Ėndrra, pėrsėritur me tė njėjtat pamje, i prishte gjumin Valdet
Hoxhės. Sekuencat e pėrēudnuara shkisnin njėra pas tjetrės si film serial.
Mugėtira, sterrė e zezė, mbėshtillte hapėsirėn. Qielli i varej tokės,
derdhte shi majėmprehtė akull tė ftohtė.
Lumi
rrėshqiste me rrapėllimė; pėrmes ujit tė rrėmbyer lundronin pemė, trupa
kafshėsh dhe njerėzish gjysmė tė gjallė. Ulėrimat e qenieve qė jepnin shpirt
thernin hapėsirėn. Donte tė kėlthiste, zėri nuk i dilte
Zgjohej dhe pėrpiqej ta harronte.
Ėndėrr, thoshte me vete.
I rikthehej punės sė pėrditshme nė klinikė. Nga dritarja
depėrtonte peizazhi i mrekullueshėm i verės. Era e padukshme davariste
copėzat e reve, sillte puthjen e lehtė tė dallgėve. Uji i qetė dremiste nėn
qiellin e pėrhimėt, syprinės sė rrafshėt tė liqenit pasqyrohej njė diell i
stėrmadh. Nga kopshtet pėrreth shpėrthenin aromat e stinės.
Natyra e pėrtėrirė, peizazhi kapriēioz, klientėt largonin ndijesitė; terapia
e ditės bėnte punėn e vet.
Qetėsohej.
Sa binte nata, format e lemerishme i ēfaqeshin po aq ligėshtuese.
Edhe dita trazohej shpesh nga imazhe tė ēuditshme. Figurat e ėndrrės
kapėrcenin dritėn. I dukej sikur jetonte pas njė muri xhami; mund ti shihte
po nuk mund ti prekte tė tjerėt.
I
paaftė tė jepte shpjegim tė arsyeshėm iu hap Martinit.
-Si
e shpjegon feja? - e pyeti.
Imami soditi gjatė fytyrėn e zverdhur, ku lexohej lirisht brenga.
-Vetėm besimi e shpėton njeriun nga vuajtjet e shpirtit, - i tha krejt i
sigurt. - Ti e dėshiron Allahun Valdet, mos ngurro! Duke e njohur islamin
shpirti yt do tė njohė faljen. Ndihma qė tė jep feja ėshtė e thjeshtė: Jepu
me tė gjithė barrėn qė mezi e mban.
Serioz, me paraqitje misterioze, mjekrėn e gjatė ngjyrė lajthie,
shtjelloi pjesė tė filozofisė islame nga sure tė Kuranit dhe hadithet e
profetit Muhammed alehis selam. Hoxha i ditur, diplomuar nė universitetin
teologjik te Bejrutit ( pas dy viteve studimi nė fakultetin e mjekėsisė sė
Tiranės ), derdhte pushtetin lehtėsues tė besimit mbi arsyen e ēoroditur.
-
Allahu ėshtė mė pranė njeriut nga damari i qafės sė vet. Sado e ngushtė, kjo
hapėsirė ekziston gjithnjė si ndarje e pakapėrcyeshme mes imanencės dhe
transhendencės.
Valdeti kundėrshtoi lehtė, pa fuqinė e mėparshme tė argumentave, zbehur
gradualisht. Metafizika: ide e turbullt dhe fluide, e pakonceptuar nė
pėrmasa tė mjaftueshme.
-Parimi organizues gjendet mes elementeve tė universit dhe ligjeve tė
materjes. Natyra vetėvepruese drejtohet nga rregullsi dhe forca tė
brendshme.
Shija e diturisė e pėrpinte.
Pati
studjuar filozofėt materialistė, anonte nga teoria e vetėmjaftueshmėrisė e
Fojerbahut dhe Shopenhauerit. Po prej kohėsh pikėpyetje kryeneēe e
pėshtjellonin. Dukuri tė pashpjegueshme nga arsyeja vinin nė dyshim bindjet
ateiste.
