Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Dije N Lohaj

DIJE NEZIRI LOHAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

DIJE NEZIRI LOHAJ

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

  

          Dije Neziri – Lohaj u lind mė 10 shkurt 1965 nė Shkup. Aty ka mbaruar vetėm dy klasa tė shkollės fillore, pasi familja e saj u shpėrngul nė Ferizaj. Kėtu ka mbaruar shkollimin fillore dhe ka filluar tė mesmin. Nė vitin 1983, pushteti serb e dėnoi me 3 vite heqje lirie, kur ajo ishte vetėm 18 vjeēe. Pasi mbaroi burgun, Shahadia mbaroi shkollėn e mesme dhe u regjistrua nė ish-Shkollėn e Lartė Teknike nė Ferizaj. Pėr dy provime, komitetlinjtė e atėhershėm ia mohuan tė drejtėn pėr studime, duke e konsideruar “tė papėrshtatshme politikisht”.                          

           Nė vitet e nėntėdhjeta regjistroi studimet nė Degėn e Letėrsisė dhe tė Gjuhės Shqipe nė Fakultetin e Filologjisė e Universitetit tė Prishtinės. Pas njė procesi gjyqėsor nė Ferizaj, mė 1997, policia serbe kėrkoi ta arrestojė me akuzėn “ndihmė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės”. Atė vit, gjykata serbe nė Prishtinė e dėnoi me dy vite burg nė mungesė, pasi ajo ishte detyruar tė ndėrpresė studimet dhe ka qėndruar ilegalisht nė Prishtinė dhe Tiranė.                                                                        

             Mė 1999, kur u ēlirua Kosova, Dija u kthye nė Kosovė, ku i pėrfundoi studimet, mė 2002.

            Ajo tani ėshtė profesoreshė e gjuhės dhe e letėrsisė shqiptare nė shkollėn fillore “Gjon Serreēi” tė Ferizajt, ku jeton me familje.

            Dije Lohaj, grua, nėnė, mėsuese dhe poete, me shqisėn e brendshme pėrjeton, gjendjen mė tė madhe, qė mund tė pėrjetojė njeriu i idealeve tė mėdha pėr atdheun. Nė opusin e saj poetik, i terė shpirti i saj njerėzor digjet flakė pėr njė ideal tė madh tė gruas poete, pėr vendin dhe kombin e saj. Aty vargjet janė tė skalitura me fjalė zemre, qė burojnė si nga pushka e ish-luftėtares sė UĒK-sė. 

            Ka tė botuar librin poetik “Ėndrrat pėr Atdheun”, Prishtinė, 2009, “Cunamėt ua solla unė”,  Gjakovė, 2013, “ Gjėma e paqes”, Gjakovė, 2015 , libėr i cili fitoi ēmimin e dytė nė konkursin vjetor pėr vitin 2014, tė shoqėrisė letrare “ De Reda” nė Ferizaj. Tani ka nė dorėshkrim edhe vėllimin e katėr poetik, i cili pritet shpejt tė dalė nga shtyp.     

            Lohaj vlerėsohet tė jetė njė rilindėse e shekullit XXI.

 

 

 

 

 

M’I KRYQĖZOVE ĖNDRRAT E MIA

 

Jam ėndėrrimtare deri nė shumėkatėshet dashurore

Dhe ndjej shpirtin tėnd kryeneē qė nuk jep koordinatat e jehonave,

Dhe nuk  ta lakoj shurdhėrinė tėnde si spirale zhgėnjimi

Qė ta shtrėngon shpirtin dhe shtrydhė si verdhėsia

E gjuhėn memece ta bėn deri nė pėrmasėn e zhbėrjes

 

Pėrball heshtjes sate e kufizoj vetveten dhe shtytjet tjera

M’i kryqėzove ėndrrat e mia kėtej e andej dėshirave

E unė e rraskapitur nga bredhjet po venitem

Mundohem ta pėrkėdhel veten time,

Sepse dua tė jetoj ndryshe a nuk e kupton?!!

 

Ndryshe dua tė jetoj…dua ta flakėsh memecėrinė

Ndryshe dua te krijoj hapėsirė pjellore shpirti

Ah, kam mungesėn tėnde,  e di…?!

