Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
ESHREF
BERISHA
Hyrje
U lind mė 04. 08. 1963 nė Kromnik, Rahovec. Nė vitin 2007 ka
botuar pėrmbledhjen me tregime pėr fėmijė, "Foka e verbėr" dhe pjesėn
teatrale pėr tė rritur me motiv nga lufta e fundit nė Dardani, "Fluturimi i
ngurt".
"Fluturimi-n..." e ka botuar nė vitin 2010.
NGJAYRA NAIVE
I bėj vend ndėrgjegjes
Nė qenien time
Dhe e detyroj
Tė mė vrasė
Sa herė qė e meritoj!
PĖR GJUHĖN SHQIPE
U shoftė kjo farė, u shoftė
Vetėm edhe njė ēast
Gjuhėn e mėmės nė e harroftė!
MORESĖ
Aty ku tė preku thika
Aty ku tė pėrshkoi plumbi
Aty ku tė dogj zjarri
Aty ku emri tė humbi
Zemra ime i ndjeu tė gjitha njė e pėr njė
Shkėmbin tunda me gjoks, e thirra me zė:
O MOJ E MIRA MORČ!
Morč je edhe sot, ajo qė ishe dje
Nuk tė harrojmė se ti kurrė sna le
Sna le pa kujtimin tėnd qė nė ne u mishėrua!
Unė kam gjakun tėnd, prandaj nuk tė harroj
Kur mbėshtetem nė gjoksin e nėnės
Ndjej tė rrahurat e zemrės tėnde MORČ!
QYTETI I RI
A thua ta kemi ngritur kėtė qytet
Me pergamenė dashurie
Apo me dhembjen e shpirtit
Nga na erdhi ajo pergamenė?
Nga na erdhi kjo dhembja?
Pergamena nga lashtėsia
Dhembjen na e afruan ēakajtė
Ditėn e fundit tė mileniumit
Qė shkuan nė theqafje
me gjithė ato prapėsi!
KUJTIME TĖ LECKOSURA
Marr kujtime tė copėtuara
Paēavure tė ējerra
Mundohem t`i bashkoj
T`i qepė!
Rrobaqepės i mirė mund tė jesh
Por jo edhe fjalėqepės i mirė.
Arnat i bind qė tė qėndrojnė nė njė vend
Edhe po s`i qepe nuk lėvizin
Askush nuk do t`i lėvizė
Po s`i lėvize vetė.
Ndėrsa kujtimet?
Ato nuk njohin limit
Kanė kryeneēėsi
Por jo edhe grila
KĖNGĖ DASHURIE
Edhe syri nė mu verboftė e ty stė shoh
E dora stė arrin e stė gjen,
Zemra tė ndjenė, rrahjet ti rrėmben.
Unė nga Ty, ndjehem shumė i magjepsur
Me arterie dashurie zemra mė ėshtė veshur
Edhe nė ėndėrr tė takoj Ty!
Pėr tiu NGJITUR LARTĖSIVE
Pėr tiu ngjitur lartėsive,
U kapa pėr vragat e ballit tė nėnės
Me syrin e sajė shoh botėn
Me zemrėn e ngroh shpirtin
Me lotin e sajė gėzimet i kapėrdij
Gjakun e keq e pėrplas nga damarėt.
Kur tė mbarojė nėna rangat
Do shkojė tė pushojė.
Por unė vallė, me duart e mia
A do mund ta pėrthekoj botėn
Apo tė mbetem lapidar i hiēit?
|