Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Frika - ky djall qė duhet mposhtur (pjesa e parė)

Shkruan: Agron JASHARI - ADONISS

      FRIKA - KY DJALL QЁ DUHET MPOSHTUR

(pjesa e parė)

 

      Frika kur mbillet nė mendje zhvillon njė fantazi tejet tė theksuar tek njerėzit brenda mendjes dhe shpirtit te tė cilit zė vend, duke i dhėnė edhe atij njė luftė tė vazhdueshme brenda vetės sė tij, njė shpėrqendrim emocional dhe njė pasiguri, shpesh shumė tė madhe sa qė  e paralizon nga shumė aktivitete normale dhe tė nevojshme.

 

“E vetmja gjė nga e cila duhet tė kemi frikė ėshtė vet frika”                

                                                                Franklin Ruzvelt

 

 

Krijesa njerėzore nė rrugėn e tij drejt pėrparimit, zhvillimit, thėnė shkurt nė luftėn e tij pėr njė jetė mė tė mirė, has nė pengesa e barriera dhe nė armiq, por pengesa ,barriera dhe armiku mė i fuqishėm ėshtė vetė njė.

Kryearmiku, armiku numėr njė, fabrika e ēdo barriere, laku i ēdo iniciative, vrasėsja e ēdo guximi tė lindur tė vdekur, ngulfatja e ēdo suksesi, gjarpri helmues i ēdo ėndrre tė parealizuar apo tė lėnė pėrgjysmė, nėna e ēdo dyshimi tė pabazuar, burimi i pothuaj tė gjitha sėmundjeve trupore, shpirtėrore e mentale ka njė emėr dhe quhet FRIKĖ.

FRIKA ėshtė armiku numėr njė qė ka njeriu, ėshtė  djall i llojit tė veēan qė fatkeqėsisht shumė herė mund tė depėrtoj brenda nesh me vetėdije apo pa te, dhe tė dal nga aty me vėshtirėsi e shpesh pasi tė ketė lėnė pasoja aspak tė mira. Nė raste mė tė rėnda, shumė krijesa njerėzore i ka shndėrruar nė statuja  e nė gėrmadha tė frikshme e pa asnjė vlerė, nė hije, nė krijesa tė plogėshta, nė sakat me paterica qe s’bėjnė dot dy hapa vetėm, po s’i mbajti dikush pėr krahu, nė pacient plot ankthe, nė pritje tė pėrhershme tė fatkeqėsive qė nuk ndodhin asnjėherė, ka shkatėrruar lidhje tė zjarrta  dashurie, ka ekzekutuar ide madhėshtore qysh nė embrion duke mos lejuar as tė shprehen, ka improvizuar armiqėsi tė panevojshme, sėmundje imagjinare, e sa e sa situata tjera mjerėuese qė njė orator mė i mire se unė e njė profesionist i kėsaj fushe do t’i numėronte mė me lehtėsi…

Frika ėshtė mendim i ligė, negativ, bindje plotėsisht e  rreme dhe e pabazuar nė asnjė fakt, plotėsisht artificial dhe jashtėzakonisht e dėmshme dhe pa as dyshimin mė tė vogėl plotėsisht e evitueshme pėr atė qė s’e pėlqen dhe qė s’do tė ketė punė me te.

 

            Fytyrat e frikės…..

 

Frika ka shumė fytyra dhe shfaqet nė forma tė llojllojshme, tamam si djalli, shpesh na shfaqet tmerrshėm me fytyrat e saj tė frikshme e tė shėmtuara si p.sh. me fytyrėn e dėshtimit, pėrbuzjes, humbjes, sėmundjes, pleqėrisė, vdekjes, divorcit, tradhtisė etj. etj., por ka raste kur ndėrron strategjinė dhe bėhet shumė dinake dhe  duke dashur tė na stopojė nga njė jetė e lumtur, me besim tė drejt, nga suksesi nė jetė, nga tė mirat qė na ka dhuruar Zoti, etj. Shumė shpesh ve maskėn  dhe merr formėn e njė mike tė mirė apo tė njė nėnė tė kujdesshme qė na flet vazhdimisht gjoja pėr tė mirėn tonė dhe kinse dėshiron tė na ruaj qė tė mos i futemi njė ndėrmarrje tė gabuar, njė rreziku qė mund tė na kushtojė, njė zjarri tė tmerrshėm ferri, njė aksioni tė destinuar tė dėshtoj, njė fjalimi qė do tė pėrqeshet nga masa, njė shfaqje nė publik pėr shkak se nuk dukemi ashtu siē duhet dhe siē mundemi tė dukemi mė sė miri etj.

