Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - GOMARI QĖ DINTE TĖ FLISTE

Shkruan: Anton MARKU

GOMARI QĖ DINTE TĖ FLISTE

 

Nė histori mbeti i njohur si gomari i fundit qė diti tė flasė. Qė nga ajo kohė kanė kaluar shumė shekuj. Njerėzit ende vazhdojnė tė provojnė qė t’i mėsojnė gomarėt tė flasin. Pėr fat tė keq pa sukses. Mė shpesh ndodhi e kundėrta: njerėzit filluan tė flasin gjuhėn e gomarėve.

 

 

Sheshi i qytetit, aty ku mbahej tregu, atė tė shtunė ishte i mbushur pėrplot. Ashtu si ēdo ditė tjetėr para sė dielės, hipur mbi rrasa gurėsh, pėrpara njerėzve kishin dalur oratorė tė njohur e tė panjohur, tė cilėt flisnin pėr tema nga mė tė ndryshmet. Disa prezantonin produktet e tyre, kryesisht nga mėndafshi apo qelqi, tė tjerėt bėnin thirrje pėr revolucion tė ri, pėrderisa njė i verbėr fliste pėr fundin e botės. 

            Ishte mesditė kur njė burrė rreth tė pesėdhjetave, bashkė me gomarin e tij, kaluan pragun e dyerve tė kėtij qyteti. Me hapa tė ngadaltė u drejtuan drejt vendit nga ku dėgjohej zhurmė. Pa u vėnė re hynė nė mes tė turmės dhe ndaluan pranė njė shtylle druri.

            Pak ēaste mė pas gomari polli saktėsisht pesė herė. Pastaj bėri njė pauzė tė shkurtėr dhe polli pėr sė dyti, po pesė herė. Mė pas hapi gojėn dhe nga ajo doli njė zė i fortė qė ngjante nė ‘‘qetėsiiiiiii…’’ Njerėzit u kthyen tė habitur nga ai. Shikuan herė pronarin e tij, qė e mbante lidhur me litar, e herė atė. Dikur njė plak mjekėrbardhė, i cili mbahej pėr njė shkop, pyeti:

- Ėshtė gomari juaj?

- Sigurisht se po, dhe atė ka dhjetė vite. - u pėrgjigj i panjohuri.

- Dhe ... ai di tė flas?

- Po.

- Si, si? Gomari juaj flet? - qeshi me zė tė lartė plaku.

- Po, siē ju thashė dhe mė parė, por ai flet vetėm me mua. Unė jam i vetmi qė e kuptoj gjuhėn e tij.

- Eeeee ... dhe ēfarė ju thotė ai? - tha flokėthinjuri me shpoti.

- Po tė dėshironi tė dini se ēfarė mė ka thėnė herėn e fundit atėherė mė bėni njė vend atje tek ai guri aty dhe unė do tė ju rrėfej atė qė mė ka thėnė ky gomar, i cili nuk ėshtė si gomarėt tjerė, i zakonshėm. Ai ėshtė i veēantė dhe pėrse ėshtė i tillė do tė mund ta merrni vesh pas pak.

- Tek ne janė dhe do tė jenė gjithmonė tė mirė se ardhur tė gjithė ata qė kanė pėr tė thėnė diēka tė pathėnė ende. Diēka tė re. Duket se mund tė jeni njė i tillė, prandaj do tė ju dėgjojmė.

 - ja ktheu i moshuari me mirėsjellje, por dhe me njė mosbesim qė i lexohej nė sy.

Pasi morėn aprovimin e heshtur tė tyre, njerėzit i lėshuan rrugėn dy tė posaardhurve nė qytet dhe ata u vendosėn aty ku kėrkuan. Nga kėtu pamja ishte mė e mirė dhe tė tubuarit krijuan njė ēark pėrreth tyre, duke pritur me padurim tregimin qė sapo po niste.

- Tė nderuara zonja dhe zotėrinj nga ky qytet sa i lashtė aq dhe i lavdishėm, - kėshtu filloi fjalėn e tij i sapoardhuri - mbase pyeteni kush jam, nga vij dhe ēfarė kėrkojė kėtu nė mesin tuaj me njė gomar pėr dore. Dhe unė do t‘ua lehtėsoj vuajtjet duke thėnė se jam nga njė vend i largėt, andej Detit tė Zi. Besoj nė gjėrat qė besoni dhe ju, me njė dallim: unė besoj dhe nė tregimin e njė gomari. Me kėtė kafshė fisnike pranė meje kemi udhėtuar bashkė nė tė katėr anėt e botės me njė qėllim tė vetėm: tė bėjmė tė ditur tė vėrtetėn pėr gomarėt, kėtė racė besnike ndaj njeriut, si asnjė tjetėr. Ne bisedojmė shpesh mes vete, por para se tė vazhdoj, do tė doja tė ju pyes diēka:

- Mė thuani, ju lutem, si mendoni se do tė pėrfundonte lufta e Trojės po qe se nė vend tė kalit grekėt tė kishin lėnė pas, tė themi, njė gomar tė drunjėt?

