Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
FLORA
PECI
Hyrje
E
lindur nė Mitrovicė. Shkollėn fillore dhe gjimnazin i mbaroi nė Mitrovicė,
kurse studimet universitare nė Prishtinė - Gjuhė Shqipe dhe Letėrsi.
Punon si mėsimdhėnėse nė SHFMU "Elena Gjika" - Tuneli i Parė.
Me shkrime merret qe nga shkolla fillore, por pesė vėllime ia
mori lufta nė dorėshkrim. Ka botuar dy vėllime poetike "Kosova e
kullave tė heshtura" dhe "Shpirti im lirik nė vetė tė dytė". Ėshtė nė
pėrfundim tė vėllimit tė tretė me poezi.
Flora ėshtė anėtare e Klubit letrar "Jakup Ceraja " -
Mitrovicė.
Ka tė botuara krijime nė disa antologji dhe nė gazeta nė Mal tė
Zi e Shqipėri.
Rrjedh nga njė familje e ngritur intelektuale dhe atdhetare.
RASTĖSI
Rastesi,shikim i djallezuar
fjale te zbehta me nota te rreme te dashurisė
e dija se goja fliste e zemra nuk ndjente
e kuptoja vorbullėn e stilit
ngjyrosur me refren tė njėjtė pėr ēdo kė.
sytė lexohen,nuk gėnjejnė
kanė dirigjues tė mirė.
tik-taket e zemrės i kuptoj.
Me heshtje fola
nuk besoj,nuk dua tė tė besoj
ėndėrrankth nė jetė nuk dua.
Te prisja ēdo fjale dhe dija se ēfare do te flisje
rrezja pėrcėlluese engjėll mbrojtės pėr mua
ma prekte ballin dhe me pėshpėriste:
"Gabimet nuk pėrsėriten,mos i beso
dashurisė ne shikim te pare".
Po. E ndjej o rreze,ndaj edhe hesht
nuk futem nė ėndrrat e djajve
ėshtė gjė e perėnduar.
Me shprese ylli shndriti tek unė
por shkėndijėn e kisha unė nė dorė
Jo.
Nuk lajthitem nga lajthitjet refrenore
qeshem dhe vazhdoj shtegun tim
ne kopshtin tim nuk dua trėndafila
jeta ime ecėn edhe pa lajthitje.
Vėrejta....
JO
Nuk je ėndrra ime...
NĖSE
Nėse errėsira ka kapluar zemrėn tėnde
mėkatet janė palosur e ndėrgjegjja tė troket
nė kokė
nėse mendon se portėn e zemrės sime
do ta gjesh hapur e mėkatet do t'i lash me pendime
dije se do tė kthehesh duarbosh e zemėrthyer.
Nuk falen mėkatet kur mbėshtetesh nė mur
e kthehesh aty ku lė gjurmė tė gjembosura
ik se tė mallkojnė hyjnitė
engjėll mbrojtėsit-dėshmitarė tė ikjes sate
loti i rrokullisur kur ktheve shpinėn e mėkatare mė quajte.
Hesht!Mė mirė tė mos flasėsh se edhe fjala e mirė
dhemb ,ėshtė jotja
e ngjyrosur me petkun e lajkės
kundėrmon tradhti e djallėzi
ik tė thashė, falje mos kėrko
shtigjet e mia janė e tashmja
tė shkuarėn e dogja se aty ishe ti
ik nė errėsirėn e mėkateve,i zhytur je nė to
ardhmėrinė e kam timen
nuk jam ajo qė isha dje
ik,hesht dhe shko.
ASGJĖ NUK KA MBARUAR
Kur perėndon sot dielli
nesėr agon ditė e re
kur shiu bie,pas tij ylberi lind
dheee....
asgjė nuk mbaron,por vazhdon.
Mendove se u fik ēdo gjė me ty
se ēdo gjė mbaroi,por unė them se filloi.
Tani unė thith ajrin e lumturisė
tani shpresa jeton nė mua
tani ti ke perėnduar
e nė mua njė tjetėr diell lind
dheee...
asgjė nuk ka mbaruar.
MESJANARI I REĒAKUT
Skėterrė ,gjėmė,jehonė vrasje makabre
pellgjeve tė pafajėsisė
emri SHQIPTAR nė Reēak
u vra pėr t'u shndėrruar nė feniks.
O Zot,na bėj tė fortė emri ynė pėrse i mallkuar?
vrasje makabre e kanibalėve tė harbuar
nė tokėn tonė,o bishė e tėrbuar.
Reēakun e pa bota dhe botės i kumboi
kambanat e dhembjes kumbojnė dhimbshėm nė Kosovė...
Zgjohu botė,vritet pafajėsia...
Sy tė kthyer kah qielli,pėshpėritnin kufomat...
"Mos lotoni,liria ju vjen"...
Nėnė sa gjak u derdh,u njom njė Kosovė...
Pėrballė lotsyri pėrzihej me gjakun...
qielli rėnkonte,toka ēahej...
i mori nė gjirin e saj tė acartė
tė ngrohen me erėn e nėnės tokė...
Medet!!!
Dhe bota i tregoi botės,dhe bota erdhi kėtu
panė kombin tonė tė vrarė
panė gjėmėn e popullit jomėkatar.
Reēak!Pėr tė pesėmbėdhjetėn herė tė falim lule,
pėr tė pesėmbėdhjetėn herė ti ringjallesh
edhe sot lule e lot krenarie
Reēak...ti na e solle lirinė...
vėllezėr,prehuni nė qetėsi
homazh pėr ju,njė e madhe LAVDI!!!
LERMĖ TĖ QAJ
Mos ma fshij lotin se tjetri pret tė pikojė
Mos mė ngushėllo me fjalė boshe
Ndjenjat m'i prangose
zemrėn nė copėza tė vogla e thėrrmove
tani lotin mos ma fshij.
Lėre tė ec se ai e di rrugėn e vet
mė mirė se ti qė ke rėnė nė humnerė
dhe tani vjen tė ma fshish lotin.
Ke perėnduar atėherė kur ike
shkėndijėn e shpresės e shove nė mua
prush le nė ndjenjat e mia
tani u ktheve tė kėrkosh falje
ik nga ke ardhur se loti nuk tė fal.
|