Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Duhani, njė ves me pasoja pėr jetėn

Shkruan: Mimoza DULAJ / Betim ODA

DUHANI, NJĖ VES ME PASOJA PĖR JETĖN

 

            Ēdo 10 sekonda shuhet njė jetė nga pasojat e konsumit tė cigareve. Nė fillim tė viteve tė 90-ta kanė vdekur 3 milionė njerėz nė vit dhe sipas WHO-sė (World Health Organisation) nė vitin 2020 deri 2030 do tė vdesin 10 milionė njerėz nga dėmet e duhanit. konsumi i duhanit ėshtė te njė numėr i madh sėmundjesh faktori numėr njė etiologjik (kanceri i bronkeve) ose faktor i rrezikshėm pėrkrah faktorėve tė tjerė (infarkti i zemrės).

 

 

            Helmimi kronik me duhan ēon nė mbylljen e enėve tė gjakut, sėmundje tė zemrės, ngėrēė nė bark dhe zorrė. Sipas ICD-10-Kodit (International Classifikation of Disease) definohet varėsija prej duhanit dhe nikotinės si sėmundje mė vete d.m.th. “ajo ėshtė sėmundje e cila ka nevojė pėr mjekim”.

            Lista e sėmundjeve qė vijnė si pasojė e konsumit tė duhanit ėshtė shumė e gjatė, duke filluar nga sėmundjet e traktit tė frymėmarrjes (kanceri i bronkeve, kancer nė fyt, laringjit kronik), tė sistemit kardio-vaskular (infarktit nė zemėr, pika nė tru, arteriosklerozė), atyre tė sistemit tė organeve tė tretjes (kancere nė buzė, gojė, ezofag, lukth, zorrė dymbėdhjetgishtore dhe pankreas), duke vazhduar tek ato tė traktit urogjenital (kanceri i fėshikzės sė urinės dhe kanceri i mitrės), pėr ta kryer kėtė listė te komplikimet nė shtatzani (lindja e foshnjave me peshė tė ulėt, lindje tė parakohshme, vdekje e fėmijės nė bark). Sikur tė mos pihej duhani nė mbarė botėn do tė kishte 30 % mė pak tė vdekur nga kanceri.

            Duhanxhinjtė dhe joduhanxhinjtė reagojnė nė mėnyra tė ndryshme ndaj duhanit. Te duhanxhinjtė e rastit vjen te simptome tė ndryshme siē janė: ndjenjė vjelljeje, kollitje, djersitje, marramendje, ngėrēe tė zorreve dhe barkqitje. Duhanxhinjtė e rregullt thonė se pas pirjes sė duhanit janė mė tė ēlodhur, tė vėmendshėm dhe se kanė mė pak uri.

 

            Ēka duhet tė dini pėr nikotinėn?

            Nikotina, njė alkaloid i bimės Nikotiana tabakum, ėshtė emėruar pėr nderė tė Jean Nicot de Villemain (1530-1600) pasi ai e solli atė nė Francė. Nikotina ndikon nė tru nė sasi tė vogla si nxitėse dhe gjallėruese, nė sasi tė mėdha ngurron dhe bllokon dhe nė sasi shumė tė larta ka pasoja pėr jetėn. Njė cigare pėrmaban 6 deri mė 15 miligram nikotinė. Sasia vdekjeprurėse gjatė thithjes ėshtė 1 mg pėr 1 kg peshė trupore, kjo sasi gjendet nė 3 deri nė 5 cigare.

 

            Si ndikon nikotina?

            Nikotina ėshtė drogė, e cila pas marrjes sė rregullt tė bėnė me ves dhe tė varur prej saj. Duhanxhinjtė e pijnė duhanin pėr shkak tė nikotinės. Sasia e marrė e nikotinės varet nga cilėsia e cigares, prej thellėsisė sė thithjes sė tymit, se sa herė thithet cigarja dhe sa cigare pihen. Kryesisht 10% e nikotinės qė pėrmban cigarja thithet dhe pėrmes mushkėrive e gjakut arrin nė tru. Mbrenda 10 minutash arrihet koncentrimi maksimal i saj nė gjak. Nikotina stimulon receptorėt nė tru qė kanė tė bėjnė me vėmendjen dhe lėvizjet. Vetėm nikotina ėshtė pėrgjegjėse pėr varėsinė nga duhani.

            Por duhet theksuar se shkaktari i kancereve dhe i dėmeve tė tjera tė shėndetit nuk ėshtė nikotina por janė mbi 4000 substaca qė thithen pėrmes tymit tė cigareve. Tymi i cigareve, njė pėrzirje prej gazrave dhe avullit, gjatė djegjes pėrkrah nikotinės ēliron edhe materje organike (alkane, alkohole, ketone, ester, etj.), monoksidin e karboni, okside tė azotit (NO, NO2), materje kancerogjene (benzopyrene, nitrozamine), metale tė rėnda (krom, arsen, kadmium, vanadium). Tymi i cigareve pėrmban mbi 40 substanca kancerogjene dhe pėr kėtė arsye ėshtė e vėshtirė tė caktohet se cila prej tyre ėshtė mė e rrezikshme.

