SHKREPSAT E XHA THOMAIT
Xha Thomain e kam njohur aty, prag viteve
'60-tė, kur sapo nisa punėn si mėsues. Qe njeri, pak i ēudtishėm. Them
kėshtu se edhe nė ato vite, xha Thomai nuk kish ndėrruar lėkurė. Vishej si
njėherė e njė kohė: me veshjen karakteristike myzeqare, me ca poture tė
fryra, tė mbėrthyera me patone aty ku mbaronte kėmba dhe dimrit mbi
mbėrthecka vinte dhe dollakė. Takijen e bardhė, karakteristike pėr gjithė
Myzeqenė, asnjėherė nuk e hiqte nga koka dhe, mbi tė gjitha, tėrė jetėn e
tij, deri sa vdiq, vishte nė kėmbė opinga lėkure. Ua kish marrė dorėn dhe i
qepte vet pas kėmbės dhe, dimėr-verė, me to trapiste. Trapitjen nė atė
krahinė e quajnė "gjėrimė" dhe xha Thomai, po tė shprehemi sipas zonės, me
ato opinga "gjėronte", pa i hyrė njė pikė ujė nė kėmbė. Sikur qe prej ajėri,
se e kisha parė me kėta dy sy: ndėrsa unė veshur me ēizme llastiku, ai me
ato opingat dhe qė tė dy bėmė njė copė rrugė goxha tė gjatė: nga Libofsha
deri nė Rustamas, nga ishte xha Thomai. Plot 10 km tė mira dhe ai dinte ta
zgjidhte rrugėn e pėrbaltur dhe vėnde-vėnde me pellgje ujė e soste tej matan.
Merrni me mend qė flas pėr njė terren, pothuaj, tė pėrmbytur nga njė dalje
nga shtrati tė njė "lumi tė vdekur". I "vdekur", i vdekur qe ky lumi, po kur
u "ngjallti qy- tha Xha Thomai, - mjerė ne tė gjallėt. Kur mė vonė lexova
"Lumi i vdekur" tė prozatorit tė pavdekshėm, Jakov Xoxa, i hasa kėto fjalė
dhe thashė: tek do tė ket takuar me xha Thomanė, ky, mjeshtėri i prozės.
Kėtė trapitjen me opinga tė Xha Thomait e dinin rreth e pėrqark, po dhe deri
nė Tiranė. Se kur e shpinte halli, ai po me opinga lėkure e drejt e tek njė
mik i kėtyre anėve qė kish bėrė emėr deri nė qeveri. Se kjo zonė kishte qenė
e lidhur me Ēlirimtaren dhe disa prej tyre, xha Thomai i njihte mirė. Kėta
"kuadrot" e Tiranės, me origjinė nga e njėjta zonė me xha Thomanė, tregonin
jo pa shpoti se si fėmijtė e tyre, kur hapnin derėn qė kish trokitur,
mblidhnin buzėt tek shihnin njė plak me takije tė bardhė, me njė peshqir, po
tė bardhė nė qafė, dhe, kur hidhnin sytė nga kėmbėt, alarmoheshin. Opingat e
mikut myzeqar, i bėnin me alergji dhe gati qė t'i mbyllnin derėn. -Jam Thoma
Kuqi una, - thoshte mysafiri. Kėrkoj tėt atė (thoshte emrin) dhe fėmijtė,
donin s'donin, hapnin derėn. Kur takohej me tė zotin e shtėpisė, shtėpia
mėnd bubullonte dhe fėmijėt kuriozė shqyenin sytė nga habia. Ē'ėshtė vallė
ky mysafir? Mos ka dalė nga njė muzeum dhe ka bėrė kėmbė kėtej nga ne?!
* * *
Mbasditja e kish zėnė nė Libofshė. Rruga aso
kohe nuk qe shtruar dhe, vėnde-vėnde, kishte dhe pellgje me ujė. Por xha
Thomai gjėronte, mezhdė pas mezhde, dhe ndėrsa shihte vėnde pa ujė, dilte nė
rrugė tė madhe. Atje, nė rrugė tė madhe e arritėn tri makina. Tromobila, -
tregonte xha Thomai. Fare ia padalė nuk qe, se kish qenė nė Tiranė disa herė
dhe kėta"tromobilat" i kishim dhe nė kooperativė. Njė tromobil Libofsha dhe
njė Ndėrnėnasi. Sado vėdas i kėtyre anėve dhe shpesh duhet tė binte deri nė
Libofshė, kurrė nuk kish hipur nė makinė. E bėnte nė kėmbė rrugėn. Dhe ecte
njėsoj si ata atletėt qė bėjnė 10 mijė metrshin. Sikur e ndiqte dikush me
shkop nga prapa. U nise pėr rrugė, - thoshte, - bitisu sa mė parė. Mbollisja
rrugės ėshtė veē pėr dembelat. Nuk hipte nė"tromobil" edhe nga njė hall
tjetėr. Tė dy shaferat e tromobilave, - thoshte, - sikur i ka bėrė njė nėne.
