Sipas mėnyrės
tradicionale tė edukimit, detyra mė prioritare ėshtė qė fėmijėve tjua
instalojnė ndalesat (duke i pėrdorur fjalė: MOS! dhe MOS!), respektivisht,
duke ia kufizuar hapėsirėn e mėnyrės sė sjelljes. Nėse fėmija tenton ta
marrė ndonjė gjėsend (tė cilin fėmija mund ta dėmtojė apo me tė cilin mund
tė lėndohet), prindėrit, sipas kėshillave tė edukatorėve tradicional, do ti
thonė disa herė, me tonė tė lartė, fjalėt: MOS! MOS! E gjatė kėsaj edhe me
lėvizje kėrcėnuese tė kokės do ta shprehin moslejimin.
Sipas pėrvojės,
prindėrit nganjėherė nė kėtė mėnyrė ja dalin nė krye me fėmijėn. Por,
kureshtja e fėmijės shpesh ėshtė mė e fortė se autoriteti i prindit, kėshtu
qė fėmija edhe mė tutje do tė pėrpiqet tė arrijė deri tek sendi i dėshiruar.
Prindėrit atėherė me njė tonė mė tė zėshėm dhe mė energjik pėrsėrisin
fjalėt: MOS! MOS!... e gjatė kėsaj edhe duke ua rrahur duart. Krejt kjo ka
pas efekt tek njė pjesė e fėmijėve, por tek shumica ka pasur efekt tė
kundėrt: fėmijėt ende kanė ulėruar, kanė kafshuar buzėt dhe mė tej i kanė
zgjatur duart kah sendi i dėshiruar, duke u pėrpjekur qė me ēdo kusht ta
marrin sendin. Atėherė prindėrit edhe mė fuqishėm ia rrahin duart fėmijės,
duke i pėrsėritur fjalėt e njėjta: MOS! MOS!... por fėmija ende vazhdon me
synimin e vet. Me fjalė tjera, lufta nė mes nėnės dhe fėmijės vazhdon nė
pafundėsi.
Para se ti
kėshillojmė prindėrit se si tė veprojnė me fėmijėt nė kėto dhe situata tė
ngjashme, do ti cekim disa rregulla tė cilat i kanė zbuluar psikologėt-bihejviorist,
e tė cilat do tė na ndihmojnė nė komunikimin e drejtė me fėmijėt. Nėse
shkojmė nė male dhe bėrtasim, do ta dėgjojmė jehonėn e zėrit tonė. Jehona do
ta na shty tė vazhdojmė me bėrtitje, sepse e luan rolin e forcėshtytėsit tė
sjelljeve tona. Bihejvioristėt kanė zbuluar se ndonjė sjellje e fėmijės sė
vogėl, deshėm apo nuk deshėm ne, edhe ma tepėr forcohet nėse nė tė kthejmė
vėmendjen, respektivisht, nėse fėmija arrin qė tek ne ta nxisė jehonėn
(pėrgjigjen, respektivisht reagimin tonė). Pasi qė fėmija ia ka dalė qė me
disa veprime tė veta ta tėrheq vėmendjen tonė, ai edhe mė tutje do tė
vazhdoj me kėtė praktik. Nga kjo mund tė nxjerrim konkludim se sjelljen e
dėshiruar tė fėmijės mund ta forcojmė nėse fėmijėn posa tė bėj sjellje tė
mirė ta lavdėrojmė, nėse e admirojmė, e lėmojmė pėr koke e nganjėherė e
shpėrblejmė. Shtrohet pyetja pėrse kjo jehonė ėshtė mjet aq i suksesshėm i
edukimit?