Edhe
logjika e ftohtė e Martinit.
Ėndrrat. Imazhet.
Botėkuptimi islam fitonte terren, shpėrhapej si ujėrat e freskėta nė tokėn e
plasaritur
Valdet Hoxha ishte natyrė e mbyllur, nuk e jepte veten, acaret e shpirtit i
bluante pėrbrenda nė heshtje. E shoqja vinte re ndryshimin e sjelljes;
pėrpėlitjet e dėshpėruara, zgjimin mbytur nga djersė tė ftohta, zbehtėsinė e
fytyrės mėngjeseve.
Murmurimat e tij nuk i thoshin kurrgjė. Fjalėt i kishin shteruar.
Kjo
e hidhėronte.
Nė tė vėrtetė asaj i shkonte mendja nė tė tjerė gjėra tė liga,
qė natyrshėm i brengosin gratė e martuara me burra tė pashėm.
Mirėpo ishte mė keq se aq.
Melita jepte matematikė nė njė shkollė tė mesme. Mbahej mirė. Fytyra ovale e
zeshkėt, sytė e mėdhenj tė kthjellėt, trupi i pėrpjestuar hijshėm i jepnin
sensualitet. Kur qeshte i krijoheshin gropėza faqeve, si ndonjė vajze tė re.
Sjellja, marrėdhėniet nė familje dhe me fqinjėt tė ngrohta, miqėsore. E
donte tė shoqin, po qetėsia u prish, bota filloi tė lėkundej kur ai
praktikoi sė pari ritet muslimane.
U
kthye nė shtėpi i qetė, i kthjelluar.
-Vendosa tė hyj nė rrugėn e Zotit, - i tha Melitės.
Zėri
i plumbtė, i trandur e pa ngjyrė, u pėrplas orendive tė dhomės me oshėtimė
tė zgjatur vajtuese.

-Ēthua! - u habit ajo, - Zotin e respektojmė gjithnjė.
-Kemi jetuar nė hava.
-Si
gjithė tė tjerėt, - mezi u dėgjua Melita.
-Jo,
- ia ktheu prerė Valdeti.
I
vendosur. I prerė.
Ja
ēna qenka? mendoi gruaja e sėndisur. Nuk guxoi tė shfaqte hapur zemėratėn
e atij ēasti. Ti sapo ke hyrė nė njė botė , ku unė nuk ndihem rehat deshi
ti thoshte, po Valdeti i rėndė, mospėrfillės si dha rėndėsi kundėrshtisė
sė heshtur.
As
brengės sė gruas.
-Dyzet e pesė vjet larg Allahut dhe Peikamberit alejhis-selam, kohė e gjatė,
- vazhdoi i ngrysur. - Padituria gjynah i madh. Ti ende nuk beson, po kjo do
tė ndodhė mė vonė, kur ta kuptosh. Pėr kėtė nuk dyshoj.
Vendimi tingėlloi i pakthyeshėm. Melitės iu duk se imami i zymtė
dhe mjekra stėrgjatė zaptuan pamjen e mjegulluar tė burrit
Tufa
e qimeve bojė hiri mbuloi gjoksin e gjėrė tė Valdet Hoxhės. Zuri tė falej
ēdo ditė.
Mė shpesh merrte
abdes nė xhami, po edhe nė shtėpi, klinikė.
-Ju lutem, - u thoshte tė sėmurėve, - sa tė fal namazin.
Tėrhiqej laboratorit, mbushur me koka allēie dhe fragmente nofullash.
Formate dhėmbėsh, rrjeshtuar sipas madhėsisė, zgėrdhiheshin rafteve.
Klientėt mėrziteshin, po asnjė nuk u largua.
Dentistit tė aftė ia falėn lajthitjen formale.
Feja
muslimane ushtrohej lirisht. Djem mjekėroshė, kokulur e tė sjellshėm,
shkėmbeheshin rrugėve tė qytetit, pėrshėndesnin sipas normave tė Sheriatit.
