Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
ENGJĖLL
I. BERISHA
Hyrje
Mr. sc. bibl. Engjėll I. Berisha ėshtė i lindur mė 17 qershor 1962 nė
Korenicė tė Gjakovės. Gjatė studimeve nė Gjuhė dhe letėrsi shqipe nė
Prishtinė boton nė periodikun letrar prej viteve 1985 e mė tutje.
Me librin e parė del nė vitin 1989 duke vazhduar pastaj edhe me
disa pėrmbledhje poezish.
Nė vitin 1993 themeloi revistėn letrare Gazeta letrare duke
qenė dhe kryeredaktor i saj.
Gati nė tė gjitha gazetat e botuara nė Kosovė ka bashkėpunuar nė
faqet e kulturės, ndėrsa gjatė viteve 1995-1999, ka punuar si gazetarė nė tė
pėrditshmen Bota sot dhe tė pėrjavshmen Eurozėri
Shpėrblimet
Nė vitin 1997 nė takimet tradicionale tė Gjeēovit fiton
shpėrblimin e vitit pėr poezinė mė tė mirė. Nė vitin 2002, fiton ēmimin e
Mitingut tė poezisė pėr librin mė tė mirė me poezi Ēati eshtrash.
Nė dhjetor 2006 nga Art-Club Laē Shqipėri, fiton ēmimin letrar
Serembe pėr poezi me librin Rikrijimi iu librit. Pėrfshihet nė
antologjinė I kujt je Atdhe pėrpiluar nga Ali Podrimja.
Themelon dhe ėshtė kryeredaktor i gazetės pėr tė zhdukur 27
prilli.
Prej vitit 2005-2010 ėshtė kryetar i Klubit letrar Gjon Nikollė
Kazazi Gjakovė.
Punon dhe drejton Bibliotekėn Publike Ibrahim Rugova nė
Gjakovė prej vitit 2000.
Ėshtė redaktor dhe recensent i disa pėrmbledhjeve poetike,
prozės dhe romanit.
Botime ndėrkombėtare:
Havv Much Times for an age poezi tė pėrkthyera nė gjuhė
angleze. USA, Botoi LULU. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, viti 2010.
Botohet nė Antologjinė e Poetėve Botėror World Poetry.
Yearbook 2013. 211 Poets 93 Countries And Areas ("Poetėt Botėror" 211 poetė
nga 93 Shtete dhe Regjione). Duke pėrfaqėsuar Kosovėn.
Poetas del Mundo, antologji, Spanjė, 2011.
Magjistratura
Vazhdoi studimet postdiplomike nė Universitetin e Zarės nė
Kroaci, ku mori titullin magjistėr i bibliotekarisė, nė vitin 2009.
Bibliografia e autorit:
Dita me hėnė e me nuse poezi Buzuku. Prishtinė, 1991.
Avenytė e muzgut, poezi, Agjencia e autorėve. Prishtinė
,1994.
Diaspora shqiptare, tregime Pjetėr Bogdani, Has, 1993.
Gjarpri nė shishe, poezi Rozafa , Prishtinė,2000.
Masakra e Mejės e Korenicės, publicistikė, Gjon Nikollė
Kazazi, Gjakovė.
Ēati eshtrash, poezi, Rozafa. Prishtinė ,2003.
Kujtesė e dehur, poezi Rozafa. Prishtinė,2003.
Dyert e qiellit, rrėfenja-publicistikė, Rozafa. Prishtinė
,2005.
Rikrijimi i librit, pėrmbledhje tė opusit. Klubi letrar Gj.
N. Kazazi. Gjakovė 2006.
Roli edukativ i bibliotekave shkollore dhe publike nė Kosovė,
Botues: Biblioteka Ibrahim Rugova, Gjakovė, 2011.
Havv Much Times for an age poezi tė pėrkthyera nė gjuhė
angleze. USA, Botoi LULU. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, viti 2010.
Martirėt e Korenicės, Monografi. Botoi, Klubi letrar Gjon N.
Kazazi. 2013,Gjakovė.
