Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - ENIGMA

Shkruan: Robert d’ANGELY

Pėrmblodhi e pėrktheu: Xhevat LLOSHI

      

ENIGMA

nga pellazgėt te shqiptarėt

 

 

 

Librin e autorit Robert d'Angely  “Enigma” mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 

„Literaturė“

 

dhe nė

 

http://gazetakritika.net

 

 

 

 

 

ENIGMA...

e prejardhjes sė racės dhe tė gjuhės sė

Pellazgėve,

Ariasve,

Hititėve,

Helenėve,

Etruskėve,

Grekėve ose

Shqiptarėve etj.

... ėshtė zgjidhur

 

 

PELLAZGĖT

 

DY FJALĖ LEXUESIT

 

            Ky libėr ėshtė shkruar me qėllimin, qė t’i shėrbejė si hyrje historike njė gramatike etimologjike tė krahasuar dhe njė fjalori etimologjik tė krahasuar tė gjuhės shqipe. Kėrkimet dhe studimet janė bėrė pėr kėtė qėllim. Nė kėtė vepėr ne paraqesim njė pamje tė pėrgjithshme tė sė kaluarės sė madhe qė ka pasur populli i vogėl shqiptar i sotėm, tė cilin me tė drejtė ne e konsiderojmė si popullin mė tipik arian dhe si popullin mė tė lashtė tė Europės qė nga emri i vet etimologjikisht. Me gjithė kėtė lashtėsi tė madhe, kjo e kaluar e shqiptarėve ėshtė pothuaj e panjohur si nė Francė, ashtu edhe nė botėn tjetėr, dhe nuk del as nė historitė tona tė pėrgjithshme ose universale, as nė broshurat e veēanta.

            E megjithatė kjo ėshtė njė histori e gjatė dhe e rėndėsishme e kėtij populli, tė ngulur nė rrugėn e tij qė prej origjinave mė tė lashta tė njeriut, dhe me gjithė pushtimet e me goditjet nga jashtė, qė kanė bėrė tė rrudhen dhe tė zhduken pak nga pak kufijtė e shtrirjes sė gjerė, qė ai zinte rreth gjithė pellgut tė Mesdheut, ai prapė ka mundur tė shtrihet dhe tė mbahet nė strehėn e vet tė vogėl e tė fundit, qė ndodhet nė caqet e trevės qė zė ende sot, me mundime tė mėdha, larg kryqėzimeve tė mėdha tė pėrleshjeve tė mirėfillta kontinentale. Ai ka mundur tė ruajė nė kėtė strehė, nėn mbrojtjen pikėrisht tė pėrndjekėsit tė tij tė fundit e mė tė egėr – turkut – dhe nė epokėn tonė na ofron njė shfaqje pothuaj unikale tė njė zgjimi pothuaj tė mrekullishėm dhe njė zhvillim origjinal tė jashtėzakonshėm.

            Ndonėse ai ndahet, - gjė qė ėshtė provuar se ėshtė vetėm nė dukje, - nė dy degė kryesore: toskėt dhe gegėt, tė cilėt i kujtojnė se janė nė armiqėsi, dhe ndonėse ėshtė i ndarė nė katėr fe tė ndryshme: myslimanė sunitė, myslimanė bektashinj, tė krishterė ortodoksė dhe tė krishterė katolikė, qė ėshtė provuar se nuk ka ndonjė ndikim pėr shkak tė tolerancės reciproke tė besimtarėve tė feve pėrkatėse, ky popull, tė cilin e konsiderojnė tė ndryshėm brenda gjirit tė vet, na jep njė shembull tė pėrsosur tė unitetit kombėtar! Kjo ėshtė njėkohėsisht historia e njė populli tė pasur me mėsime tė ndryshme tė vlefshme: pėr politikanin lidhur me pėrbėrjen, organizimin dhe administrimin normal e pa pėrplasje me gjithė pengesat qė pėrmendėm lidhur me pėrbėrjen e tij fetare; pėr juristin lidhur me zbatimin e ligjeve tė pėrshtatshme tė sotme dhe me studimin e ligjeve tradicionale ose tė pashkruara tė kanunit tė LEK DUKA GJINIT; pėr sociologun lidhur me mėnyrėn e tė qenit e tė jetuarit dhe me ruajtjen pothuaj tė paprekur tė dokeve e zakoneve mijėvjeēare tė stėrgjyshėrve; pėr historianin lidhur me origjinėn e tij, zhvillimin e tij, bėmat e tij luftarake dhe mbrojtjen ose ruajtjen e individualitetit tė tij nė gjirin e kombeve armiqėsore, tė gatshme pėr ta gėlltitur dhe pėr ta zhdukur; pėr gjuhėtarin mė nė fund, lidhur me shembullin e gjuhės sė tij tė mrekullueshme dhe kaq tė rregullt nė format e saj, sa pėr ne ėshtė e pamundur pėr tė mos i njohur njė frymė krejt tė veēantė, qė ka ndikuar mbi tė gjitha gjuhėt e tjera si ariane, edhe jo ariane, dhe qė e kapėrcen shumė atė tė greqishtes ose tė latinishtes, tė cilave u ka shėrbyer si model. Mė sė fundi, kjo ėshtė historia e pandashme prej popujve tė tjerė, si europianė dhe aziatikė, ndėrmjet tė cilėve me valė tė ndryshme zgjerimi i tij, qė nga ekspedita e Pellazgėve ose e Ariasve drejt Indisė nė lashtėsinė mė tė madhe, qė nga ekspedita e Aleksandrit tė Madh, qė ishte njė pėrsėritje ose njė kopje e sė parės, qė nga pushtimet e Romės ose tė Bizantit, dhe sė fundi, qė nga njėzet e katėr vjetėt e luftave tė vazhdueshme tė heroit legjendar e tė famshėm “Ushtar tė Krishtit”, Gjergj Kastriotit tė mbiquajturit Skėnderbe kundėr turqve dhe sulltanėve tė tyre Murati II dhe Mehmeti II, shtrirja e tij ka lėnė gjurmė aq tė thella dhe hulli tė dallueshme nė trajtėn e rrėnojave dhe tė dėshmive ende tė lexueshme ndėrmjet emrave tė personave, nė doket e zakonet, nė gjuhė e gjithashtu nė besimet e fshehta. Europa mesjetare nėpėrmjet Perandorisė Bizantine, trashėgimtare tė fuqive dhe tė qytetėrimeve romak e grek, ėshtė ajo qė realizon, konkretizon dhe na provon nė mėnyrė tė padiskutueshme ekzistencėn materiale tė elementit shqiptar dhe epėrsinė e gjuhės e tė frymės shqiptare, qė sundonte nga Konstantinopoli nė Kerson, nga Athina nė Brigjet e Francės, nga Shqipėria nė Egjipt, nga Danubi nė Romė dhe deri nė Sicili, e nga kolonat e Herkulit deri nė Kaukaz. Tė gjitha kėto pėrbėjnė njė tė kaluar tė madhe; njė sfond i vogėlsisė dhe thjeshtėsisė sė sotme, qė kėrkon dhe tėrheq vėmendjen e botės sė sotme tė qytetėrua.