Tek njeriu ėshtė
nevojė e lindur pėr tė qenė i pranuar, ta ketė vėmendjen e tė tjerėve dhe tė
jetė i pėlqyer nga tė tjerėt. Tek fėmijėt kjo nevojė ėshtė jashtėzakonisht e
shprehur pasi qė ata ende janė qenie tė brishta dhe tė varura. Nėse
prindėrit nuk kthejnė vėmendjen kah fėmijėt, nėse nuk i respektojnė si
personalitete dhe nėse i lėnė pas dore, ata nuk do tė tremben nga askush pėr
ta tėrhequr vėmendjen e prindėrve. Nė fillim ata do tė provojnė ta tėrheqin
vėmendjen e prindėrve me veprime neutrale dhe pozitive (me dashuri, simpati,
duke parashtruar pyetje), por nėse suksesi mungon, respektivisht, nėse
prindėrit mbesin plotėsisht indiferent ndaj veprimeve tė tyre, ata do tė
anojnė kah sjelljet negative (pėr shembull, me hedhjen e garniturave tė
ushqimit, me llapitje gjatė ngrėnies). Nėse fėmijėt e kanė ndjenjėn se
konstant nuk pėrfillen nga prindėrit, do tė fillojnė tė dyshojnė nė
dashurinė e tyre dhe mė zėshėm tė kėrkojnė ndihmėn: kafshojnė thonjtė,
vjedhin nga kuleta e prindėrve, urinojnė nė shtrat edhe pse gjatė kanė qenė
tė terur. Krejt kjo e ka kėtė kuptim: mė duaj apo kujdesu pėr mua!
Fėmija bėn keq qė prindėrit ta duan mė shumė. Prindėrit, atėherė e bėjnė
gabimin mė tė shpeshtė: nė vend se ti ofrojnė mė shumė dashuri dhe tė
shoqėrohen ma tepėr me tė, fillojnė ta qortojnė dhe ta dėnojnė etj. Fėmija
edhe mė tej do tė sillet keq, sepse qortimi dhe dėnimi mė tepėr i pėrgjigjen
sesa mospėrfillja nga ana e prindėrve (fėmijėt dėshirojnė ēfarėdo qoftė
kontakti me prindėrit mė mirė i keq se kurrfarė). Pėr kėtė arsye fėmijėt
nuk guxojnė tė ndihen tė mospėrfillur.

Nė kėtė ligjshmėri
gjejmė edhe shpjegimin: pėrse efektin mė tė mirė e arrimė me lavdėrimin e
sjelljes sė dėshiruar dhe tė arriturave tė fėmijės! Sepse duke e lavdėruar,
nė tė vėrtetė, ne e kthejmė vėmendjen e shtuar nė sjelljen tė cilėn e
lejojmė, respektivisht fėmija edhe ma tepėr do ta pėrdorė (thėnė tė vėrtetėn
edhe me lavdėrime nuk duhet tepruar, respektivisht nuk duhet shpesh
pėrdorur). Edhe pse, nganjėherė kurrfarė jehone ėshtė jehonė mė e mirė. Pėr
ēka bėhet fjalė? Nėse fėmija me ndonjė sjellje tė ti nuk ia arrin ta kthej
vėmendjen e rrethit, ai nė njė moment do ta le sė pėrdoruri. Me fjalė tjera,
efekt tė volitshėm nganjėherė mbėrrimi nėse e injorojmė sjelljen e
padėshiruar tė fėmijės. Gjatė kėsaj ėshtė me rėndėsi ta njoftojmė se e kemi
ndie dhe e kemi parė se ēfarė bėn, por se ajo aspak nuk na shqetėson e as
nuk na intereson. Kėshtu fėmijėt pėr ēdo ditė do tė trokasin nė derė nėse
kjo e nervozon tė zonjėn e shtėpisė, derisa shumė shpejtė do ta ndėrpresin
atė aktivitet kur e shohin se nuk kanė shkaktuar kurrfarė jehone. Nėse
fėmija i ka kapė gėrshėrėt, duhet shumė shpejtė tia marrim nga dora dhe ti
tregojmė se me to mund tė lėndohet, e nėse fillon tė qajė, duhet lėnė derisa
vaji nuk i kalon, me kėtė tia bėjmė tė qartė se jemi indiferent ndaj vajit
tė tij.