Frika kur mbillet nė mendje zhvillon njė fantazi tejet tė theksuar tek njerėzit brenda mendjes dhe shpirtit te tė cilit zė vend, duke i dhėnė edhe atij njė luftė tė vazhdueshme brenda vetės sė tij, njė shpėrqendrim emocional dhe njė pasiguri, shpesh shumė tė madhe sa qė  e paralizon nga shumė aktivitete normale dhe tė nevojshme. Shpeshherė, veē pengesave dhe paralizave tė iniciativave dhe ngrirjes se guximit, shndėrrohet nė fobi nga mė tė mjerat dhe mė qesharaket pėr njė logjikė normale njerėzore.

        Ndonjėherė nė sytė e viktimės, qė mund tė jemi secili nga ne, nėse nuk e vrasim me kohė, frika shfaqet me fytyrėn e saj  mė tronditėse duke vėnė njeriun nė pozitė vėrtetė paralitike siē e pėrshkruante  F. Nice: “Rrezik tė kalosh nė anėn tjetėr, rrezik po tė mbesėsh nė mes tė rrugės, rrezik po tė shohėsh prapa, rrezik po tė tmerrohesh e tė ndalėsh” , e ti shndėrroj njerėzit ne statuja qe veē ekzistojnė siē e thoshte Oskar Wilde: “Tė jetosh ėshtė gjėja mė e rrallė e kėsaj bote shumica vetėm ekzistojnė”.

Klinikat janė tė mbushura me njerėz me fobi nga gjėrat ma abstrakte deri tek fobit nga merimangat apo thneglat.   

 

 

 Kam njohur njė vajzė nė plazh, njė mjeke e ardhshme, tek sa nė njė ditė tė mrekullueshme vere, nėn rreze e kėndshme tė diellit dhe nėn aromėn qė lėshonte deti dhe duke shijuar melodinė e dallgėve, mė fliste me pėrqendrim tė thellė pėr vdekjen, njė pėrqendrim qė mua mė dukej pasion, mė tregonte se si tmerrohet nga vdekja,se si njerėzit e saj do tė ndihen keq pėr vdekjen e saj, se kjo ndihet e tmerruar kur mendon se sa do tė mėrziteshin ata, etj. etj. Vėrtetė ishte e ēuditshme, nė njė vend kaq tė mrekullueshėm, nė njė ditė kaq tė bukur, ku shihje plot jetė, plot njerėz me buzėqeshje nė fytyrė, tė qeshura me zė, dėgjoje tė rinj tek sa kėndonin e luanin, besoj se edhe njė njeriu me ndonjė hall kush e di se sa tė rėnd do i shqitej nga mendja halli i tij dhe do futej mes haresė sė atij vendi, ajo vajzė kaq e re, e shėndetshme, e bukur, plot ardhmėri, me plot miq, lejonte qė frika t’ia servonte imazhin e vdekjes se saj, me njerėzit e saj qė i qanin mbi kokė. Vėrtetė e dhembshme apo jo por edhe tepėr absurde!

