Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Gjergj Nikolla

GJERGJ NIKOLLA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

GJERGJ NIKOLLA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           Gjergj  Nikolla, i lindur me 07. 12. 1969 nė Mirditė, diplomuar nė U T, dega gjuhė - letėrsi nė 1999. Jeton nė Durrės dhe punon nė arsim prej 22 vitesh.

            Me krijimtarinė letrare ėshtė marrė qė nė moshėn  13 vjeē, por pamundėsia ekonomike i ka vonuar botimet e shumta. Aktualisht ka tė botuara 16 vėllime qė prej vitit 1999 kur edhe botoi librin e parė. Vetėm nė 2014 ka botuar gjashtė vėllime njėherėsh si gjashtėnjakė.

            Krijimet e tija janė pėrfshirė nė disa antologji nė Shqipėri, si dhe sė fundmi edhe nė antologjitė italiane, Il Federiciano 2014 dhe 2015. Po  ashtu janė nė proces botime tė tjera.

            Nė vitin 2012 ka organizuar botimin e pėrbashkėt tė 17 autorėve "Pesė degė trungun thėrrasin", botim i ardhur nė kuadėr tė njėqind vjetorit tė shtetit shqiptar. Po ashtu ėshtė redaktor nė disa vėllime poetike tė poetėve tė tjerė. 

 

Botimet:

 

            1. "Gjelbėrim i vyshkur" - 1999, Tiranė, Marin Barleti.

            2. "Fundshekull" - 2001, Tiranė, Marin Barleti.

            3. "Meteor I verdhė", 2002, Tiranė, Marin Barleti.

            4. "Purgator dykohėsh", 2002, Tiranė, Shtėpia botuese, "Marin Barleti".  

            5. "E DUA NJĖ Emblemė", 2006, Tiranė, Shtėpia botuese, "Marin Barleti".  

            6. "Nėntė lėkurė nė sqepa – thonj", 2010, Tiranė, Shtėpia botuese, "Marin Barleti".

            7. "Tetėqind e tetė puthje’- lirika dashurie, 2011, Tiranė, Shtėpia botuese, "Marin Barleti".  

            8. "Linfat e marsit", 2012, Tiranė, Shtėpia botuese, "Marin Barleti".   

            9. "Oqeanida", - lirika dashurie, 2012 Tiranė, Shtėpia botuese, "Marin Barleti".  

            10. "Rrėnjėt e emrit", 2012, Tiranė, Shtėpia botuese, "Marin Barleti".  

            11. "Spektėr", 500 haiku dhe 100 tercina,  shkruar pėr njė muaj. Shtėpia botuese, "2M" Durrės, 2014

            12. "Dehadehje" - lirika dashurie, Shtėpia botuese, "2M" Durrės, 2014 

            13. "Tokaqiell", - poezi, Shtėpia botuese, "2M" Durrės, 2014

            14. "Sorrat kanarina", poezi, Shtėpia botuese, "2M" Durrės, 2014

            15. "Rrymat atlante" - poezi, Shtėpia botuese, "2M" Durrės, 2014 

            16. "Aurorat e diellit", prozė poetike, ese, kritike, Shtėpia botuese, "2M" Durrės, 2014

 

 

 

 

 

 

EUREKA

 

Gjashtė faqe, gjashtė kuadrate

tė gjitha tė drejta...

Brinjė qė bien pingul,

dy e nga dy paralel,

nga njėra-tek tjetra

qė nisen kundra

nga e njėjta pikė

ashtu si jeta!

E pėrbashkėt pikėnisja

Eureka!

 

Mes tė gjithave hapėsira kohė

hapėsira vend,shkak-pasojė...

Mėnyrė e qėllim,

mbi ty shpirt njeriu,sa e sa...

Tė gjitha kulmojnė nė tra:

Ti je nėn tė ta dish!

 

Kur ecja jote ndjek rrugėn pa mbarim!

Ku kryefjala tė qėndron mbi krye

mbaje nėse mundesh...

Gjunjėzohu nė nėnshtrim nėse, nėse...

Vazhdon....

 

 

TI, VETĖM TI

 

Tė shoh si i eturi nė fuqi tė dhjetės

si i djegur e ngjallur nga hiri,pėrsėri...