Para ca kohesh kam
qenė i ftuar nė drekė tek njė mik i imi. Djali i tyre 4 vjeē filloi gjatė
ngrėnies qėllimisht tė gogėsitė pėr ta tėrhequr vėmendjen e njerėzve
prezent. Nėna disa herė ia ka tėrhequr vėmendjen madje edhe ia ka dhuruar
njė flakaresh, por e gjithė kjo aspak nuk ka ndihmuar, sepse njerėzit rreth
tavolinės gjithmonė qeshnin sa herė qė gogėsiste dhe nė njė farė mėnyre e
pėrkrahnin gogėsitjen e tij (me siguri pėr tė treguar se krejt kjo nuk iu
pengon edhe ndoshta pėr ta qetėsuar nėnėn e cila ndihej shumė keq). Fėmijės
shumė i pėlqente qė kishte mundėsi qė me gogėsitjen e tij ta tėrhiqte
vėmendjen e njerėzve prezent, kėshtu qė vazhdoi me gogėsimė mė intensiv.
Disi pata sukses, e qė fėmija mos ta vėrejė, tiu dėrgoj tė gjithėve qė
ishin prezent porosi qė mė mos ta kthejnė vėmendjen kah gogėsitja e tij. Pėr
njė ēast fėmija ēuditshėm na ka shikuar (duke u pyetur, me siguri, se si
askush nuk po e vėren gogėsitjen e tij), kėshtu qė pas njė kohe tė shkurtė e
ka ndėrprerė plotėsisht gogėsitjen. Kjo do tė thotė, se me injorimin e disa
sjelljeve tė padėshiruara tė fėmijės ne mund tia dalim qė ato tė shuhen
plotėsisht, sepse fėmijės i bėhet monoton tė bėj gjeste tė cilat askush nuk
i vėren.
Por, por nėse zgjatė
dorėn pėr tė marrė diēka qė ėshtė e rrezikshme (qoftė pėr fėmijėn qoftė pėr
sendin) duhet me nxitim tė intervenohet, duke i thėnė: MOS! MOS!... dhe duke
ia marrė mjetin nga dora, duke ia shpjeguar se pėrse ajo po i ndalohet, e
mandej tė inkurajohet tė luaj me ndonjė send tė lejuar, me atė qė prindėrit
tash ta kthejnė vėmendjen kah aktiviteti i dėshiruar. Nganjėherė prindėrit
arrijnė suksese mė tė mėdha kur nė vend tė fjalės MOS thonė, pėr shembull:
Kujdes, bir, ėshtė e nxehtė! Kėto fjalė, para se gjithash, dėrgojnė porosi
se gishtrinjėt e fėmijės janė nė rrezik, derisa me pėrdorimin e fjalės MOS!
MOS!... mė tepėr nė porosi pėrmban brengosje pėr fatin e sendit.
Mėnyra mė e mirė pėr
tiu shmangur kėtyre shqetėsimeve me fėmijėn ėshtė qė prindėrit me kohė ti
tregojnė pėr krejt rreziqet dhe sendet e ndjeshme me tė cilat ai nga
kureshtja mund tė vijė nė kontakt. Pėr shembull, fėmijės duhet ti tregohet
lulja dhe ti thuhet se me lulen duhet tė jetė i kujdesshėm dhe shumė lehtė
ta mbaj nė dorė, duke ia shpjeguar se nė tė kundėrtėn lulja mund tė thahet.