Mikja ime e re, studente me nota tė larta, qė mbahej e menēur, me fliste me bindje tė stėrngopur se asnjė djalė asnjėherė nuk do ta meritonte dashurinė e saj, se djemtė janė ta paskrupullt, tradhtarė, gėnjeshtar qė thonė veē lajka dhe qė s’kanė zemėr e mėshirė. Ishte shumė interesante, qė ajo, edhe po tė takohej  me njė djalė tė mire, vet dyshimet e saj, mosbesimi, frika e saj punonte qė ajo t’i bėnte armiq ata. Thjesht. ajo gjente njė mėnyrė  a njė tjetėr qė  tė bėnte ndonjė gjest qė pėr tė ishte shumė normal, por qe shihej qartas se ishte i padurueshėm dhe se patjetėr do ngjallte reagimin e personit qė provokohet, sado i durueshėm tė jetė ai. Pra, pikėrisht frika e saj punonte  qė tė krijohej situata dhe rrethanat qė ajo frikė tė justifikohej plotėsisht dhe tė pėrmbushej bindja e saj pėr atė qė ajo mendonte. Frika e saj ishte punėtore e madhe sa qe gjithmonė punonte qė nė fund tė dilte plotėsisht e justifikuar.

Janė po ashtu qesharake rastet kur student, tė cilėt, megjithėse ishin pėrgatitur mesatarisht, e lenin fare dhe nuk hynin nė provim sepse dikush i kishte parė fall nė filxhan apo nė shuplak dhe e kishte bindur se nuk do ta kalonte provimin. Frika kishte marr formėn e saj dominuese. Viktima dorėzohej, hiqte dore. E kur njeriu dorėzohet d.m.th. se nėnshkruan humbjen, ose rastet gati tė ngjashme kur student tė pėrgatitur hyjnė nė provim dhe sjellja jo adekuate dhe arrogante e profesorėve, te qeshurat e tyre cinike, injorimet ndaj studentėve, tė ishin shndėrruar nė frikė dhe tė kishin paralizuar trurin. Dhe sigurisht, se aty ku zė vend frika dhe ik qetėsia, s’mund tė del fjalė apo mė saktė s’mund tė dalin fjalėt e duhura, veē ca belbėzimeve pa kuptim.

            I kujtoj filmat e vjetėr shqiptar, fatkeqėsisht me ngjarje tė vėrteta, kur turqit apo grekėt mbillnin tek popullsia e thjesht frikėn  nga shkronjat shqipe, si gjėra tė shejtanit, qė ndjellin kob, qė janė “haram”, qė tė humbasin shpirtin etj. etj. Apo mallkimet e kishės tė bėra pikėrisht nė adresė tė njerėzve mė besimtar, mė tė mirė, mė tė dijshėm e nėna qante djalin mė shumė pse e ka mallkuar kisha, e ka shkuar ne atė botė i “pa fe”, se sa pėr dhimbjen pėr vdekjen e tij. Ne sot mund ta kėrkojmė, hulumtojmė dhe ta gjejmė tė vėrtetėn vet, pėr dallim nga paraardhėsit tanė qė ju mohua kjo dhe qė morėn te pavėrtetat pėr tė vėrtetė dhe e kundėrta.

            “Ashtu si harabeli fluturon andej e kėndej dhe dallėndyshja fluturon, kėshtu mallkimi pa arsye nuk ka efekt”…. Fjalėt e urta 26- 2

Nė miliona e miliona raste, tė gjitha faktet kanė folur pėr njė arritje, pėr njė sukses tashme evident dhe pikėrisht frika se po gabojnė i ka bėrė qė vėrtetė tė gabojnė dhe ta ,,mbysin” atė sukses. Duke i bėrė njė modifikim tė vogėl por pa humbur kuptimin nė esencė. Shekspiri e sqaron shumė kuptueshėm njė gjendje tė tille: “pėr shpirtin e hutuar, ēdo lėvizje duket si lajmėrime i fatit, nga frika, dridhet, luhatet e zverdhet dhe derdhet krejt nga frika se mos derdhet”.

 

Nė vazhdimet e ardhshme do tė lexoni:

Frika - e lindur apo e fituar;

Frika - sėmundje e shėrueshme;

Tė jetosh me ankthin e frikės apo te ēlirohesh prej saj;

Pėrse s'duhet te kemi frike;

Vrite friken, etj.