Dihet se gjuha ėshtė
organizėm i gjallė, e cila jeton, zhvillohet, pasurohet nga njerėzit qė e
flasin atė. Secila gjuhė ka njė fond tė caktuar tė fjalėve. Po a thua ky
fond do tė jetė i mjaftueshėm pėr atė gjuhė, pa pasur nevojė tė marrė fjalė
tė reja nga gjuhėt e tjera? Shkalla e marrjes apo e dhėnies gjithmonė shkon
nė shpėrpjestim me atė se cila gjuhė, nė njė etapė tė caktuar tė
zhvillimit shoqėror e kulturor, ka qenė mė mbizotėruese pėrballė tjetrės.
Nga nevoja qė ka gjuha disa fjalė shpesh merren nga ndonjė gjuhė tjetėr,
qėndrojnė aty, por shpesh, me zhvillimin e mėvonshėm tė saj edhe mund tė
dalin nga pėrdorimi nė atė gjuhė, madje mund tė harrohen fare. Kėsisoji ka
ndodhur edhe me gjuhėn shqipe. Historikisht nė gjuhėn tonė, pėr shkak tė
nevojės qė kishte, janė futė fjalė tė reja nga gjuhė tė ndryshme, si nga
latinishtja, greqishtja, turqishtja
Nė kohėn mė tė re edhe nga anglishtja e
nga ndonjė gjuhė tjetėr.
Po a ishin dhe a janė
kėto fjalė huazime, siē ndeshet shpesh ky term nė gjuhėsinė shqiptare?
Kush i huazoi kėto fjalė? Fundja si ka mundėsi tė huazohet fjala? Kėtu
qėndron edhe gabimi i kėtij emėrtimi, se fjalėt, nė fakt, nuk mund tė
huazohen por hyjnė nė gjuhė si mjet shėrbyes pėr tu marrė vesh mė mirė me
njėri- tjetrin. Fjalėt hyjnė spontanisht nė gjuhė. Shtresa e gjerė popullore
nuk lodhet shumė pėr atė se kjo apo ajo fjalė ėshtė apo sėshtė e burimit
shqip. Me rėndėsi ėshtė tė merren vesh me njėri-tjetrin. Gjuhėtarėt janė ata
tė cilėt duhet tė merren me ketė ēėshtje, por sa po merren gjuhėtarėt sot me
kėtė problematikė ėshtė ēėshtje mė vete. Sidoqoftė, pasi qė jemi tek
huazimi, le tė shohim se si e shpjegon kuptimin e fjalės (emrit)
HUA,-JA, Fjalori i shqipes sė sotme , Tiranė , 2002, f.488: HUA,-JA f.
sh.-,-T. Para (tė holla) ose diēka tjetėr me vlerė qė i merret a i jepet
dikujt, pėr njė kohė tė caktuar dhe i kthehet pėrsėri. Hua shtetėrore, I
mori ( i dha i kėrkoi) hua. Edhe emri huazim shpjegohet me: Veprimi
sipas fjalėve HUAZOJ, HUAZOHET. Huazimi i fjalėve. Huazimi i librit. 2.
gjuh. Fjalė a njėsi tjetėr gjuhėsore , qė janė marrė prej njė gjuhe tė huaj
(po aty f. 489). Nga shpjegimi qė na jep fjalori shohim se huaja pėrcakton
diēka (ēfarėdo qoftė ajo) qė merret, por qė pastaj duhet edhe tė kthehet,
por nė shpjegimin vijues , huazimi i fjalėve, mbetet aty. Pra, ēėshtja qė
del kėtu ėshtė se fjalėt nuk kthehen! Sipas vetė pėrkufizimit qė ėshtė bėrė
nga vetė hartuesit e FShS-sė del se huazimi ėshtė diēka qė merret hua, pra,
qė tė kthehet pas njė kohe, por si ėshtė e mundur tė huazohet diēka e tė
mos kthehet? Hartuesit e fjalorit edhe librin e kanė futur nė rangun e
fjalėve a njėsive gjuhėsore, tė cilat, sipas fjalorit huazohen dhe nuk
kthehen kurrė! Po libri kthehet, apo jo ? Problemi ėshtė qė pėrkufizimi nėn
numrin 1. E kundėrshton pėrkufizimin nė numrin 2!
