Ėshtė fakt i pranuar shkencor se dy trupa nuk
mund tė zenė tė njėjtin vend nė tė njėjtėn kohė. Por njė pyetje misterioze
ka shqetėsuar pėr shekuj e shekuj me radhė filozofėt dhe kėrkuesit: A
mundet qė njė trup tė jetė nė dy vende tė ndryshme nė tė njėjtėn kohė?
Shumė studime tė kohėve tė fundit tė eksperiencave
jashtė-trupit pretendojnė se ėshtė shumė e mundur qė 'vetja' (psiqika) e njė
njeriu tė dalė nga trupi i tij dhe tė shkojė nė njė vend tjetėr ndėrkohė qė
trupi i tij qėndron nė pozicionin e parė. Disa prej dėshmive personale
lidhur me eksperienca tė tilla ose me "projeksionin yjor, siē quhet sot nga
mistikėt, mund tė jenė thjesht rezultat i deluzioneve dhe imagjinatės.
Dėshmitė kryesore kanė ardhur nga persona qė i janė nėnshtruar operacioneve
kirurgjikale. Zakonisht, eksperiencat e tyre shpjegohen me efektin e
narkozės qė dihet se prodhon luhatje tė vrullshme nė sjelljen e trurit tek
pacientėt. Por janė pėrpiluar edhe raporte tė tjera mjaft tė besueshme mbi
pacientė tė deklaruar klinikisht tė vdekur dhe tė ngjallur pas disa
minutash. Pasi kanė ardhur nė vete, ata kanė treguar se janė shkėputur nga
trupi i tyre dhe kanė udhėtuar nė njė dimension tė panjohur.
Nė shumė kultura primitive ekziston besimi se
shpirti mund tė dal nga trupi dhe tė shkoj nė vende tė tjera. Mėsime fetare
indiane tė lashta kėshillojnė se si mund tė arrihen fuqi mbinatyrore
nėpėrmjet meditimit, duke pėrfshirė aftėsinė pėr tė lėnė trupin fizik dhe
pėr tė fluturuar nė qiell. Madje besime tė kohės thonė se nė asnjė mėnyrė
nuk duhet zgjuar njė somnabul (njeri qė ecėn duke qėnė nė gjumė) sepse kjo
mund tė pengojė shpirtin e tij qė tė rihyjė nė trupin e tij.
Dėshmi tė drejtpėrdrejta, parė me sy, se si njė
person ndodhet fizikisht ose shpirtėrisht nė dy vende nė tė njėjtėn kohė nuk
ka. Sidoqoftė ėshtė i mirėnjohur rasti i priftit katolik Sh. Antoni Padua.
Shėn Antoni jetoi nga 1195 deri 1231 dhe udhėtoi si predikues nė Italinė
veriore dhe Francėn jugore dhe qėndrore. Ai ishte njė vizitor i nderuar pėr
shumė kisha dhe mjaft i kėrkuar pėr predikimet e tij. Sipas tė dhėnave
kishtare mesjetare, ai bėnte dy predikime nė dy vende tė ndryshme
njėkohėsisht. Kėshtu, ndėrsa po predikonte nė kishėn e Limoges nė Francė nė
1226, dhe ndėrsa njerėzit po e ndiqnin predikimin e tij me shumė vėmendje,
Shėn Antoni, papritur, ndėrpreu predikimin e tij, hodhi robėn e tij mbi kokė
dhe u gjunjėzua pėr disa minuta nė heshtje. Njerėzit nė kishė prisnin nė
heshtje derisa mė nė fund predikuesi u ngrit nė kėmbė dhe vazhdoi
predikimin. Mė vonė atė ditė njerėzit mėsuan se ēfarė kishte ndodhur. Pėr
habinė dhe kėnaqėsinė e tyre ata mėsuan se, ndėrsa figura e priftit rrinte
nė gjunjė pėrballė tyre, ai ishte shfaqur nė atė kohė pėrpara njerėzve tė
njė kishe tjetėr disa kilometra mė larg nga kisha e tyre dhe kishte
predikuar. Pastaj ishte zhdukur nga ajo kishė po aq misteriozisht sa edhe
ishte shfaqur.
