Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Fuqia e mendimit pozitiv (pjesa e tretė)

 Shkruan:Norman V. PEALE

  Pėrktheu: Bashkim KALAVESHI

FUQIA E MENDIMIT POZITIV

(pjesa e tretė)

 

      Njė nga konceptet mė tė mira, si ilaē i sigurt pėr mungesė tė vetėbesimit, ėshtė mendimi se Zoti me tė vėrtetė ėshtė me ju dhe ju ndihmon. Kjo ėshtė njė nga mėnyrat mė tė thjeshta pėr besim: Zoti do tė jetė shoku juaj, do tė jetė pranė jush, do t’ju ndihmojė dhe kuptojė. Asnjė mendim tjetėr s'ėshtė aq i fuqishėm, sikur ky besim i thjeshtė gjatė zhvillimit tė vetėbesimit.

 

 

            - E tani - thashė - tė cekim vlerat qė i kemi zbuluar:

            1. Bashkėshorte tė mrekullueshme: tridhjetė vjet martesė.

            2. Tre fėmijė besnikė qė do t’ju pėrkrahin.

            3. Shokėt qė do t’ju ndihmojnė dhe qė ju respektojnė.

            4. Nderi: prej asgjėje nuk duhet tė turpėroheni.

            5. Shėndeti fizik i mirė.

            6. Jetoni nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, vendin mė tė mirė nė botė.

            7. Besoni nė Zot.

            Letrėn ia shtyra pėrpara nė tavolinė. - Shikoni. Mė duket se i keni tė gjitha vlerat e mundshme. Ndėrsa mė thatė, se me ju ka marrė fund.

            Ai i turpėruar buzėqeshi. - Ndoshta s'kam menduar nė tė gjitha kėto. Ndoshta gjėrat edhe s’janė aq keq - tha, i zhytur nė mendime.

            - Ndoshta mund tė nis prej fillimit, vetėm nėse mbledh pak - forcė nė vete.

            Pati sukses nė kėtė dhe ia filloi nga fillimi. Por, kėtė e bėri pasi i ndryshoi pikėpamjet e veta, qėndrimin e vet mendor. Besimi ia fshiu dyshimet dhe nė tė mbiu forca mė e madhe se sa qė duhej pėr t'i mposhtur tė gjitha vėshtirėsitė.

            Kjo ngjarje ilustron tė vėrtetėn e brendshme qė mund tė shprehet me fjali tė psikiatrit tė famshėm, mjekut Karl Menninger- it. Ai ka thėnė: »Qėndrimet janė mė tė rėndėsishme se faktet«. Ia vlen, qė kjo tė pėrsėritet gjersa kjo, e vėrteta, nuk ju pėrshkon plotėsisht. Asnjė fakt me tė cilėn ballafaqohemi, pa marrė parasysh sa ėshtė i pashpresė, s'ėshtė aq me rėndėsi sa ėshtė qėndrimi ynė ndaj tij. Ajo qė mendoni pėr atė mund t’ju mposhtė para se tė bėni ēfarėdo nė lidhje me tė. Ekziston mundėsia qė faktin ta lejoni t’ju zotėrojė, para se tė filloni me tė vėrtet pėr ta zgjidhur. Nga ana tjetėr, mėnyra e mendimit optimist dhe tė besueshėm, mund t'i ndryshojė faktet dhe tėrėsisht t'i mposhtė.

            E njoh njė njeri qė ėshtė shumė i zellshėm nė organizatėn e tij, jo pėr shkak aftėsive tė tij tė jashtėzakonshme, por pėr shkak se nė mėnyrė konstante e shpreh deri nė fund, mėnyrėn e mendimit triumfues. Bashkėpunėtorėt e tij, ndonjė propozim shpesh e shohin nė mėnyrė pesimiste; ndėrsa ai atėherė e pėrdor atė qė e quan »metoda e thithjes«. Me pyetje tė rreshtuara ai »thith pluhurin« nga mendja e bashkėpunėtorėve tė tij dhe ashtu i largon qėndrimet e tyre negative. Pastaj, nė mėnyrė tė qetė i propozon mendimet pozitive nė lidhje me propozimin, derisa grumbullimi i qėndrimeve tė reja nuk e inspiron kuptimin e ri tė fakteve.

            Ata shpesh komentojnė se si faktet e ndryshme paraqiten kur ai njeri »punon nė to«. Kryesore ėshtė qėndrimi ndaj besimit, por kjo nuk e pėrjashton objektivitetin gjatė vlerėsimit tė fakteve. Viktima e kompleksit tė inferioritetit, tė gjitha faktet i sheh nėpėrmjet qėndrimeve tė shtrembėruara. Sekreti i pėrmirėsimit ėshtė thjesht qė tė arrihet botėkuptimi normal, ndėrsa ajo gjithnjė ėshtė pozitive.