Njerėzit filluan tė shikonin njėri-tjetrin, tė tundin kokat dhe tė pėshpėrisnin nėn zė, por asnjėri nuk mori guximin tė thoshte diēka.

- Ja, po jua them unė, - foli burri pasi mė parė me dorėn e djathtė pėrkėdheli gojėn e gomarit qė qėndronte stoik para turmės sė njerėve, pa lejuar qe t’i lakohet hija, - pėrgjigja ėshtė: nė atė rast historia e njerėzimit do tė dukej ndryshe, shumė mė e mirė se sa kjo qė kemi sot apo qė do tė kemi nesėr. Por, t’i themi gjėrat me rend: gomari im mė ka thėnė shpesh ‘‘historia jonė ėshtė falsifikuar dhe atė me synime tė errėta. Ne gomarėt qė nga gjeneza kemi qenė paqėsor. Ne kemi vetėm njė armik: racėn e kuajve, edhe pse bėjmė pjesė nė njė familje. Por bota duhet ta dij se ata janė Juda e jo ne. Po tė ishte ndryshe Jezusi do tė hynte nė Jerusalem hipur mbi njė kalė dhe jo mbi njė gomar, apo jo?

 

 

Njerėzit, sidomos ata qė pretendonin se ishin besimtarė tė devotshėm, e qė po pothuajse po lexonin buzėt e tij, filluan tė rrotullonin sytė nė shenjė pohimi.

            - ‘‘Ky ishte nė tė vėrtetė dhe shėrbimi mė i madh qė neve, qė nga koha e Nojės deri mė tani na ka bėrė qielli. Por, pėr fat tė keq tonin dhe tė mirė tė tyre, pas ngjitjes sė tij lart, tė mbetur pa ndihmėn e profetėve, padrejtėsitė vazhduan dhe ne pėrsėri ramė nė mėshirėn e kuajve. Dhe kjo ėshtė e dhembshme. Pėr mė tepėr, edhe nė shekujt qė do tė pasojnė do tė vazhdojė e njėjta tragjedi. Pėr shembull, edhe tek njė roman, i cili do tė shkruhet nga njė gazetar i dėshtuar anglez, e qė do tė pėrshkruaj jetėn e kafshėve nė njė fshat tė shkėputur me vetdėshirė nga pjesa tjetėr e botės, imazhi ynė do tė pėsojė goditje tė rėndė. Ai nė fillim do tė mendoj tė shkruaj se ferma ishte udhėhequr nga gomarėt e jo nga derrat, por nė fund, komplotistėt, qė ishin ose masonė ose agjentė tė paguar nga kuajt, do ia mbushin mendjen, sigurisht nga xhelozia ndaj nesh si katėrkėmbėsh tė urtė e bujarė, qė dora e tij tė shkruajė ndryshe nga se do i thotė shpirti, duke mos lejuar kėshtu qė nė tė bėhemi kryeprotagonistėt e kėtij tregimi’’.

- Sidoqoftė, - vazhdoi burri shpatullgjerė qė kėtė radhė lėmoi veshėt e mėdha tė gomarit, dhe atė jo vetėm njėrin, por qė tė dy, - ‘‘duhet tė dihet botėrisht se shumė nga ne u mbijetuan luftėrave, por jo dhe paqes. Kjo dhe pėr faktin se dhe ne, ashtu si ju, krijesat e pėrzgjedhura nga Perėndia. nė tė shumtėn e rasteve pėrjetuam liri pa paqe. Liria nuk ka nevojė pėr mure, por gjithmonė u gjenden dhe tė tillė qė i ngritėn ato, tė larta dhe tė trasha, shpesh tė pakapėrcyeshme. Njė tė tillė do tė ndėrtojnė edhe nė njė epokė tė errėt, atėherė kur njė kontinent i tėrė do tė ndahet me njė perde tė hekurt. Edhe kjo do tė jetė vepėr e kuajve, sidomos e atyre qė do tė merren me politikė. Fatmirėsisht, nė saje tė angazhimit tonė dhe vėllezėrve dhe motrave tona anti-kuaj andej oqeanit, mė pas ai do tė shndėrrohet nė njė ishull paqe dhe nė njė shtėpi tė pėrbashkėt me 28 ēelėsa’’.