Sikur u ka ngrėnė gomari bukėn dhe unė, or tynjatjeta, tė mė rrojnė opingat
dhe u kam bėrė m. . . mu nė tromobil. Dhe ē'ėshtė e vėrteta, tė dy shaferat
(po shprehem si xha Thomai), tė tillė ishin. Nė nuk ua pėrmėnd emrat jo se
nuk i mbaj mėnd, jo, por kanė vdekur dhe nuk dua t'i cėnojė deri atje. E,
pra, tek po "gjėronte" pėr tė zgjedhur rrugėn, nga prapa dėgjoi njė borie
tromobili. Ktheu sytė dhe pa qė nuk qe njė tromobil, por nja tri tė tillė.
Dhe nuk qenė si ata qė ka komprativa. Jo. Qenė soj model tjetėr dhe, tek
mendonte tė hipte nė njė mezhdė pėr tė liruar rrugėn, dėgjoi njė zė:
-Xhaxha, hajde hip nė makinė. Ta marrim kėtė plakun, kish urdhėruar ai
makinės, se qenka puro myzeqar dhe kėto opingat qė paska veshur, mė shpien
nė tjetėr kohė. Ndaj shoferi frenoi dhe e ftoi xha Thomanė nė makinė. Hipi
atje dhe pa u ulur mirė, uroi: -Paēė uratėn e Zotit, o bir! Shoferi nuk u
ndie, por as dhe ai tjetri. Xha Thomai qe terjaki duhani dhe, sa u ul,
nxorri tėrvaēin e duhanit, e drodhi me nge dhe, pasi ia zgjati tėrvaēin edhe
atyre tė makinės, nxori me kujdes masatin dhe provoi tė ndizte copėn e
eshkės qė kishte enkas nė xhep. Mysafiri nxori shkrepsen dhe provoi tė
ndizte me tė. -Mos, - bėrtiti xha Thomai. Mos e bėj dėm. -Po pėr ēfarė dėmi
flet, - iu lėshua mysafiri, - kjo mut shkrepse ėshtė. -Shkrepse, shkrepse, -
thuaj zotrote se mė je ulur shesh gjakundi nė qytet apo, larg qoftė nė
Tiranė, po nga qo ana jonė ka nja tri muaj qė i ėshtė zhdukur boja. Nuk gjen
njė fije pėr be. Na, nė dyqan, po ra miu bie e thyen kokėn. Veē krypė ka.
Mysafiri u bė i zi sterrė. Udhtėtari me opinga e kish qėlluar me top. Xha
Thomai as qė e dinte se me kė po udhėtonte. Por dhe, po ta dinte, nuk e
kursente fjalėn. Thoshte: -Dėgjo, tė keqen xhixhai tyja, gojės jepi tė hajė,
por mbyllur mos e mbaj kur duhet. -Domethėnė, bie miu dhe thyen kokėn, -
pėrsėriti fjalėt njė pėr njė ai i makinės. -Aha, - tha udhėtari me opinga, -
jam rrobė e vjetėr unė dhe nuk mbaj andra. S'di tė gavnjej una. Se kam
radhėn pėr atje (bėri shėnjė mbi kokė, aludohej pėr qiellin dhe Zotin,
domosdo). Ē'tė ka thėnė xha Thomai, nuk e luan topi. Kur hyn nė afėrsi tė
fshatit, xha Thomai, i tha ta mbanin makinėn. -Ju falaminderit se xha Thomai
kėtu e ka"hijzėn" e tij. Ju jini jambanxhinj dhe, nė ju pret puna, urdhėroni
tė kalojmė darkėn. -Po jemi shumė. Shumė, pak, lugėn do shtoni. Nė mos kemi
bukė, e kalojmė me ujė natėn, se ne, myzeqarėt, jemi dru qė nuk na ha mola.
I zbrazim sapllakėt hapur ne. Edhe ne tė falnderojmė, - i tha mysafiri. Se
qenke "ilaē". E, e, - qeshi Xha Thomai, - "ilaē" jam po nuk mė lėnė opingat
pėr doktor. Tani mysafiri qeshi dhe mė shumė.
Pjesė nga libri ""Faji" i Isakovskit"

|