Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Fehmi Pireva

FEHMI PIREVA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FEHMI PIREVA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           Fehmi Pireva u lind mė 24 tetor tė vitit 1966, nė fshatin Lupē i Poshtėm, Komuna e Podujevės.

            Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Gjimnazin “Sami Frashėri” nė Besi dhe nė Degėn e Gazetarisė nė Gjimnazin “Eqrem Ēabej”, ndėrsa e ka pėrfunduar Fakultetin Juridik nė Universitetin Publik, tani “Hasan Prishtina” nė Prishtinė.

            Nga viti 1989 ishte aktiv nė protestat dhe demonstratat qė organizoheshin nga Lėvizja Studentore kundėr regjimit tė Milosheviqit.

            Gjatė kėsaj periudhe i bashkėngjitet e Lėvizjes pėr Pajtimin e Gjaqeve nė Kosovės dhe bėhet anėtar nė Parlamentin Rinor, Dega nė Lupē tė Poshtėm.

            Nė vitin 1990, me disa veprimtarė tė tjerė, si: Fatmir Humolli, Kadri Gėrvalla, Enver Fazliu, Vėllazėrim Qerimi etj., e formojnė shoqatėn “Bashkimi i Rinisė” dhe bėhet anėtar nė redaksinė e revistės sė tė rinjve llapjan “Zgjimi”, e cila publikohej nė rrethana tė ilegalitetit.

            Pėr shkak tė aktiviteteve nė shoqatė, mė 1995 ftohet disa herė nė biseda informative nė Podujevė dhe nė Prishtinė dhe maltretohet brutalisht nga policia serbe.

            Pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore detyrohet tė tėrhiqet nė ilegalitet deri para fillimit tė luftės nė Zonėn Operative tė Llapit, ku angazhohet nė strukturat e Mbrojtjes Civile, nė Komisionin pėr Informim dhe Logjistikė nė nivel tė fshatit.

            Nė detyrėn e anėtarit tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės dhe anėtar nė redaksinė e gazetės “Ēlirimi” ishte nga viti 1999-2002.

            Nė vitin 2006, fillimisht ishte gazetar, e pastaj kryeredaktor i gazetės ditore “Pavarėsia News”.

            Nga viti 2009 punėsohet nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve nė pozitėn e zyrtarit tė lartė ligjor nė Zyrėn pėr Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike, ndėrsa nga viti 2012 kalon me detyrė nė cilėsinė e zyrtarit ndėrlidhės me institucionet dhe agjencitė e pavarura nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės.

            Librin e parė e ka botuar nė vitin 2012, “Sfidat e reformės zgjedhore nė Republikėn e Kosovės", nga Shtėpia Botuese "Artini", ndėrsa mė 2015 ka botuar librin e parė me poezi pėr fėmijė, "Albumi i Hėnės ".

 

 

 

1.  SHTATOR

 

Sot, ka mė shumė tė zgjuar

Orė me zile tė kurdisura,

Energji dhe vrap pėr maratonė

Me  ėndrra tė reja tė nisura

 

Dikush ka plane serioze

Pret tė befasoi me surpriza,

E ruan njė fshehtėsi tė madhe

Sikur  pas  pikturės Monaliza.

 

Shtatori muaji i tė vjelave

Ēdo pemė duket nė frytėzim,

Diku po piqet dija mė e re

E ardhmja e vendit tim.

 

 

TĖ ISHA PUHIZĖ

 

Tė dy udhėtojmė tė njėjtin bus

Nuk tė njoh, por tė thėrrasin Lizė,

T’i ledhaton era flokėt dhe faqet

Ah, sikur tė isha  thashė puhizė !

 

Ē’u turbullua mendja ime

U rrėmbeva nga emocionet

Do tė zbresė aty ku zbret ti

Tani humba tė gjitha stacionet.

 

Era frynte nga dritarja e hapur

Thashė tė bėhem puhizė,

U ndjeva i ftoftė si nė acar

Njė zė e dėgjova : - tė dua Lizė !

 

 

IKJA LARG ATDHEUT

 

 Ēelėsi mbyll derėn e shtėpisė

 Zhurmshėm tri krisma lėshon,

 Mesnatė fėmijėt janė tė pagjumė

 Pėr ku ky gurbetar shkon?

 

 Sa kufi do tė kalojė sonte

 E ndjek pas atdheu, kujtimet,

 Shqetėsimi zhbiron trurin

 Shfaqen dilemat dhe dyshimet.

 

 Do tė ikė tha do tė ikė larg, pėrse?

 Kush ta jap arsyeshėm shpjegimin,

 E zunė njė moēalishte , ecje e rėndė

 Te balta e vetė kėrkoi kthimin.

 

 

MĖNGJESI NĖ FSHAT

 

 Zogjtė e mbledhur si nė kor

 Krijojnė tinguj melodik,

 Erė kafe bie nė kopsht

 Njė zė thotė :- tė bėftė mirė, mik!

 

 Plepat shkundin kokėn nga vesa

 Flenė gjithnjė vertikalisht,

 Ngjajnė nė disa apartamente

 Dhjetėra ēerdhe mbajnė zakonisht.

 

 Nė ballkone tė shtėpive tė reja

 Gocat i hapin dritaret me roleta,

 Ora tani kaloi nė dhjetė,

 Iku mėngjesi e vazhdon jeta.

 

 

SHTĖPIA E BOSHATISUR

 

 Mbet e boshatisur shtėpi e vjetėr

 Njerėzit ikėn pėr nė qytet,

 E kapluar nga heshtja e thellė

 Tė zotin e vetė sikur pret.

 

 Para saj njė kopsht i bukur

 Me pemė e bari tė tharė,

 Nuk dėgjohet zė fėmije

 As duke qeshur a qarė.

 

 Me padurim pret vikendin

 Tė kthehet ndokush nga nostalgjia,

 Vijnė mė shpesh tė vjetėrit,

 Por rrallė  e mė  rrallė rinia.

 

 Nėn hijen e dardhės sė ėmbėl

 Njė karrige prej druri me tavolinė,

 Nuk ulet mė  ajo goca e bukur

 Ndoshta meditonte pėr dashurinė.

 

 Nė fund tė porta e oborrit,

 Ku lehte qeni netėve me hėnė,

 Ka mbetur vetėm pjata e tij

Sa gjatė nė tė kishte ngrėnė.