            Na duket njė detyrė tepėr e vėshtirė tė paraqesim njė histori, - qoftė dhe njė pėrshkrim dhe nė njė vėllim tė kapshėm, - pėr lexuesit pėrgjithėsisht pak tė informuar, aq mė tepėr qė nuk kanė asnjė dijeni pėr shqiptarėt dhe ēėshtjet shqiptare. Kuptohet me lehtėsi se kjo vėshtirėsi vjen nga fakti, qė mungojnė libra tė mėparshėm, qė do ta kishin trajtuar ēėshtjen shqiptare sė pari nga pikėpamja e pėrgjithshme, dhe pastaj nė pėrputhje me pikėpamjen tonė tė veēantė. Na ėshtė dashur prandaj ta bėjmė gjithēka nga e para ose tė ecim pėr analogji; dhe fakti qė e zotėrojmė me themel subjektin tonė na ka lejuar tė lehtėsohet mjaft detyra jonė. Gjatė gjithė punės nuk kemi bėrė gjė tjetėr veēse kemi hedhur poshtė e rrėzuar, dhe kemi arritur vetėm tė hedhim themelet, tė bėjmė pjesėt kryesore dhe ndarjet mė tė mėdha, duke u kurorėzuar me ēatinė e domosdoshme tė kėsaj ndėrtese, duke e lėnė pėr mė vonė qė tė kryejmė rifiniturat e nevojshme, meqė mund tė shpresojmė pėr ndihmėn dhe pėrkrahjen, qė do tė na japin tė tjerėt po aq kompetentė ose tė interesuar pėr sipėrmarrjen tonė, si dijetarėt pėr deshifrimin e mbishkrimeve pellazgjike, etruskologėt, albanologėt, helenistėt e shquar etj….

            Me gjithė kėtė ndėrlikim tė detyrės sonė, si njė detyrė primitive, origjinale ose tė dorės sė parė, mund tė vėrehet gjerėsia e informacionit qė pėrfshin dhe pėrmbledh vepra jonė. Nė sajė tė pėrfundimeve ose deduksioneve qė kemi mundur tė nxjerrim nga ky informacion i gjerė, nė sajė tė njohjes sė thelluar tė gjuhėve tė nevojshme e tė dobishme pėr ta redaktuar tekstin, dhe nė sajė tė praktikės sė fituar nė kėrkim dhe nė kėshillimin me arkivat, qė pėrbėjnė burimet kryesore pėr ta nxjerrė kėtė informacion, kemi pasur mundėsinė tė arrijmė nė rezultatet e shpresuara, qė pėrbėjnė objektin e shumė hipotezave dhe tė sintezave tė kėtij libri.

            Si rrjedhim, ky libėr pasqyron gjithēka njė njeri i informuar ose kompetent mund tė nxjerrė nga veprat serioze, ku flitet pak a shumė gjatė pėr Pellazgėt ose Lelegėt dhe pėr pasardhėsit e tyre tė drejtpėrdrejtė. Ai ėshtė detyrimisht pėrgjithėsues dhe nga vetė pėrcaktimi i kufizuar nė shtjellim. Siē thamė, nuk ka asnjė synim tjetėr, pėrveē se tė paraqesė me radhė njė varg piketash, pamjesh tė pėrgjithshme, njė hyrje fillestare pėr zgjidhjen e problemit ose tė enigmės, qė ėshtė shtruar nė krye tė kėsaj vepre; ėshtė njė pėrmbledhje por jo e thatė, qė sugjeron kureshti tė reja, ėshtė njė histori e vogėl dhe mėsimdhėnėse e popullit mė tė vogėl europian tė sotėm, por qė nė kohėn e vet ka qenė mė i madhi i Europės dhe burim i pothuaj gjithė popujve tė kontinentit tonė. Deri mė sot, pėr fat tė keq, ai i ka munguar nxėnėsit, studentit, historianėve, letrarėve dhe gjithė publikut tė ngritur tė gjuhės frėnge.

 

 

            Pjesė nga libri "Enigma"