Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Gjurmė nė kohė

Shkruan: Mexhid YVEJSI - Gjakovė

      

Botime tė reja

 

GJURMĖ NĖ KOHĖ

 

 

 

Nė librin e tij “Gjurmė nė kohė” Faik Miftari me njė stil tė kapshėm dhe tė kėndshėm analitik ka prekur disa prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme dhe temave mė esenciale...

 

 

 

 

 

            “GJURMĖ NĖ KOHĖ”

            Libėr i ri nga Faik Miftari

            Redaktor: Mexhid YVEJSI

            Recensentėt: Fuad RAMIQI dhe Halil IBRAHIMI

            Redaktor gjuhėsor: Mexhid YVEJSI

            Radhitja dhe Kopertina: Visar KORENICA

            Shtypi: Pena, Prizren, 2011

 

            Nė Prizren, nė njė ditė tė bukur pranverore, u zhvillue njė ngjarje e rėndėsishme kulturore.

            Ditėn e shtunė, mė 26 Mars 2011, nė Amfiteatrin e bukur tė Medresesė, nė Prizren, pakėz pas orės 13-tė, para njė numri tė konsiderueshėm tė dashamirėsve tė librit, tė kulturės e diturisė, u pėrurue libri “GJURMĖ NĖ KOHĖ” i autorit nga Prizreni, z.Faik Miftari.

            Promovimi i librit filloj me fjalėt pėrshėndetse tė moderatorit z.Visar Korenica, i cili ka bėrė radhitjen dhe ballinėn e librit, dhe pasi shpalosi njė jetėshkrim tė shkurtėr tė autorit tė librit, z.Faik Miftari, e ftoi para foltorės redaktorin e librit, z.Mexhid Yvejsi nga Gjakova.

            Redaktori i librit, Mexhid Yvejsi, ndėr tė tjera tha: “Tė shkruash njė libėr nuk ėshtė njė punė e lehtė, pėrkundrazi, ėshtė njė punė e vėshtirė, sepse kėrkohet njė njohuri e pėrgjithshme, durim i madh, gjithsesi talent.

            Libri, siē thoshte Shekspiri, ėshtė njė shok i mirė, i cili t’i zbulon fshehtėsitė, ėshtė njė dritė nė errėsirė dhe kėnaqėsi nė vetmi.

            Libri qė ke nė dorė, me titullin “GJURMĖ NĖ KOHĖ”, shkruar nga Faik Miftari, nga Prizreni, i ka tė gjitha kėto pėrbrenda...

            Pėrbrenda kėtij libri janė tė pėrmbledhura katėrdhjetė shkrime tė ndryshme: aty ka studime, udhėpėrshkrime, kujtime, opinione, sesione, aty ka edhe kritika, reagime, polemika...”.

 

 

            Recensenti, Mr.Halil Ibrahimi, nga Prishtina, pėrveē tjerash, tha: “Nė librin e tij “Gjurmė nė kohė” Faik Miftari me njė stil tė kapshėm dhe tė kėndshėm analitik ka prekur disa prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme dhe temave mė esenciale, me tė cilat kemi bashkėjetuar pėrgjatė viteve. Ai aty flet pėr trillimet dhe tė pavėrtetat e pseudoitelektualėve e politikanėve tė nėnshtruar, shtjellon rolin e ulemasė shqiptare muslimane nė shėrbim tė Shqipėrisė...”

            Kurse rencesenti i dytė, z.Fuad Ramiqi, nga Prishtina, mes tjerash tha: “Unė nuk shkruaj libra, unė shkruaj njerėz, thėnie e Imam Hasan el-Benna-s, dhe dallimi nė mes meje dhe Faikut ėshtė se Faiku edhe njė herė fitoi. Fitoi sepse pėrqėndrimi i tij nė kėtė vepėr nė kontekstin e saj i qaset ngjarjeve kryesisht kombėtare e fetare nė tri lėmi, historike, kulturore dhe politike...”

            Moderatori, z.Visar Korenica, pas fjalėve tė redaktorit dhe dy rencesentėve, e ftoi nė foltore autorin e librit z.Faik Miftari, i cili ndėr tė tjera tha: “Ju falėnderoj tė gjithėve nga zemra pėr disa ēaste qė keni ndarė nga koha e juaj e ēmuar pėr tė marrė pjesė nė kėtė eveniment kulturor me rastin e promovimit tė librit tim”Gjurmė nė kohė”.

