Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
FADIL
CURRI
Hyrje
Fadil Curri u lind nė fshatin Dėrmjak tė Hanit tė Elezit (Kosovė) mė 25
shtator 1959. Pas disa muajsh nga kjo datė familja e tij u shpėrngul nė
Shkup, ku kreu shkollimin fillor, tė mesėm dhe Fakultetin Filologjik dega
Gjuhė Shqipe e Letėrsi. Qysh nga fėmijėria e tij shkruante poezi dhe i
botonte nė gazetat e shkollės dhe revistat e njohura letrare Gėzimi e
Fatosi nė Shkup.
Pati njė jetė tė bujshme. Si student ra nė sy tė organeve tė
ndjekjes nė Shkup dhe familja e tij u bė objekt i bastisjeve tė shumta
policore, kurse vet shpesh thirrej nė bisedė informative tė policisė. Edhe
gjatė shėrbimit ushtarak jugosllav nė Lubjanė pati krajata tė pakėndshme, sa
edhe e paraburgosėn nė kazermėn e kėtij qyteti pėr shkak tė tubimit tė
shqiptarėve. Nė vitin 1998 policia maqedonase e ndaloi nė pikėn kufitare nė
Bllacė dhe pas 32 orėsh izolim, e deportoi nė Kosovė, duke e shpallur
person non gratta pėr Maqedoninė dhe qė 6 vjet e gjysmė nuk ia lejoi
hyrjen nė Maqedoni te shtėpia e familja e tij qė i ka atje.
Fadil Curri pas diplomimit punoi kryeredaktor i gazetės Sharri
nė Han tė Elezit, drejtor pėr kulturė nė Kaēanik, kurse vitet e fundit ėshtė
mėsimdhėnės i gjuhės shqipe e letėrsisė. Si gazetar i furnizonte faqet e
letrare e informative tė Shkėndijės, Rilindjes e Flakės sė Prishtinės
e Shkupit. Nė kohėn e komunizmit ballanik, agjencia shqiptare ATSH ia
ripublikonte tekstet nė gazetat, revistat e RTV e saja edhe nė gjuhėt e
huaja, ku bėnin fjalė pėr shtypjen e shqiptarėve nė Jugosllavi. Me
pikėpamjet e veta publicistike nė opinion njihet si demaskues i padrejtėsive
ndaj shqiptareve, sidomos nė Maqedoni, qoftė pėrmes shkrimeve nė gazeta e
libra, qoftė pėrmes intervistave e komenteve tė shumta nėpėr gazeta, radio e
televizion, kohėt e fundit edhe nė faqet sociale tė internetit. Pėr kėto
qėndrime njihet qė mbi gjysmė shekulli jeton nė Shkup e qė nuk i lejohet
shtetėsia e Maqedonisė. Bile, vitet e fundit policia maqedonase me vendim
zyrtar ia refuzoi dhėnien e shtetėsisė, duke u arsyetuar profetikisht se
Fadil Curri do ta rrezikojė Maqedoninė, madje edhe duke ndėrmarrė dis padi
gjyqėsore ndaj tij.
Nė fushėn letrare, Fadil Curri ėshtė autor i dhjetė librave tė
botuar, redaktor, recensent e lektor i dhjetėra librave letrarė e shkencorė.
Deri sot ka kėtė opus tė publikuar libror:
A(H) FATI(H) ĖNĖ NĖ PESHOJĖ (Pėrmbledhje tekstesh udhėtimi nga
Belgjika e Gjermania, biseda e shėnime me tė burgosur e tė padrejtėsuar dhe
krimin nė Bllacė tė Shkupit nga ēetnikėt e komunistėt), KOHĖ QORRE A
BLIND TIME (tufė poezish nė shqip e anglisht), KRONIKĖ PĖR NJĖ DASHURI
(roman me dy botime), MUZAT E HANPENCIT (panoramė letrare shkollore e
Hanit tė Elezit), TREGIME PĖR FĖMIJĖ (pėrmbledhje tregimesh pėr fėmijė),
RINJOJA PAS VDEKJES NĖ
KOSOVĖ (roman, vazhdim tematik i Kronikė pėr
njė dashuri), KĖSHTU MENDONTE, FLISTE E SHKRUANTE ADEM KASTRATI
(autobiografi dhe shkrime tė tjera), ATY KU U KALITĖN KAMPIONĖT (monografi
e historisė sė mundjes nė Han tė Elezit), ARKA E THESAREVE (dramė e
inskenuar dhe e shpėrblyen nė Festivalin dramatik tė shkollave tė Kosovės nė
Skenderaj, pastaj e botuar si libėr), HANI I ELEZIT LEKSIKOR ME
FRAZEOLOGJI (fjalė tė shėnuara nga kjo anė). "PALLĖ KRITIKE MBI QEPALLĖN
AGONIKE", SHB "Shkupi", Shkup 2015.
