Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Shikimi nė shpirtin e njeriut

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

       SHIKIMI NĖ SHPIRTIN E NJERIUT

       Fotografia e Kirlianit

 

        Edhe pse e njohur qė njė kohė tė gjatė. Edhe pse ėshtė eksperimentuar mjaft me tė, edhe mė tej ekzistojnė qėndrime kontroverse ndaja kėtij fenomeni dhe rėndėsisė sė tij.

 

            Njeriu nuk ėshtė i kufizuar vetėm me lėkurėn e tij, por edhe me potencialin e pakufishėm tė rrezeve nė hapėsirė dhe kohė. Kėto rreze, kjo energji qė pėrshkon edhe trupin e tij nėpėrmjet qendrave pėrkatėse energjetike dhe mban organizmin nė harmoni me ambientin e jashtėm, quhet bioenergji. Ndryshe nga energjia fizike e cila me forcėn  e saj vepron dukshėm nė botėn e jashtme materiale, bioenergjia vepron nė formė mė sublime dhe atė mė fuqishėm nė botėn e brendshme shpirtėrore,  nė kryerjen e veprimeve dhe proceseve psikike, kuptimeve mentale, pėrjetimeve emocionale etj.

            Dihet mirė se nė organizėm veprojnė lėvizje tė brendshme pulsike si rezultat i tėrė proceseve jetėsore, e tė cilat formojnė njė fushė energjetike, si jashtė ashtu edhe brenda organizmit, e cila, varėsisht prej kushteve, ėshtė herė mė e fortė e herė mė e dobėt. Por nė raste tė jashtėzakonshme fuqia e saj rrezatuese bėhet mė intensive dhe mund tė vėrehet edhe nė spektrin e rrezeve tė dritės sė dukshme, ose nė fushėn e elektromagnetike tė tensionit tė lartė dhe frekuencave tė larta, ajo arrihet edhe tė fotografohet.

            Megjithatė, kjo energji i ėshtė e njohur njerėzimit qė nga lashtėsia. Indianėt e njohin kėtė energji qysh para mė sė 5000 vjetėsh. E konsiderojnė si energji tė jetės dhe e quajnė “prana”. Gjithashtu, edhe kinezėt e njohėn kėtė energji dhe e quajtėn Ch’i e cila pėrmban dy polet e forcės dhe baraspeshės, jin dhe jang. “Kaballa”- teoria mistike e hebrenjve, qė ka filluar tė paraqitet disa qindra vjet para Krishtit, bėnė fjalė pėr kėtė energji si dritė astrale. Krishterimi portreton Isain dhe figurat e larta fetare tė rrethuara me dritė mbi kokė (aureolė) etj.

            Nė fillim tė viteve 1900, ishte dr. William Kilner  ai qė i pari dha informata rreth kėsaj energjie njerėzore. Ai i pėrshkruan tri shtresa nė formė tė mjegullės qė pėrshkojnė trupin e njeriut dhe kėtė mbėshtjellės e quan “aura”. Mirėpo tek kah fundi i viteve 60’ u zbulua  pėr herė tė parė aparati qė mundėsonte fotografimin e auarės (bioenergjisė), dhe atė me ngjyra. Ishte elektricisti dhe fotoamatori, Sejmon D. Kirlian nga Krasnodova (Rusi), bashkė me tė shoqėn Valentinen qė bėne kėtė zbulim senzacional.

 

Semjon Kirlian

Model i pėrpunuar i aparatit tė Kirlianit

 

            Fotografia e Kirlianit bazohet nė fenomenet e profesorit nga gjermania  G. Lichtenberg, tė zbuluara para mė se dy shekujsh. Mirėpo tek zbulimet e N. Teslles (shkarkimi i tensionit tė lartė) mundėsuan realizimin teknik tė kėtij instrumenti. Duke u bazuar nė kėto studime, qifti Kirlian arriti konstruktimin e aparatit dhe zbatimin e tij nė praktik pėr regjistrimin e kėtyre fenomeneve, pra fotografimin e shkarkimeve energjetike, tė cilat dukshėm ndriēojnė dhe  ndryshojnė mes materieve tė gjalla dhe atyre tė “vdekura” nė fushėn  e tensionit tė lartė dhe frekuencave tė larta.