            Pra, nėse vėreni se jeni tė mposhtur dhe e keni humbur besimin pėr aftėsi triumfuese, uluni, merreni njė letėr dhe bėni listėn e faktorėve qė janė nė dobi tuaj, e jo tė atyre qė ndikojnė kundėr jush. Nėse ju apo unė do tė mendojmė pandėrprerė nė forca qė i konsiderojmė se janė kundėr nesh, do t'i shndėrrojmė nė fuqi shumė mė tė madhe se sa e meritojnė. Do tė duken mė tė fuqishėm se sa me tė vėrtetė janė. Por, nėse, nė tė kundėrtėn, nė mėnyrė mendore i paraqitni dhe gjithnjė nga fillimi i konfirmoni vlerat dhe mjetet tuaja e mendoni nė to, duke i theksuar nė masė mė tė madhe tė mundshme, do t'i ngreheni mbi tė gjitha vėshtirėsitė, pa marrė parasysh se ēfarė janė. Forcat tuaja tė brendshme, prapė do tė lajmėrohen dhe me ndihmėn e Zotit do t’ju tėrheqin nga mposhtja - nė fitore.

            Njė nga konceptet mė tė mira, si ilaē i sigurt pėr mungesė tė vetėbesimit, ėshtė mendimi se Zoti me tė vėrtetė ėshtė me ju dhe ju ndihmon. Kjo ėshtė njė nga mėnyrat mė tė thjeshta pėr besim: Zoti do tė jetė shoku juaj, do tė jetė pranė jush, do t’ju ndihmojė dhe kuptojė. Asnjė mendim tjetėr s'ėshtė aq i fuqishėm, sikur ky besim i thjeshtė gjatė zhvillimit tė vetėbesimit. Pėr tė pėrdorur kėtė, thjeshtė pohoni: »Zoti ėshtė me mua;. Zoti mė ndihmon; Zoti mė udhėheq«. Disa minuta nė ditė parafytyroni praninė e tij. Pastaj mėsohuni pėr tė besuar nė kėtė pohim. Kryeni detyrėn tuaj me supozim se ėshtė e vėrtetė atė qė e pohoni dhe pėrfytyroni. Kėtė ta pohoni, kėtė ta pėrfytyroni, dhe kjo do tė realizohet. Forca, tė cilėn e liron kjo mėnyrė, do t’ju habitė.

            Ndjenjat e vetėbesimit varen nga lloji i mendimit qė parimisht e pėrshkojnė vetėdijen tuaj. Nėse mendoni nė humbje, sigurisht edhe do ta pėrjetoni. Mendimet le t’ju vinė me vetėbesim; kjo le t’ju bėhet shprehi mbizotėruese dhe do tė arrini aftėsi tė mėdha me tė cilat, pa marr parasysh pengesat qė do tė paraqiten para jush, ju do t'i mposhtni ato. Ndjenjat e vetėbesimit me tė vėrtetė e nxisin rritjen e forcės. Basil King njėherė pati thėnė: »Bėhuni i guximshėm dhe forcat e fuqishme do t’ju vijnė nė ndihmė«. Pėrvoja vėrteton se kjo ėshtė e vėrtetė. Do tė vėreni si ato forca tė fuqishme ju ndihmojnė, gjersa besimi gjithnjė e mė i madh ju ndėrron qėndrimet.

 

 

            Emerson-i ka publikuar njė tė vėrtetė tė madhe: »Fitojnė ata qė mendojnė se atė mund ta bėjnė«. Ka shtuar: »Bėni atė tė cilės i frikoheni dhe frika do tė shpartallohet«. Bėni ushtrime pėr vetėbesim dhe besim, pastaj frika dhe pasiguria juaj nuk do tė ketė fuqi mbi ju.

            Njėherė kur Stonewall Jackson-i, ka planifikuar njė sulm tė guximshėm, njė gjeneral i tij, me frikė ka dhėnė vėrejtje, duke thėnė: »I frikėsohem kėsaj« ose »Frikėsohem se...«. Duke ia vėnė dorėn nė krahė vartėsit tė tij tė frikėsuar, Jackson-i i ka thėnė: - Gjeneral, kurrė mos i dėgjoni kėshillat e frikės tuaj.

            Fshehtėsia ėshtė nė atė qė vetėdijen ta mbushni me mendime nė besim dhe vetėbesim. Kėshtu qė, me forcė do t'i largoni, ose nė tėrė mangėsitė e vetėbesimit, do tė detyroheni qė tė dyshoni. Njė njeriu, tė cilin gjatė e ka pėrcjellė pasiguria dhe frika, i kam propozuar qė tė lexojė Shkrimin e shenjt dhe me laps tė kuq tė nėnvizojė ēdo fjali qė ka tė bėjė me guximin dhe vetėbesimin. I ka mėsuar pėrmendėsh, duke e vėrshuar mendjen me mendime mė tė shėndosha, mė tė lumtura dhe mė tė fuqishme nė botė. Kėto mendime dinamike e kanė shndėrruar: nga shpresėhumbur - njeri me forcė qė bėn pėrshtypje. Pas disa javėsh, ndryshimi tek ai ka qenė i konsiderueshėm. Pothuajse nga mposhtja e plotė ėshtė bėrė personalitet me vetėbesim qė inspiron me besnikėri. Tani rrezaton trimėrisht dhe me magnetizėm. Nė mėnyrė tė thjeshtė, me ndryshimin e tė menduarit, e ka kthyer vetėbesimin nė vetvete dhe nė forcat e veta personale.

