Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - GJURMĖ TĖ LASHTĖSISĖ PAGANE NĖ LIRIKĖN POPULLORE TĖ STRUGĖS DHE TĖ OPOJĖS (2)

Shkruan: Dr. Nuhi VINCA

GJURMĖ TĖ LASHTĖSISĖ PAGANE NĖ LIRIKĖN POPULLORE TĖ STRUGĖS DHE TĖ OPOJĖS (2)

 

            Kėto kėngė, lidhur kaq ngushtė me punėn, behėn dėshmi e qartė e shpirtit jo primitiv, por njė dėshmi e rrallė e shpirtit tė madh poetik qė di tė himnizojė punėn me kėngė qė nė shumė aspekte janė margaritarė tė lirikės popullore shqiptare.

 

 

            Vargjet nuk kanė ndonjė stolisje tė dalluar figurash e tropesh, por tėrėsia e pamjes gjithė kolorit paraqet skenėn e hareshme tė stinės sė re, pėr tė cilėn stinė nė kėngėt pagane lavdėrohen perėnditė. Kėtu fryma e kėngės ėshtė ditirambeske, gėzimi pėr stinėn e re ėshtė ngjyrosur me ndjenjėn spontane, stilin e qartė e tė rrjedhshėm, idenė e porosinė humane, tė derdhur nė gjithė nėntekstin e saj as jo tė qartė deri nė tepri, por as jo tė fshehur deri nė labirinte abstrakte. Mendimi dhe ndjenja e kulluar qė pėrshkon tėrėsisht kėngėn aq dhe befason si fryt i pjekur poetik dhe fakt i pamohueshėm estetik:

            Po kėndon bilbili

            Po kėndon nė ferrė;

            Kėndo tė lumtė goja

            Se dolėm nė ver’.

            Kėnga “Po kėndon bilbili” ėshtė njė margaritar i kėsaj lirike dhe meriton njė shqyrtim tė hollėsishėm pėr t’u vėnė nė pah tė gjitha kualitetet e saj poetike, estetike me njė qasje tė gjithanshme. Asaj edhe pse ka tė gjitha kualitetet e larta artistike, i kėrcėnohet rreziku i zhdukjes. Ne e shėnuam nga njė e moshuar 70 vjeēare nė rastin kur ajo ishte e rrethuar nga grupi i vashave, tė cilat nuk e dinin kėtė kėngė. Kjo e dhėnė flet dhe e sinjalizon edhe njė herė pohimin e pėrsėritur se koha ėshtė e pamėshirshme ndaj kulturės materiale e shpirtėrore, prandaj mbledhėsit e kėsaj trashėgimie i pret punė e ngutshme.

            Njė numėr tjetėr kėngėsh rituale, qė po ashtu befasojnė si pėr tematikėn e tyre, ashtu edhe pėr realizimin artistik , janė edhe Kėngėt e Botės. Kėto janė tė lidhura me motivin e punės: punimin e ēerepėve qė nė fshatrat e Opojės bėhet me njė ritual tė posaēėm. Vashat, e mė parė edhe gratė, tė veshura si pėr ditė feste kryemoti, duke kėnduar kėngėn:

            I kemi vu shamijat me topa

            Sot po shkojmė me ēel gropa.

            O i kemi vu shamijat me pika

            O jemi kėnaq te Kreveēica.

            Nisen pėr nė njė skaj tė katundit pėr tė marrė botėn e ēerepėve dhe kthehen me kėngė:

            Duke punuar ēerepin ato i kėndojnė:

            O ēerepi i ri

            Me botė t’tokės tonė,

            Dora e devojkės

            Po t’limon pėr onė.

            Gjatė procesit tė punės qė vazhdon kur nisin ta shkelin ēerepin kėndojnė:

            Pėr ēerep lloēin

            Na jemi tuj shkel,

            Botėn kur e morėm

            Shum’ e kemi zgjedh.

            Si dhe vargjet;

            Botė e Kreveēicės

            Botė e tokės tonė,

            Duort e devojkės

            Ēerep to t’bojnė.

            Pasi mbarohen ēerepėt grupi i femrave e pėrfundon vargun e shumtė tė kėngėve me vargjet:

            Mori nan’, nana jeme

            M’le me shoqet

            T’baj ryfene.

            Dhe, pas gjithė kėsaj, siē thotė dhe kėnga, fillon ryfeneja qė ėshtė ceremoniali pas kryerjes sė ēerepėve, duke shkuar shtėpi pėr tė mbledhur sende ushqimore pėr tė pėrgatitur drekė tė pėrbashkėt me tė gjitha ato qė kanė punuar ēerepėt: fli, korolan (krelaė),ėmbėlsirė etj.