Fadil Curri ka marrė pjesė nė shumė organizime letrare anekėnd
Shqiptarisė, ka marrė pjesė nė disa takime e karvane shkrimtarėsh nė Kosovė
e Maqedoni, debate shkencore, ka qenė pjesėmarrės nė shumė konkurse letrare,
nga juritė e tė cilėve edhe ėshtė shpėrblyer disa herė. Ishte edhe botues i
revistės E vėrteta nė Shkup e Tetovė, Kaēanik e Han tė Elezit. Nė
dorėshkrim i ka edhe disa libra, tė cilat shpreson se do tė shohin dritė.
KUR S' TĖ JAM, TĖ KAM
Kur jam nė mesin tuaj,
nuk jam fare i juaj
jam i huaj
Kur nuk jam nė mesin tuaj
jam nė shpirti-mendje lidhur duaj
jam ditė-shpresė e bėrė nė muaj.
Kur nuk tė jam
as nuk tė kam
s' mė je, tė kam
Kur nuk mė sheh
thua se mė njeh
pėr dreq, ende mė pandeh
Mė je varg ku shprehem
pasqyrė ku vėrehem
dėshirė ku prehem
Nė njerėzimin pa botė
je bėrė mbretėreshė pa eskortė
kufi i ajėrvetes me pasaportė.
LETĖR DĖSHMORĖVE
Mė falni, dėshmorė tė dashur!
Kam mbetur vetėm me veten kėtu
Si njė lis nė arė qė me hijen time
Po ua shkretoj tė lashtave hibride bukėn
Shumė pipthave tė pjekur para kohe
Po ua zė dritėn dhe po ua errėsoj ditėn
Fėshfėrima e erės nė mua
Po ua hesht klithmat demagogjike
Ēakejve tė veshur me lėkurė qengji
Pallat i kanė vėnė mbi qepallat e mia tė pagjumė
Edhe shikimin e syve nga ju duan tė ma presin
Edhe gjuhėn tė ma shkurtojnė kur ju kushtoj
Edhe mendjen tė ma stepin kur ju kujtoj
Edhe zhgjėndrrėn ma bekojnė me anatemė
Mė falni, dėshmorė tė dashur!
Mė duket vetja tradhtar qė jam ende gjallė
Nė kėtė botė jam pa komb, jam zomb
Sikur edhe juve ju blenė ata qė ju vranė
Ata qė u ndėrtonin ura e rrugė armiqve tė vinin sa mė shpejt
Tė na vrisnin, kur luftonim pėr jetėn e tė tjerėve,
Tregtarėt e flamujve sot mė rrėfejnė pėr ju
Qė me mua ishit tėrė jetėn, jo vetėm njė muaj si kėta
Ata mė lėvdohen me dekorata qė i marrin nė emrin tuaj
Ata mua nuk mė japin, pse ju desha kur ata ju urrenin
Ata deri dje kishin yllin e kuq nė ballė, sot mbajnė emblemėn tuaj
Ata mė detyrojnė ti pėrulem edhe njė flamuri tė tyre,
Duan tė mė bėjnė tė marrė disa vėllezėr e miq tuaj me ta
Qė as edhe njė tregtar flamurėsh nuk e japin pėr tė gjithė juve,
Sepse me ta i mbledhin kokrrat e fushatės sė bereqetit
Ua mbajnė sapunin e trashėguar pėr pastrimin e njollave tė jetės
Mė falni, dėshmorė tė dashur!
Mos pandehni qė ju kam harruar pse nuk ju shkruaj shpesh
Nuk kam kohė, sepse ende jam nė luftė me farėn e keqe qė na e lanė barbarėt
E
mbaj pushkėn e penės deri sa tė vij te ju me sihariqin
se nuk i lashė tė ngrenė bordele e hane skaj rrugės sime
se themelet e shtėpive nė oborrin tim ua rrėnova pėrfundimisht
se nuk lejova kėngėn time tė ecė me kėmbėt e tyre
Mos ejani ju te unė, se do tė zhgėnjeheni nga liria e robėruar
E
kanė liruar tokėn e popullin me ēmimin e faljes sė krimit tė tyre
Mund tė ju detyrojnė ta mbani flamurin e lirimit me pjalmin e Ēlirimit
Rrini, atje ku jeni, me engjėjt
qė sigurojnė Kullėn e Lirisė sė Pėrjetshme,
dėshmorėt e mi tė dashur!