Feniks dashurie,thellė,aq thellė vetes!

E dashuria ime ti,vetėm ti....

 

Ti, ti...

Vetėm ti!

 

Tė prek si valėn nė det,a Lihnidė

e bukur njėmijė herė nė kristale sysh,

kur pasqyrohesh diellnajė nė shpirt,

a ylber hėnor e kthyer nė Nimfė!

 

Ti, ti...

Vetėm ti!

 

Nė brigje mundimi si zgalemi dal,

tek tė mbledh tė tėrėn nė njė grusht!

E njėmijė e njė puthje fal,e fal,e fal...

Buzėve tė tua njėqindfishi,musht!

 

Ti, ti...

Vetėm ti!

 

Tė nektaroj si bleta me krahė kolibri,

i pijė kilometrat,si shqipe nė kthetra!

Ti metamorfizohesh neė fletėt e librit...

Tė desha,tė desha,tė desha,tė desha....

 

Ti, ti...

Vetėm ti!

 

Mė  jep njė puthje,tė ta kthej me dhjetė,

nė mė fal, njė ēast!

Tė jap,njėqind jetė...

Tė ta ēliroj qiellin,tė gjitha retė i shkrijė...

Avujt e frymės i nyjėtoj nė shi!

 

Ti, ti...

Vetėm ti!

 

 

METAMPORFOZĖ

 

Nuk jam unė kodi qė shkėrmon kėtė ndjenjė,

kur po mė ēan muret e zemrės...

As frutmbledhėsi qė sodit,vetėm kėtė pemė

Pėrherė nė stinėn e vjeshtės!

 

Pėrherė kam qenė e jam,i njėjti

Unė, ky njeri, qė digjet e shkrihet...

Jo,kurrė  trishtimi nuk mė trembi

dhe pse fundi kurrė s'i dihet!

 

As s'jam ėndėrrimtar i poemave lotuese

Qė rendin mbi rima nė varg...

Nuk dua tė jem gazetari

kur lajmi i afėrt e humb shumė larg!

 

Se rend rrufe pas njė fillimi,

kur vazhdimi nuk ėshtė trill!

Dritaret ēel,nė portat mbylli,

e shpresat zgjoj,i kthej nė himn!

 

Nuk dua tė jem unė arkitekti

qė kurrė nuk mund tė ngrej njė urė

as fotolajmi i nė projekti

me bojėrat absurde mbi mur!

 

Mbi mure dengje letrash ngjitur,

ku zhgaravinat,njolla-njolla!

Se kur fytyra e neveritur,

tė trash lėkurėn sikur sholla!

 

Nuk jam unė,ai muzikanti

qė bėn hitet pėrmbi dy nota!

Kur janė shtatė tingujt pentagramit,

nė pesė vijat krejt,tė plota!

 

Se ngrej njė himn,kurrė pėr demonin

qė sintoninė,volumin ēmend!

As arkitekt pėr perandorin

qė gurin hedh e dorėn fsheh!

 

As s'jam trombė qe shfryn e ējerrė

kur violina nis e para...

As piktori,mbi cope tė sterrė

qė kot kėrkon bojėra tė bardha!

 

Unė jam syri qė sheh pastėr

qė i dallon ēdo njollė a ngjyrė,

kurrė nuk shuhem,jam i tillė

kam veē njė,jo shtatė fytyrė!

 

Nuk jam,nuk dua tė jem mjeku

qė sėmundjen nga vjen s'e din,s'e diii...

Krejt tjetėr teoria,krejt ndryshe realiteti!

Jam nisur,kurrė stop,nuk rri!

 

I pasur njeriu nuk ėshtė nga leku,

por vetėm nga shpirti i tij...

 

 

LIHNIDA

 

Ajo qė mė tėrheq si njė magnet,

je ti:Kaltrinė ku mbytet liqeni!

Dy Lihnida tė blurojnė nė sy

unė dua njėmijė herė

tė mbytem,

veē aty tė zhytem!

Zambakė do tė dalin

tė tė falin puthje!

Petalet e tyre shkruajnė

pėrsėri e pėrsėri:

simetriken e buzėve nė flakė!

Dashuria ėshtė sa shtatė mrekulli!

 

Ajo qė mė drithėmon

si njė tėrmet,

por s'mė shemb...