Po ta shikojmė
historikun e gjuhės shqipe do tė vėrejmė se kemi fjalė me origjinė greke,
qė janė pėrdorė dhe pėrdoren edhe sot nė gjuhėn shqipe si: monizėm, nomad,
ikonė, nikoqir, taksė etj. Tė gjitha kėto fjalė janė nė fjalorin e gjuhės
shqipe. Shumė mirė! A mund tė quhen mė kėto fjalė huazime, kur pėrdoren
nė gjuhėn shqipe me vite e dekada a ndoshta edhe me shekuj? Njėsoj kemi edhe
fjalė tė tjera me origjinė latine, si: monitor, orator (pėr gojėtar),
erudit, akceptoj investigoj, involvoj , prononcoj, okular (nė fjalorin e
2002-ės ėshtė vetėm okulist), kamera, kancer etj. Nėse kėto fjalė me
origjinė nga gjuha latine, tė cilat kanė pėrdorim tė gjerė pėr njė kohė tė
gjatė nė gjuhėn shqipe, atėherė as kėto mė nuk janė fjalė tė huazuara
nga latinishtja. Kėto janė fjalė shqipe me origjinė nga latinishtja. Pėr
disa nga kėto fjalė dhe fjalė tė tjera ka edhe fjalė shqipe pėr ato
kuptime. Sigurisht fjala shqipe duhet tė ketė pėrparėsi por a mund tė
pėrjashtohen kėto me njė dekret nga gjuha si tė huaja? Kėtu duhet pasur
kujdes tė gjithė, e nė rend tė parė gjuhėtarėt, sepse njė e gjė e tillė do
tė ishte e pamundur. Ajo ēfarė do tė ishte mė e logjikshme pėr gjuhėtarėt do
tė ishte tė sugjeronin fjalėn e re shqipe, por duke e lėnė atė fjalė si
sinonim. Pas njė kohe disavjeēare do tė shihet se cila fjalė do tė qėndrojė.
Ėshtė krejt nė rregull qė pėr orator tė pėrdoret fjala shqipe gojėtar,
sikundėr edhe pėr fjalėt (foljet) akceptoj, investigoj, pronocoj, tė
pėrdoren fjalėt shqipe pranoj, hulumtoj, kumtoj .
Kriteret, tė cilat
ndiqen nga gjuhėt perėndimore lidhur me fjalėt me origjinė tė huaj janė
shumė tė qarta. Gjuhėtarėt anglezė, p.sh. pėr ta konsideruar njė fjalė me
origjinė tė huaj, si tė veten, pėrdorin kėtė kriter: Ata caktojnė pesė pika
tė ndryshme gjeografike ku flitet gjuha angleze, vėrtetojnė se e njėjta
fjalė a ėshtė shkruar nė kėto pesė pika brenda pesė vitesh sė paku pesė
here. Dhe nėse ėshtė kėshtu ajo fjalė konsiderohet si fjalė angleze. Pas
kėsaj kohe ajo fjalė nuk trajtohet mė si fjalė e huaj ose huazim siē
ndodh nė gjuhėn shqipe, por ajo fjalė quhet fjalė e gjuhės angleze dhe
futet menjėherė nė fjalor.

Disa fjalė me origjinė
latine nga pėrdorimi shumė i gjatė i tyre nė gjuhėn shqipe (pothuaj nė tėrė
trevat shqiptare), edhe po tė duash ske se i largon. Kėto janė tanimė
fjalė shqipe, por me origjinė latine. Nėse sėshtė kėshtu, atėherė si do
ti themi kamerės, kancerit, madje edhe kishės shqip?