KOHĖ E VRARĖ JONA
Sa kohė e keqe ka ardhur
Urtakėt ikin me turp nga pahiri
Ēmendurakėt ia behin me trofe lufte
Ua zėnė vendin te balli i oxhakut
Shpikėsit ua japin busullat e prishura
Nuk e mashtruan dot Lekėn e Madh, t' zotin e tokės
qė pasi e gjeti nėnėn e vet,
e
nderoi dhe e fali nėnėn e armikut tė vet
pastaj ia mėsyu njohjes sė botės me dy brirėt e tij
Tė humburve qė kėrkojnė nėnėn biologjike si ai
Bekimin e pėrqafimit me tė e uratuan engjėjt
Dhe e anatemuan demonėt jetikė hibridė
Me ninullėn e pėlhurės sė mėndafshtė tė trilluar
Piktori i pėrkund nė njė djep sarkofagu
Perėndinė e mjeruar me hajnin e hyjnuar
Regjisori obskur i nxjerr nga korniza vetėtimthi
Nė skenė ua ndėrron rolet me brekėt e lavires
Tė parit ia kumton monologun e agonisė
Tė dytit ia beson ringjalljen e Orėkeqes.
Pastaj merr Ēmimin e jurisė tregtare tė Festivalit
Vallė, edhe publiku i duartroket tragjedisė »Kohė e vrarė«?!
Ka ardhur kohė e keqe, o pinjoll i ėndrrės
Mbetėm tė vetmuar drejt shtegtimit tė pabėrė
Mollėt e Kuqe tė kalbura po na e zėnė frymėn
Vajet e ndjera tė Mitoplicės vetėm ne dy po i ndjejmė
Oh, ē' aromė me dihamė tė keqe po na pehat
Prehjen duke na e zotuar nė shtratin e ujkut
Kumbarėt plangprishės tė lirisė sė pėrdhosur
Vetėm acari i kėmbės e kokės mund tė na pėrmend
Qė shtatin ta bėjmė fis si lis para ledhės sonė
ELEGJI IKJES
Unė po ik nga uni e uni po ik nga unė
Nėpėr kalendar ti po ik nga unė unė po ik nga ti
Ai po ik nga ajo para dasmės, nga unė e nga ti si krushq
Unė e ti po ikim nga ai e ajo si nga vetja qė ka frikė
Tė gjithė po ikim nga vetja e nga tjetri si delja nga ujku
Ikėm dje e po ikim sot e nesėr nuk do tė ikim
Dashuritė po ia lėmė urrejtjes pėr veten kur nuk do tė jemi
Me vete kemi ēiftelinė e varur nė rrugė tė elegjisė
Kėndojmė kur duam ta bėjmė ritin e sharjes me lėvdatė
Varreve do tu kėndojmė mbi tokėn e tretur tė tė ndjerėve
Kur nuk do tė kemi kė ta mashtrojmė me kėngė, as vajtojcat
Djallit i shpallėm luftė me betimin e tradhtisė sė gjakut
Edhe refrenet pėr liri po ikin me busull tė prishur drejt paanės sė huaj
Kur dashuritė e vatrės po i shporrim me mijėra milje larg
I
shtojmė kėnaqėsitė e popujve tjerė me farėn e suicidit tonė
Ikim me dua ikjesh dhe shkulim rrėnjėt tona me agzi
Ikim pastaj me herezi tė mbjellim tokėn e bekuar!
Ikim nga gjuha zot-eme jonė drejt argove tė tjerave
Ikim nga tė zgjedhurit e bajraqeve nė Kuvendin flijimtar
Ikim, se na mikpresin ēdo kremte me rrenat artistike
Edhe sytė nėn qepalla po na shteren nga lotėt, ikin, or mik
Edhe unė, edhe ti ik, edhe nė shumėsin e ai dhe ajo po ik
Edhe nga vetja po ikim me litar nė fyt, or i fundit mik!
POLEMIKĖ ME DYFYTYRĖSINĖ
Shpesh mė ndodh tė prehem mbi bukurinė e fjalės
Mė gjatė se mbi kėnaqėsinė e trupit tė femrės.
kur flet g(j)oja me gjuhėn e dashurisė,
e
vazhdimisht po i ik si nga djalli pranisė sonė
Metaforat i varr nė tehun e shpatės para pajtimit
e
ēdo zgjim i vringėllin pėr prerjen e engjėjve
kur mė uron me lirinė e ēmimit tė zbritur ditėn
kurse natėn me vrasjet dorėfshehura mė qeras
Zotin e pandeh si domate tė mykur
e
ēdo ēast pendohesh nė tė sepse
Sytė tė janė verbuar nga parajsa e vetėtepruar
Dhe nuk e sheh qė atdheu ėshtė bėrė dhiar buzėgremine
Ende kėnaqesh nga meritat e kohėve tė tė tjerėve
E
mban frymėn me lavdin e bacalokut hero-urtak
Qė tė mėsonte tė mos shkosh nė dasmė me atin e huaj
kur as gomarit nuk ke ditur ti hipėsh jashtė gardhit
Mik-o, shihe veten nė pasqyrė dhe mos i beso
nė tė nėse ta kanė grithur krimbat nga brenda
nuk tė kanė faj sytė qė ligjėrojnė tė vėrtetėn
ata janė skllevėr besnikė tė kokės tėnde
KĖSHILLAT E BABAIT PĖR DURIMIN
Biro, durimi ėshtė ēelėsi i trashėguar i qėllimeve.