Nuk pėrdornin alkool, as duhan. Vali e kishte pirė rakinė dhe, pas ēdo
seance, natyra e detyronte tė ngrihej natėn tė villte. Vesi, kthimi orėve tė
vona, grindjet pa shkak morėn fund si ngarkesa tė panevojshme nė rrugėn e
gjatė.
Paska edhe tė mira, u ngroh disi Melita.
Mbrėmjeve, pasi falte akshamin, Valdeti rrinte i perėnduar, kredhur nė
mendime tė shenjta. Duart i mbante bashkuar, pėllėmbėt e hapura pėrlart,
sytė rėndom i drejtonte nga qielli. Mė parė gazmor e ēakėrqejf, tani i
zymtė, pėshpėriste gjithnjė diēka tė pakuptuar.
Kopje e hoxhės sėndisej Melita e pafuqishme tė ndryshonte rrjedhėn e
ngjarjeve.
Pamja e mikut tė ngushtė tė burrit gjithnjė i kishte ngjallur neveri.
Tani
shumė mė tepėr.
Megjithė dėshirėn, u bė e paaftė tė pėrshtatej dhe tė luante skenarin e
mirėsjelljes me bindje tė vėrtetė. Gjithēka qė pėrjetonte: trishtim i
mbetur, i ftohtė. Iu nėnshtrua fatit, po shpirtin ia ndrydhnin parandjenja
tė liga.
Natyrisht jo pa arsye.
Valdetin e pushtonin ndjesi tė ēuditshme. Epokat i zinin vendin
njėra-tjetrės porsi pamje, ndriēuar nga shpėrthime tė shkurtėra vetėtimash.
E ardhmja afrohej me krismė tė turbullt, e kaluara zbehej shpejt, zhdukej pa
kthim.
Verandės sė hotel Boranės karshi hapėsirės kaltėroshe tė ujit, pinin kafen
e mesditės me Martinin. Zhytur nė mendime tė thella rrekeshin tė zhbironin
labirinthet e holla tė nėnvetėdijes njerėzore. Pėrmes kaēubeve tė luleborės,
rrezet e gushtit i pėrkėdhelnin butėsisht. Nga vazot e gjėra si fuēi vinte
aroma e krizantemave me bohēet e mėdha dhe petalet e brishta tė sapoēelura.
Diku gjysmė e fshehur valėzonte me pėrkėdheli e verdha e tunxhtė dhe e
blerta e gjethnajės sė njė gėmushe tė vjetėr e tė dendur jaseminėsh. Pranė
saj ēuēurisnin tė llastuara gjimnazistet.
Nė
fund tė asaj mesdite vajzat gazmore, fytyrėskuqur nga pijet, ia behėn plot
zhurmė prej katit tė dytė tė hotelit. Kofshėt e drejta zbuluar deri lart,
gjinjtė e pjekur nga dielli, gjysmė tė nxjerra, sytė e ngjyer dhe vėshtrimet
mikluese i dėshpėruan besimtarėt sedėrqarė.
Njė vajzė e imėt me sytė e ujshėm ngjyrė mjalti tė errėt
tėrhiqte vėmendjen.
Me
lėvizjet e shkujdesura, zhdėrvjellėsinė, zhurmėn.
Martini nuk ia ndau shikimin e pjerrėt, si me dy mendje, pastaj u kthye i
befasuar.
-Pa
shiko!
Vali
u nemit. Shembėlltyra e trupėzuar nė siluetėn pėrkarshi e trandi. Nadirja,
dashuri e humbur nėpėr shtigje absurdi, me flokėt e kreshpėruar, kupat e
vogla tė gjinjve, vėshtrimin ēapkėn tė vėngėrt vezulloi e purpurt si dikur
nė Universitet. Dashuria e hershme u pėrzje me vajzėn pėrballė.