Edhe me origjinė turke
kemi fjalėt: xhep, tepsi, xhamadan, papuēe, bajrak (pėr flamur), adet (pėr
zakon), jo (nga yok), kanape , xhezve, filxhan , ēarēaf, ēorapa,
ēardak, bardak (pėr gotė), penxhere (pėr dritare), minder, vezir, zabit (pėr
officer), nizam (pėr ushtar) etj. etj. Duke e ndjekur kėtė kriter, pra
kriterin se kėto fjalė ishin e disa janė edhe sot nė pėrdorim thuaja nė
gjithė trevat shqiptare, shohim se gjuha i mban vetėm ato fjalė tė cilat i
nevojiten. Ato qė si duhen i hedh jashtė. Fjalė tė tilla, tė cilat shqipja
i kishte futė nė leksikun e vet shekullor kishte plot, por po i pėrmendim
vetėm disa. Sot dėgjohen shumė mė rrallė fjalėt: ēardak , bardak, penxhere,
minder, vezir, zabit, nizam etj. Por janė disa qė jetojnė edhe sot nė
leksikun e shqipes ėshtė pa kuptim tė trajtohen si fjalė tė huazuara nga
turqishtja. A ka kuptim ne sot ti quajmė huazime, ose fjalė turke,
fjalėt: xhep, tepsi,xhezve , filxhan, ēarēaf, ēorapa , jorgan
etj.? Nėse do tė trajohen si tė tilla, si do tu themi kėtyre shqip? Ėshtė
interesante tė theksohet se edhe pjesėza mohuese jo, pra ėshtė me
origjinė nga gjuha turke nga yok, qė pastaj me kohė kjo k fundore ra
dhe mbet vetėm jo pėr fjalėn shqipe nuk, e cila, si fjalė burimore
shqipe, sot pėrdoret mjaft rrallė. Pėrdoret vetėm nė disa tė folme tė
shqipes, si tek shqiptarėt e Maqedonisė: nė rrethin e Tetovės, Gostivarit
etj. Pra, eni e ta heqim fjalėn jo nga gjuha shqipe, si njė fjalė tė
huaj!
Tani nė kohėn mė tė re
situata pėr tė marrė apo pėr tė dhėnė fjalė ėshtė krejt ndryshe nga
kohėt e kaluara. Sot ka institucione qė merren me studimin e leksikut (ose
tė themi mė mirė duhet tė merren me studimin e leksikut, apo fjalėve).
Gjuhėtarėt nė rend tė parė janė ata qė do tė duhej tė kishin kontroll mė
tė madh nė kėtė fushė. Po kjo nuk do tė thotė se ata do tė kenė rol
vendimtar, sepse, siē thamė mė lart, fjalėt nuk ka mundėsi ti ndalojė
askush nė mėnyrė arbitrare, pra, as gjuhėtarėt. Nė mėnyrė tė pashmangshme
disa fjalė futen nė gjuhė (shpesh bashkė me mjetin). Varėsisht se si dhe kur
futen nė gjuhė fjalėt duhet tė regjistrohen, tė verifikohen dhe nėse
pėrdoren mė gjatė se pesė vjet, tė futen edhe nė fjalor. Po si tė
shpjegohet madje fakti qė fjalėt, kompjuter e internet tė pėrdoren nė
gjuhėn shqipe sė paku qe dy dekada dhe nuk janė nė asnjė fjalor tė gjuhės
shqipe! Pse po ndodh kjo?
Kjo ndoshta po ndodh,
sepse ne jemi mėsuar ti konsiderojmė tė huaja, anipse pėrdoren nė
gjithė hapėsirėn shqiptare pėr rreth njėzet vjet, e ndoshta edhe mė gjatė!
Ėshtė paradoksale qė fjala kompjuter (por edhe shumė fjalė tė tjera tė
reja) tė mos jetė nė fjalorin e gjuhės shqipe botuar mė 2002. Nuk ėshtė as
nė fjalorin mė tė ri tė gjuhės shqipe hartuar nga Mehmet Elezi dhe i
botuar mė 2006, i cili, madje, nė parathėnien e fjalorit e pėrmend disa
herė fjalėn kompjuter!
Tė kėsaj fushe janė
edhe fjalė tė tjera qė po pėrdoren nė shqip, tė cilat nė vjetėt e fundit
kanė gjetė pėrdorim shumė tė gjerė. Tė tilla janė: monitor, printer,
pasword, , update (apdejt), download (dounloud), e-majl , llaptop, chat (ēat).
Janė disa pėrpjekje,
do tė thosha, mė shumė jashtėinstitucionale qė kanė krijuar disa terma
shqipe nė fushėn e kompjuteristikės, p sh. pėr password pėrdoret fjala
shqipe fjalėkalim, pėr update pėrditėsim , pėr download, shkarkim ,
pėr email, postel (shkurt pėr postė elektronike). Po si ti themi
llaptopit shqip? Nė qoftė se kėto fjalė lihen tė qėndrojnė kėshtu me vite
dhe nisin tė jetojnė nė gojėn e shqiptarėve, pa kujdesin e gjuhėtarėve, apo
thjesht pa kujdesin e institucioneve gjuhėsore pėr tė krijuar fjalė shqipe,
edhe kėto fjalė do tė mbesin si huazime tė pėrhershme, por nė pėrdorim tė
vazhdueshėm nė gjuhėn shqipe! Kėshtu ato do tė bėhen fjalė tė thesarit tė
shqipes, doemos.
|