Je ti e diellta,

hėnorja,qiellnaja blurim!

Magnetizuar e gjitha tėrheq,

Orbitės tėnde si satelitor:

unė jam Planetar qe Aureolėn tėnde mbledh

nė zemėr tė tė mbaj qiellore-diellnajė!

Avullimin liqeneve thith

Ozon shpirtit frymuar

re gri tė qaj!!!

 

Ajo qė mė sython nė ēelje

ngjyrave stinore,

pranverė!

Ti,e bukura

ti,e kaltra

ti,e mjaltė!

Ti,veē ti e imja dashuri e thellė,e thellė...

 

Unė satelitor

Planetar dielluar.

Buzėt simetroj,ozonit njė frymė!

Sa shkronja...

Etjet e te dyve shkrihen Aureola...

 

 

GURI I MULLIRIT...

 

Si guri i mullirit qė sillesh e sillesh

mbi tjetrin mbėshtillesh,

nga e djathta nė tė majtė.

Bluan e kruan,

pas shpinės nxjerr miellin...

Urinė kujt ia shuan,kujt...?!

 

Vrang,vrang...

Vrang,vrang...

 

Kokrrat e fundit japin shpirt.

E ti,ara jonė djerrinė

qė fati i kusarit tė shtrydhi!

Si mua tė tėrin...

Mbi shpinė,

hallet e jetės ngarkuar

nė thes t'i marr botės,t'i marr...

kur udhėkryqeve tė kohės,mė mbylli...

thuprat e jevgjve thurin kosha!

Tė dredhin...

Tė dredhin...

 

(Pasi tė rropėn lėkurėn,

tė hėngrėn pa pjekur

e kockat t'i lėpinė

nė sy ngulin hellin!)

E mulliri bluan veten e tij!

 

Krundet i shkundin mu nė mes,

nė thes...

Rrotulluar rrathė

pa ndryshim,

prej rrethit nė rreth,kur ...

Tė njėjtėn rreze tė gurit mbi gur,

se gėrryen nė ēdo rrotullim,

dhe shpirtra mė shumė,

dhe ėndrra mė shumė,

dhe pritja kur rrotullimi plas

sa uria bren shpirtin e uritur nė kafaz,

se koha nė shtegtim...

Po kujt ia shuan urinė,kujt...?!

 

Vrang,vrang...

Vrang,vrang...

 

E thesi veten e vet shkund

e pastaj e ngjesh,e rast!

Gjer nė grykė,

sa fundi brinjėt hap!

 

Ky gur,i mullirit tonė

nė pėrruan e kohės

si njė han ku era hyn e del

e kur ulėrin nė fasadė,

pa kulm nė themel,

nxjerr krunde nė ēdo rrotullim

se miellin ia vjedhin,

po kush dreqin ia vjedh...?!

 

Vrang,vrang,..

Vrang,vrang...

 

Pluhur guri qė bėn tė tė shėtitet burri,

alergjikė nga dhimbja,

nga kėrcuri qė rėnduar ėshtė

bėn teta...

sepse,...

sepse,...

sepse,...

Koha ecėn mes teshtimash,

kur minjtė e mullirit trashur bishtash

mbetur jashtė vrimash!

Thyejnė qafėn mbi glasat e veta...

 

Vrang,vrang...

Vrang,vrang...

 

Nga larg ujėrat bredhin

burimeve tė pastra nga dalin,

por shkarpa tė kalbura

lėvozhga pemėsh tė djegura rrufeve,

nėpėr shkulm i marrin,

t'ia hedhin mullirit ne helika...

E ujėrat rendin ledheve!

 

Rrotullohu gur,

rrotullohu...

Mbi tjetrin,argėtohu!

Shpresat qė rėnkojnė nėn thonj,

bluaj,bluaj!

Po kujt ia shuan urinė,kujt...?!

 

Mbi shpirtin njerėzor,natyrisht

gjersa njeri tė thyheni mbi shpatullat!

...rėnduar plumb!

Mllefet e urive shuaj,shuaj...

Han apo pėrrua,ku dreqi bredh 'hallkat'

ē'tė quaj...

 

Vrang,vrang...

Vrang,vrang...

 

Po kujt ia shuan urinė,

kujt...?!