Kam mungesėn e guximit tim,

 

Prandaj nuk guxoj ta zvogėloj distancėn e mohuar

Sepse sonte kam cunamin qė shpirtin donė tė ma gllabėroj

Kam pasionin e dielltė qė mė djeg

Tėrė universin zjarrmor brenda kraharorit

Sepse shpirti im ndjen se iu binde lutjeve hyjnore

Pėr hir tė dashurisė e mė shumė se sa matanė saj,

Dua tė frymoj ndryshe,

Dua tė tė ndjej ndryshe

Qoftė edhe e gozhduar me nyjėzimin tėnd tė brishtė.

  

 

VDEKJA NUK DO TĖ  MĖ VDESĖ MUA

 

Nėpėr tė gjitha dritėhijet e shpirtit,

Jeta frymon si pėr mua edhe pėr ty

Pėrtej e kėndej vdekjes,

Bekuar nga njė fatlumėsi siē ėshtė Dashuria

 

Dhe nė pėrmasat e tė ēdo gjurme,

Hapat e pėrgjėrimit matin udhėt,

E harrimi i molisur bisqe tė reja shtatėzon,

Ngulur nė plasat e mallit

Nė gurin e shpuar me lot zane,

 

Monologun e vėshtrimit ligjėron

Lozonjarė si pėrherė e nė ēdo stinė  qielli,

Por dije si tani si dikur:

Kurdo qė tė vish e ngado tė rishfaqesh,

Ndryshkun e mungesės tėnde do ta heqėsh

Qė vdekja  tė mos na vdesė,

Dhe ēuditemi si paskemi qenė

Me kėmbė tė lidhura  prangosur ndjenjash

Me sy tė zėnė me pelerinė zezone,

Me dushkun e tharė tė puthjeve,

Tretur nė tejlargėsitė e mallit,

Rėnduar  nga  pesha e pasthirrmave tė dhembjes,

Ku ēdo pjesė e trupit pėshpėrit:

Kėngėt e kėnduara dikur,

Simfoni e pėrshpirtshme e mishėrimit,

Njė arie harqesh qė mbajnė shtatin tėnd,

Si tundimin qė  mbajtėn  urat e legjendave,

Nga kalon kolona e betimit:

Edhe pėr vdekjen qė katandisė edhe epokat,

Edhe pėr jetėn qė ngjizur kishim dhe rilindė shpresa

 

Vetė jam zot, dhe vdekja nuk do tė vijė

Pėrjetė e mot.

 

 

NĖ KATEDRALEN E DASHURISĖ

 

Mė pėlqen tė jem nė luhajėn e shikimeve tua,

Kur mė dashuron,

Kaq vite aty dhe nuk tė molisė asnjė shkak fryme,

As gjembat e stisur nga rrethanorė tjerė nė katedrale,

Si nė  qeli kur kisha thurur

Vargje pėr gjergjef  zemre,

Dhe ti mė mėrmėrisje me heshtje,

Heshtje gjithė ato gjėra tė ftohta si  remineshencė vrastare,

Qė vorbullojnė nė jetėn time,

E ti vrapoje i heshtur me pėrfytyrim fluturor

Me ėndrra tė trazuara,

Sa unė tė mos tė tė arrija dot

Dhe tretur nata nė gjysmėarrati

E ma  shkretonte rrugėn disi vonesa jote

Pėr te katedralja e dashurisė

Dhe malli kėmbėkryq ulej,

Mė tundonte themeli i saj

E nėpėr ato themele

Kryqėzoheshin dhe verboheshin

Sytė tanė.

 

Shkryqėzoheshin dhe shikonin deri nė pafundėsi

Netėve pa yje e hėnė,

Universi  lėvizte deri nė shpirtėrat tonė

Makthėt mbi kokat tona,

Edhe pse kjo katedrale e dashurisė

Ishte ndėrtuar vetėm pėr ne.

 

Ishe pjesė e tė gjithave dashurive me bekimin e madh.

 

  

URATĖ NGA MESHA IME

 

Kujtimin pėr gjethin qė lėkundej pa pushuar,

Do tė kėrkosh me mote

Pajėn e freskisė qė tė kam dhuruar.

 

Qepallat qė ėmbėlsisht ledhatojnė ata sy qė tė shihnin,

Sa tė kanė bekuar nė ēdo naforė e shėlbim

 

Uratė nga mesha ime i bekuari i erėblirit tim

Matur me tiktaket e zemrės,

Qė fjala nuk arrinte dot t’i thoshte.