            Tė pėrfundojmė: ēfarė mund tė bėni menjėherė, qė ta krijoni vetėbesimin? Nė vijim janė dhjetė rregulla tė thjeshta punuese, pėr t'i mposhtur qėndrimet e paaftėsisė dhe mėsimi se si tė pėrdoret besimi. Me mijėra njerėz i pėrdorin kėto rregulla dhe lajmėrojnė pėr rezultate tė suksesshme. Pranoni kėtė program dhe pastaj edhe ju do ta krijoni vetėbesimin nė forcat personale. Edhe ju do tė arrini ndjenjė tė re pėr forcė.

            1. Formoni dhe vėni nė vetėdijen tuaj figurėn mendore si tė pashlyeshme, vetėn nė persona tė suksesshėm. Me kėmbėngulje i pėrmbaheni kėsaj figure. Kurrė mos lejoni tė zbardhet. Mendja juaj do tė jetė e gatshme qė edhe mė tutje tė zhvillohet. Kurrė mos mendoni pėr vetvete se jeni person jo i suksesshėm; kurrė mos dyshoni nė njėmendėsi tė kėsaj figure mendore. Kjo ėshtė shumė e rrezikshme, sepse mendja gjithnjė tenton tė realizojė atė ēfarė mendon. Prandaj, gjithnjė mendoni »nė sukses«, pa marrė parasysh qė ēėshtjet momentalisht mund tė janė keqėsuara.

            2. Kurdo, kur t’ju bie nė mend, mendimi negativ, qė ka tė bėjė me fuqitė tuaja personale, me qėllim thirreni mendimin pozitiv, qė ta zhdukni atė negativ.

            3. Mos krijoni pengesa nė pėrfytyrime. Degradojeni ēdo pengesė tė ashtuquajtur. I pakėsoni. Vėshtirėsitė duhet t'i studioni dhe me efikasitet t'i zgjidhni dhe t'i mėnjanoni, por duhet t'i shihni vetėm ashtu siē janė me tė vėrtetė. Nuk lejohet tė zmadhohen mendimet me plotė frikė.

            4. Mos lejoni qė tė tjerėt t’ju verbėrojnė me shkėlqim dhe mos i imitoni. Askush nuk mund tė jetė i dobishėm si JU. Mos harroni, pėrkundrazi nga dukja dhe sjellja e tyre se janė plotė vetėbesim, shumica e njerėzve, po ashtu shpesh si ju, janė tė frikėsuar dhe dyshojnė nė vetvete.

            5. Dhjetė herė nė ditė pėrsėritni kėto fjalė: »Nėse Zoti na pėrkrah, kush do tė jetė kundėr nesh?« (Letra e drejtuar Romakėve 8,31). (Menjėherė ndėrpritni leximin dhe i pėrsėritni ngadalė dhe me besim).

            6. I drejtoheni kėshilltarit tė suksesshėm, i cili do t ju ndihmojė pėr tė kuptuar, pse bėni atė qė bėni. Njoftohuni me burimin e pasigurisė suaj dhe tė dyshimit ne vetvete, i cili shpesh fillon prej fėmijėrisė. Vetėbesimi ju drejton gjer nė shėrim.

            7. Dhjetė herė nė ditė pėrdorni pohimin nė vijim, duke pėrsėritur, nėse ėshtė e mundur me zė: »Gjithēka mundem me ndihmėn e Zotit qė mė jep fuqi.« (Letra drejtuar Filipinasve 4,13). MENJEHERE pėrsėritni kėto fjalė. Kjo fjali magjike ėshtė kundėrhelmi mė i miri nė botė pėr mendime tė pavlefshme.

            8. Vlerėsoni aftėsitė tuaja realisht, e pastaj i rritni pėr 10 pėr qind. Mos u bėni egoist, por fitoni vetėbesim tė shėndoshė. Besoni nė fuqi personale, tė cilat ju ka dhėnė Zoti.

            9. Pėrkushtohuni nė duart e Zotit. Pėr tė bėrė kėtė, thjesht duhet pėr tė thėnė: »Unė jam nė duart e Zotit.« Pastaj besoni se si TANI ju vjen fuqia qė ju duhet. »Vėreni« si ajo ndikon nė ju. Vėrtetoni se »mbretėria e Zotit ėshtė mes jush« (Ungjilli sipas Lukės 17,21) nė formė tė fuqisė qė tė ballafaqoheni me kushtet e jetės.

            10. Pėrkujtohuni se Zoti ėshtė me ju dhe asgjė nuk mund t’ju mposhtė. Besoni se tani PRANONI fuqi nga Ai.

 

            Fund i pjesė sė parė

 

            Pjesė nga libri “Fuqia e mendimit pozitiv”