Megjithėse Shėn Antoni nuk la asnjė dėshmi me
shkrim mbi projeksionin e tij yjor, e njėjta dukuri ėshtė pėrshkruar shumė
herė edhe nga njerėz tė tjerė duke filluar me shkencėtarė tė dėgjuar dhe
duke mbaruar me tė burgosur tė torturuar. Doktor Aukland Geddes, mė vonė
Lord Geddes, ka pėrshkruar eksperiencat e tij me hollėsi klinike nė njė
artikull paraqitur Shoqėrisė Mbretėrore Mjekėsore tė Edinburgut nė 1937. Ja
ēfarė u tregoi kolegėve tė tij. "Isha i shtrirė nė shtrat i sėmurė nga
ushqimi dhe papritur u ndjeva tmerrėsisht keq. Doja t'i bija telefonit pėr
ndihmė, por nuk mundja kėshtuqė hoqa dorė. E kuptoja qė isha shumė sėmurė,
por nė asnjė ēast nuk m'u errėsua ndėrgjegja, por pastaj papritur kuptova se
ndėrgjegja ime po ndahej nga njė ndėrgjegje tjetėr qė ishte gjithashtu
'unė'. Dora dorės, unė kuptova se mund tė shikoja jo vetėm trupin tim dhe
shtratin ku isha, por gjithshka nė shtėpi dhe nė kopėsht dhe pastaj unė
kuptova se po shihja jo vetėm gjėrat nė shtėpi, por edhe mbi Londėr, nė
fakt, unė po shihja gjithshka ku drejtoja vėmendjen time. Isha i lirė nė
njė dimension kohe tė hapėsirės."
Geddes mban mend se si shpirti i tij rihyri nė
trupin e tij pothuaj krejt njėlloj si edhe nė rastet e shumė njerėzve tė
tjerė qė kanė qėnė midis jetės dhe vdekjes. Geddes vazhdon: "Unė pashė
shėrbėtoren qė hyri nė dhomėn time, pashė qė ajo u shokua dhe vrapoi te
telefoni. Pashė doktorin tim qė la pacientėt e tij nė kirurgji dhe nxitoi
pėr nė shtėpinė time dhe e dėgjova tė thotė "Pothuaj ka mbaruar". E dėgjova
shumė qartė tė mė fliste nė krevat, por unė nuk isha nė trupin tim dhe nuk
mund t'i pėrgjigjesha. U mėrzita kur pashė qė ai mori njė shiringė dhe
menjėherė mė bėri njė inxheksion nė trup. Ndėrsa zemra filloi tė rrahė me
forcė, unė u tėrhoqa poshtė, por shumė i mėrzitur sepse isha kaq i
interesuar dhe sapo kisha filluar tė kuptoj ku isha dhe ēfarė po shihja. Unė
hyra nė trupin tim me tė vėrtetė i zemėruar qė mė kthyen dhe sapo u ktheva,
qartėsia e vizioneve u zhduk dhe u kthyen dhimbjet. Nga e gjithė kjo kuptova
se unė isha i vdekur nė njė botė tre dimensionale."

Ed Morrell, njė i burgosur nė burgun e Shtetit
Arizona nė 1910, pėrshkruan eksperienca tė ngjashme me endje nė hapėsirė dhe
kohė. Morrelit i vishnin shpesh nė burg kėmishėn e forcės sepse ishte shumė
i dhunshėm. Ai tregonte se kjo kėmishė e shtrėngonte kaq shumė sa shpesh ai
humbte ndjenjat. Gjatė kėtyre ēasteve tė agonisė, ai ndjente qė shpirti i
tij dilte nga trupi i tij dhe se ai ishte nė gjėndje tė shkonte ku tė donte.