 

 

            “Prezantimi i njė libri tė ri ėshtė njė ngjarje e shėnuar nė jetėn kulturore, ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė pėr pjesėmarrėsit, ėshtė njė pėrgjegjėsi morale pėr diskutuesit, ėshtė njė nderim qytetar e intelektual pėr autorin”.....

            Falėnderojė Zotin e madhėruar qė mė ka krijuar dhe mundėsuar qė nėpėrmes leximit, mėsimit dhe shkrimit tė jap kontributin tim modest nė sferėn e jetės shoqėrore, politike, publicistike, kulturore dhe fetare qė e karakterizojnė shoqėrinė njerėzore si tėrėsi....”

            Pas fjalės pėrshėndetse tė autorit, z.Faik Miftari, filluan diskutimet e hapura rreth librit dhe autorit. Diskutuesit me fjalėt e zgjedhura pėrgėzuan autorin pėr librin me vlerė, si dhe personalitetin e tij me ideale tė pastra, si njeri tė drejtė, atdhetar, besimtar...Ishin fjalė dashamirėsie, plotė shije, fjalėt e diskutuesve: Avokat Et’hem Rugova, z.Bashkim Ēabrati, nxėnėses sė Medresesė tė Prizrenit, Sumeja Jonuzi dhe z.Besim Rugova, qė e plotsuen, zbukuruen e madhėshtuen promovimin e librit “Gjurmė nė kohė” tė z.Faik Miftari...

 

            Kush ėshtė Faik Miftari?

            Faik Miftari u lind nė Prizren mė 19 Maj 1963. Rrjedh nga njė familje zejtare por me njė traditė fetare e kombėtare. Shkollėn fillore dhe gjimnazin e kreu nė Prizren, pas shėrbimit ushtarak tė kryer nė vitin 1983, vazhdoi studimet nė Mitrovicė pranė fakultetit teknologjik tė Universitetit tė Prishtinės, tė cilėn me sukses e pėrfundoi dhe diplomoi nė vitin 1989. Pas diplomimit u punėsua nė fabrikėn e tekstilit ”Printex” nė Prizren ku punoi vetėm 6 muaj, dhe qe i detyruar tė lėshojė punėn pas suprimimit tė autonomisė sė Kosovės dhe zbatimit tė masave tė dhunshme nėpėr fabrika anekėnd Kosovės. Prej asaj kohe ka punuar punė tė ndryshme pėr tė mbajtur veten dhe familjen. Ėshtė i martuar me zonjėn Nazane dhe ka dy fėmijė, vajzėn Azire dhe djalin Fatihun. Jeton dhe vepron nė Prizren, kryeqytetin shpirtėror tė mbarė shqiptarėve.

            Qysh nė moshėn fėminore, Faiku tregoi njė interesim tė jashtėzakonshėm pėr lexim, e mė vonė edhe pėr studim. Vazhdoi tė lexoj edhe me tė madhe, sidomos pas pėrfundimit tė studimeve nė Universitetin e Prishtinės. I nxitur nga njė dashamir i tij i pėrafėrt, filloi tė merrej me shkrime dhe publicistikė qė nga viti 1990. Shkrimet e tij u botuan nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shekullit XX nėpėr gazeta e revista tė ndryshme tė Kosovės, tė cilėt zgjonin vėmendjen e lexuesve meqė nė to trajtoheshin temat interesante aktuale politike, fetare, kulturore shqiptare. Nga kėto shkrime i pėrmblodhi disa prej punimeve mė tė rėndėsishme nė njė libėr me titull ”Pakės dritė pėr Kosovėn” i cili u botua nė Prizren nė vitin 2001.

            Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, vazhdoi edhe mė me vrull, me shkrime dhe publikime, ashtu qė tani lirisht mund tė thuhet se ėshtė njė publicist i ri nė publicistikėn shqiptare i cili ēmohet si njohės i mirė i rrethanave politike, fetare, kulturore dhe historike tė popullit shqiptar nė Ballkan. Shkrimet e tij qė tani janė publikuar nė rreth 40 gazeta e revista tė ndryshme nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Sanxhak, Bosnjė dhe Turqi.

            Librin ”Gjurmė nė kohė”, i cila ka 164 faqe, ėshtė libri i dytė i tij i botuar i cili nė vete pėrmbledh disa prej punimeve mė tė rėndėsishme tė pėrzgjedhura nga opusi i tij krijues brenda periudhės kohore tė dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit XXI.