- ‘‘Nė anėn tjetėr, ne gomarėt jemi dhe filozofė tė lindur. Nga ne mund tė mėsoni shumėēka. Ja pėr shembull: juve njerėzve jeta ju kalon duke u pėrgatitur qė ta jetoni atė. Tė tillėt do tė vdesin pa e kuptuar se ēfarė po ndodhė. Do tė ketė dhe tė tillė qė do tė vijnė ditėn e fundit dhe do tė rrėmbejnė fitoren. Pėr kėmbėt e lidhura rruga deri tek parajsa do tė jetė e gjatė. Mendja e njeriut njė ditė do tė zbulojė karroca tė cilat do tė ecin pa i tėrhequr kuajt. Do tė zbuloj edhe gjėra qė do tė ju tregojnė udhėn nga njė vend nė tjetrin. Dhe kur njė ditė tė shkojnė t’i vizitojnė varrezat, njė zė nga brenda kutisė do tė ju thotė ‘‘keni arritur nė cak’’. - tha ai duke e hedhur shikimin nė tokė para se tė ngriste dhe njė herė kokėn lartė.

- Unė dhe gomari im jemi tė vetėdijshėm se fjalimet e shkurta mbahen mend gjatė, tė gjatat shkurt pak, andaj kėtu do e pėrmbyll kėtė fjalim. - tha ai duke u pėrkulur me modesti qė e kanė vetėm misionarėt e pėrbetuar.

Nė momentin tjetėr nga barku i gomarit doli njė zė i cili i ngjante gjuhės sė njeriut: ‘‘Bravo! Tė lumtė, Maestro!’’

- Ti flet? Ēmenduri! E pabesueshme! Por ti je vetėm njė gomaaaaar.... - foli plaku qė tashmė trupi ia kishtė marrė anėn dhe po tė mos ishte shkopi ishte gati tė rrėzohej pėrdhe.

- Po, ashtu ėshtė. Unė jam njė i tillė. Dhe jam krenar pėr kėtė. - u pėrgjigj ngadalė gomari duke nxjerrė jashtė dhėmbėt e bardhė.

Gojėhapur, tė gjithė duatrokitėn dhe atė aq fort sa qė u tha se ato duatrokitje u dėgjuan edhe nė qytetin fqinj. Shumė prej tyre u afruan pėr ta prekur me duart e tyre kėtė krijesė tė mrekullueshme. Disa lutėn piktorėt lokalė qė t’i vizatonin pranė gomarit duke pritur me durim tė pashoq nė radhė. Kėtu lindi dhe ideja e cila me vonė, nė njė kohė tjetėr, do tė njihet me emrin ‘‘selfi’’.  

Njerėzit qė atė mesditė rastisėn tė jenė nė tregun e qytetit ishin ndėr tė parėt nė tėrė krahinėn qė patėn fatin tė dėgjojnė njė gomar qė flet.

Fama e tij mori dhenė. Ai u ftua tė mbajė ligjėrata nė shumė sheshe e senate, nga mė tė njohurit nė rajon. Madje u tha se kishte mbajtur njė fjalim edhe nė parlamentin e njė shteti tė largėt, emri i tė cilit shqiptohej me vėshtirėsi.

Gomarėt e tjerė filluan ta kishin mėri pasi ai kishte thyer njė kodeks tė lashtė sa dhe jeta: qė dhe gomarėt flasin gjuhėn e njerėzve. Dhe nė njė takim tė fshehtė, larg syve tė gazetarėve dhe spiunėve, vendosėn njėzėri qė asnjėri prej tyre nuk do tė flas mė kurrė gjuhėn e njerėzve.

Kaluan shumė vite. Njė ditė tė ftohtė maji gomari nuk u ndje mirė. Pėr njė ēast mendoi se kishte ende shumė pėr tė bėrė, por trupi i ishte lodhur. I ofruan ta dėrgonin nė shtėpinė e pleqėve. Nuk pranoi. Tha: ‘‘nuk jam plak.’’ Dy muaj mė vonė i mbylli sytė pėrgjithmonė. Vdiē ashtu siē jetoi, para kohės sė tij. Nė varrimin e tij morėn pjesė shumė burrėshtetas. Kuajt nuk u lejuan tė marrin pjesė nė ceremoninė mortore.

Nė histori mbeti i njohur si gomari i fundit qė diti tė flasė.

Qė nga ajo kohė kanė kaluar shumė shekuj. Njerėzit ende vazhdojnė tė provojnė qė t’i mėsojnė gomarėt tė flasin.

Pėr fat tė keq pa sukses.

Mė shpesh ndodhi e kundėrta: njerėzit filluan tė flasin gjuhėn e gomarėve.

 

Vjenė, 1 prill 2020