Morrel tregonte se ai udhėtonte nėpėr SHBA dhe se nė njė nga kėto udhėtime
ai njohu njė grua tė cilėn e kėrkoi mė vonė kur doli nga burgu dhe e mori
pėr grua. Morrel ja tregoi kėtė ngjarje edhe Xhek Londonit i cili shkroi njė
roman duke u bazuar nė tė (Yje-bredhėsi).
Shumė kėrkime nė kėtė drejtim ka bėrė psikiatria
amerikane Dr. Elizabet Khubler-Ross, e cila harxhoi 20 vjet pranė tė
sėmurėve rėndė, tė rinj dhe tė moshuar. Eksperiencat e pacientėve tė saj, qė
kishin qėnė nė buzė tė vdekjes, ishin pothuaj identike me eksperiencat e
Lord Geddes 40 vjet mė parė. Pacientėt i treguan asaj se kur ndodheshin
jashtė trupit ndjeheshin nė paqė dhe tė fuqishėm dhe se kur thirreshin tė
ktheheshin nė trupin e tyre tė shkatėrruar nga dhimbjet e bėnin kėtė pa
dėshirė. Psiqiatria i dokumentoi kėto dėshmi nė librin e saj "Mbi vdekjen
dhe tė vdekurit", botuar nė 1970, ku mė vonė shtoi kėto fjalė: "Mė parė unė
nuk besoja nė jetėn pas vdekjes, tani nuk kam pikė dyshimi nė tė."
Doktoresha Khubler-Ross raportoi se shumė nga
pacientėt e saj, tė cilėt kishin arritur tė pranonin rezultatin e
paevitueshėm tė sėmundjeve tė tyre, ishin tė bindur se shpirtrat e tyre
largoheshin nga trupat e tyre pėr periudha tė gjata kohe, gjatė tė cilės
kohė, ata ishin tė rrethuar nga njė forcė e fuqishme dhe e paqtė, dhe se ata
shpesh ndeshnin shokė dhe kushurinj tė vdekur qė kishin ardhur pėr t'i
pėrgatitur ata pėr njė ekzistencė tė re pas vdekjes. Pacientėt ndjenin gėzim
dhe lumturi tė madhe, dhe vetėm pak prej tyre kishin dėshirė tė ktheheshin
mbrapsht pėr nė trupin e tyre fizik. Shumė prej tyre, qė kishin vuajtur
periudha tė shkurtra vdekjesh klinike, pa rrahje ose puls tė zemrės, ishin
kthyer mbrapsht pėr nė trupin e tyre fizik nxitur nga njė ndjenjė
pėrgjegjėsie ndaj atyre qė mund tė linin prapa ose nga ndonjė vizion i
ndonjė pranie qiellore qė u shpjegonte se nuk kishte ardhur koha pėr ta pėr
tė vdekur. Doktoresha ishte e bindur se shumė prej pacientėve tė saj, qė
kishin dalė nga trupi i tyre fizik, pėrpara se tė ngjalleshin me
medikamente, nuk kishin frikė tė vdisnin.
Shkrimtari Ernest Heminguei kishte patur vizione
tė vdekjes kur u plagos nga njė shrapnel gjatė Luftės sė I-rė Botėrore nė
Itali ku kishte vajtur vullnetar. Ai kishte ndenjur i plagosur keq dhe
pothuaj pa ndjenja i shtrirė duke pritur ndihmėn e shpejtė, e cila i shpėtoi
dhe jetėn. Heminguei tregon: "... shpirti im, ose diēka, qė dilte drejt e
nga trupi im, ashtu siē do tė tėrhiqnit njė shami nga xhepi, fluturoi rreth
e qark, pastaj u kthye dhe hyri pėrsėri nė trup, dhe unė nuk isha mė i
vdekur." Heminguei, i cili mė 1961, pėr shkak tė njė depresioni, vrau veten,
nuk shpjegoi kurrė nė se eksperienca qė pati i dha atij njė farė sigurie ose
dyshime mbi perspektivėn e jetės pas vdekjes.
