Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
FATMIR
GJATA
Hyrje
U lind nė Fier nė 03 .03 1966. Ka punuar si teknik nafte e gazi edhe qe i
vogėl ka botuar poezi dhe artikuj ne gazetat e kohės si dhe ka zhvilluar
aktivitete me karakter politikė. Nė vitin 1991 largohet prej Shqipėrisė
drejt Italisė me eksodin e madh. Nė fillim rri pėr disa vite nė Sanremo dhe
pastaj ne Asti ku banon edhe sot nė njė kėshtjelle te vitit 1500.
Ka botuar disa libra me poezi nė gjuhėn shqipe: "Mjellma nėn
dritėn e hėnės", "Engjėjt e shuar", "Valsi i trete", "Mbi kuaj Ėndrrash".
Ka nė pėrgatitje pėr botim librin e tij mė tė ri me poezi nė
gjuhėn shqipe si edhe njė tjetėr libėr me poezi nė gjuhen italiane
AHH, NĖNĖ...!
Ahh, nėnė,e shkreta nėnė,
mė sheh nga lart si njė hėnė,
gjysmė e plotė, gjysmė e ngrėnė,
gjysmė e fshehur, gjysmė me dritė,
mė sheh tė qeshur e mė rrit,
mė sheh tė qarė nga mėrzitė,
dhe unė tė shoh, tė shoh pėrherė,
sikur mė vjen, mė vjen nė derė,
dhe dorėn pak ma vė te balli,
e thua ėmbėl...mė mori malli!
Ahhh, nėnė, e shkreta nėnė !
Udhėt u mbushėn, shtigjet janė zėnė,
po ti me erdhe prapė njėlloj,
si yll qė pak do tė ndriēoj,
"sa tė shikoj ēik djalin tim",
thua...dhe ikėn me rrėmbim,
atje nė qiell, e bėhesh hėnė,
herė e plotė, e herė e ngrėnė.
FJALA
Ishte fjala nė fillim,fryma e thjeshtė
dalė nga zemra,nga mushkėritė
shpoi fjala,errėsirėn si heshtė
dhe nga errėsira shpėrtheu dritė...
Ishte fjala nė fillim,mish krijoi,
nga baltė e derdhur nė njė gjurmė.
Ish fjala vetėm qė botėn filloi,
nga njė i vetėm nė njė turmė...
Ish fjala e zotit a zot ish fjala,
nė madhėshtinė e saj pa gjykuar.
Shpirti e ēon trupin pėrpara,
shpirti mban trupin nė duar...
Nga pak zot duket se poetėt janė,
kur frymėn japin veē pėr tė tjerė.
Duke dhuruar kėtej e matanė,
pėr njerėz tė plakur a tė sapolindur ...
Dhe vetė mbeten pa zė e fyt,
zbrazen nė heshtje krejt ngadalė.
Se zoti kurrė sėshtė vet i dytė,
Mbase zoti ėshtė zot,mbase fjala,fjalė...
KĖNGA E LAURESHĖS
O ditė me dritė,o zė qė flet,o zė pa zot
o gjethe e bardhė,o perėndi,o frymėplotė
qė mė pėrcjell edhe mė pret e derdh lot
qė mė degdis edhe mė merr, nė jetė e mot
ta dish tani sa po tė pres,ta dish dhe ti
duke u rreshkur i fėrgėlluar si zog i zi
si zog i bardhė ēukas dritares ku s'ka njeri
e tė kėrkoj nėn bredh tė rėndė a nėn njė bli
e tė kėrkoj nėnė ca hije me dorė tė shtrirė
e nė njė rrugė ku bora ende s'pati shkrirė
dehur me musht aq dridhėrueshėm ende pa pirė
e vij e shkoj i pėrvėluar gjer nė tė gdhirė
kėngė tė vjetėr,kėngė te re duke kėnduar
ulur nė gjunjė tė perėndisė,i pėrgjėruar
duke tė parė,duke tė puthur e dėgjuar,
fluturoj lartė,nė krahė engjėjsh i mrekulluar
AHHH MYZEQEJA IME
Njė qerre e vjetėr, e buaj tė zinj, me avull nė flegra,
mbi tokė tė qulltė, mbi rrėnjė marinash, nėn pata tė egra,
mes kashtės sė lartė, me xhufkė tė murrme, me fara shpėrndarė,
mes zhukės jeshile, tė mbledhur nė krahė, tė bėrė litar,
me ēon e mė sjell, me kėmbė mbi pluhur, ngritur papandehur,
nė kohė tė tjera, ku orė nuk kish, kur isha i dehur,
me aromė kripe, shpėrndarė nėpėr trup, fshehur nė lėkurė,
ku dielli mė thau, si zog lakuriq qė era kish prurė,
qė era kish hedhur, andej e kėndej, nė fushė pambarim,
nė mes trėndafilash, qė mbilleshin vetė, mbinin papushim,
e ēonin ca gonxhe, e bėheshin tufė, dhuratė perėndie,
nėn kavakė tė lartė, nėn pisha tė buta, atje nėn hije,
e kthehem padashur, e kthehem i ēalė, flas me vetmėvete,
aty ku flladitem, ku shkrehem e mblidhem, me njė copėz jete,
e pi ujė nė pus, mes arės sė shenjtė, tė mbjellė me grurė,
me kovėn e grisur, tė mbushur me melemė, rėnduar me gurė,
e fusha mė zhduket, pėrtej horizontit, mė tutje s'ka gjė,
veē dallgė qė qajnė, ikin e largohen, qajnė pa bėrė zė...
DALLĖNDYSHE
Nė gishtat e hollė, me fijet e barit, me baltėz tė shkrirė,
shtegtuar thjesht, me vesė nė fytyrė, me krahė tė lirė,
njė kėngė ėndėrruar, kur heshti gjithēka, kthyer iluzion,
mbi gjethe tė rėna, ringritur nė degė, herėt apo vonė,
e zgjedh frikėn time, zgjedh atje ku lind, atje ku do shkoj,
zgjedh renė ku mbėshtetem, erėn qė mė shtyn, prapė tė fluturoj,
mallėngjyer prej ēastesh, kur jetova pak, ishte jetė e tėrė,
luftė pėrmbi paqe, paqe pėrmbi luftė, shenjtėrisht e bėrė,
kėshtu qenka bota, qėkur paska lindur, e s'mund tė jetė ndryshe,
ka vend pėr folezė, tė bėrė mė baltė, pėr njė dallėndyshe...
|