Era
e trėndafiltė fshikulloi mjekrėn islame.
Nadirja vinte nga familje besimtarėsh. Mes dashurisė hyri shumė
shpejt kundėrshtia e sertė. Tė atin e arrestuan, vajza u internua diku nė
Myzeqe. Ai nuk mundi ti ērrėnjoste aq lehtė kujtimet; nga ajo kohė dyshonte
pėrherė. Prapa njerėzve dhe dukurive tė kohės shihte motive tė dhunshme qė
drejtonin veprimet, sjelljet.
Vazhdoi tė pėrpinte me sy vėngėrashen e shkujdesur, qė ndillte tėrė epsh
djemtė. Ajo kundroi e habitur burrin e pashėm me mjekrėn e gjatė tė murme.
Diē i pėshpėriti me buzėn nė gaz shoqes pranė dhe ai uli kokė i turpėruar.
-Nga
qė janė tė zbuluara, - i tha Martini duke vėshtruar me keqardhje pjesė
sensuale tė vajzave, veshur me mė tė shkurtrit e fundeve dhe mė tė ngushtat
e bluzave. Nė ato ēaste imami ndihej vėrtet i ligėshtuar.
Valdet Hoxhėn e kapėrthyen rrėmbyeshėm ndijesitė. I ndodhte shpesh.
E
bija mbushte trembėdhjetė vjet asaj vere. Format femėrore ēelnin gonxhet e
para. E kishte vėnė re po nuk donte ta besonte: Nesa e tij kapėrcente
fėmijėrinė. Si ta kishte pėrballė, ndjeu zėrin qė vinte nga gruaja e rritur
brenda saj. Dhe u ftillua.
Tamam koha mendoi
Ndėrsa pasditja venitej dhe shpėrhapej njė muzg ngjyrė ari, ēoi
nė shtėpi fustanin e gjatė me pala bojėhiri. Si tė donte tė prishte ( apo tė
plotėsonte sipas tij ) paqen e ėmbėl dhe harmoninė e natyrės.
-Hixhabi
i Nesės, - tha sa mė shpejt mundi si tė hiqte fashon nga plaga. Pa lėnė
hapur asnjė shteg. Ashpėrsia e shikimit kundėrshtonte prerė buzėgazin e
ftohtė.
Melita u trondit, shpirti iu shkretua. Me zemrėn qė gati i dilte vendit nga
tė rrahurat e forta, e zaptoi paniku dhe toni i zėrit doli nė mėnyrė tė
pavullnetshme lutje, pėrgjėrim.
-Valdet, nuk mė duket ide e mirė.
-
Hixhabi e mbron, - ia ktheu ai, duke u pėrpjekur tė dukej sa i pėrmbajtur po
aq
i sinqertė. Dhe duke e patur vėshtirė tė sillej i tillė.
Njė
pyetje ngriu nė fytyrėn e Melitės, shėnuar nga hidhėrimi.
Ishte nė kufirin e ngashėrimit.
-Mos
je e verbėr Melita? - zemėrimi i tij ngriti kurbėn. Ishte plotėsisht i
bindur se po bėnte mė tė mirėn pėr Nesė.
Me sy tė perėnduar, tori qetėsisht ligjėratėn standarte qė
pėrfundoi me hadithin e hixhabit tė profetit Muhammed alehis selam.
Tė
njėzetenėntin.
Ndalimi i uraganit tė vesit struket duarve tė Allahut. Shthurja morale dhe
zbulimi i kurmit janė dy anėt e tė njėjtit fill.
Melitės i shterėn fjalėt dhe reagoi me njė shpėrthim tė papėrmbajtur lotėsh.
E trishtuar.
Aspak e bindur.
Valdeti zgjati dorėn e ftohtė, tė lagėsht, kreu ritin fetar tė
hixhabit me veprime tė pėrpikta. E bija u bashkua me shoqet e mbuluara. Ajo
e adhuronte tė atin.