 

Duart e mia aq larg,

Drejt teje rrinė shtrirė si hedhje pėrgjėrimi,

Sot gjithkah pergamenave tė tua ringjallet,

Kambana po bie mė tė gdhirė.

 

Sot drejt teje ėshtė nisur tėrė pėrmasa ime sfilitur

Shpirti im i etur sa vetė tejzjarrmia,

Duart i shkojnė prapa dėshirės,

Sikur mallėngjimi qė brof zemra e tretur.

 

Tė tė gjej kudo qė tė jesh

E tė marrin nė meshėn time tė rrallė,

Qoftė vetėm edhe njė herė

Tė belbėzosh muzgjeve atė magji tė rrallė.

 

Tė shoh nė ēastin e lumturimit,

Lėkundjet e hėnės tė dredhura nė pikun e dielltė dite,

Thellė nga vorbulla e shtegtimit tė fus nė gji

Tė gjithė yjet e qiellit.

 

Tė takoj vetė edhe njė herė,

Jo nuk do tė jetė vonė,

Pastaj me ata gishtėrinj zjarri e malli

Tė shpupurisim hirin ende tė prushtė nė pikėtakim.

 

Nė vatrėn legjendė ku predikimi merr aureolėn tonė

Dhe molla e dashurisė piqet nga dashuria,

Me dėshirat engjėllore si aurorė e verės,

Me bekimin tonė e tė Perėndisė.

 

 

FLUTURA ZJARRI

 

Mbėshtjellė me flakėrima pėrgjėrimi 

Ngjizur me njė rikujtim si pėrhitje muze 

Njė puthje tė fundit tė kėrkova,

Tej harrimit qė e mbaj pėr dore si nostalgjinė

Heshtjet tė  mos e mallkojnė dashurinė tonė mė

Flakė e prush sa e sa numėrova,

Oh, ēfarė t’i bėj mallit qė vegimthi mė fton andej ?

 

Mbi luleblinajat e dėshirave

Flutura zjarri vals shkėndijojnė me copėza dashurish

Nyjėzuar si pjalmim e hedhje nė pritjet qė i dua

Me imazhin lozonjar qė fluron

Pastaj, medet, shuhen dalėngadalė,

 

Flutura zjarri qė risjellin puhinė

Bashkė  me  mallin e prushtė tė  mė djeg

E tė rinisim njė tjetėr  paralojė mė tė rrallė

Pėsėri, ti fluturon,fluturon dhe ik tutje,

 

Qė hapin tėnd mos tė ta ndjek dot

Deri te loja kur aty kryqėzojmė shikimet

Buzėqeshjet  dhe buzėshkrumet

Dhe i jepemi me ritual atij ēasti

Jam mirė mė thua, mos mė kėrko kot?

 

Patjetėr flutura zjarri vijnė te ti i dashur, 

Ato janė te unė e vijnė edhe te ti 

Hedhje kaq tė bukura  i meritove

Merri bėri kurorė pėr timin shtat,

E di ti, psherėtima ime ėshtė pėrmallim pėrsėri

Pėrsėri flutura zjarri do tė krijojmė pėr atė Dashuri…

 

  

PERGAMENAVE TĖ DASHURISĖ

 

Ēdo kthim e ndonjė imazh me zėrin e bilbilit, 

Mė vendosė diademė dashurie

Ėndėrr e fuqishme nė vegim,

Kur mė shpiente drejt pergamenave tė tua,

Me vello ylberore mbushur plot drithėrimė

Nė ato pak ēaste takimesh nė alete e yllėsive.

 

Ēdo ēast, ēuditėrisht,  e bardha ishte pak  si rinisje,

Lodronte me zogjtė e malit dhe bėhej fluturim

Niste me vrap drejt teje dhe bėhej prush,

Shpėlante sytė nė kroin e cemtė dhe bėhej bekim.

 

Shumė u deshtė qė tė kuptoja zemrėn tėnde,

Tiktaket e saj, gulēimin, fjalėt, lotin,

Flakėt ku digjte, hirin, zgjimin

Tė bukurėn dhe tė shėmtuarėn.

 

Edhe pse pergamenave tė tua nuk jam mė,

Prore nė zemėr prapė mė mbeti

Ėndėrr nė vegim, aroma me lėng molle parnasi,

Dhe ato pak ēaste i bėmė pafundėsisht frymore, 

Nė njė ishull ku ligjėronim nga pergamena dashurish.