KOHA E GJUMIT
Kur tė fiket drita
me gishtin e verdhė
nė dhomėn time terri
tė ther
me thikat e gjumit
Tė ishte natė e kthjellėt
do tė shihja tek ecėn nėpėr shtėpi
e do ta gjeja copėn e qiririt
e do ta lexoja librin
optimist
Deri nė ag
shtrati do tė mė bėhet arkivol
e kur tė bjerė rrezja e parė pingule
plot lule
do tė mė buzėqeshin nė vazon
e dritares qė ka sy
Ėshtė kohė gjumi
po u ktheva nė krah a u rrotullova
nga frika qė kushton lirė
dimri qė mori me diell
mi nxjerr djersė trupit
se kėmbė nuk shkohet kjo kohė
kėmbė bėhet gjumi
KOHA E ZGJIMIT
Merimanga e smeraldit
vė nė vetullėn time rrjetė
syrin ma sheh piktura e Mulliqit
e trupin e harroj diku larg
Pėrsėri mė kėmbė
herė djathtas herė majtas oborrit
rruga e gjatė
nė kurth
Edhe dielli edhe dita edhe drita
sjanė tjetėr pos ngjyrė
qė derdhet nė pėlhurėn
nė kėtė letėr ku do tė shkruhet
kjo poezi
Duke dalė nga nata me shtratin
me petka tė gjumit
me ėndrrėn
pėrbirohemi nėpėr rrezen e argjendtė
si nėpėr njė unazė
E zgjohem
KOHA E KĖNDIMIT
Gjeli
si qen e kafshon hėnėn
piktura nė ballinėn e librit
ma shkel syrin djallėzisht
posa tė kthen nga udha
tėrė kohėn do tė lexoj poezi
Do ta kaloj kohėn e pushimit me ty
derisa tė lodhesh
nė fundin tėnd tė mbėrrij
Bota
nuk pėrshkruhet pėr njė ēast
rrugė e gjatė njė mijė vjet
prandaj
si do tė kthehem nga ky fund im
Me kėmbėt e tua herėt
mbėrrin kudo
KOHA IME
Nė periferi
shtėpi e vogėl nė rrugėn me emėr heroi
sa herė i futem nė gji
rrugėn deri aty ma tregojnė yjet
ditėn njė libėr me fener nė ballinė
Koha ime ujė ajėr e dhe
mė rrit mua tė njomė
nė dramėn e jetės sė aktruar nė skenė
Nė kohėn time ėshtė shkruar
ky libėr
ėshtė ngritur kjo pėrmendore
ka lindur ky fėmijė
ka rėnė zilja herėt
KOHA E BLERTĖ
Njė ditė ēeli lulja nė vazo
se mė gjelbėroi pamjen
nga dritarja ku shihet rruga
nėpėr tė cilėn vjen fėmija im
Se nuk kam thashė punė tjetėr
pos edhe ty pėr ēdo mėngjes
tė tė ujit me ujė tė ėmbėl
me ujė tė shenjtė
Dhe kur ēeli sythė lulja nė dritare
i thashė ēvlen kur kėmbė nuk ke
tė vish pas meje e bukur
rrugėve nga marrin ēatitė
U lodh
dhe me natė zgjohet me shumė lulėza
nėpėr dejtė e tė cilėve
uji bėhet i blertė
PADRONI I VERDHĖ
Erdhi dhe ma veshi shpirtin
me muret prej baltės. Qėndrova frymė
dhe Zoti tha: tetė herė mėsoje grafin
lexo nė lėkurėn tėnde tatuazh-testamentin
ēka tėshtė shkruar tė hash ti
se ha dot bisha
Padroni i verdhė
tetė herė nga limfa e zezė
me farkė e zjarr latoi racėn pa fis
Dola nė Dritaren Perėndimore i Ri
tė mė shihej koka nga larg
nga ata qė mė marrin nshėnjestėr
POETĖT DHE VDEKJA NUK TAKOHEN
(Ali Podrimjės)
Takova shpirtin tėnd nė Lodeven poetike
e bėra pakėz udhė ta shihja ku e kishe lėnė frymėn
u lajthita pėr njė ēast
se ē rėndėsi kishte pėr poetin ku e zė nata
kah i vijnė engjėjt ta lartėsojnė shpirtin
Poetėt dhe vdekja nuk bėjnė bashkė.
Mė identifikuan me emrin tėnd Ali Podrimja
vargu yt kishte marrė banim tė pėrhershėm
u strehova nė atė mburojė ku flinte qetė poezia
nė derėn e saj njė emblemė me pamjen tėnde
e gozhduar mė thoshte si dikur bėje poezinė jetike
se trupi shkundet e nuk i mbetėt as qiellit as diellit
Poetėt dhe vdekja nuk takohen asnjėherė.
Frymė alipodrimjeje nė shkollėn poetike
kah do qė tė shkosh nga njė adresė me emrin e tij
kush e matė atdheun me shpirtin mekanik
e shikon me sytė e argusit
vdekja i bėhet fjalė e fundit.
|