Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
GRISELDA DOKA
Hyrje
Griselda Doka lindi mė 16 prill 1984 nė Tėrpan (Berat).
Aktualisht ėshtė doktorante pranė Universitetit tė Kalabrisė pėr studime
letrare, gjuhėsore, filologjike dhe tė shkencave tė pėrkthimit.
Interesat e saj shkencore kanė tė bėjnė
kryesisht me gjuhėn dhe letėrsinė shqipe, shkencėn e pėrkthimit, letėrsinė e
mėrgimit, me njė fokus tė veēantė mbi autorėt me origjinė shqiptare. Ka
planifikuar dhe po ēon pėrpara - sė bashku me tė tjerė qė besojnė se ende
ėshtė e mundur tė gjurmohet poezia e mirė - Konkursin Letrar Ndėrkombėtar
pėr Poezinė e Mėrgimit "Attraverso lItalia".
Aktive nė fushėn e kulturės, organizon takime
dhe bėn pjesė nė disa juri letrare. Utopia e vetme dhe e palodhur pėr tė
ėshtė poezia, e cila e shoqėron pėrditė. Shkruan pėr tė mos e shkėputur
fillin me botėn e saj tė brendshme, por mbi tė gjitha lexon dhe jeton
poezinė.
Pėrmbledhja e saj e parė Soglie (Pragje) ėshtė
botuar nga Aletti Editore. Nė korrik tė kėtij viti doli nė dritė vėllimi i
saj i parė dygjuhėsh "Solo brevi domande esiliate" (Vetėm disa pyetje tė
mėrguara), Fara Editore 2015.
Ka marrė pjesė dhe disa ēmime nė konkurse
letrare kombėtare dhe ndėrkombėtare. Poezi tė tjera janė botuar nė antologji
tė ndryshme, revista dhe nė internet.
I
Mund edhe tė vdisja
siē kam bėrė herė tė tjera
dhe asgjė smėsova
pėrveēse jetėn qė mungon
dhe ajri i njėjtė do tė jetė gjithmonė
vetėm sytė e mi
do tė shndėrrohen
nė njė kristal tė ri
dritė e papėrshtatshme
e shtėnė nė muzg
II
Kundėrmonte erė vdekje
barku yt
kur si re pranverore
rridhja brenda teje
ti nuk e mban mend
gjithė dredha arratisja
nė muzgun e zbehtė
gurė tė thepisur
ta qėndisnin udhėn
kur arnoje
fustanin e bardhė
qė kurrė nuk do e kishe veshur
brenda syve njė mijė pyetje
tė kruspullosura mė pas nė duart e plakave tė fshatit
shndėrrohej nė refren
e bija e partizanit
vajza e premtuar
tregtisė sė re
tė njė vendi qė prodhonte
sapun tė zi
qumėshtpluhur
dhe shumė municione
me krenari
njė rrip i ngushtė
i jepte formėn fustanit poljestėr
i kaltėr
njėlloj si tė tjerat
i hoqe kėpucėt
pas pragut prej guri
asnjė dorė pėr tė ta lyer ballin
me mjaltė
as oriz
as grurė
tė prisnin
nė fejzat e hundės era therėse e rakisė
ngrinte dolli pėr tė sapoardhurėn
plaku i shtėpisė
dhe tė rinjtė kthenin me fund
fėmijėt qė do tė vinin
dhe fatet e Partisė
qė sė shpejti do ta bėnin
kėtė vend
nė mė tė lulėzuarin e botės
disa thoshin
se mė mirė se kėshtu
nuk mund tė urohej
e mėsove shpejt
artin e heshtjes
dhe kurrė nuk u pėrgjigje
se ēka ndodhi mė pas
dhe atyre para teje
dhe tė tjerave si ti
asnjė pėrgjigje
notojnė mbi gjuhėn time
vetėm disa pyetje tė shkurtra tė mėrguara
pse zvarritej pėrdhč ajo
mė e vogla e shtėpisė
edhe kur nuk fėrkonte me leckė
apo lustronte
dhe pastronte
dyshemenė prej ēimentoje
duhet tė isha bėrė kurvė
mėrmėriste
me tre burra nė shtėpi
qė me besnikėri
pėrkujdeset edhe sot
nuse e re me flokė kaēurrela
me buzė dhe gjinj tė fryrė
si ftonj tė rėnduar
mbi degėn e hollė
kaq shumė bien nė sy
mbi trupin tėnd tė imėt
ai pėrkulej
pėr tė tė shtrėnguar pas vetes
krenar ndėrsa sy tė egėr atėror
e mėsonin tė shpresonte
dhe tė bėnte sikur ia kishte dalė
III
Do t'i duhej njė magji gjumi
kujtesės brejtėse
pėr tė harruar pėr njė ēast
se cilėt kemi qenė
nė atė cep bote
ku i ngrirė mbeti fluturimi i shqiponjės
shumė i lartė qielli
shumė e ulėt toka
do tė duhej tu nxjerrim lėmyshkun ėndrrave
tė rapsodėve tė fundit
qė panė tu kėputej
teli i lahutės
dhe ranė nė gjumė me kėngėn e tymosur nė buzė
nevojitet ti hipnotizojmė shtegtarėt e caqeve tė ėmbla
ku i lartė nuk ėshtė ēmimi i biletės
por i emrit tė qepur pas shpine
kronikė e qelbur pėr ta pėshtyrė me llumin e kafesė
do tė duhej tė harronim ata qė nuk dimė se jemi
t'i ndrydhim kujtimet
tė bardha shkume
tė kuqe gjaku
e tė ecim nė udhė tė njohura
me shijen e agimit
dhe tė faljes
IV
Nuk e dimė nėse sikleti
vjen
nga ēka u dha
ose nga ēka u hoq
grua qė lind dhimbjen
mos mallko
fajet janė gjithmonė jetime
dhe ushqehen me motra hermafrodite
tė shpėrndara nė kopshtin e pseve
dikush pėrgjon
njė tjetėr kėrcėnon
nė gjuhėn njerkė
Parajsa nuk na nxė
V
E pagova shtrenjtė
ecjen time
afėr vullkanit
ku janė tė ndaluara
veprimet e jashtėzakonshme
dhe hapat e rrėmbyera
thelbėsorja ėshtė njė petk hiri
qė avullon ngadalė
me kalimin e erės
unė shkėputem
nga hijezimet anonime
nga kush bėri be tė rreme
pėr tė mbrojtur emrin tim
nga kush flijoi atė pak dashuri
nėn darėn e frikės
jam ai bakshish krenarie
ēka mbetet nga trupi
pas terrorit
dhe dinjitetit tė shitur
jam droēka e gjakut
qė kurrė nuk do tė qajė
nga paburrėria
dhe kurrė nuk do ta pėshtyjė
shkėndijėn
e harruar
do tė kėrkoj ende duar mike
sepse unė jam njė nga ato tre shpirtrat
qė shkėputet
nė emėr tė zjarrit
dhe tė kurajės
|