Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Eroll Velija

EROLL VELIJA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

EROLL VELIJA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Eroll Velija lindi mė vitin 1959 nė Tetovė. Studimet pėr Fakultetin Pedagogjik tė (mėsuesis) i kreu nė Shkup. Jeton nė Tetovė. 

            Me letėrsi filloi tė merrej qysh si nxėnės i shkollės fillore. Shkruan pėr tė rritur dhe fėmijė, nė poezi dhe prozė. Ka punuar si bashkėpunėtor-gazetar nė gazeten “Flaka” dhe revistat pėr fėmijė: ”Gėzimi” dhe “Fatosi”. Nė konkursin letrar tradicional i “Gėzimit” i mbajtur mė 5 Mars tė vitit 2000 juria pėr pjesė skenike “Nata e Vitit tė Ri” u nderua me ēmimin e dytė.

            Komuna e Tetovės nė kuadėr tė manifestimit “Tetova   Feston Nėntorin – 2015” ndan: “ĒMIMIN E: III - tė Eroll Veliu - “Pėr ty”, pėr krijim mė tė mirė prozė, Tetovė, 22.11. 2015.

            Profesor Erolli botoi dhjetė vepra. Vepra e parė ėshtė “Rrugėt e Fatit” poezi - 1995; “Kush e zgjoi Pranverėn” fabula - 1995 (ribotuar1996); “Ēudirat Nėn vezullimin e Yjeve” fabula - 1996; “Fluturat nė pafundėsi fluturojnė” tregime -1996; “Pėrrallėzat e netėve tė gjata” fabula -1997 Prishtinė; “Kur Sendet pėrmbysin heshtjen” fabula - 1999; “Njeriu dhe bota qė s’flet” fabula - 2000; “Dashuria e hidhur” poezi - 2002; Publicistik: “Kodi enigmatik i universit” shkenca dhe Kur’ani - 2009;  “Rendi i ri botėror” publicistik-2011; “Tė dua e panjohur” – (libri i njėmbėdhjetė)

 

 

 

 

ELEGJI NJERĖZORE

 

Fol o poet

I thinjur i zhuritur

Ku tė bėj njė pre gjumė

Ankthet ēmallen me njė pike loti

Prek ballin e zhubravitur

Shikimin e verbėr e kam kredhur

Rrugėtimeve nėpėr dhembje

Pa gjurmė nė paskajshmėrinė e botės

Mos u dorėzo o poet

Kujdes snajperistėt e etshėm pėr gjak

Tė llahtarisur shikojnė prerazi njollat

Lėnė mureve qumėshtore qė pandėrprerė

Sjellin kujtesėn e shekullit tė vrazhdė

Pra fol o poet

Fryma zhuritėse e barotit iriton

Mushkrit e njerėzve tė sfiduar

Pėrmendore tempujsh qėndrese

Kurrė se braktisėm pragun

Besom o poet

Plagėve tė mbyllura sėrish

Gjaku I dėlirė pikon mbi penėn e brishtė

Fantazma tinėzisht sorollatet somnambul

Oborreve tė shtruar me eshtra tė pėrhimė

Engjėjt rėnkojnė me lemeri

Kufomat pllakosin heshtjen

Nė fundnate s’ndalet vala e hidhur

Njerėzit me buzėqeshje tė lėmekur

Pa mėdyshje do ta njohin veten nė varret e rrėmihur

A thua do tė jetė kėshtjella e fundit

Mbi tė kaluarėn dhe tė ardhmen

Nėse s’ka shteg tjetėr

O poet

 

 

KAFKA

 

Gurė varrezash dhe mermer pa epitaf

Nė thellėsinė tuaj fundosur

Ngutas kufomat e pluhurosura

Nė dheun e gjakosur e tė lagur

Kėrcasin si rrebesh breshėri

Korin e kufomave e pllakosi heshtja

Freskia qetėsuese e varrezave

Ku xhamit pranverojnė nė fund tė lumit

E natėn ndrijnė dritėzat e minareve

Tė llastuara shikohen indiferente

Fundosen nė terrin e pafund

Ku zėrat e lėmekur

Ngrihen deri nė kupė tė qiellit

Kridhen nė fatet e zymta tė pėrditshmėrisė

Ku rrėzėllimi I mendjes pikturon

Pirgun gjeometrik tė absurdit

Shpirtrat janė shprehje e dhimbshme

E njė jetese qė pėrfshinė mallkimin

Ndaj fateve qė ditėt ua helmuan

E tė gjitha ėndrrat ua gozhduan

Nė dritaret e errėta pitoreske

Depėrton drita e zymtė ku qėndrojnė

Sytė e hapur mbi errėsirėn dhe zbrazėtirėn

E nė brigjet e kohės pa gjurmė

Ju jeni fitil nėn kafkull

Digjeni nė terr midis dy botėve

 

 

DITA E NESĖRME

 

Derdhet gota e territ mbrėmje lemeritėse

Peizazh i vrazhdė si morti

Veē plėakomės sė zezė e tė ftohtė

Nė njė skaj kujtimi njeriu I lire

Ringjallet nė pranga

U lind aty qė t’i dashuroje njerėzit

Ai rri I menduar zemėrvrarė

Trupin plot dhembje e plagė

Mblodhi ndjenjat nga brendia e zemrės

Sprovoi disfatat pėrbuzjet ekzekutimet

Pėrjetoi tortura makabre

Trupi pėrpėlitej nga dhembja kėputet e mbin

Nė gjakun e dallgėzuar u gjakos

Demonėt e harbuar u sillen si langonj

Me sytė e lėbyrė tė skuqur nga pagjumėsia

Shikonin me llahtari nga amfiteatri I pėrqeshjeve

Me kamxhik tė pėrgjakur ku buroi flaka e mallkimit

Hapnin rrugėn e tyre te vdekjes

Yjet qė kridhen nė qiell tė shtangura mėrdhezin

Lėshohen tė ngrohen nė gjakun e fatprerėve

Nga zgavrat e syve tė mijėra e mijėra kufomave

Tė rėnė nė heshtje kėrkojnė dritė pak dritė

Derisa bota syhapur dremit

Ėndėrron tė nesėrmen e ndritur

Duke na braktisur nė shekullin e padrejtėsisė

Ku njerėzit qė vuajnė mė kot kėrkojnė

Dorėn shpėtimtare

Jemi nga shteti I braktisur

Nė gjeografinė e shkapėrderdhur

 

 

ME TY

 

Kur jam me ty e dashur

Sikur diē mė djeg sikur mė sėmbon

Nuk vdes zjarri kurrė nė zemėr

E acari kur shtrėngon

 

Kur jam me ty e dashur

Flokėt e tua kur I shpupuris

Dhembja nė thellėsi tė shpirtit mė vret

Mė pėrplas hunde buzė me dashurinė peng

 

 

PSALM

 

U shuan dritat nė dhomėn tėnde

Perdet janė lėshuar ulėt

Asgjė s’lėviz nuk kumbon asgjė

 

Rėndė fle nata korb

Morti hyri si vrundull nė dhomė

Mbi ty derdhte dritė avull

 

Shikimi si gjeth I zverdhur

Nė sy zjarri vdes

E unė qėndroja aty

Sodisja hijet nė mur

Derisa ajri pushonte

 

U shuan dritat nė dhomėn tėnde

Dhe perdet janė lėshuar ulėt

Dola nė rrugė

Ta shoh vdekjen si ecėn

E hijet emrin e fshinė