Gjithashtu, mund ti jepen edhe gėrshėrėt, thika (natyrisht, tė topitura),
pėr ta kuptuar se me mjete tė caktuara mund tė lėndohet. Me veprim tė
kėtillė, prindėrit, para fėmijės, nuk paraqiten nė rolin e personave tė
cilėt vetėm brengosen, por edhe qė lejojnė. Nė kėtė mėnyrė tek fėmija nė
plan tė parė do tė shfaqet pyetja se si duhet tė veprohet me sende tė
caktuara (qė ai tė mos lėndohet apo sendi tė mos shkatėrrohet), e jo se ēka
ėshtė e ndaluar apo e lejuar. Me veprim tė kėtillė fėmija mėsohet se
ekzistojnė sende tė cilat guxojnė fortė tė kapen me dorė (pasi qė nuk
ekziston rreziku as pėr fėmijėn as pėr sendin), mandej se ka sende te
ndjeshme me tė cilat duhet tė veprohet ndjeshėm, dhe nė fund, se ka shumė
sende me tė cilat fėmija mund tė lėndohet nėse i prekė apo gabimisht vepron
me to. Me fjalė tjera, fėmija me ndihmėn e prindėrve mė sė shpejti i
gėrvisht pėrvojat e jetės. Kėtu veē kem tė bėjmė me tė ashtu quajturėn
mėsimi sipas modelit, kėshtu qė shkurtimisht do tė flasim pėr kėtė. Kjo e
ashtu quajtura, mėsim sipas modelit (fėmija thjesht e imiton prindin) me tė
vėrtetė ėshtė formė e tė mėsuarit plotėsisht njerėzore, respektivisht,
ėshtė tipike pėr njeriun, kėshtu qė duhet sa mė shumė tė pėrdoret nė
edukimin e fėmijės. Nė tė vėrtetė, ėshtė dėshmuar se shembulli personal
ėshtė mė efikas sesa qortimi. Nuk mundet lehtė prindi i cili ėshtė duhanxhi
ta bindė fėmijėn tė mos pi cigare, dhe se duhani ėshtė i dėmshėm etj.
Nė vazhdim do tė
flasim diēka pėr persekutimet e zakonshme - QORTIMIET. Tek kjo kategori mė e
lehtė e persekutimit vlen parimi: kujdes gjatė pėrdorimit. Vetėm kush qorton
rrallė do tė ketė sukses nė qortim. Nėse prindėrit konstant i qortojnė
fėmijėt e tyre, ata mėsohen nė kėtė dhe mė nuk dėgjojnė. Por, me qortime tė
kursyera, nėse marrėdhėnia prind-fėmijė ėshtė e mirė, janė tė mundshme
efektet pozitive. Ėshtė edhe mė mirė kur sjelljen e dėshiruar e lavdėrojmė.
Ėshtė e kuptueshme se
prindėrit nganjėherė mund tė eksplodojnė nė fėmijėn. Pėr nėse kjo ndodhė
konstant dhe njė kohė tė gjatė, atėherė me tė vėrtetė diēka nuk ėshtė nė
rregull nė marrėdhėnien prind-fėmijė. Nėse prindi rrallė eksplodon,
atėherė tek fėmija mbi moshėn 4 vjeēe mund tė arrijė diēka pozitive, sepse
fėmija, nė atė rast, e sheh se me veprimin e vet e ka rrezikuar
marrėdhėnien e mirė me prindėrit, respektivisht frikohet tė mos e humbas
simpatinė e tyre. Por, fėmija nėn moshėn 4 vjeēe mund tė mbetet plotėsisht i
hutuar, e pėrpos kėsaj pas eksplodimit tė prindėrve do tė bėhet edhe mė
arrogant, pėr tu bindur se nėna apo (babai) mė nuk e donė me tė vėrtetė.
Nėse tek fėmija i moshės shkollore qortimi pėrdoret rrallė, mund tė bėhet
shumė efikas. Gjatė kėsa,j ai i cili qorton, duhet gjithmonė ti shprehė
edhe ndjenjat tė cilat i pėrjeton shkaku i sjelljes sė padėshiruar tė
fėmijės, pėr shembull: Unė thjesht nuk po mund tė duroj qė ti gjithmonė tė
vish vonė nga shkolla, sepse mandej shumė po brengosem! Kėtė formė tė
persekutimit nuk duhet pėrdorur, sepse fėmija sė shpejti do tė fillon kėshtu
tė mendojė: Lėri pleqtė le tė ēmenden, se edhe kėshtu prapė do tė ēmenden
DREJT NĖ SHTRAT!
Disa prind i ēojnė
fėmijėt nė gjumė kur nuk rrinė urtė. Kjo nuk ėshtė mirė, sepse nė kėtė
mėnyrė shtrati bėhet vend i vuajtjes sė dėnimit, kėshtu qė tek fėmija mund
tė zhvillohet neveria ndaj shkuarjes sė rregullt nė gjumė.