            Ky aparat, me ndihmėn e njė transformatori, krijon fushė elektromagnetike me tension tė lartė deri nė 20.000 volt, nė tė cilėn vet objekti i fotografimit, qoftė ai gjeth bimėsh, gisht njeriu apo diē tjetėr,  shėrben si njė elektrodė  i cili emeton njė energji tė dukshme. Shkarkimi i kėsaj  energjie regjistrohet nė njė film shumė tė ndjeshėm, qė ėshtė i vendosur mbi njė pllakė metalike, e  cila ėshtė e lidhur me masėn e aparatit. Dhe nga kjo energji shndritėse qė krijohet mes objektit dhe pllakės metalike nga tensioni i lartė, pėrfitojmė pamjen e aurės tė cilėn e rrezaton objekti i caktuar.

 

Aura rreth gishtit

Aura rreth gjethit

 

            Nė kėto regjistrime shihet qartė aura e objektit, diku mė e fortė e diku mė e dobėt (varėsisht nga lėnda) e cila paraqitet nė formė tė flakės ose rrezeve.  Qifti Kirlian, gjatė eksperimentimeve tė gjata me aparatin e tyre, arriti tė konstatojė se secila substancė e ka strukturėn e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturėn e dritės krejt tė ndryshme nga gjethi i ndonjė bime apo objekti metalik. Metali tregon dritė tė zbehtė, ndėrsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnė fare energji. Ata gjithashtu vėrejtėn edhe ndryshime nė shtresat e vetė arės, si rezultat i vetė ndryshimit emocional tė individit ose gjendjes sė tij shėndetėsore. Ato ndryshime reflektoheshin pėrmes intensitetit tė dritės si dhe ndryshimeve variabėl tė ngjyrave nė aurė.

            Kjo i nxiti edhe shumė hulumtues qė aparatin e Kirlianit ta pėrdorin si mjet diagnozstifikues pėr shumė sėmundje tė ndryshme, bazuar mu nė kėto ndryshime variabėl tė aurės gjatė gjendjeve tė ndryshme psikik e fizike. Disa prej tyre janė munduar ta pėrpunojnė atė “fotografi shpirtėrore”. Ata kanė eksperimentuar edhe me regjistrimin e objekteve nė largėsi prej disa cm, pra pa i vendosur nė pllakėn metalike. Suksesi nė kėto veprime  argumentoi se aura e regjistruar nga aparati i Kirlianit, nuk ėshtė njė fenomen, thjesht fizik, i regjistrimit tė dritės, por se organizmi rrezaton edhe energji tjera me karakteristika tė posaēme, tė paregjistruara deri mė tani, qė disa parapėlqejnė ta quajnė edhe Bioplazmė. Prandaj edhe shumė shkencėtar mendoj se mu kjo plazmė biologjike mundėson edhe paraqitje tė partikuluara psikotronike, respektivisht paraqitjen e fenomeneve parapsikologjike, nė ekzistencės e tė cilave sot as qė dyshohet.

 

Aura e autorit bėrė nga Art Studio Luzern nė Basel mė 1998

Chakrat: qendrat e energjisė

 

            Mėsimet ezoterike, shumė shumė mė herėt se zbulimi i aparatit tė Kirlianit, e kanė pėrshkruar aurėn si  manifestim i energjisė qė ėshtė e lidhur ngushtė me baraspeshėn e njeriut nė harmoni me natyrėn. Kėtė fushė energjetike qė e rrethon njeriun dhe emeton rreze karakteristike, ato mėsime e pėrkufizojnė nė shtatė shtresa tė lidhura me shtatė qendra tė energjisė nė trupin e njeriut, tė quajtura Chakra (ēakra). Shtresa e parė ėshtė e lidhur me ēakrėn e parė, e dyta me tė dytėn e kėshtu me radhė. Pėrmes kėtyre kanaleve subtile  kalon energjia universale nėpėr trupin e njeriut duke e mbajtur atė nė harmoni me vetėn dhe ambientin qė e rrethon. Ēdo ērregullim nė kėto pika tė energjisė pason me disharmoni, qė shkakton edhe sėmundje. Secila nga kėto shtatė ēakrat ka lokacionet e veta specifikat nė sistemin tonė energjetik tė lidhura ngushtė, si me emocionet, mendimet, kujtimet ashtu edhe me pėrjetimet tjera fizike. Pasi qė simptomat fizike janė tė lidhura me kėto lokacione,atėherė edhe do tė mund ta kuptojmė shumė lehtė natyrėn e ērregullimit, pra sėmundjes.

            Edhe pse jo shumė e marrė nė konsideratė nga shkenca konvencional, dhe mjaftė e diskutueshme nė qarqe tė ndryshme, fotografia e Kirlianit mbetet njė ndėr faktet mė bindėse pėr ekzistimin e energjisė biologjike.