Projeksioni yjor nuk kufizohet vetėm me tė sėmurėt
rėndė ose me ata pranė vdekjes. Doktori amerikan Ēarls Tart i Universitetit
tė Kalifornisė, ndėrmori njė seri eksperimentesh me vullnetarė nė gjėndje tė
mirė shėndetėsore tė cilėt pretendonin se kishin eksperienca jasht-trupore
pėr tė parė nė se ata mund tė jepnin ndonjė dėshmi nėn kushte tė
kontrolluara laboratorike. Ai i vinte vullnetarėt nė njė shtrat nė njė dhomė
tė errėt me kontakte elektrike nė kokė pėr tė regjistruar modelet e valėve
tė trurit. Gjithashtu, nė dhomė, fshehur nė njė raft, ishte vėnė njė copė
letėr me njė numėr nė tė. Nė qoftė se vullnetari do tė pėrpiqej tė ngrihej,
pėr tė gjetur copėn e letrės dhe, pra, pėr tė mashtruar, do tė mirrej vesh
pėr shkak tė prishjes sė kontakteve elektrike. Si masė se mos vullnetari
bėnte ndonjė marrėveshje me ndonjė person tjetėr aty, doktori e shkruante
vet shifrėn nė copėn e letrės.
Vullnetari mė bindės ishte njė grua e re qė
pretendonte se kishte patur projeksione yjore qysh nga fėmijėria dhe se mund
t'i nxiste kur tė donte. Natėn e parė nė dhomėn e provės nuk ndodhi asgjė e
veēantė dhe kjo u konfirmua edhe nga modelet elektrike tė valėve tė trurit.
Natėn e dytė ajo pretendoi se kishte dalė nga trupi dhe se kishte parė njė
orė mbi mur megjithėse ora nuk dukej nga pozicioni i saj shtrirė mbi shtrat.
Ajo pretendonte se kur pa orėn ajo tregonte 3.15 tė natės. Modelet elektrike
tė valėve tė trurit tė saj u kontrolluan dhe u pa se truri i saj,
ekzaktėsisht nė kohėn qė thoshte ajo, kishte qėnė nė aktivitet. Natėn e
tretė, vullnetarja pa orėn nga mėngjezi dhe kjo u dėshmua nga modelet
elektrike. Natėn e katėrt, pėrpara se ta zinte gjumi, ajo u pėrqėndrua
thellė dhe nė mėngjes u ngrit dhe tha me saktėsi tė plotė shifrėn e fshehur.
Ajo tha se kur kishte parė shifrėn kishte parė dhe orėn, 6.00 e mėngjezit.
Modelet e valėve tė saj tė trurit kishin patur njė aktivitet ēmendurak
pikėrisht nė atė orė.
Por a provojnė me tė vėrtetė kėto eksperimente dhe
kujtimet personale tė njerėzve se burrat dhe gratė mund tė udhėtojnė duke u
larguar nga trupi i tyre dhe shpirtrat e tyre tė projektohen nė vende tė
tjera mbi tokė dhe nė dimensione tė ndryshme? Qysh nga botimi i kėrkimeve tė
Dr. Khubler-Ros, mijėra njerėz pėrshkruajnė eksperienca tė ngjashme. A mos
janė tė gjitha kėto deluzione, iluzione dhe vegime prej njė gjumi tė
shqetėsuar?
Shkencėtari i respektuar pragmatik Dr. Karl Sagan
i NASA-s, ka teorinė e tij sipas tė cilės gjithkush ėshtė i aftė pėr njė
eksperiencė tė tillė dhe do ta konsideronte atė si njė kujtesė tė gjallė tė
njė ngjarje vėrtetė shpirtėrore. Ai shpjegon: "Ēdo qėnie njerėzore e ka
patur njė eksperiencė tė ngjashme si tė njė udhėtari qė kthehet nga toka e
vdekjes; ndjenjėn e fluturimit dhe daljes nga errėsira nė dritė; eksperiencė
nė tė cilėn figura heroike rezaton. Ka vetėm njė eksperiencė tė pėrbashkėt
qė mund tė pėrputhet me kėtė pėrshkrim. Ajo quhet lindje."
Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt"
|