            Kėngėt herė luhen valle, herė pėrcillen me def e herė vetėm kėndohen. Kėto kėngė, ashtu si edhe ajo qe u prek mė sipėr, nuk janė tė botuara nė asnjė nga botimet e deritanishme folklorike, pra janė tė panjohura pėr opinionin letrar, folklorik.

            Tematika e Punės zgjerohet dhe gėrshetohet edhe me tematikėn e kurbetit:

            Kur tot t’na vijn’ vllaznit,

            Vllaznit pi gyrbetit,

            No ēerept e rij

            Bukėn tot t’jau pjekim.

            Ose:

            Kapėrceva fushėn,

            Kapėrceva malin,

            Tuj shkel ēerepėt

            Pėr vlla m’muer malli etj,

            Kėto kėngė tė bukura paraqesin njė fenomen tė rrallė nė folkloristikėn tonė: njė varg punėsh tė pėrcjella me kėngė.

            Kėto kėngė tė bukura humbin shumė nga vlera e tyre po t’i shkėpusin nga ambient i njė varg punėve qė janė: nisja pėr nė kodrėn e Kreveēicės, arritja, ēelja e gropave, zgjedhja e botės, kthimi, shndėrrimi i botės nė lloē, shkelja e botės, tė lėmuarit e anėve tė ēerepėve, kryerja e punimeve, pjekja e bukės nė ēerep tė ri etj. Kėtij ceremoniali i jep shpirt kėnga si faktor i rėndėsishėm si dhe veshja me kostume kombėtare tradicionale, pamja dhe e gjithė atmosfera bėhet dinjitoze pėr t’ia marrė lakmi dhe pėr respekt tė thellė ndaj krijuesit tė popullit.

 

 

            Kėto kėngė, lidhur kaq ngushtė me punėn, behėn dėshmi e qartė e shpirtit jo primitiv, por njė dėshmi e rrallė e shpirtit tė madh poetik qė di tė himnizojė punėn me kėngė qė nė shumė aspekte janė margaritarė tė lirikės popullore shqiptare:

            O ēerepi i ri

            Me bot’t’tokės tonė…

            Duke veēuar kėtė grup kėngėsh qė spikaten me frymė tė ngrohtė poetike, kėngėt e tjera tė motmotit (ato lashtopaganike) nuk kanė veti tė lashta artistike siē ngjet me grupin qė e veēuam si dhe me shumė kėngė tė tjera tė lirikės gojore. Dhe kjo e ka burimin nė pohimin e teoricienėve tė letėrsisė R. Velek - O. Voren tė cilėt thonė: “Nė shoqėrinė primitive ėshtė e pamundur tė ndahet poezia nga riti, nga magjitė, nga puna ose nga loja’. Nė qoftė se shkenca dhe mėnyra e prodhimit do tė kishin arritur deri nė atė shkallė sa qė njeriu tė mendojė e tė dijė

se si shkaktohet shiu, me siguri s’do tė lindte kėnga e Dordolecit:

            Dordolec, dordolec,

            Bon dua t’gjere shoj,

            T’boen mojsrat me kalloj…etj.

            (Veleshtė)

            Apo:

            Oj li dododli

            Qite zot nji pik’ shi,…etj.

            (Pllavė, Opojė, 1979)

            Kėto dy kėngė lidhen ngushtė me ritin pranveror e veror pėr tė rėnė shi dhe si rit i tillė ėshtė i njohur nė gjithė Ballkanin e mė gjerė (shih punimin e S. Zeēeviqit: German, botuar nė Zbornik Radova sa Kongresa Follklorista Jugoslavije. Nė kėtė punim ai informon se riti i lutjes pėr shi te serbėt e bullgarėt quhet German, kurse te rumunėt kalojan. Aty mandej sqaron edhe ēėshtjen e kulteve pagane).

            Kėngėt Shqipe janė njė lutje pėr tė rėnė shi dhe manifestojnė mė shumė shpirtin fetar se sa atė poetik. Kur theksojmė anėn konservatore e konsekuente tė kėtyre kėngėve ndaj petkut religjioz postpaganik dhe luftės qė i patėn shpallur fetė monoteiste, na bie ndėrmend njė fabul alegorike qė e shėnuam nė Veleshtė tė Strugės.

            Nė kėtė fabul bėhet fjalė pėr Shėngjergjin dhe Bajramin, duke e favorizuar tė parin si rezistues, konsekuent dhe stabil, sepse “nuk luan kurrė, vjen gjithnjė nė tė njėjtėn kohė e jo si Bajrami qė luan “ . Kjo fabul duhet tė jetė mjaftė e vjetėr, aq sa duhet tė lidhet me kohėn e pėrhapjes sė fesė islame ndėr kėto vise, fesė e cila, e imponuar me forma e mjete tė ndryshme tė njė sunduesi, pretendonte tė ushtronte ndikimin e vet edhe nė etnopsikologji.