Kur tė duket buzė dėshirės qorre, tė mėson se je larg;
Kur tė duket se je larg qėllimit, me durim e bėn afėr.
Prore tė jesh syhapur me durim, edhe kur fle ag e pa ag.
Po tė shau dikush, mos ia kthe edhe ti atij njėsoj, ngase
Askush nuk ka mbetur me barrė nga sharja e tė ligut.
Buzėqeshi dhe lėre tė mendojė pėr peshqeshin e falur.
Nėse pastaj pėrmendet, pranoje pendimin, ėshtė i mikut.
Biro, nė jetė bėj durim ndaj djersės, pėrpjekjes e dijes.
Vėrtet tė mundojnė ato, por prore tė japin shpėtim
Me njė sėpatė s prehet rrapi, me njė not skalohet deti,
Vetėm me dije e djersė do tė ngresh kullė nė amshim.
Mos lakmo nė atė qė e fiton shpejt, e jo drejt.
Pasuria qė vjen vrik, ėshtė vjedhje, ikėn si rrufe,
Ta lė turpin te dera dhe misterin e kobshėm pas. Sepse
E
ėmbla e djeshme e huaj do tė bėhet helm brezash tutje.
Biro, jetėn kuptoje si pronė e atij qė ta ka falur,
Kuptoje si tokė buke qė ta dha i Lumi ta punosh.
Jeta jote nuk matet me vite e lavde sa ke vetėm ti sot,
Por me durim tokėn nė jetė si ke mundur ta trashėgosh.
ATDHEU VETĖM NĖ POEZI TREGTARE
(Skicė poeme)
Nuk mund tė tė ftoj eja nė shtėpinė-kullė,
mik sepse oborrin ma kanė marrė tė tjerėt
me harbim e rrudhėn dhe e dogjėn, e bėnė shkrumb e hi
Aty mė nuk mund tė jem as vet ilir i lirė
as tė bėj dashuri me tė premtuarėn e Perėndisė
as tė trashėgoj gjenin e farės time unike, se
pse nė tė ngrenė dolli turistėt jetėmirė,
ma lanė ēiftelinė vetėm himn ti kėndoj vdekjes
Nė oborrin tim kanė bėrė plazhe pėr qejfet e tė huajve;
ata u ngjanin minjve qė kishin brerė trarėt
me lejen e pronarėve tė dhunshėm me tapi djalli,
tė cilėt ma ndaluan hyrjen nė shtėpi nga oborri,
kur as Bindin e Vranin nuk e pashė aty nuk
i
hasa ēamėt nė Sul e Filat tė pleqėronin te varret ēamėrisht
as poezinė tregtare nuk e dėgjova nė Prokuple, Tivar e Janinė
nga predhat poetike pėr ēlirim tė tyre nė Kumanovė, Gjilan e Prishtinė
Me shpatėn e penės e preva idilėn time ėndėrr,
tė mos shortohet me zhgėnjimin e Ndėrkohės
kur shihja buzėqeshjen tek kėndohej balada
pėr diellin e djeshėm elegjiak qė perėndonte nė vegim
Nuk mund tė shpresoja nė frymėmarrjen e nesėrme
kur matrapazėt ajrit tė biografisė krenare ia vrisnin
shekujt e emrit sipas lakmisė egoiste
e
sot e tregtojnė vetėm pėr ajrin e dhomės sė tyre
vetėm pėr frymėmarrjen e sall vetes sė tyre
me orėn e agonisė sė atdheut gjoja me bekim tė Hyjit
Klitha kundėr mikut tė dollisė sė helmuar
kundėr sqimės sė makinės sė tij se do tė mė ēojė pėrpara
Por ajo vetėm mbrapa shkonte ose nė vend rrinte
Kur mė shpuri te kulla ime e vjetėr pa oborr
aty pashė gėrmadhat e hirta, por veten jo,
nuk mė ngjatjetuan fėrkemat me buzėqeshje,
me eshtrat e mi kishin bėrė kufi zotėrinjtė e rinj hipokritėt
qė mė sollėn kėtu me babėzi
E
pėshtyva grahėsin rrogėtar qė mė ktheu pas
ku atdheun e kisha vetėm nė poezi tregtare
e
vet me hijen e Zotit trupova rrugės hyjnore
ta arrij veten nė shtėpinė e oborrin e patundur
bashkė me dishepujt qė presin kumtin e bashkimit
|