NDALIMI I SHIKIMIT TĖ
PROGRAMIT TELEVIZIV.
Njė rregull kryesore
psikologjike thotė se dėnimi duhet me qenė, sipas mundėsisė, nė lidhshmėri
direkt tė dukshme me sjelljen e padėshiruar. Kėshtu pėr shembull, nėse
fėmija luan futboll nė dhomė e pritjes dhe gjatė kėsaj godet gotėn me lėng,
atėherė prindėrit plotėsisht kanė tė drejtė ta detyrojnė ta pastroj
dyshemenė dhe nėse ia ndalojnė qė nė tė ardhmen tė luaj futboll nė dhomė.
Nėse kėsaj rregulle i pėrmbahemi, atėherė ndalesa pėr ta shikuar programin
televiziv me tė vėrtetė ėshtė mjet i palogjikshėm i dėnimit. Thėnė tė
vėrtetėn, ka pėrjashtime, si pėr shembull, nėse fėmija pėr shkak tė
pėrcjelljes sė gjatė tė programit televiziv ka harruar ti bėj detyra e
shkollės, nė kėtė rast ka kuptim ti ndalohet shikimi i programit televiziv
pėr ditėn e nesėrme. Hulumtimet kanė treguar se prindėrit shumė shpesh
paarsyeshėm pėrdorin ndalesėn e pėrcjelljes sė programit televiziv si dėnim.
NDALESA E DALJES NĖ
QYTET.
Nėse fėmija e ka bėrė
ndonjė gabim jashtė shtėpisė, mund tė persekutohet, me ndalės -dalje nga
shtėpia pėr njė ditė, a dy. Por duhet tė kihet parasysh se fėmijėt nė burg
shtėpiak janė tė padurueshėm, kėshtu qė kėtė dėnim duhet dhėnė vetėm nė
qoftė se prindėrit janė tė gatshėm pėr telashe eventuale. Fėmija i cili ka
marrė notė tė dobėt nuk duhet dėnuar me burg shtėpiak, sepse edhe atij i
nevojitet ajri i pastėr.
Nė fund do tė themi
edhe kėtė, se duhet nė vend tė persekutimit sa mė shumė tė depėrtojmė nė
shkaktarėt e sjelljes sė padėshiruar tė fėmijės. Duhet gjithashtu tė
shqyrtohet se mos fėmija vuan nga monotonia (nėse nuk e lejojmė tė luaj me
fėmijėt e tjerė, e ne nuk e pėrfillim), se mos ndoshta sė tepėrmi e
qortojmė, se mos ndoshta situata nė shtėpi ėshtė e padurueshme (tensionim
dhe nervozė) kėshtu qė fėmija pėr kėtė arsye proteston, se mos ndoshta sė
tepėrmi e kemi lėnė pas dore etj. Fėmijėt kėrkojnė jehonė. Pa jehonė ata nuk
mund tė jetojnė. Ata mė me ėndje e pranojnė qortimin dhe persekutimin e
pėrditshėm sesa ndjenjėn e mospėrfilljes. Nuk ėshtė kurrfarė ēudie pėrse
fėmijėt inkuadrohen nė grupe asociale, sepse nė to e plotėsojnė nevojėn pėr
tė qenė tė pranuar dhe tė respektuar nga ana e tė tjerėve, e qė nuk kanė
mundur kėtė ndjenjė ta plotėsojnė nė familjen e tyre. Pėr kėtė arsye i
kėshillojmė prindėrit qė sa mė shumė tė shoqėrohen me fėmijėt e tyre, ti
respektojnė si personalitete dhe ti potencojnė vetit e tyre tė mira, e jo
vetėm ti qortojnė dhe ti dėnojnė.
Fund
Mė gjerėsisht pėr kėtė
temė mund tė lexoni nė librin e Daniel Golemanit: Inteligjenca
Emocionale i cili gjendet po nė kėtė web faqe nė sektorin
Literaturė.
|