            Me rreth 1/3 e rasteve tė vdekjeve paraqet kanceri i bronkeve vrasėsin numėr njė te meshkujt. Nė vitin 2000 ishin vetėm nė Austri 2600 meshkuj dhe 1000 femra tė sėmurė nga kanceri i bronkeve. Rreziku kryesor pėr kėtė kancer ėshtė pirja e duhanit, 1 prej 10 duhanxhijve vuan nga kanceri i bronkeve. Numri i tė rijve austriak qė pijnė duhanin ėshtė duke u rritur qartė, 1/4 e femrave 15 vjeēare dhe 1/5 e meshkujve tė moshės sė nj ėj tė e pij nė duhanin.

            Thithja e duhanit ėshtė njė ndėr arsyet kryesore pėr bronkitin kronik. Simptomat klinike dhe vlerat e tjera tė sėmundjes pėrmirėsohen dukshėm nėse ndėrprehet pirja e duhanit.

            Pirja e duhanit ėshtė gjithashtu rreziku numėr njė i sėmundjeve tė zemrės dhe sistemit tė qarkullimit tė gjakut. Rreziku pėr infarkt tė zemrės varet prej numrit tė cigareve nė ditė dhe prej pranisė sė rreziqeve tjera si tensioni i lartė, kolesterina e rritur, etj. Duhanxhinjtė qė kanė tension tė lartė janė 60-70 % mė tė rrezikuar nga infarkti nė raport me jo duhanxhinjtė qė po ashtu kanė tension tė lartė.

            Pėr ndryshimet patologjike gjatė pirjes sė duhanit ėshtė pėrgjegjės para sė gjithash monoksidi i karbonit (CO). Ai thithet me tymin e cigareve, lidhet nė rruzat e kuqe tė gjakut dhe kėshtu e largon oksigjenin nga lidhja me hemoglobinėn. Nė kėtė mėnyrė sistemit tė qarkullimit tė gjakut i duhet qė tė punojė mė shumė dhe e ka mė vėshtirė qė ta plotėsoj mungesėn e oksigjenit.

 

 

            Varėsisht nga sasia e duhanit vjen, edhe deri nė ndryshime tė sistemit tė koagulimit tė gjakut, ndryshime nė trombocyte, ndryshime nė metabolizmin e yndyrave, rritja e kolesterinės sė keqe (LDL) dhe zbritja e kolesterinės sė mirė (HDL).

Duhani dėmton j o vetėm duhanxhiun qė e pinė atė, por ai dėmton edhe njerzit pėrreth tij. Shkenca ka vėrtetuar:

            - Nėse gratė gjatė shtatzanisė e pinė duhanin, fėmijėt e tyre lindin me trakt tė ngushtuar tė frymėmarrjes. Pėr arsye tė funksionit tė zvogluar tė mushkėrive kėta fėmijė janė mė tė rrezikuar pėr t’u sėmurė nga infeksione me virusė tė ndryshėm;

            - Fėmijėt qė nė mėnyrė pasive i janė ekspozuar duhanit janė mė tė rrezikuar tė vdesin nga vdekja e befasishme e fėmijve “sudden death in infancy”;

            - Personat qė nėmėnyrė pasive i janė ekspozuar duhanit, vuajnė shpesh nga sėmundje tė organeve tė frymėmarrjes (bronkiti obstruktiv, bronkioliti, ndezj a e mushkėrive);

            - Fėmijėt qė nė mėnyrė pasive i janė ekspozuar duhanit kanė shpesh ndezje tė veshit;

            - -Te fėmij ėt me astmė duhani ndikon nė paraqitj en mė tė shpeshtė tė sulmeve astmatike, ata kolliten mė shpesh si dhe mushkėritė e tyre dėmtohen mė shpejtė.

 

            "Expozimi pasiv me duhan ėshtė mėnyrė subtile e maltretimit tė fėmijve "

            Mos pini duhan nė dhomat ku gjenden fėmijėt. Natyrisht qė ėshtė mė mirė tė mos e pini aspak duhanin, ose tė pushoni sa mė parė me pirjen e tij. Pėr zvogėlimin e rreziqeve tė expozimit pasiv ndaj duhanit, pėr hirė tė fėmijve tuaj, duhet t’ju pėrmbaheni kėtyre kėshillave:

            - Shumė me rėndėsi! Duhani ėshtė rreptėsisht i ndaluar gjatė shtatzanisė dhe pushoni tė pini duhan kur keni dėshirė tė lindni fėmijė!

            - Para sė gjithash vlen: nė dhomat ku gjenden fėmijėt tė mos pihet duhani. Kėtu bėnė pjesė natyrish edhe dhoma e ndenjjes dhe kuzhina.

