kish dalė shkėlqyeshėm. Babanė qė qe punonjės i dalluar nė
ndėrmarrje? I ngjita po tinėzisht shkallėt dhe hiē nuk fjeta. Prita
mėngjesin dhe, kur bėra inventarin, mungonin 4 kuleēė e dy hallva!
Baba!- bėrtita. Na kanė vjedhur. Mungojnė 4
kuleēė e dy hallva!
Ou!- shprehu habinė ai. Paska qenė i uritur, i
"ziu" ai! Se babai im ishte zemėrmirė, sado qė thoshte se hajdutit do t'i
priste veshėt. Do t'i priste veshėt kur babi im qe aq shpirtbrisht sa nuk
therte dot njė pulė.
Kėshtu tha babi im dhe, ndėrsa bėri mirėmėngjes
me komshinė, i tha:
-More Tare, mos ke dėgjuar zhurmė mbrėmė ti, se
prapė ai "hajduti" na i bėri proēkėn!
- Po si kėshtu, more Komi,- shprehu shqetėsimin
e tij Tarja,- po tė vdekur jini ju apo tė gjallė?!!!
- Opo u kam thanė grave ta zėmė atė hajdut, po
gra hesapi.
Tek dėgjoja kėto replika tė timeti me komshinė,
m'u kujtua qė njė shoqe ime mė e madhe mė kish treguar se si kish lexuar nė
njė libėr tė huaj pėr njė burrė tė mirė qė kish vjedhur dy bukė se qe i
uritur. A mė saktė: pėr fėmijtė e uritur! Dhe babai im do ketė qenė i
uritur, se qe fund 15-ditėshi dhe nuk kish mė lekė. Nė fillim tė 15-ditėshit,
nga qė pinte, ai nuk u afrohej kuleēėve. Pijanecėt nuk duan ėmbėlsira. Sa
keq qė mė erdhi pėr tė! Baba!- thashė me vete,- haj tė tėra! Edhe kuleēėt,
edhe hallvat. Po dhe piprrat haji! Se ti, baba, nuk je hajdut. Ti je i
uritur. Se rrogat nuk na dalin. Po ti kurrė nuk vė dorė nė shtet. Dhe nė
bėre kėtė "faj", unė ta kam bėrė hallall dhe kurrė, sa tė jesh gjallė, nuk
kam pėr t'ia treguar njeriu. Dhe nuk ia tregova veēse karrocėn e strehoja nė
makazinė. Na ėshtė qepur njė hajdut,-arsyetoja. Mė besuan. Babai kurrė nuk
mė pyeti pėr karrocėn dhe iku nga kjo botė me mendimin se askush nuk e mori
vesh pėr atė "krim". Kur vdiq, u pėrcoll me ceremoni dhe u shpėrblye me
medalje: pėr pėrkushtim dhe ndershmėri nė punė. Se i tillė qe: as defiēit
dhe as sufiēit!
Atė moment kur po nxirnin arkivolin dhe mbrriti
aty ku lija karrocėn, unė ia thirra kujes. Se, befas, sikur u ndeiva
fajtore.
Kur vdiq babai, gjyshja kish ca kohė qė na kish
lėnė ( domosdo, kish dhe moshėn), por dhimbja u bė dhe mė e madhe se, pas ca
ditėsh qė na la babai, vdiq dhe nėna ime e mirė, Katja. Janė dashur shumė,-
thoshin. Eh, - shtonin,- e priste i ndjeri, Komi! Eh, ēfarė burri! Sa i
ndershėm! Tė punoje mes mjaltit si ai dhe mos lėpije gishtrinjtė! Unė i
dėgjoja dhe lotėt mė shkoni lumė. Eh, moj nėna ime aq e mirė! Vinte babi i
dehur dhe ajo:- Epo pija pėr burrat ėshtė!
Eh, prindėrit e mi tė dashur! Prehuni tė qetė,
nė atė botėn tjetėr!
* * *
Tani dhe unė jam rritur me tė vėrtetė. Tani,
pothuajėse, i shisja ē'kisha nė karrocė dhe njė ditė dhe mė shpėrblyen.
Vajta bleva njė bluzė tė kuqe flakė (se e kuqe jam dhe vet) dhe, kur po
shihesha nė pasqyrė, m'u duk vetja si ajo Paltrohu i Holliwoodit! Se dhe
ajo si unė kokėkuqe ėshtė. Lėre se lyheh e ngjyhen ato, po ku mund tė mė
afrohet mua nga "bukuria?!". Kur them kėshtu nuk e kam nga vetja, jo. Ma
kanė thėnė ēunat mua. Po e dini kur m'u mbush mendja? Kur ma tha dhe Lashi.
Ky mė ndalon njė ditė (epo larg syve tė njerėzisė, se kam cipė unė, por jo
vetėm qė kam cipė, po jam dhe 17-vjeē) dhe mė thotė: - Moj ti e di ti se sa
lezet tė kanė qukat dhe mė ka hipur nė kokė qė tė t'i ha! Aha, nuk qe punė
qė durohej. Ca se e kuqe jam, sa se ky, Lashi, mė tha kėshtu, unė sa nuk u
ndeza flakė. Po nuk mjaftoi me kaq, po ma kapi gėrshetin (oh, nėne, sa i
mirė!) dhe, ndėrsa ma hoqi lehtė nga vetja, mė puthi!!! Hapu dhe tė futem
brenda! Po Lashi nuk mė lėshonte. Sikur nuk ngopej. Ka qenė tazovaē i madh
ai. Po sa i mirė ėshtė! Hė, desh harrova: me Lashin jam martuar dhe kam
arritur nė vitet e pleqėrisė. Dhe shkruaj kujtimet siē bėra dhe sot.
* kam ndėrhyrė
Korrik 2009- shtator 2014
|