            Kur njeriu mediton rreth kėngėve tė motmotit detyrohet spontanisht tė pyesė: si ėshtė perspektiva e tyre?

            Rreth kėsaj pyetjeje janė dhėnė mjaft mendime nga studiuesit tanė. Mendimet pėrqendrohen nė faktin se trajtat e vjetra dhe ritet dalėngadalė zhduken, sepse llojet dhe ritet janė kategori historike qė u nėnshtrohen ndryshimeve tė pėrhershme deri sa njė ditė shuhen kėngėt e ritet e moēme pėr t’ua zėnė vendin kėngėt e reja. Nė kėtė drejtim vlen tė pėrmenden e tė shihen mendimet e shfaqura si ėshtė ai nė HLSH, Pr. 1978, f.34 si dhe ai nė kumtesėn e Arsen Mustaqit: Kėngėt rituale tė pranverės. Kėshtu nė HLSH lexojmė: Me zhvillimin e kohės, me pėrhapjen e teknikės dhe tė njohurive shkencore festat kanė pėrfunduar nė lojna fėmijėsh dhe janė braktisur. Kėtė mendim e pėrsėriti edhe A. Mustaqi kur tha: “Elementet degraduese duken po tė shikosh kėngėt nė gjendjen e tyre tė fundit: Ato janė tė mbushura me shakara e lodra fjalėsh, qė shpesh pėrdoren pėr ritmin tė vargjeve e qė s’kuptohen se ē’farė thonė”.

            Kėto mendime e pėrforcojnė bindjen (tonė) se kėngėt e motmotit janė tė gjykuara tė zhduken, sepse zhduken edhe botėkuptimet apo mėnyrat e prodhimit primitiv e perspektiva e tyre shihet nė zėvendėsimin me kėngė tė reja qė do t’u pėrgjigjen konteksteve tė tjera kohore. Jemi tė disponuar tė themi se dy janė komponentėt deteriminues tė tyre: mėnyra e prodhimit material si komponentė e parė dhe aktiviteti i vetėdijshėm njerėzor si komponentė e dytė: Duke veneruar kompletaritetin e jetės sė kėngėve e tė riteve tė motmotit mund tė numėrojmė kėto karakteristika themelore si tipare dalluese:

            -se kėto janė mė shumė tekste poetike qė kėndohen apo recitohen tė skanduara;

            -shumica e kanė tė gjallė ritualin pėrkatės dhe janė lidhur ngushtė me tė;

            -se kėngėt vetė nuk janė mė masive se ritet, tė cilat i ushtrojnė edhe shtresat e tė rriturve, d.m.th. riti dhe kėnga nuk kanė pėrhapje tė njėjtė;

            -shprehin botėkuptime tė njė shkalle tė ulėt tė civilizimit dhe ose karakteri i tyre ndaj fenomeneve tė natyrės ėshtė i varur nga raporti religjioz e paganik duke i pleksur me gjurmė nga fetė monoteiste islame e kristiane;

            -janė ndėr mė konservatoret edhe pse s’kanė mbetur pa marrė elemente tė reja postpaganike;

            -struktura poetike e tyre ėshtė e larmishme me gjashtėrrokėshin dhe tetėrrokėshin e poezisė popullore shqipe nė tėrėsi dhe me elementin e pranuar tė rimės qė nė zanafillė nuk do tė ketė pasur.

            -“Bartėsit e ashtuquajtur civilizues perėndimorė e kanė konsideruar, deri vonė, kulturėn e tyre si tė vetmen kulturė tė vėrtetė, kurse ēdo manifestim tjetėr kulturor qė shfaqej nė tjetėr ambient, konsiderohej pėr ta shprehje e barbarizmit. Kjo kulturė vėshtrohej vetėm nga aspekti etnologjik e si fryt i njė fantazie tė sėmurė e primitive…”.

            Ky mendim, ashtu si edhe shumė tė tjerė, i kundėrvihet megalomanisė sė kulturave tė popujve tė mėdhenj e aq mė bindshėm i kundėrvihet vetė kėngėve tė popujve tė vegjėl qė kanė kultivuar artin e fjalės poetike edhe pa ditur shkronjat edhe pa mėsuar alfabetet. Se ėshtė kėshtu dhe jo ndryshe flet edhe cikli i kėngėve tė Opojės dhe tė Strugės (kėngė mė tė reja pėr kah mosha) qė me vlerat e tyre estetike do t’i pėrballojnė shumė kritere estetėsh e studiuesin tė ndryshėm.

 

            Batur nga revistė informativo, kulturore, artistike e shkencore opojane - "SHARRI"

 

(1)