Rrugėve tė qytetit barisnin femra veshur kokė e kėmbė. Ngjanin me nimfat e
Horacit, sinmplex munditiis, ( zbukuruar nga thjeshtėsia ). Muzgu i ngadaltė
treste ėndrrat, shpresat.
Nesa e brishtė,
e pafaj, vėshtronte pėrreth paksa e habitur.
Njerėzve pothuaj nuk u bėnte pėrshtypje.
Po
Melitės sė pafuqishme i ra qielli mbi kokė. Natėn, zgjuar pėr njė kohė tė
gjatė, peshoi domethėnien e asaj qė kishte nisur mbrėmjes, kur i shoqi la
mjekėr. Lutjet fironin ujėvarave tė pikėllimit, kėrcėnimet e druajtura
fashiteshin nėn hijen e shenjtėruar tė familjes.
U ndje fajtore pėr heshtjen e saj.
Dobėsinė.
Brejtjet e ndėrgjegjes mbėrritėn cakun e trazirave tė
padurueshme. Mes lotėve mallkoi burrin e nomatisur, abdesat, hixhabin.Nė
shpirt ndizej revolta e nėnės dhe gruas.
-Tė
ndaloj ti prishėshs mendjen vajzės, - e kėrcėnoi Vali kur i pa tė
bisedonin. Pastaj vėshtroi pėrqark i penduar.
Shkelja e pėruljes islame i rėndoi gur varur nė qafė.
Melita u nėnshtrua pėr herė tė dytė, po jeta bėhej ēdo ditė mė e zbrazėt.
-Paski
qenė muslimanė tė mirė, - i tha mėsuesja e kimisė. Me nota tė qarta ironie
tė nėnkuptuar. Dhe keqardhjeje.
-Erdhi koha, - uli kokėn e pazonja tė vazhdonte njė bisedė ku i
mungonin argumentat dhe e kishte tė humbur davanė.
Besonte, po nuk e bindnin rregullat e pakuptimta, qė vetėm Zoti nuk mund ti
ngjizte. Hixhabi, zgjedhė e shėmtuar, shpikur nga njė shpirt sadist ( ajo e
pėrjashtonte kuranin ). Ky emėr i huaj i llapashitej pareshtur nė mendje,
linte ndjesi neverie.
Valdeti nuk dukej shumė miqėsor.
Emocionalisht ai kishte vdekur, nuk qe mė tokėsor. Jetonte botėn e tij; e
brengonin gjithfarė pengesash nė rrugėn e ndritur tė Allahut. Besimtarėt
ishin misionarėt e Islamit. Njė pyetje e bezdisshme brente prapaskenėn e
mendjes dhe pėrpiqej tė gjente mėnyrėn pėr ta shtruar sa mė natyrshėm.
Kėrkonte vragė pėr tė shprehur personalitetin e vet fetar, grykėderdhje pėr
bindjen e thellė ndaj Zotit.
Derisa vendosi.
I bindur, i sigurt.
Melita korrigjonte testet e nxėnėsve, kur ra zilja. Tingėllima, mė e zgjatur
se zakonisht, i futi dridhmat. Nė kuadratin e derės gjysmė tė hapur, u duk
si zakonisht Valdeti i zbehtė, kufomė. Mbante nė dorė njė qese plastike,
prej sė cilės vareshin palat e rrobės me ngjyrė tė zezė.
Ajo
nuk foli. Qe tepėr e brengosur tė zemėrohej. Brenda vetes nuk gjente mė
urrejtje. Po nuk mund as ta donte tė shoqin. Iu duk i largėt, si tė mos e
kishte njohur kurrė. Soditi gjatė hidhėrimin e saj dhe ndjeu demonėt e
fjetur ti zgjoheshin, sytė ti njomeshin.
Nė
mėngjes u largua bashkė me vajzėn.
Fustani i zi dremiste dyshemesė sė kuzhinės.
Pogradec, e hėnė 7 dhjetor 2010
|