            - Dhe ēka nuk duhet tė harroni: duhani nė makinė ėshtė shumė mė i rrezikshėm. Pėr shkak tė hapėsirės sė vogėl nė makinė rritet koncentrimi i tymit dhe materjeve tė dėmshme nė pėrmasa tė shumėfishta.

            Ja njė pasqyrė e vogėl e disa argumente tė duhanxhinjve si dhe disa kundėr-argumente:

            - Ēka bėj unė me mushkėritė e mija ėshtė puna ime.

            - Nė rregull, por duhet tė mendoni se tymi i duhanit tuaj dėmton edhe mushkėritė e personave tjerė pėrreth jush. Exposimi pasiv ndaj duhanit shkakton kancere dhe sėmundje tė traktit tė frymėmarrjes.

            - Gjyshi im pinte 40 cigare nė ditė dhe jetoi 90 vjetė.

            - Kėtė argument e dėgjon aq shpeshė sa qė kujton se tė gjithė duhanxhinjtė e kanė pasur gjyshin e njėjtė. Ėshtė e vėrtetuar se duhanxhinjtė jetojnė 12,3% mė pak se joduhanxhinjtė.

            - Unė jam njeri i lirė dhe pi duhan ku tė dua unė.

            - Edhe jo-duhanxhinjtė janė njerėz tė lirė dhe atė (akoma!) me shumicė. Nėse duhet patjetėr tė pini duhan bėni atė diku ku nuk i helmoni tė tjerėt.

            - Unė jam shtatzėnė, tre cigare nė ditė nuk prishin punė.

            - Edhe njė cigare nė ditė e dėmton fėmijėn tuaj nė bark, ajo i ngushton pėrkohėsisht arteriet e placentės dhe ngarkon fėmijėn me materje tė dėmshme.

            - Kur kolliten fėmijėt ajo vjen nga ndo ja e ambijentit e jo prej dy-tre cigareve qė pij unė nė shtėpi.

            - Duhani ėshtė ndotėsi mė i madh i ambijentit nė dhoma tė mbyllura. - Alkoholi, makinat e shpejta dhe tė ushqyerit i pamasė janė shumė mė tė rrezikshme se duhani.

            - Rreziku i vdekjes sė parakohėshme nga njė fatkeqėsi komunikacioni ėshtė 14 herė mė i vogėl se ai i vdekjes nga pasojat e duhanit.

            - Kur jam i nervozuar njė cigare mė qetson.

            - Provoni njėherė: dilni nė ajėr tė pastėr dhe merrni frymė thellė. Ndikon ēudira!

            Pėrveē asaj qė duhani dėmton shėndetin tuaj ai dėmton edhe financat tuaja. Njė shembull: nė vitin 1999 vetėm nė Austri u janė shitur 15,6 miliardė cigare 2,3 milionė duhanxhijve. Me njė ēmim mesatar prej 3 euro austriakėt kanė djegur 2,3 miliardė euro. Nėse e marrim njė duhanxhi nga masa e pėrgjithshme: ky person ka harxhuar pėr njė vit 1060 euro, pėr 25 vjet 26500 euro.

            Nėse tė gjitha kėto qė pėrmendėm mė lartė janė arsye tė mjaftueshme pėr tė pushuar me duhanin ja dhe disa nga mėnyrat se si mund ta fitoni luftėn kundėr tij. Duhanxhijtė qė duan tė lirohen nga kjo peshė ju ofrohen pikėnisje tė ndryshme me qėllim tė njėjtė: i lirė pa duhan. Parimi themelor pėr sukses tė secilės prej kėtyre metodave ėshtė dėshira absolute qė ky hap tė ndėrmirret. Ja dhe mėnyrat dhe si ndikojnė ato:

            - Substancat qė pėrmbajn nikotinė: fllasteri, sakėzi, inhalatori, tabletat dhe pompa pėr hundė. Tė gjitha kėto substanca e kanė njė tė pėrbashkėt, ato e japin nikotinėn nė formė tė pastėr nė gjak. Tė gjitha kėto preparate shiten nė barnatore dhe pėrveē pompės pėr hundė nuk kanė nevojė pėr recetė.

            - Tableta kundėr duhanit. Ky ėshtė medikamenti i parė kundėr duhanit i cili nuk pėrmban nikotinė. Pėrparėsija e kėtij medikamenti ėshė se ky e lufton vesin aty ku ai edhe zhvillohet, drejtė pėr drejtė nė tru. Kjo terapi duhet qė gjatė gjithė kohės tė kontrollohet nga mjeku.

            - Terapia nė grupė. Sė bashku me persona me problem tė njėjtė nėn kontrollin e njė personi kompetent analizohet vesi dhe kėshtu forcohet dėshira pėr ta ndėrprerė duhanin.

- Hipnoza, akupunktura dhe seminaret kundėr duhanit ndikojnė nė mėnyrė tė ngjashme si terapia nė grupė.

            Dhe sė fundi vetėm dėshira dhe vullneti i fortė mund ta fitojnė luftėn kundėr duhanit.

 

            Marrė nga revista “Universitas”